Fredi Beleri: Siç erdha në KQZ, mund të kisha shkuar në Himarë për t’u betuar

0

Eurodeputeti, Fredi Beleri i cili po merr pjesë në mbledhjen e KQZ ku po diskutohet mbi mandatin e tij si kryetar bashkie në Himarë është shprehur se ‘siç erdha në KQZ, mund të kisha shkuar në Himarë për t’u betuar’.

Fredi BeleriSiç erdha sot këtu mund të kisha shkuar në Himarë e të isha betuar. Vullnet politik ishte sot, Drejtoria e Burgjeve që është në varësi të Ministrit të Drejtësisë dhe Kryeministrisë më dha leje.

Këtë leje mund ta merrja për të bërë betimin, ata që vendosën rrëmbimin e Bashkisë Himarës duhet të lini të pinë gotën e helmit deri në fund.

Unë duhet të betohem dhe më pas të më shkarkojnë.

Jam i qartë që mandati im si kryetar i Bashkisë së Himarë ka mbaruar.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu