Kreu Hapësirë Ndjesë zonjës Elda Xhakollari/ Gabimet janë njerëzore, falja është hyjnore

Ndjesë zonjës Elda Xhakollari/ Gabimet janë njerëzore, falja është hyjnore

0
9

Shkruan Sokol Pepushaj

Pas reagimit të zonjës Elda Xhakollari rreth një lajmi që arriti të depërtoi thuajse ne te gjitha mediat shqiptare, personalisht ndihem i gabueshëm në shpërndarjen e një informacionit të pa verifikuar që ka shkaktuar dëm moral tek zonja si dhe keqkuptime publike.

Personalisht, unë i kam fshirë të tëra postimet dhe duke iu kerkuar ndjesë publike zonjës, e siguroj se veprimi im nuk kishte për qëllim të cenonte dinjitetin, nderin dhe personalitetin e saj, por ishte një aksident mediatic në një klimë ku lajmi lind e rritet pa kujdesin.

Në këtë linjë ndjese të sinqertë, besoj se gabimet janë pjesë e natyrës njerëzore, por pranimi i tyre dhe kërkimi i faljes janë shenjë përgjegjësie dhe qytetarie.

Me këtë rast ftoj edhe koilegët e mi gazetarë të bëjnë veprimin e duhur, fshirjen e lajmit që vret dhe ndjesën ndaj një nëne me fëmijë të vegjël!

Shpresoj që kjo ndjesë të pranohet në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë!

Image

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu