Dorëhiqet Monika Kryemadhi. Ilir Meta drejtues i Komitetit Organizator, zv. Kryetar Agim Nesho

0

Monika Kryemdhi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Vendimi është marrë në Konventën e kësaj force politike.

Në këtë konventë është ndërruar edhe emri nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë.

Endrit Braimllari, Komiteti Organizator:

Ndryshimet e Statutit tashmë janë fuqi. Bazuar mbi këto ndryshime statutore, dhe në mënyrë të veçantë në reflektim të situatës shumë të rëndë që po përjeton vendi, e që na ngarkon me përgjegjësi shumë herë më të mëdha se deri më tani, kam privilegjin të paraqes Konventës, propozimin e një grupi anëtarësh të Konventës, për ndryshimin e emrit të partisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë.

I propozoj gjithashtu Konventës Kombëtare, pas paraqitjes edhe të dorëheqjes të Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi si dhe në kushtet ku të gjitha strukturat e tjera drejtuese janë me mandat të përfunduar, krijimin e Komitetit Organizator, me këto detyra:

Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet.

Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve.

Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë Ilir Meta dhe zëvendëskryetar të jetë Agim Nesho. Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu