Dy bosë kokaine blejnë RENEA-n, efektivët e repartit elitë roje e El Chapo-ve, paguhen aq sa rroga në polici u duket bakshish

0

Reparti elitë i Policisë së Shtetit RENEA, krenaria dhe forca e policisë, është marrë me ‘koncension’ nga dy bosët më të fuqishëm të kokainës në Shqipëri, të cilët po investojnë paratë e drogës në hotele, komplekse dhe resorte nga Vlora deri në Tiranë.

Një numër i madh efektivësh të repartit RENEA janë rekrutuar nga dy El Chapot shqiptarë, për t’i ruajtur fizikisht nga hakmarrja e rivalëve, për t’i shoqëruar gjatë lëvizjeve brenda Shqipërisë, por edhe për të ruajtur rezidencat dhe paratë e drogës.

Bëhet fjalë për dy koka kokaine, njëri që vepron kryesisht nga Vlora deri në Sarandë, ndërsa tjetri vepron kryesisht në Tiranë, ku pastron në heshtje paratë e kokainës në hotele, pajisje kompjuterike, ndërtime hekuri, properpica, promovim kënkëtaresh etj.

El Chapo i Tiranës ka rekrutuar edhe ish gardistë dhe ish komando si roje sigurie, të cilët i përdor, nëse është e nevojshme, edhe për ‘gisht’.

El Chapo i Myzeqesë ka rekrutuar një numër të madh efektivësh të RENEA, duke i paguar me pagë mujore të çmendur, sa që rroga në polici u duket si bakshish.

Që të dy El Chapot nuk janë dënuar asnjëherë as në Shqipëri dhe as jashtë vendit për asnjë vepër penale, nuk kanë asnjë rekord në regjistrat policor dhe madje mund të mos jenë hetuar kurrë, një avantazh i madh i tyre, për t’i shpëtuar veprimit të ligjit anti mafia.

Organet shtetërore shqiptare dhe të vendeve partnere kanë sigurisht informacion për linjat e tyre të kokainës dhe lëvizjen e parave në Shqipëri, por nuk janë investuar ende për t’i çmontuar dhe ekspozuar, si shokët e tyre në Dubai.

Rasti është i rëndë për sigurinë kombëtare dhe shtetin shqiptar, pasi dy baronët e drogës, por edhe bosë të tjerë kokaine, kanë rekrutuar si roje efektivës e forcës më elitare të policisë.

Prapaskena mëson se në kupolën e policisë ka dokumente që provojnë rekrutimin e efektivëve të RENEA nga baronët e drogës.

Këto dokumenta duhet të kishin alarmuar dhe ngritur në këmbë organet e sigurisë në Shqipëri, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, të paktën deri më sot. Në vijim emrat e efektivëve të rekrutuar dhe shefat e tyre të kokainës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu