Mashtrim me tenderin e kostumeve anti-COVID të prodhuara në Shqipëri, zbulohet skema korruptive në Itali, sekuestrohen 43.2 milionë euro

0

Prokuroria e Stratos në Itali zbuloi skemën e mashtrimit të një tenderi të prodhimit të kostumeve mbrojtëse nga COVID-19, ku pronarët e vërtetë rezultuan vëllezërit Samuele dhe Massimiliano Piccolo. Mediat italiane shkruajnë se hetimet zbuluan se kompania “Gap” që mori përsipër furnizimin me 11 milionë veshje mbrojtëse nga infektimi prej COVID-19 në nëntor 2020, në vend që t’i prodhonte veshjet në Itali, i realizonte në Shqipëri. Mashtrimi u vërtetua nga fakti se kostumet ishin me mëngë të paepura dhe me etiketa të hequra. Po ashtu, materialet me të cilat do prodhoheshin këto veshje për mjekët, zëvendësoheshin me lëndë pa certifikuar. Hetimet nxorën në dritë se vëllezërit Piccolo përdornin si aksionere kryesore bashkëshorten e Samuelit, Laura Tamburelli, ndërsa drejtoreshë kishin caktuar një ish-shtëpiake e quajtur Cristiana Ferraccioli. Nga dëshmitë e 32 punonjësve të kompanisë u pranua se ata duhej të zbatonin direkt urdhrat e vëllezërve Piccolo. Një tjetë provë se ata të dy drejtonin kompaninë “Gap” u pa nga adresat e email-eve të punonjësve, të cilët ua përcillnin çdo mesazh Samuele dhe Massimiliano Piccolos. Në fund, policia sekuestroi 43.2 milionë euro.
Artikulli i “Il Messaggero”: Piccolo, drejtues në ‘hije’ të kompanisë
Kriminelë, banditë. Kjo është mënyra se si vëllezërit Samuele dhe Massimiliano Piccolo përfunduan në burg për mashtrime e vjedhje të pajisjeve të shërbimit të kujdesit shëndetësor. Sipas hetimeve të gjyqtarit të çështjes në Gjykatën e Pratos që udhëroi arrestimet e tyre, ish-zv/kryeari i Asamblesë së Kapitolinës Samuele dhe vëllai i tij Massimiliano ishin “pronarët” e Konsorciumit Gap në Romë me drejtoreshë Cristiana Ferraccioli (ish-shtëpiake në Ladispoli, edhe kjo nën hetim). Deri në 23 shkurt 2021, aksionerja e vetme e Gap ishte Laura Tamburelli, bashkëshortja e Samuele Piccolos. Ky konsorcium, ndaj të cilit u vendos sekuestroja për 43.2 milionë euro, iu dhurua në nëntor 2020 nga komisionieri për emergjencën e COVID-19 kontrata për furnizimin me 11 milionë kostumeve mbrojtëse.
Shkelje kontraktuale, sekuestrohen 1.918.000 veshje anti-COVID 19
Në bazë të hetimeve të Njësisë Policore të Pratos, ata nënkontraktonin pa autorizim e autoritetit kontraktues paketimin e kostumeve të laboratorëve të ndryshëm kinezë që operonin në sektorin e paketimit, që karakterizohej nga shkelje sistematike të sigurisë dhe rregullave të higjienës duke përdorur punonjës të pakontraktuar pa patur një leje rezidence të posaçme në territorin shtetëror. Për më tepër, ata prodhonin kostume me materiale të ndryshme nga ato të certifikuarat. Megjithëse, konsorciumi “Gap” ishte kontraktuar për markën “E prodhuar në Itali”, në fakt materialet prodhoheshin në Shqipëri. Përpara se të importoheshin në Itali, mëngët e kostumeve ishin të paepura dhe etiketat e hequra, për të ndaluar çdokënd që të jetë në dijeni të shkeljes së kontratës. 1.918.000 veshje anti-COVID-19 u sekuestruan me vlerë nga 6-10 euro secila.
Përgjimet: Po dolëm pa kocka të thyera, do jetë mrekulli!
Shumë prej 32 të hetuarve ishin në dijeni se duhej të konsideronin vëllezërit Piccoli si menaxherët ‘de facto’ që organizonin të gjithë vendimet menaxhuese duke patur parasysh organizatën dhe realizimin e aktivitetit të konsorciumit. Për Massimilianon, të hetuarit deklaronin se ai nuk shfaqej askund, por ishte pronari i vërtetë. Menaxheri i përgjithshëm dhe ai i prodhimit të Gap pranuan se kishin rreziqe personale për zbatimin nga lart-poshtë të urdhrave të vëllezërve Piccolo. “Skandali doli! Sepse nuk mund të nënkontraktosh, nuk mund të bësh asgjë, je i detyruar nga ana kontraktuale të përgjigjesh për plotësimin e kontributeve dhe pagave të atyre që punojnë”. Ose “Unë vetëm di që ne jemi ulur në një sobë të nxehtë dhe shpejt avulli do dalë jashtë dhe ne djegim p*******at tona dhe nëse dalim nga kjo histori pa kocka të thyera, do jetë mrekulli”, janë disa prej përgjimeve. Kjo tregon aktivitetin tipik të paligjshëm që konsorciumi kryente për të menaxhuar furnizimin me kostume që porositeshin nga doktor Arkuri dhe Gjeneral Figliuolo.
Email-et “tradhëtojnë” dy vëllezërit Piccolo
Nëpërmjet llogarive të e-maileve të sekuestruara nga policia, zbulohet se komunikimet u shpërndaheshin direkt në llogaritë personave të vëllezërve Piccolo. Kjo tregon menaxhimin e paskrupullt që karakterizon vendimet e marra nga Gap në mënyrë që të përfitohen miliona euro në dëm të cilësisë së produkteve. Samuele Piccolo shfaqet më pak se vëllai i tij.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu