Deputetë apolitikë

0
Shkruan Zef Ndreka
Një forcë anonime, me shumë para, po vë në lëvizje grupime të veçanta brënda opozitës, kryesisht deputetë, por edhe në degët e PD-së në rrethe.
Për këto shënime sot, mora shkas nga lajmi se kafja në një lokal në Tiranë, e deputetëve të PD-së që u takua dje në mbrëmje, zgjati 5 orë e gjysëm . Sa një kongres!
Ajo që u amplifikua nga mediat pranë foltorës, na e shfaqën Bashën si shqetësim të deputetëve, pa qënë fare prezent, madje ishte edhe i pa ftuar në takim nga Gështenja!
Pra  edhe i dorëhequr, edhe pa qënë prezent, Basha po krijon atë që quhet politikë brënda opozitës!
Kjo nuk është pak, gjithsesi duhet vlerësuar.
Por pikërisht, për t’a defaktorizuar Bashën, misionarë të dërguar nga Berisha në atë takim, por edhe disa të tjerë deputete që realisht i kanë rezistuar deri tani të gjithë presioneve të foltorës dhe foltoristëve, shfaqën një “urrejtje” të hapur për Bashën dhe njëkohësisht respekt për veprimtaritë e mëparshme të tij!
A është e vërtetë kjo dhe përse ndodh kështu?!
Sepse deputetët e takimit të djeshëm, “urrejnë” Bashën për arësye të dorëheqjes pa kuptim që dha në mes të luftës, apo edhe pse deputetët, ashtu si një masë e madhe demokratësh mbetën pa përkrahje, në mes të rrugës.
Mund të thuhet, mungon një zë real lideri në Partinë Demokratike, janë shkëputur shumë lidhjet e deputetëve me bazën e partisë, përçarja e PD-së ka arritur në atë pikë, që shihet i pamundur bashkimi dhe bashkëjetesa politike në një parti të vetme, e deri atje sa
nuk kanë një media, një gazetë, ku mund të shprehin lirshëm problemet.
Loja përçarëse e demokratëve vazhdon me të gjitha mjetët dhe format.
Sa shumë plane e klane ogurzeza prish një PD e organizuar, e fortë!
Ndaj, i janë vërsulur kush e kush t’a shqyej më parë, e për vete!
Në këtë garë, fatkeqësisht u përfshinë edhe deputetët e thjeshtë si Salijani, Duma e ndonjë tjetër misionar i dërguar nga Berisha, për përçarje të PD-së.
Padrinot e të gjitha klaneve, veçanërisht të trëkëndëshit të korrupsionit në Shqipëri, gjejnë lehtësisht brënda grupit parlamentarë të PD-së, edhe deputet apolitik që nuk janë aspak të qartë çfarë bëjnë!
Gjithë bota e ka braktisur Berishën, ndërsa disa deputetë duan të braktisi Bashën!
Si është e mundur?!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu