“Bisha është plakur, bisha është lodhur”, Gjokutaj: Edi Rama i cakton avokatin Sali Berishës

0

Në një postim në rrjetet sociale avokati i Berishës në GJKKO, Genc Gjokutaj ka reaguar për Artan Simonin. Ky i fundit u caktua nga Gjykata të përfaqësojë Berishën në seancë pas largimit të Gjokutajt dhe Mëngjesit.

Avokatët e Berishës kërkuan nga Gjykata që të largohej nga shqyrtimi i çështjes Irena Gjoka, gjë e cila u refuzua. Më pas ata braktisën seancën.

Gjykata gjeti një avokat tjetër të përfaqësojë ish-kryeministrin, pikërisht Artan Simonin. Në rrjetet sociale para disa ditësh Artan Simoni shkruante:

” Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin.

Ku gaboi bisha?!”

Gjokutaj shprehet se ky është avokati i caktuar nga GJKKO dhe Rama.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu