Braçe kujton ‘97-ën: “Kam hyrë në këtë Kuvend i larë në gjak

0

Deputeti socialist Braçe ka kujtuar vitin 1997 teksa replikoi me demokratët në Kuvend.

Ai tha se kishte hyrë në sallë i larë në gjak në kohën kur Tirana ishte e rrethuar me gardh hekuri dhe kur kreu i PD-së asokohe Berisha i dhunonte.

Socialisti u bëri thirrje demokratëve që të lejojnë të hyjnë brenda deputetët e padënuar.

“Thirrje PD të lejojë deputetët e padënuar të hyjnë në sallë. Nuk e kanë me Kuvendin, kjo është historia.

Ne folëm për atë që ndodhi 2 ditë më parë, që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë, jo të shkuarës. Këtu ka 2 votë, një që kërkon të mbajë vendin në të shkuarën dhe një që punon për të ardhmen.

Unë kam hyrë në Kuvend i larë në gjak dhe kur kam hyrë në këtë sallë në 1997 Tirana nuk ishte më gardh hekuri për të rregulluar hyrjen e disa njërëzve që duhet të hyjnë normalisht, por ishte në shtetrrethim. Kreu i PD vinte këtu e na sulmonte ne. Historia përsëritet, por sot po përsëritet komike.” – tha Braçe.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu