Ish ministri: SPAK duhet të marrë urgjent në pyetje Ramën, Metën dhe Kryemadhin!

0

Shkruan Ylli Manjani

Pyetjet që ngelen pa përgjigje janë këto:

1. Ç’dijeni, lidhje apo eventualisht ndikim kishte Kryeministri mbi këtë histori?!

2. Përse u bë vendimmarrje e sforcuar ligjore?!

3. Sa dijeni e ç’ndikim kishte kryetari i LSI dhe bashkëkryetari i koalicionit për historinë?

4. Ç’e detyroi kryetaren e LSI të kallëzojë ministrin e vet?!

5. Cilat kanë qenë porositë politike në tryezat e koalicionit?

6. Përse u sforcua buxheti i shtetit, kur në koalicion debatohej për financimin e çdo përparësie?!
SPAK minimalisht duhet të kishte pyetur si persona që mund të kenë dijeni për çështjen Edi Ramën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Nga pyetja e këtyre personave do kishte krijuar një panoramë të përgjithshme mbi terrenin politik e vendimmarrës të kësaj çështje. Pastaj të merrej me zbatimin e idesë.

Ndoshta nga kjo lloj panorame do ta kishte më të mirë fushëpamjen për thellimin e hetimit penal dhe menaxhimin e integruar të tij.

SPAK për këtë punë u bë, që të fillonte nga lart-poshtë dhe jo nga poshtë- poshtë…

Nga ana metodike, kur pas një dosje hetimore të hetuar e në gjykim, çelet një dosje tjetër si fraksion i asaj dosje, do të thotë se jemi para një hetimi të paplotë dhe me të meta.

Asnjë prokurori nuk mund të krenohet profesionalisht kur dosjes së tij hetimore i çelet një fraksion.

Se nuk mund të krenohesh me hetime të paplota, të cilat jo rrallë herë çojnë në konkluzione të gabuara.

Fjala vjen, të gjithë jemi të bindur që inceneratorët nuk i solli e as i shpiku Lefter Koka me kokën e vet, por fakt është që ai u kryqëzua nga hetimet e derisotme.

Dhe kulmi është që, ndërkohë që Lefterin po e gjykojnë, çelen dosje të tjera me fraksione…

Nëse ka dosje me fraksione i bie që bashkë me Lefterin duhet të ishin në gjyq edhe të tjerë, por në fakt nuk janë.

Në çdo rast pasja e një dosje me fraksion të çon të me dosi se konkluzionet tek dosja bazë janë të pasakta. Atëherë si mund të çosh dikë nën akuzë me konkluzione të pasakta?!

Ja pra ç’bën menaxhimi i gabuar i një dosje hetimore. Krijon përshtypje të rreme mbi të vërtetën.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu