Gazetari Rron Gjinovci komentoi në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv nismën ‘Ballkani i Hapur’. Nëse duhet të bëjnë protesta për këtë nismë, Gjinovci u shpreh se s’kanë nevojë pasi politika e Kosovës është qartazi kundër ‘Open Balkan’.
“Na shqetëson që Rama do të krijojë marrëdhënie vëllazërore me Serbinë më shumë se me Kosovën. Po i ndan shqiptarët, po ndihemi gjithnjë e më të distancuar.”-tha Gjinovci.
Më tej ai u shpreh se prej ardhjes së Ramës në pushtet, në çdo raport të DASH shkruhet se Shqipëria është vend tranzit i drogës ndërsa shtoi se Rama dhe Vuçiç bëjnë luftë kundër Albin Kurtit prej presionit që marrin nga bandat kriminale.
E vetmja mënyrë për të kaluar më shpejt në Serbi e më pas në Hungari e më tej, më e lehta është përmes Kosovës që ka problem me kontrollin e kufijve në veri.
Presioni që po i bëhet Kosovës nga Rama dhe Vuçiç është presion i mafies së përbashkët që i udhëheq këta të dy.
Projekt mafioz, këta e shtyjnë përpara sepse banda që këta i përkrahin, e dimë që Vuçiç dhe Rama kanë mbështetje prej njerëzve shumë të pasur, fushatat në Shqipëri kushtojnë miliona euro.”-tha Gjinovci.