Dari i Elbasanit në Dubai, vetëm ora mbi 300 mijë euro, doli në dosjen Dumani si porositës, e liroi gjyqtari Taulant Tafa. Mori 400 mijë euro?

0

Në mungesë të një marrëveshje të mirëfilltë eks.tradimi me Shqipërinë, Dubai është kthyer në oazin dhe mburojën ku janë mbledhur kokat e dr.ogës dhe kr.imit në Shqipëri, për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë, por edhe dorës së hak.marrjes nga rivalët.

Në Dubai, protagonistët e trafiqeve, shijojnë jetën e luksit me para të pista, komandojnë linjat e tra.fikut të ko.kainës dhe mund të porosisin edhe kr.ime, ndërsa drejt Dubait udhëtojnë shpesh edhe mikeshat e tyre nga Tirana, si moderatore, modele, këngëtare, ish-mise etj.

Ky fenomen është kthyer në një shqetësim me përmasa ndërkombëtare, ndërsa SHBA-BE po ushtrojnë trysni ndaj autoriteteve shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për të miratuar një marrëveshje, e cila do të trazonte baronët e dr.ogës dhe kr.imit.

Prapaskena ka siguruar foto dhe video të njërit prej të kërkuarave nga drejtësia, i cili është strehuar në Dubai. Bëhet fjalë për Hajdar Bakon, i njohur me emrin Dari i Elbasanit, por edhe me emrin Çopja.

Fotot flasin vetë: Vetëm një nga orët në dorë kushton mbi 300 mijë euro. Jahte luksoze, makina, tufa parash etj.

Ndërsa në Shqipëri ka një urdhër për arrestimin e tij për plagosje të rëndë të Klevis Gjinit, ngjarje kjo e ndodhur në 7 prill 2017 në ambientet e restorant “Dervishaj” në Elbasan, Dari i Elbasanit po shijon pushimet pa afat në Dubai.

Dari i Elbasanit është dënuar me 4 vite burg për plagosje të rëndë me dashje, armëmbajtje pa leje të armëve, futje dhe mbajtje të dy telefonave në ambientet ku ishte izoluar me vendim gjykate.

Dari duket se korruptoi lehtësisht gjyqtarin Taulant Tafa, i cili ia konvertoi dënimin me 4 vite burg në shërbim prove. Ka dyshime që për këtë vendim, gjyqtari ka marrë mbi 400 mijë euro. Gjyqtari Tafa i uli edhe dy vite burg edhe Arben Grorit, i dënuar më burgim të përjetshëm.

Natyrisht Dari nuk mund të mbante kontakte me shërbimin e provës. Kur Dari kishte 11 muaj jashtë radarit të shërbimit të provës, prokurori Mustafa Turku, disa muaj më parë, kërkoi rikthimin e tij në burg, por Dari u shfaq në Dubai.

Dari në dosjen Dumani

Hajdar Bako shfaqet si një nga porositësit për eliminimin fizik të rivalëve të tij në dosjen e Nuredin Dumanit.

Në dosjen hetimore bie në sy se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin.

Sipas dëshmisë së dhënë para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Nuredin Dumani tregon se vetëm për “kokën”, e Arjan Spahiut, kunatit të Erjon Alibej, i është afruar një shumë prej 300 mijë euro.

Vetë Dumani, ka pranuar në SPAK se ka mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibej dhe Hajdar Bakos.

“…Arjan Spahiu, që mbeti i vr.arë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vr.asjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…”, shprehet Dumani.

Por ky i fundit tregon se çdo informacion apo plan që merrte për vr.asjen e anëtarëve të grupit të Alibejt, ai ja përcillte Arjan Spahisë. Dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe kur Kel Kamami ose siç thirret ndryshe “Keli i Kiçit” që tashmë qëndron gjithashtu në Dubai, i ka kërkuar vr.asjen e Erjon Alibejt.

Për shkak se Dumani ka shfaqur besueshmëri dhe besnikëri në ndarjen e informacionit, Alibej dhe Spahiu, e kanë vënë atë në provë duke i kërkuar të vinte në zbatim planin për spastrimin e një liste emrash që kishin marrë pjesë në vr.asjen e Enea Alibej, Arben Dylgjerit, Erdal Durunay dhe Andi Zylyfit.

I pari që është vr.arë në këtë listë ka qenë Dorjan Shkoza, kundrejt një pagese prej 50 mijë euro, shumë kjo që është sjellë tek Dumani nga Erjon Alibej, përmes kushëririt të Eljo Bitrit i quajtur Fati Koçi, i cili aktualisht është në burg në Belgjikë.

“…në vr.asjen e Dorjan Shkozës, ka mbetur i vd.ekur dhe Anxhelo Avdija. Dua të shtoj që Klevis Alla,më është shprehur pas ngjarjes që kishte pasur interes për vr.asjen e Anxhelo Avdijsë, pasi ky i fundit i kishte bërë video intime motrës së Klevisit…”, thotë Dumani.

Pas vr.asjes së Dorjan Shkozës, ai i ka shkuar Arjan Spahisë një simbol në telefon, që nënkuptonte vr.asje.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu