Gjykata e Lartë vendosi rrëzimin e kërkesës së Ervin Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese që kryesohej nga Sokol Binaj dhe antarë Ilir Panda dhe Sandër Simoni, e mbajtur në dhomë këshillimi pa praninë e palëve.
“Mospranimin e kerkeses se paraqitur nga kerkuesi Ervin Salianji, per Pezullimin e vendimit nr.2900 date 18.12.2019, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor TIrane, lene ne fuqi me vendimin nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tirane”, sipas vendimit.
Ervin Salianji ndodhet në burg prej 27 shtatorit 2024 pasi do të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit që la në fuqi dënimin e shkallës së parë që e shpalli fajtor për “kallëzim të rremë” lidhur me dosjen Babale.