Ekstremet takohen edhe në ujë!

0

Shkruan Lutfi Dervishi

126 vjet më parë në Londër u shënua viktima e parë nga nja aksident me makinë. Zonja Bridget Driscoll, ndërroi jetë pasi u godit me një makinë të tipit Roger- Benz.

Zemërimi, habia dhe indinjata e njerëzve ishte në kulm. Si është e mundur të vrasë makina një njeri? Nuk kishte ndodhur deri atë ditë që njeriu të humbiste jetën në rrugë. Askush nuk ishte vrarë në rrugë nga kuajt apo karrocat me kuaj. Si është e mundur të të vrasë makina? Çfarë duhet të bëjmë?!

Pavarësisht tronditjes kolektive, në atë kohë, nuk u bllokuan makinat as nuk i shkoi mendja njeriu që të ndalonte prodhimin e makinave. Në vend të ndalimit u rregulluan rrugët, u bënë rregullore, u hartua sinjalistika, u vendos marrja e lejes së drejtimit të makinës. Etj etj.Dhe njerëzimi në harkun e një shekulli ka mbërritur sot te makinat pa shofer.

4 vite më parë në Arizona u shënua dhe viktima e parë. Elaine Herzberg humbi jetën nga përplasja e një makine pa shofer, ndërkohë që po përpiqej të kalonte rrugën me një biçikletë. Edhe në këtë rast nuk u bllokua testimi i makinave pa drejtues. Për rastin prokuroria bëri një hetim. Autoriteti rregullator kërkoi më shumë kujdes dhe garanci nga kompania dhe jeta vijoi.

Këto histori me aksidente të kujtohen nga bllokimi total i mjeteve lundruese në ujë nga policia pas vrasjes tragjiike të një fëmije 7 vjeçar në Himarë. Rasti tipik i reagimit të policisë; nga një ekstrem në tjetrin. Nga injorimi total i ligjit dhe i rregullit te situata që “ligjin e bëjmë ne”.

Kaq absurd ishte vendimi sa njerëz të dërguar me varka dje në Karaburun rrezikuan të kthehen në këmbë për shkak të bllokimit të çdo mjeti lundrues. Për analogji a mund të bllokoheshin makinat dhe sepse pati aksident me viktimë në Rrogozhinë?!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu