Edi Rama, mall për Thaçin apo prangat afër?

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Edi Rama nuk ka humbur vetëm arsyetimin, logjikën, por edhe besimin e mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Njëlloj si Ilir Meta e Sali Berisha, lexohet lehtësisht antiamerikan. Lidhjet me Kosovën, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, nuk bindin askënd se po lëshojnë shtat mbi mallin që Babloku ndjen për ta.

U deshën gati 2 vjet, nga 5 nëntori 2020, ditë që  Gjykata Speciale e Hagës ka publikuar akt-akuzat për krime njerëzore, trafikim organesh, eliminim kundërshtarësh dhe mbi 100 vrasje të kryera gjatë luftës së Kosovës dhe Serbisë në vitet 1998-1999, që Edi Ramën ta zërë malli për luftëtarët e UÇK-së .

Babloku betohet se e mundon malli për Hashimin.

Po sa i vërtete është kryeministri?

Askush nuk e beson. Bablokut nuk ja ndjen për askënd, por ka hallin se po i mbarojnë ditët e duhet të niset në rrugën e Hashim Thaçit, përpara drejtësisë.

Të shkosh në Burojë të Drenicës, me eskortë qeveritare e ushtarake, të “çmallesh” me prindërit e Hashim Thaçit, të arrestuar nga prokurori amerikan dhe në paraburgim me vendim të Tribunalit të Hagës, s’ka provokim më banal për shqiptarët e ndërkombëtarët.

Investimi anti- perëndim është i frikshëm, pasi priten të arrestohen ata që kanë vënë pasuri me fondet publike. Dhe nën këtë akuzë, janë njëlloj si Sali Berisha dhe Ilir Meta, edhe Edi Rama e qeveria e tij pasanike. Secili, nga Pandeli Majko e deri tek “Tigri” i Parajsave Fiskale, që s’ka shqiptar që nuk e di se ky Tigri është ministri i ekonomisë, se emrin e ka Arben Ahmetaj, i tmerron togfjalëshi transparencë pasurie.

Prandaj hajdutët janë bashkë dhe Edi Rama u prin.

Nëse Berisha dhe Meta janë paradoksalë deri në absurd, Rama shpik “sëmundje” të re edhe kur gjithë ekipin e ka me kolerë, vetëm për të shpërndarë mjergull politike mbi Ballkan.

Kështu po çapitet t’i kalojë ditët që njerëzia të lodhet së përplasuri sa tek këta tek ata, që të krijohet bindja, s’kemi ç’bëjmë, të tërë njëlloj janë.

Kjo frymë i intereson edhe qeverisë edhe opozitës.

Në mbledhjen e dy qeverive në Prishtinë, u përpoq të krijonte atmosferë bejtesh me një ministër që djalin ja ndaluan në Itali, si trafikant, me një tjetër që njihet si “Tigri” i Parajsave Fiskale, me gjithë të tjerët, secili më i akuzuar për hajdut se tjetri.

Këta milionerë ministra, i nisi me fugon të thjeshtë nga Tirana e për vete fluturoi përmbi plantacionet me hashash bjeshkëve të Kukësit, Dibrës e Tropojës, derisa zbriti si mbret në Prishtinë.

Pasi i dha dorën homologut Albin Kurti, shiu i rralloi piklimet dhe një qen rrugaç që ua kishte ngulur sytë Ramës me ministra, sapo Babloku fërkoi mjekrën e vet, palosi bishti poshtë vetvetes dhe ja beri tre here ham, ham, ham.

Elisa Spiropali duartrokiti qenin që njohu Edi Ramën, polici i Albin Kurtit palosi kapelën që e kishte hequr për Bablokun, i cili ndaloi hapat, si Sali Berisha kur u kthye mbrapsht e nuk u fut forcërisht të uzurponte zyrat e PD-së. Rama lexoi diçka të athët në celular, se u vrenjt, por nuk u kthye pas.

Dikush thotë se Hashim Thaçi i çonte mesazh dhe e porosiste të mos u besojë amerikanëve, se ata të arrestojnë kur nuk e pret.

Nejse, të gjithë aty i ngulën sytë, tek Babloku.

Hijerëndë, sikur e ka kokën plot ide, eci drejt sallës ku zunë vend dy qeveritë. Kur pritej bilanc i marrëveshjeve të mëparshme Shqipëri-Kosovë, që janë vetëm në letra, ai nisi përçartë fjalimin:

“Faleminderit për ndalimin e shiut, faleminderit edhe qenit. Se po, ishte një qen që lehte para se të nisnin, por pas këndimit dhe qeni nuk lehu më, çka jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve që kërkojnë të fusin vazhdimisht xixa mes nesh dhe të shikojnë të shohin çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu. Nuk ka të tilla, ne jemi shumë të hapur dhe për çështjet që nuk merremi vesh, kemi kënaqësinë e madhe t’i ndajmë duke u marrë vesh të mos merremi vesh, kështu që me të falat përkatëse për qenin e konsideroj të hapur këtë mbledhje”.

Kur flet kaq përçart kryeministri, njerëzia kap kokën me dorë e me të drejtë pyesin, Edi Rama ndjen mall për Thaçin, apo prangat janë afër?/Pamfleti

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu