Gazetari Robert Papa thotë se nuk i krijoi asnjë emocion zgjedhja e Bajram Begajt si President, duke nënvizuar se është dikush që nuk e njeh.“Normale që mund të bëhet President një ushtarak, anormale është si mund të bëhet një mjek shef Shtabi. Rama m’u duk i lodhshëm, aspak i gëzuar.Nuk është normale nëse ka një padi në SPAK, se flitet për shefin e Shtabit dhe prona. Ti zotëri ke pasur kohë në dispozicion të gjesh dikë që nuk ka padi“, tha Papa.
Nga studio e lajmeve, ai tha se pas një Presidenti nga fshati Çepan referuar Ilir Metës, tashmë kemi një President të lindur në Rrogozhinë dhe kjo hedh poshtë pretendimet se Presidentë zgjidhen vetëm të lindurit në Tiranë.“Akuzohet për padi në SPAK, ka punuar në Ministrinë e Brendshme para në ‘90-ës. Është një person që nuk njihet nga shqiptarët, shefi i Shtabit duhet të jetë i njohur.Por nga pamjet që pashë dje në zyrën e Ramës, ishin skandaloze. Si mund të ftosh në zyrë atë që do jetë President dhe ai sillet me shfaqje inferiore. Ka figura PS, votat i kishte duhet emërim politik dhe në Presidencë”, tha Papa.