Deputetë që po i merr era

0
Shkruan Zef Ndreka
A do të mund të rindërtohet PD-ja si me parë?!
A do të arrijë të marri e vetme 650 mijë vota?!
Ky duket se është një mision i pa mundur.
Sepse si në çdo gjë, për shqiptarët është e lehtë prishja, shkatërrimi, por jo ndertimi.
Vetëm në një gjë nuk u shquam dot, në shkatërrimin e komunizmit.
Tentakulat e partisë komuniste, për fat të keq kanë qëlluar të fuqishme në vëndin tonë.
Ato rrokën një spektër shumë të gjërë edhe në pluralizëm. Madje, kontrolluan dhe vazhdojnë të kontrolloje pothuaj gjithë spektrin politik shqiptarë.
Partia Socialiste, LSI dhe një pjesë e madhe e PD-së , kanë të njëjtën prejardhje , të njëjtën origjinë nga Partia Komuniste, e konvertuar në Parti të Punës, e më pas të ndara në PS e PD dhe derivatet e tyre.
Ngjarjet politike të viteve të fundit, i kanë nxjerrë zbuluar gjithë skemat e Ramiz Aliajt.
Sali Berisha, pasi e përdori me sukses PD-në, kinse në luftën kundër komunizmit për demokraci, pasi e mjeli mirë e mirë këtë vënd, herë si President e herë si Kryeministër, bashkë me Fatos Nanon, Edi Ramën, Ilir Metën, krijuan mekanizmin e paprekshmërisë, të pasurimit, të rrotacionit brënda trëkëndëshit të tyre.
Kushdo që del nga trëkëndëshi ose e sulmon atë, shpallet tradhtar i demokracisë, besë prerë, i shitur, antishqiptarë, etj etj. epitete që vetëm trëkëndëshi di t’i shpike e t’i përdorë
Me shpalljen non grata nga DASH, Berisha hartoi dhe ndërmori një aksion përsonal për të marrë në pronësi PD-në, për t’a përdorur si kështjellën e familjes.
Për t’a arritur këtë dhe për t’i bërë karshillëk USA-së, Berishës si fillim i duhej të shkatërronte PD-në, mundësisht nga themelet.
Kështu, përmes foltorëve të tij, e më pas të sulmeve fizike në Selinë e PD-së, bashkëpunimit me oligarkët e ndryshëm të ekonomisë dhe mediave, shkeljes se ligjit dhe presioneve ndaj drejtësisë, Berisha po arrinë çfarë mendon.
Është disi e habitshme si po i merr përpara nga Parlamenti, qeveria e opozita, për të arritur objektivin.
Nuk di sa do ecë përpara, por një gjë është e sigurte:
PD-ja tashmë është e shkatërruar plotësisht. Askush se ndal. Dhe kjo është vepër e Sali Berishës, të ndihmuar nga njerëz të korruptuar dhe disa deputetë apolitik, injorantë.
Dëmi që i është bërë PD-së, është i pa riparueshëm. Kështu Berisha, duke e ditur këtë, as mundohet për t’a forcuar. Kaq donte, të ribëhej faktor politik dhe të shfaqej përson i rëndësishëm në sytë e botës. Me shpresën se do të ketë interes për t’ja hequr non grata-n !
Por kjo nuk mund të ndodhë ! E gënjen mendja , si me gjykatën në Francë.
Gabimet që bëri PD-ja, rrugët dhe hapsirat që i la të lira, e faktorizuan Berishën!
Tani , ende nuk është vonë, por demokratët çdo ditë që kalon, ndjehen të braktisur, të zhgënjyer.
Ato minimalisht duhet takuar, duhen mbështetur, duhen mbajtur me gajret të bashkuar.
Deputetët dhe drejtuesit nuk bën t’i shkëpusin lidhjet me bazën .
Po ashtu , në shumë ngjarje politike, nuk shikojmë të ketë qëndrime të qarta politike të grupit të PD-së.
Shumë deputetë janë veçse numra. Një pjesë e tyre të pa shpresë, po i merr era, po i merr Berisha me vete.
Kjo është e pakuptimtë.
Si mund t’a lidhësh fatin politik me Berishën kur ai është një kufomë politike që vetem gjallon pa asnjë shpresë?!
Akoma nuk e kuptojnë këto deputetë dhe mbështetës të Berishës se, ai edhe po të kishte dekorata e medalje nga USA-ja nuk vjen më në pushtet, jo më i shpallur non grata?!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu