Deklaratat e PD-së zyrtare, të vakta

0
Shkruan Zef Ndreka
Kohë më parë, qarkullonte me shaka, por më tepër më ironi shprehja:
“sa më qënë Kola në punë”, që nënkuptonte parazitet, jo rentabilitet, dembelizëm, pritje, gjumë.
Kjo shprehje, i shkon për shtat më shumë sot PD-së zyrtare, e cila hera herës del më ndonjë deklaratë per shtyp, ku nuk prek aty ku duhet, por ka mbetur vetëm tek kullat, tek pengjet e ndërlidhura më to.
Deklaratat zyrtare të PD-së nuk ngjisin në elektorat. Nuk di kush është hartuesi i tyre, por lehtësisht kuptohet se deklarata të tilla i bëjnë njerëz apolitik apo pa valencë politike rreth Bashës, por që sigurisht miratohen prej tij.
Kjo tregon një plogështi ekstreme në situatën politike ku është futur krejt opozita, në mos bëhen enkas kështu sa “për të qënë Kola në punë”! Kjo do të ishte akoma më e rëndë per nje parti politike që synon pushtetin.
Duke pretenduar pikërisht këtë, nuk është e udhës të faktorizohet kështu Berisha i cili i përket të shkuarës tashmë dhe që ka marrë rrugën e dënimit nga drejtësia dhe nga Zoti.
PD-ja duhet të artikulojë ide e program të ri e të qartë për të bashkuar elektoratin e vet dhe atë gri që ju ka ardhur në male të hundes nga Berisha dhe pushteti i Ramës.
Duhet tu ofrojë shqiptarëve një alternativë të re, përbashkuese, me një frymë të re, me njerëz të rinj, e jo vetëm me Drejtorë e ish Drejtorë bashkishë, me përkrahës të veçuar të zonave elektorale të kryetarit apo dikujt tjetër pranë tij, e mundësisht nga gjithë zonat elektorale, duke krijuar një mozaik më të plotë elektoral.
PD-ja zyrtare, me mefshtësinë që po e karakterizon, lë shumë për të dëshiruar. Përsonalisht, veprimet politike dhe disa qëndrime të saj, aspak nuk më ngrohin, përkundrazi, shikoj një strategji pritjeje nëse është kështu, që nuk të ofron shpresë.
Basha është në kohë të reagojë, ndryshe përse e mori PD-në, për ta vënë në gjumë?!
Nuk mjaftojnë aspak spektaklet në Pallatin e Kongreseve. Ato harrohen shpejt nqs nuk shoqerohen me veprime të forta e konkrete politike.
Për të arritur pushtetin, per te marrë përgjegjësi, duhet ti prijsh opozites si luftetarë, si zemërzjarrtë, pa pritur e pa u fshehur.
Madje, duke ju shmangur maksimalisht praktikave të Berishës me të cilën është e infektuar realisht PD-ja, sado që është pastruar nga to.
Por më lind pyetja vetiu:
Kush do mund të ofrojë një platforme alternative bindëse, një ide të re, një program të ri që tju japë shpresë shqiptarëve?!
Sigurisht rrugë ka plot. Njerëz me integritet e pa të kaluar mëkatare ka plot. Intelektualë që mund ti japin shumë besim e shpresë ka plot. Psh, grupimi euroatlantike i ngritur pranë PD-së në zgjedhjet lokale të 14-Majit është njëri prej tyre, i cili u shuajt gati tërësisht sepse nuk gjeti miratimin e Bashës!
Përse?!
Me “sa për të qënë Kola në punë”, nuk shkohet askund…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu