Greqia tronditet nga përgjimet/ Jep dorëheqjen shefi i shërbimit sekret grek dhe ndihmësi i Mitsotakisit

0
FILE - Panagiotis Kontoleon, the head of Greece's intelligence service attends a meeting at the Greek Parliament in Athens, Greece, on July 29, 2022. Kontoleon, and the general secretary Grigoris Dimitriadis, of the prime minister's office have resigned, amid allegations of the use of Predator surveillance software against a journalist and the head of an opposition party. (Yiannis Panagopoulos/Eurokinissi via AP, File)

Opinioni grek është tronditur nga një skandal përgjimesh. Për pasojë Shefi i Shërbimit Sekret Kombëtar, Panagiotis Kontoleon, i duhej të jepte dorëheqjen. Ai akuzohet se ka përgjuar celularin e gazetarit të CNN Greece. Në detyrën e tij vjen sekretari i Ministrisë së Jashtëm Themistoklis Demiris.

Sipas mediave vendase, mësohet se largimi i Kontoleon vjen paralel me largimin e ndihmësit të afërt të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, Grigoris Dimitriadis, për të cilin u tha se largohet “për shkak të klimës toksike” të krijuar rreth tij.

Dorëheqja e dy prej njerëzve më të besuar të kryemimistrit grek Mitsotakis, ka ardhur si pasojë e përfshirjes së tyre në një skandal përgjimi të publikuar fillimisht prej partisë opozitare PASOK, dhe në vazhdim edhe prej një gazete kritike ndaj qeverisë, sipas së cilës ishte përgjuar telefoni i një gazetari të saj.

Qeveria ka hedhur poshtë megjithatë se largimet lidhen me përgjimin e gazetarit të CNN dhe kreut të PASOK-ut, Nikos Androulakis.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu