Nr. 12 i gazetës në print

0
Kokaweb
60 vjetori (PK – PS), urim i ri, gëzuar pra nënë e bijë

Të nderuar Komunistë, Partia Socialiste si bija juaj më e denjë (se ka edhe bijëza që e dridhin) vjen në këtë përvjetor tuajin të 60 – të me ballin lart e xhepat plot (edhe suart, se dedh i harrova), me para e pasuri të krijuara nga pushteti që u latë amanet ju, dhe e rifituan e mbajnë siç i mësuat vetëm ju. Ne si popull ju falenderojmë për mësimet e edukatën tuaj që nuk i kursyet për socialistët tanë, të cilët pa mësimet dhe edukatën tuaj do të kishin humbur partinë socialiste dhe kryetarin e saj të burgosur në “Pyllin” kapitalist që krijoi demokracia borgjeze e Sali Berishës. Ishin pikërisht këto mësime që socialistët tanë i orientuan të largojnë nga pushteti reaksionarët e armiqtë tuaj (komunizmit) që me pushtetin e tyre kërkuan të deproletarizojnë Kllasën tonë punëtore, duke i ofruar para, prona e ofiqe, madje shpesh kishin arritur edhe rezultate, çfarë do të thoshte humbje e pushtetit të socalistëve dhe juaja Sh. Komunistë për gjithnjë. Ne si popull në këtë kohë u “mërzitëm” shumë kur shihnim ca “reaksionarë” që kishin jo vetëm prona, por edhe makina e autovetura më komode se të vetë Birosë Politike. Gjtihsesi ne u besojmë ju se komunistët nuk lënë kala pa marrë, e për këtë me ndihmën e pakursyer të miqve që latë ju komunistët që na Pekini, Moska, Athina e Beogradi, e veçanërisht këta dy të fundit i ndihmuan socialistët tanë që t’ia kthejnë patkonjët lart shtetit kapitalist të Berishës. Fillmisht socialistët shparesuan popullin nga paratë duke krijuar firmat piramidale, ku pasi jua mblodhën këto para dhe i dërguan në ndihmë të revolucionit, por edhe për të blerë ndonjë shok me rëndësi në Europë, filluan të bërtasin: Popull! Paratë jua ka vjedhur Sali Berisha e Partia Demokratike, pra siç mësonit ju u kthyen nga të akuzuar në akuzues.

E ne si popull që ju besojmë ju dhamë rezultate të mahnitëshme duke rrëzuar dhe djegur shtetin kapitalist të Demokratëve, madje për ta çuar këtë deri në fund; parullën tuaj të vitit 1945 se “Votat tona janëplumb për armikun”, e përkthyem në vitin e revolucionit tonë me 1997 e vazhdim, anasjelltas: “Plumbattanë, vota për të rifituar pushtetin”, që siç dieht dhanë mjaft rezultate. Mbas ardhjes në pushtet, përsëri mësimet tuaja tëvitit 1945 u bënë busull orientuese për socialistët, ata bënë shpronësimin e kapitalistëve që vinin nga shresat e deklasuara, me diktaturën e taksave e marifeteve të tjera (tatime të jashtëzakonshme), si dhe dëbuan investitorët e huaj përsëri me metodën e taksave tepër të larta e pse jo edhe me ato metodat e njësiteve guerrile, e ne si popull themi mirë bënë që na i hoqën qafe këto kapitalistë që donin të na pinin gjakun. Megjithëse këto punë na lanë pa punë, por socialistët na kanë hapur dyert e botës me Skafe e metoda të tjera, ku natyrisht mirë bëjnë se po largohen me shumicë të rinjtë “reaksionarë” që ishin rrezik për pushtetin socialist. Për “reaksionarët e PD e të djathtët) e tjerë të vërtetë u bënë mjaft gjyqe politike, por ende nuk po arrihet ti dënojnë si ju komunistët dikur, pasi vërtetë gjykatat i kanë tonat, por seç dreqin na ngatërrojnë këta avoketër që ju keni pasur të drejtë që i keni pas hequr. Por socialistët tanë për të na i hequr qafe këta kapitalistë e revizionistë kan kaluar në variante të tjera për t’ju marrë kalanë nga brenda, ku edhe për këtë kanë ndihmën tuaj, pasi që në fillim keni lënë ca “dosje” të sigurimit të shtetit të cilat i shpërndatë nëpër parti të djathta, veçanërisht në P. Demokratike, ku me krenari socialistët e presin 60 vjetorin tuaj se PD e kanë ndarë e çarë deri tani në katër copash, bile edhe me shpresë për ta çarë edhe në copa të tjera. Varianti i fundit por  më efikasi është  ai i aktivizimit të njësiteve tona guerrile (të vitit 1997) për të bërë zap njëherë e mirë kundërshtarët potencial të socialistëve që nuk binden as me milionat që ju ofrojnë, madje shembulli ka filluar që me demokratin rebel Azem Hajdari e dhjetëra të tjerë. Tani në shekullin e ri është duke u eksperimentuar një variant i ri, ai i eksplozivit, megjithëse herën e parë që e përdorëm në Tropojë nuk dha efektin e plotë, por kjo mund të korrigjohet…

Rendin e qetësinë socialistët i kanë siguruar për vete e sa për popullin nuk ka rëndësi pasi kaq duhet të bëjmë për partinë tonë të lavdishme, që elektrifikimin tuaj komunist për inat të kapitalistëve e kanë kthyer në Qirifikim, duke arritur me tepër sukses Qirifikimin e plotë të Shqipërisë së re socialiste. Gjithashtu, pasuritë kombëtare që kishte krijuar pushteti borgjez i Berishës, socialistët tanë për inat të kapitalistëve reaksionarë vendas kanë vendosur mëmirë t’jua falin miqve tanë Grekë, se kështu çimentojnë fitorjet, pasi si gjithnjë na i ruajnë miqtë tuaj, njëkohësisht edhe tanët. Për të na ruajur të pastër ne si popull, socialistët në pushtet, nga disa vese kapitaliste si kontrabanda, korrupsioni, vjedhjet, trafiku i armëve, drogës e prostitucionit, janë duke sakrifikuar vetveten, pasi të gjitha këto vese janë duke i mbartur mbi shpinën e tyre të kalitur në kudhrën tuaj të kllasës punëtore, shokë komunistë, ku për të na ruajtur ne sa më mirë, secili po sakrifikon me shembullin personal, madje kjo është intensifikuar për të festuar sa më mirë 8 nëntorin tuaj të lavdishëm. Por që gjithsesi, socialistët tanë, ju baballarëve të tyre komunistë ju kanë përgatitur si dhuratë mbi dhuratën dy surpriza që ju i pëlqenit shumë: Së pari amanetin tuaj që shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e gjetkë që ju i quanit miq, pasi vëllezër keni pasur Kinezët, Rusët e Serbët, ne megjithëse jemi detyruar t’u themi vëllezër sot, nuk i qasim pasi janë vëllezër që kërkojnë hise, vëllezër për vëllezër, më mirë do të mbajmë fqinjët tanë që si thuhet që në lashtësi, fqinja i mirë është vëlla që nuk lyp hise (nejse çfarë i kemi falur edhe ne s’ka rëndësi). Së dyti Partia Socialiste nën udhëheqjen e shokëve debatikas Ilir Meta e Ilir Gjoni sapo kanë zbuluar një poliagjent, në krye të një grupi armiqësor, që kërkon të njollosë Partinë Socialiste, shtetin e Qeverinë e saj, duke thënë se kanë krizë morale, ku në fakt dy debatikasit e PS vërtetojnë se nuk ka krizë morale në PS, e që ne populli u besojmë, jo si thonë ca gojë të liga të lidhura me puçistat, që thonë se vërtetë nuk ka krizë morale pasi nuk ka fare moral në PS. Gjithsesi gëzuar këtë përvjetor të ri, që të dyja nënë e bijë (PK – PS).

Për “Popullin” Daktilografoi

Ndue Bacaj

 

“Nano flet shqip, krizat kaolohen vetëm me divorce…”

Pas një interviste Show në TV – Klan, dhe takimeve me bazën e PS në rrethe, të liderit “absolut” të P. Socialiste z. Fatos Nano, për herë të parë unë jam nga ata opozitarë që e “përshëndes” publikisht për sinqeritetin e tij që tregoi për Moralin dhe aktivitetin e partisë së tij, të cilën e përkufizoi qartë se Partia Socialiste është në krizë të plotë Morale, e si rrjedhojë edhe vetë qeveria e shteti që i përkasin kësaj partie. Kriza morale theksoi zoti Nano, ka arritur kulmin pasi drejtuesit partiak shtetërorë kanë humbur besimin tek njëri – tjetri, si dhe i kanë kthyer Zyrat e shteit në dhoma Hajnie, Orgjie e Seksi, ku shfrytëzojnë ca hallexhesha që i kanë pajtuar si sekretare apo diçka tjetër, madje krahasimin e vëri dikur me mjeljen e lopëve të kooperativave fqinje, çfarë kjo e bën më të besueshëm z. Nano, se ka folur për herë të parë tash mbi dhjetë vjetë shqip e vetëm shqip. Ku i thotë këtij populli troç se ju qeveriseni nga pushtetarë e shtetarë imoral, ku ky imoralitet konsiston në korrupsion, kontrabandë, vjedhje e trafiqe të ndryshme droge, armësh, e prostitucioni, si në imoralitetin e pashoq që i kanë kthyer zyrat e tyre nga vende që duhej të drejtohej e zgjidhte hallet e popullit, në ambiente ku çnderohet hallexhiu. Popull! Gjithsesi zoti Nano ka filluar ti cilësojë edhe me emra, madje që nga ata që rrisin farën e huaj (Qeveritarë) e deri tek rojtari i kuajve qafëpalarë e thonj paprerë që kishte probleme morale pasi punonte nga “prapa” në Francë (Edi Rama), ose më shkurt, ky popull qeveriset nga ata që fjala moral jo vetëm është e huaj, por e konsiderojnë mbeturinë për t’u hedhur në koshin e plehrave të Partisë – Shtet të Nanos, apo të Shtetit – Parti të Metës. Zoti Nano në këto fjalë shqipa ka folur edhe për veten e tij, ku krizën e tij morale tha se e kishte kaluar publikisht duke u ndarë me “plakushen” Rexhina që kishte jetuar rreth 30 vjet, dhe ishte bashkuar me një Zogë të Re që “Pillte Vezë” tash disa vite në Greqinë mike. Madje atje z. Nano e kish njohur këtë zogë 28 vjeçare ku edhe kishte bërë “celebrimin” publik në ambientet e partisë motër të PASOK – ut. Zoti Nano shembullin e tij personal nuk e tegoi as për t’u shfajsuar as për t’u lehtësuar, por mbi të gjitha e “tregoi” si shembull personal se si mund të kalohet kriza morale e kriza të tjera që kanë prekur shtetin e rrezikojnë të infektojnë popullin, pra vetëm duke u divorcuar me atë që ta ka prishur e mërzitur, që natyrisht më vështirë e kishte Nano të ndahej me “Plakushen” e tij që i kishte dhënë jo pak, se sa popullit tonë të ndahet me Plakushen tonë 60 vjeçare që nuk ka dha asgjë përveç mjerimit e tmerrimit, (që nga e ëma PK deri tek e Bija PS). Pra populli duhet të zgjedhë një “zogë” (parti të “Re”) për t’u kurorëzuar ndershmërisht për të mirën e tij e të atdheut halleshumë, por që kurrsesi kumbara nuk duhet të jetë andej nga janë kumbarët e Nanos, qofshin nga Greqia apo gjetkë. Sipas vetë Nanos, ko krizë do të “tejkalohet” në pranverën e vitit 2002… Shpresojmë se opozita e ka marrë sinjalin, por duke besuar se viruset e krizës morale do të kenë infektuar rëndë sa të mos orientohet deri atëhere edhe vetë Opozitën e Vërtetë…

Korresp. i “Shqipërisë Etnike”

 

Kosova, “pengu” i shekujve të ligështisë së Europës plakë

Një ndër “Fqinjët” e Shqipërisë Londineze (pas vitit 1913), në skajin Verilindor është treva më shqiptare e Shqipërisë Etnike, Kosova Martire, djepi i një prej fiseve më të fuqishme të krejt Ilirisë, Dardanëve. Padyshim vazhdimësia e mbijetesës së këtij fisi legjendar deri në ditët e sotme është i përshkuar nga një jetë e trazuar e copëtuar si mos më keq, aq sa gjen vend “urimi” i lashtë i popullit tonë që thotë as armiku më i madh mos e pastë këtë “fat”. Por me sa duket kjo ishte një provë e vetë Zotit që vuri në dyluftim qytetërimin e jetën e amëshueme. Me antiqytetërimin e djallin e futur brenda njeriut, se s’ka si ndodhë ndryshe, pasi mbi trevën Dardane ranë rrebeshet më të fuqishme, e përshkuan stuhitë më të tmerrshme, u shkarkuan bubullimat e vetëtimat më zhuritëse që ndjellnin zjarr e shkatërrim, por që kur qetësohej “Moti”, e stuhitë largoheshin, dhe “Europa” priste të shihte një trevë të djegur e të kthyer në hi e pluhur. Por që në fakt si me “Magji”, e si për Inat të atyre që i sillnin këto stuhi e fatkeqësi, Kosova Rilind, duke shëruar “sa hap e mbyll sytë” plagët e saj, madje ajo shumë shpejt hidhte shtat si një lis vigan në “pyllin” e hershëm të Europës plakë e “shakë”. E me sa duket shprehja “fondamentale”, se mbi lisa të “gjatë” e jo mbi fije bari shkarkohen stuhitë e godasin rrufetë, gjen mishërimin e vet të papërsëritshëm në këtë trevë të bekuar të shqiptarisë. Gjithsesi shumë popuj e kombe të përfshira në vorbullat e shekujve që hoqën edhe shumë më pak se kjo trevë Ilire u shuan pa nam e pa nishan, aq sa e ka të vështirë ti kujtojë edhe vetë historia. Padyshim me Kosovën nuk ndodhi kështu, por ajo sot është bërë simboli më sinjifikativ i qëndresës morale e materiale, është bërë Kalaja vigane që simbolizon fitoren e qytetërimit të hershëm e të sotëm, mbi Barbarët e Antiqytetërimin e çdo kohe që padyshim në “panteonin” e antivlerave qëndron Serbo – sllavia me të cilën shqiptarisë në përgjithësi e Kosovës në veçanti i është dashur të përballet me dhjetra shekuj duke shkruar historinë më të përgjakur të të gjitha moteve… Që të paktën fillon me dyndjen e popujve sllavë në shekujt VI – VII – të që rrudhën disi territoret Dardane e penguan zhvillimin e qytetërimit, e deri në vitin e tmerrshëm të 1999, kur “ringjallen” Ivanët e tmerrshëm Rus në Serbi me në krye Millosheviçin e që tani vetë Europa tolerante u detyrua të mos e tolerojë më, por ta mbyllë, shpresojmë në kafazin e vdekjes, përgjithmonë, por pa harruar se ky ka lëshuar kudo në Serbi, Maqedoni e gjetkë klyshët e farës së tij që nëse nuk “zbuten” sot është e vështirë kur të Tërbohen mot… Por gjithsesi le ti referohemi historisë për të përshkruar shkurt rrugën e gjatë e të mundimshme të vëllait tonë të ndarë dhunshëm nga votra jonë Shqipëria Etnike, duke na e lënë tani në fillimet e këtij shekulli të Ri shpresëdhënës, jo si vëlla prej Nëne e Babe që kërkon bashkim,… por si “Fqinjë”, ku natyrisht me shpresa si një “fqinjë” zot të vehtes që di të zgjedhë e vendos për bashkëjetesën e mëtejshme që vetë Europa predikon Bashkim e jo Ndarje…

Treva e Kosovës është e banuar prej kohësh të lashta, për të cilat ruan dëshmi arkeologjike e monumentale që fillojnë që nga fillimet e neolitit (guri i Ri), që do të thotë që para të paktën shtatë mijë vjetësh e vazhdim. Banorët e saj të dëshmuar me të dhëna historike të sigurta kanë qenë Dardanët të cilët ishin një nga fiset më të mëdhenj Ilirë, të cilët kanë banuar në një trevë të gjerë e cila shtrihej në Veri me lumenjt: Angri (Ibri) e Margi (Morava), duke përfshirë edhe Naisin (Nishin), në Jug shtriheshin deri në rrjedhën e sipërme të lumit Aks (Vardar), në kufi me fisin e madh të Paionëve (fis Ilir). Në Lindje Dardanët kufizoheshin me Trakët, dhe në Perëndim arrinin teri tek mali  Skard (Sharri) dhe lumi Drilon (Drini), ose Kosova e sotme është zemra e Dardanisë së moçme, e themi këtë pasi siç do të shohim më poshtë shumë nga trevat Dardane u grabitën ndër shekuj nga fqinjët e vonshëm Sllavë.

Në gjysmën e dytë të shekullit IV – të para lindjes së Krishtit, Dardania përmendet në burimet antike si një tërësi gjeografike e politike në vehte, dhe në fillim të shekullit III – para lindjes së Krishtit, Dardania del se është Mbretëri me organizim të rëndësishëm, ku në këtë kohë Dardanët i kundërvihen invazionit të fiseve Kelte. Mbretëria Dardane dërgon 20 mijë luftëtarë në ndihmë të vëllezërve Ilirë të Paonisë (Maqedonisë) për të zbrapsur sulmet e Keltëve, kjo tregon për një mbretëri të fuqishme të një prej fiseve Ilire, më të organizuara të para 2300 vjetëve. Vlen të theksohet se mbretëria Ilire Dardane ishte e trashëgueshme ku nga fundi i shekullit III – të para Krishtit ishte mbret në Dardani Longar dhe pas tij i biri Bato… Në shekullin e I – rë të lindjes së Krishtit, pas pushtimit të plotë të Ilirisë, Romakët i shtrinë mardhëniet skllavopronare në prodhim dhe në krahinat e brendëshme të Ilirisë, ata vendosën sistemin e tyre administrativ ushtara edhe në Dardani, e kështu filloi një etapë e re në historinë e kësaj treve Ilire, që në përgjithësi mbeti provincë e pavarur. Gjatë kësaj kohe zhvillimi i qendrave rurale urbane u kushtëzua edhe nga rrugët kryesore të komunikacionit të cilat kalonin nëpër Dardani (Kosovë), ku vlen të theksohet rruga kryesore që lidhte Nishin me Lezhën (Naissus – Lissus), kjo rrugë kalonte nëpër Therandë (6 km në afërsi të Prizrenit) pastaj afër qytetit të Ulpianës (afër Prishtinës), duke vazhduar në grykën e Kaçanikut për të dalë në Skup (Shkup). Edhe në këtë trevë Ilire Besimi Kristian u përhap që në shekullin e parë ku vlen të theksohet se po në Dardani janë regjistruar martirët e parë të Kristianizmit të cilët shënohen si të viteve 98 – dhe 117 pas lindjes së Krishtit, të cilët emërtohen “Flori, Lauri, Proku dhe Maksimi”, madje për dy të parët martir të Kristianizmit në Iliri janë shënuar në martirologjiumin e Romës, ku shënohet dita e 18 gushtit. Gjithsesi edhe këtu përhapja e kristianizmit u përndoq e persekutua nga perandoria Romake, dhe u lejua përhapja e saj si fe Legale vetëm në vitit 312 pas Krishtit, ku edhe kjo u arrit nënë sundimin e Konstandinit të Madh i cili ishte Dardan nga Naussi (Nishi).

Në kohën romake Dardania kishte një zhvillim të konsiderueshëm, por dy ishin qendrat urbane më të mëdha, Ulpiana dhe Muniçipium DD. Ulpiana u bë në shekullin e III – IV (pas Krishtit) qytet i madh, ku ajo ishte si qendër e krahinës dhe si nyje e rrugëve kryesore të Dardanisë. Në vitin 578 një tërmet i fuqishëm shkatërroi mjaft nga kjo qendër urbane, por pas kësaj nga perandori Justinian u bënë shumë ndërtime të reja, si mure rrethuese, ku qyteti jo vetëm mori një pamje të bukur, por vazhdoi një jetë normale deri në fund të kohës së vonë antike. Ky qytet i rindërtuar nga perandori Justinian i dytë, më pas u quajt Justinian Secunda, pra në emrin e tij.

Minicipium DD, ishte qendra e dytë urbane, ndodhej afër Soçanicës, u zhvillua gjatë shekullit I – rë deri në shekullin IV (pas Krishtit).

Në territorin e Dardanisë (Kosovës) kanë akzistuar edhe shumë qendra urbane të tjera më të vogla, si ai i Dersnikut të Poshtëm, në afërsi të Klinës dhe ai në territorin e fshatrave të Mushtisht, Popovlan, Sopisht 18 km në veirlindje të Prizrenit. Një tjetër municip ka ekzistuar afër Kllokotit të sotëm, burimet termale të të cilit kanë qenë të njohura edhe në kohën antike. Por një qendër e rëndësishme nga shekulli i I – IV (pas Krishtit) ka qenë Vërmica që ishte stacion i rëndësishëm në rrugën Nish – Lezhë. Në shekullin e IV (pas Krishtit) në Dardani kristianizmi ishte shumë i zhvilluar ku kishe shtatë Peshkopata, ku Ulpiana ishte në atë kohë Qendra e Ipeshkvisë. Është i njohur në dokumentet e Vatikanit Ipeshkvi i Ulpianës, i cili ka marrë pjesë në kuvendin e Serdicës në vitin 342, nga Ulpiana ka qenë edhe Ipeshkvi tjetër i njohur Gergentie i shekullit IV  (pas Krishtit). Në shekullin e XX – të janë zbuluar shumë objekte të kulturës morale dhe të artit nga periudha Romake e në mesjetën e ndryshme, këto objekte janë zbuluar në qytete të varrosura dhe varre të ndryshme të cilat dëshmojnë për vazhdimsinë e traditën dhe jetën e të njëjtëve banorë autoktonë Dardan, si thuajse gjithçka të njëjtë me fiset e tjera Ilire që jetonin në treva të tjera Ilire. Këto dëshmi janë të shumta në shumë vende të Kosovës së sotme, por nuk mund të lëmë pa përmendur shumë gurë varresh me relieve të ndryshme, mozaikë të shumtë nga Ulpiana e tjera. Për t’u përmendur është një bust gruaje i gjetur në Kllokot, që tregonqartë elementet e veshjes tradicionale vendase, e njëkohësisht dëshmon se ndikimi i romantizmit ka qenë i dobët. Një përfundim të tillë e mbështesim edhe në dokumetet mbishkrimore të zbuluaranë Dardani (Kosovë), të cilat provojnë se gjuha Latine (gjuha zyrtare e Perandorisë Romake) ka qenë vetëm gjuhë e administratës e jo e popullsisë vendase.

Duhet të theksohet se edhe pas ndarjes përfundimtare të Perandorisë Romake në dy pjesë (Romake e Bizantine) Dardania vazhdoi jetën e zhvillimin e saj, madje duke nxjerrë edhe perandor nga gjiri i saj. Shekulli i VI – të ashtu si edhe për viset e tjera të Ballkanit u bë arenë e inkursioneve të fiseve të ndryshme Sllave. Furia shkatërruese e këtyre sulmeve kishte mjaft pasoja të rënda për popullsinë vendase Dadane, por duke patur synim pushtimin e metropoleve Bizante, Selanikun e Kostandinopojën, Sllavët lëvizën drejt jugut nëpërmjet luginave të Moravës e Vardarit, kështu që Kosova (Dardania) e disa vise të tjera shqiptare i shpëtuan valës kryesore të dyndjeve sllave. Në këtë mënyrë me gjithë tronditjen e madhe që shkaktuan dyndjet sllave të shek. VI – VII – të  (pas Krishtit) në këto pjesë të gadishullit Ballkanik, Kosova (Dardania) mbeti e pastër etnikisht, pra vijuan të banojnë popullsi autoktone (Shqiptarët) Dardanët edhe pas invazioneve të lartpërmendura.

Dyndjet Sllave të pas shekullit VII (pas Krishtit) filluan të pengojnë disi zhvillimin ekonomik në Dardani, si dhe detyruan popullsinë Ilire në tërë trevën e Ballkanit perëndimor të rrudhë territoret e veta…

Sundimi i Kosovës vazhdonte të ishte nën Perandorinë e Bizantit e cila mbas shekullit IX – të më shumë ishte si tip protektorati se pushtuesi të pastër, pasi e dhe Kosova filloi të gjindet nën goditjen e shteteve të reja sllave, ku në fundin e shekullit të IX – të Kosova u pushtua nga shteti bullgar i Car Simeonit (893 – 927). Ndërsa me rënien e mbretërisë Bullgare në Kosovë u rikthye sundimi Bizantin, por përsëri i dobësuar, ku me rimëkëmbjen e shtetit Bullgar gjatë mbretërimit të Samuilit Kosova u ripushtua nga Bullgarët deri në vitin 1018. Më pas përsëri Kosova u bë pjesë e Bizantit deri me1185, kur filloi pushtimi i territoreve të Kosovës e disa viseve të tjera të veriut të Shqipërisë nga shteti Serb i Nemanjeve, i cili po zgjerohej me shpejtësi drejt Ballkanit jugor. Dhe është pikërisht pra fundi i shekullit XII – të që shënon fillimin e tragjedisë së vërtetë të shqiptarisë në përgjithësi dhe trevës së Kosovës në veçanti. Madje viti 1185 shënon për trevën martire vitin më të zi të historisë së saj mijëra vjeçare, duke u bërë “gjahu” permanent i “gjahtarëve” gjaksorë Sllav të cilët kërkuan t’i privojnë nga çdo e drejtë politike njerëzore, por edhe fetare e tradicionale kombëtare. Por pushtuesit Serb filluan të shfrytëzojnë edhe pasuritë e mëdha nëntokësore (minierat e famshme të plumbit, zinkut, argjendit, arit e tjerë në Berrenik, Trepçe, Novoberd, Janieva etj. Si dhe shfrytëzimi i mbitokës Kosovare për qëllime bujqësore e blegtorale, duke filluar edhe një farë popullimi me kolonë Serbë, të cilët me pasuritë e grabitura Kosovarëve i bënin pronarë tokash e pasurishë të tjera duke forcuar pushtetin e tyre gradualisht. Madje u arrit që Kosova të shndërrohej në një qendër administrative, ekonomike dhe kishtare e shtetit Serb. Ku orientimi kryesor i pushtuesve Serb ishte politika asimiluese e popullsisë autoktone me të gjitha metodat, që nga ndërrimi i fesë katolike me atë të pushtuesit, ortodoksë, ku ky konvertim shoqërohej me një dhunë e tmerr pafund, si dhe me prishjen e përdhunimin e objekteve të kultit si kisha e manastire Katolike e ku në themelet e tyre ndërtoheshin ato të ritit ortodoks. Gjithashtu filloi ndërrimi me focë i emërtimeve të vendeve dhe objekteve nga tradicionalisht shqiptare (Ilire) në sllave.

Trysnia asimiluese arriti kulmin nën sundimin e Car Stefan Dushanit në vitet 1330 – 1355. Një rol të veçantë luajti kisha serbe me seli në qytetin e Pejës që njihet si qytet me emrin Patrikana e Pejës, e cila duke pasur me vete forcën a pakursyer të shtetit punoi me të gjitha format “njerëzore” e antinjerëzore për largimin e popullsisë shqiptare nga besimi katolik që deri atëhere ishte thuajse totalisht i tillë (Katolik), sidomos kjo trysni e kishës serbe filloi të forcohet që pas vitit 1204 ku në këto rrethana një pjesë e popullsisë shqiptare të Kosovës u detyrua të përqafojë ritin ortodoks sllav. Megjithatë orvatjet e mbretërisë mesjetare serbe për të ndryshuar fizionominë etnike të trevës së Kosovës nuk dhanë rezultatet e dëshiruara. Popullsia shqiptare i kundërshtoi me të gjitha mënyrat madje me sukses trysnitë Serbizuese, duke mbetur përherë shumicë dërmuese në strukturën etnike të këtyre viseve. Këtë e pohojnë edhe vetë dokumentet e kancelarisë Serbe të shekullit XIV – XV – të, si dhe në ato Raguziane të cilat provojnë vijimësinë e pandërprerë të enticitetit shqiptar të Kosovës gjatë pushtimit e sundimit serb. Pas rënies të Perandorisë serbe të Stefan Dushanit (1355) një pjesë e mirë e Kosovës mbeti përsëri nën sundimin serb, ndërsa pjesa tjetër (Rrafshi i Dukagjinit) kaloi në mënyrë të alternuar në duar të princërve shqiptarë, të Balshajve, Dukagjinëve etj.

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të IXIV – të në horizontet e trazuara të Ballkanit filloi të shfaqet rreziku i një perandorie rezezë që paraljmëronte stuhi e shtërngatë edhe mbi trevat shqiptare halleshumë, ku padyshim Kosova do të mbetej në histori si vendi ku u zhvillua beteja e humbur e kolaicionit Ballkanik, kundër hordhive turkoshake që si mortaja do të shkatërronin gjihshka kishte krijuar qytetërimi i kësaj treve, duke mbjellë tmerr e terre për rreth pesë shekuj. Beteja që ka hyrë në histori, madje shpesh edhe më histori të fallsifikuar e tjetërsuar, në të shumtën e rasteve nga serbët për llogari të tyre e fatkeqësitë e trevës shqiptare të Kosovës është ajo e qershorit të vitit 1389, që njihet si beteja e Fushë – Kosovës. Në këtë betejë morën pjesë që nga Rumania, Bullgaria, Bosnja, Serbia e Dardania e viset e tjera shqiptare, ku bien në sy emra të shquar prijësish shqiptarë si Gejrgj Balsha i II – të, dhe Teodori i II – të – Muzaka i cili ishte një nga heronjtë e rënë në këtë betejë, gjithashtu bie në betejë Kryeheroi i cili vrau vetë Sulltan Muratin e parë. E Kreyheroi pra ishte po shqiptar e me emër shqiptar, që variojnë në Mirash Kopili apo Milash Kopili, por që historia serbe e deformoi në Millosh Kopiliqi me qëllimin e vetëm për ta bërë e quajtur të racës sllave. Gjithsesi beteja u humb, dhe Osmanët fituan edhe Kryekomandantin e tyre të vrarë, ku pas kësaj inkursionet e pushtuesve të rinj Osman filluan tështohen në tokat Ballkanike.

Përsëri Kosova në vitin 1448 u kthye në shesh beteje në mes ushtrisë Hungareze të komanduara nga Janosh Huniadi dhe ushtrisë Osmane të Sulltan Muratit II, ku vlen të shënohet se prijësi jonë legjendar Gjergj Kastrioti (Skëonderbeu) kërkoipër të ndihmuar në këtë betejë Huniadin, por për kushtet e krijuara duhej që Skënderbeu të kalonte nëpër ca toka që ndodheshin nën “Juridiksionin” serb (për t’i rënë pas shpine ushtrisë Osmane), por që Udhëheqësi serb Gjergj Brankoviçi nuk e lejoi kalimin e ushtrisë Arbnore nëpër “Serbi”, pasi Brankoviçi nuk ishte bërë miku i Sulltan Muratit të dytë e për rrjedhojë këtë betejë e fituan turqit, duke i hapur rrugë pushtimit të mëvonshëm Osman. Për rrjedhojë në vitin 1455 një pjesë e Kosovës u pushtua nga Turqit, menjëherë pas pushtimit osmanllinjët këtu krijuan një njësi administrative të emërtuar Vilajeti i “Vukut”, pra emrin e ish sundimtarit Serb të kësaj krahine. Për rrjedhojë edhe regjistrimi i pronave dhe popullsisë u bë në një defeter të veçantë, kuprë fat të keq shpesh ky defter me “emërtimin” e “Vukut” është shfrytëzuar nga serbët deri në ditët tona për të paraqitur gjoja “autoktoninë” e tyre në Kosovë. Kjo njësi administrative përfshinte nahijet e Tergovishtes (Rozhajës së sotme), Kllopotnikut (Drenica e sotme), Dollci, Morava, Vuçiterna (Vushtria), Topollnica dhe Llapi. Jashtë këtij vilajet kishin mbetur Prizreni, Gjakova, Peja, Istogu etj. Por që deri në vitin 1481 e tërë Kosova u pushtua nga Osmanllinjtë, duke bërë që territoret e Kosovës si dhe pjesa tjetër e Shqipërisë, e thuajse krejt Ballkani e më gjerë ranë nën këmbët e hekurta të perandorisë më mizore të kohës, që do të qeveriste tepër gjatë, me kërbaç e gallatë, duke na shndërruar për shumë shekuj si pjesë të perandorisë së saj. Ku në themel vuri tjetërsimin e besimit na Katolik (Kristian) që ishim prej kohësh, por që ishte edhe Europa plakë, në besimin Islam që sillte një kulturë e zhvillim krejt të ndryshëm nga ai i joni, madje kultura e osmanllinjve të asaj kohe kishte “zhvillim e përparim” vetëm në fushën e territ e të tmerrit, ku padyshim ku kalvar i gjatë na detyroi të tjetërsohemi edhe në besimin Islam në fillim si formal sapër t’u dukur para pushtetit antinjerëzor Turkoshak, e për të lehtësuar sadopak jetën e mjeruar. Por dalëngadalë duke prësëritur këto rite të huaja një pjesë u tjetërsua seriozisht, por fatmirësisht vetëm në besim se nëgjithshka tjetër mbetën shqiptarë e vetëm shqiptarë. Për hir të së vërtetës duhet pranuar se pas pushtimit dalëngadalë pati një rikthim të jetës, ku u fillua të punohej e të marrë njëfarë zhvillimi ekonomik, si në fushën e zejeve, bujqësisë, blegtorisë e deri në rimëkëmbjen e minierave e prodhimit të armëve (në Prizren rreth vitit 1750). Territori i Kosovës së sotme u nda në katër Sanxhakë: Sanxhaku i Vuçiternës (Vushtrisë), Prizrenit, i Shkodrës që i përkiste vetëm kazaja e Pejës dhe Dukagjinit (Gjakovës). Gjithsesi Islamizimi i një pjese të popullsisë bëri që të ndryshojë edhe struktura urbane e qyteteve (ku edhe u përhap me shpejtësi Islamizmi), si dhe u ndërtuan objekte të shumta kulti, ku në përgjithësi xhamiat emërtoheshin me emra pashallarësh e sundimtarësh Osman si p.sh., xhamia e Mehmet Pashës, ajo e Sinan Pashës në Prizren etj. Por duhet shënuar se popullsia vendase nuk qëndroi kurrë duarkryq, por rezistoi e luftoi papushim kundër këtij pushtuesi të huaj. Vlen të theksohet se me 1689 Kosova së bashku me disa krahina malore të Veriut të Shqipërisë, të krishterë e mulsimanë së bashku nën udhëheqjen e Pjetër Bogdanit (Arqipehskvi i Shkupit) u bashkuan me forcat austriake të komanduara nga gjenerali Pikolomini, me qëllim që të shporrnin hirdhitë Osmane nga viset e tyre. Në këtë luftë çlirimtare morën pjesë mijëra shqiptarë, ku vetëm nga Prishtina morën pjesë 5 mijë luftëtarë e nga Prizreni 6 mijë të tjerë.por edhe pas kësaj beteje që u humb duke u rikthyer pushtimi Osman, shqiptarët u vlerësuan për trimërinë e guximin e tyre, ku vetë perandori austriak Leopoldi i parë i cili në thirrjen për kryengritje të popujve të Ballkanit të 6 prillit 1690 vlerësonte në maksimum shqiptarët, madje u premtonte privilegje pas luftës në liri, e të gjitha këto tregojnë në mënyrë absolute se në territorin e Kosovës vazhdonin të jetonin vetëm banorë autoktonë që prej mijëra vjetësh, pamvarësisht se aty këtu kishte pakica serbe të mbetura nga pushtimet e mëparshme. Në dokumentet austriake të kohës thuhet se Prizreni është kryeqytet i Shqipërisë, Peja qytet në Shqipëri, Prishtina e Mitrovica janë qytete të rëndësishme të Shqipërisë etj., e të gjitha këto vërtetojnë vijimin e Kosovës totalisht shqiptare, ndonëse në atë kohë kishin filluar të hidheshin në “tregjet e Europës plakë” “parullat” se Kosova është Stara sErbia (Serbia e Vjetër) e tjera proçka që jo pak shurdhuan veshët e Europës. Kryengritjet antiosmane vazhduan pandërprerje edhe gjatë shekujve pasardhës, por gjatë shekujve XVIII – XIX – të u forcuan shumë familje feudale shqiptare të cilat në valën e rivalitetit jo pak dëmtuan edhe interesat tona gjithë kombëtare, pasi ishte një farë lufte për ndikime të ndryshme në Pashalleqe shqiptare. Pas viteve 1840 Kosova ishte një hapësirë gjeografike afërsisht me provincën Ilire të Dardanisë e cila kishte patur si kryeqendër Shkupin, e cila kufizohej në Verilindje me Serbinë nga tokat shqiptare të Nishit – Prokupljes, Kurshumlisë, Leskovcit, Vranjes dhe Kumanovës, në Jug kishte Shkupin, Malet e Sharri, duke përfshirë fushën e Pollogut me Tetovën e Gostivarin, në Veriperëndim Pejën, Rugovën në Bjeshkët e Nëmuna, nga Gjakova e Malësia e saj, nga Prizreni me kazan e Lumes e deri në rrethin e Dibrës në Jugperëndim. Pas reformave të Tanzimatit (1842) Kosova ishte ndarë në dy Vilajete ku bëni pjesë ai i Nishit (Nishi, Kurshumlia, Leskovci) dhe në atë të Shkupit (me sanxhakun e Shkupit dhe të Prizrenit me Prishtinën). Dhe me 1871 kishte një popullsi rreth 900 mijë banorë, thuajse tërësisht shqiptarë. Pas vitit 1878, në vitet 1896 – 1900 Vilajeti i Kosovës përbëhej nga Sanxhaku i Shkupit, Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Pazari i Ri dhe i Tashllixhesë (Plevljes) i cili kishte një sipërfaqe prej 32. 900 km2 dhe një popullsi prej rreth 1. 100. 000 banorësh, ku vetëm rreth 150 mijë figuronin të regjistruar si Serb, ndërsa në vitin 1910 figurojnë të regjistruar rreth 1. 300. 000 banorë ku mbi 85 % figuronin po shqiptarë (mos të harrojmë se u spekullua mjaft me popullsinë muslimane që shpesh regjistrohej si turke). Megjithatë pas njëfarë pavavrësie të Serbisë pas vitit 1833 pretendimet e saj ndaj Kosovës ishin shtuar, e për këtë në tërësinë e trojeve shqiptare një rol vendimtar për t’i mbrojtur ka luajtur organizimi më i lartë i shqiptarëve në rang Institucional (syrtar) e Ushtarak, Lidhja e Prizrenit (1878) që është një nga faqet më të lavdishme të krejt shqiptarisë në mbrojtje të trevave shqiptare nga lakmitë e synimet Serbo – Sllave e më gjerë…

Vijon në numrin e ardhshëm

Nga: Ndue Bacaj

 

Europa deklarative për qarkullimin e lirë të shtetasve

a) Abandonimi i shqiptarëve si vend europian, një shkelje themelore e të drejtave ndërkombëtare që shoqërohet me diskriminimin nacional të tyre.

b) Ka ardhur koha që shtetasit shqiptarë, të mos jenë europianë, (të burgosur brenda Europës) dhe as kafshë të kopshtit zoologjik të shtetit shqiptar.

Si mund të flasim për një Europë të bashkuar, për një bashkëjetesë sociale të popullit mbi bazën e parimit paqe dhe miqësi, kur bota europiane nuk përputh në integrimin dhe natyralizimin e mijëra shqiptarëve. A nuk ka ardhurkoha që Europa ka krijuar bazat juridike për krijimin e një kushtetute europiane, ku të gjithë shtetasit e saj  të kenë të drejta dhe detyrime të barabarta dhe të realizueshme de juro e de fakto.

b) Në qoftë se flasim për kriminalitet të organizuar nëpërmjet gjeografisë europiane, a mos duhet konceptuar se ky lloj kriminaliteti mund të zbulohet dhe parandalohet në biseda bilaterale ose shumëpalëshe vetëm në aspektin politik, mes qeveritarëve, dhe pa krijuar kushte dhe aftësira ligjore për bashkëveprim të shpejtë të organeve të specializuara të shtetit, polici – prokurori, gjykatë.

c) Si shpjegohet që Shqipëria konsiderohet si tranzit i krimit, ku nuk ka një marrëveshje juridike në fushën e dhënies së ndihmës penale, me shtetet europiane, sidomos Italinë, Greqinë etj.

ç) Si shpjegohet indiferentizmi i shtetit, për realizimin e mbrojtjen e emigracionit shqiptar, në Itali, Greqi, Gjermani etj., në rastet kur ato në mënyrë burokratike dhe flagrante nuk punësohen dhe kur duan punë, nuk arsimohen dhe kur duan shkollë, kur Europa e di shumë mirë se shqitparët janë punëdashës, mësimdashës.

d) Si shpjegohet se shumë shqiptarë edhe pse ndalohen dhe arrestohen për kryerjen e një vepre penale në një shtet të huaj, përfaqësuesit diplomatikë dhe konsullor të shtetit shqiptar, duhet që brenda 24 orëve të tregojnë interesin e tyre. (A kemi apo s’kemi diplomatë???, apo kemi ca fytyrënxirë, patetikë të sëmurë që mbushin xhepat e tyre dhe para interesave të tyre banale nuk njohin as ndjenjën e të egzistuarit shqiptar kur hedhin njolla balte mbi qenien e shqiptarit.) Dhe nuk reagojnë në rastet që shtetasit e tyre kthehen, dëbohen, pa respektuar proçedurat gjyqësore të vendit, (ku jetojnë përkohësisht) ose i grisen dokumentat e pasaporta e identitetit.

A nuk kanë nevojë, në këto kushte të emigracionit në Europë që tashmë është masiv, të shikohet mundësia e rregullimit dhe përsosjes të ligjit për kryerjen e shumë shërbimeve noteriale nga përfaqësitë diplomatike të shtetit shqiptar dhe një gjë nuk kërkon thjesht përsosjen e ligjit, por dhe praninë dhe dhënien e asistencës juridike duke caktuar konsujt juristë të kompletuar. Por le të hedhim një sy kritik – analitik trupave konsullore, instaluar nëpër konsullatat shqiptare kudo nëpër Europë. 1) A janë këta njerëz të specializuar juridikisht për këto instanca diplomatike, ku të paraqesin kulturën juridike të një shteti?, apo janë thjeshtë mbartës të rënduar të një force politike që është në pushtet?, përderisa prezantimi dhe ballafaqimi para fakteve është nën zero, si nga ana profesinale dhe ajo politike.

Prandaj ka ardhur koha, që Europa krahas kushtetutës të ketë dhe kodin e proçedurës penale europiane. Vetëm në këtë mënyrë shqiptarët do të mundësohen që të mos jenë europianë, (të burgosur brenda Europës) dhe as kafshë të kopshtit zoologjik të shtetit shqiptar.

dh) Për të gjitha këto pyetje dhe paranteza që shkruam më lart, do t’i referohemi legalizimit të konferencës së përgjithëshme tëorganizatës ndërkombëtare të Punës, e thirrur në Gjenevë nga këshilli drejtues i byrosë ndërkombëtare të punës, ku u mblodh me 4 Qershor 1958, në sesionin 42. Pasi vendosi tëmiratojë një sërë propozimesh lidhur me diskriminimin në fushën e punëssimt dhe profesionit. Duke patur parasyshë se Deklarata e Filadelfias pohon që të gjitha qeniet njerëzore, silado qoftë raca e tyre, besimi ose seksi i tyre, kanë të drejtë të thellojnë përparimin e tyre material dhe zhvillimin shpirtëror në liri dhe dinjitet në kushtet e sigurisë ekonomike dhe në mundësi të barabarta. Duke patur parasyshë veç asaj se diskriminimi përbën një shkelje të të drejtave të përmendura në Deklaratën Universale të të drejtave të njeriut.

1) Sipas kësaj deklarate të konventës ndërkombëtare a nuk përbën prania e “fenomenit” shqiptar, (siç na etiketon Europa) një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut?

2) A e njeh nocionin e diskriminimit europa? A nuk është në kundërshtim me nenin 1 (konventa mbi diskriminimin – punësim dhe profesion) konventa Nr. 111 (miratuar nga konferenca e përgjithshme e organizatës ndërkombëtare të punës në sesionin 42 të mbajtur me 25 Qershor 1958, hyrë në fuqi: 15 Qershor 1960.

Sipas deklaratës mbi të drejtat e njerëzore të personave që nuk kanë shtetësinë e vendit ku jetojnë, (miratuar nga asambleja e O.K.B. me rezolutë 40 / 144, (dt. 13 / 12 / 1985) në nenin 7 përcaktohet: Një i huaj që ndodhet ligjërisht në territorin e një shteti, nku mund të dëbohet, veçse me një vendim të marrë në përputhje me ligjin dhe përveçse rasteve kur arsye të forta, që lidhen me sigurimin kombëtar nuk e lejojnë, ai duhet të ketë mundësi të parashtrojë arsye që flasin kundër dëbimit të tij dhe t’ia kalojë për shqyrtim organit kompetent. Ndalohet dëbimi individual ose kolektiv i të huajve që ndodhen në një pozitë të tillë, për hir të racës, ngjyrës, kulturës, rrënjëve apo origjinës kombëtare apo etnike, siç po ndodh në Greqi apo në Itali. Kundër kësaj rezolute shpesh herë triumfon shteti grek, kundrejt shtetasve shqiptarë. Mjafton një “lëkundje tërmeti” midis politikanëve greko – shqiptar dhe në Greqi fillon menjëherë Operacioni “fshesa” duke dëbuar me dhunë shtetasit shqiptarë me dokumenta të rregullta në Greqi, duke shkelur të gjitha të drejtat themelore të njerëzimit. Dhe këtë fat të hidhur po e përjetojnë shumë shpesh shqiptarët, të pambrojtur. Ku në nenin 1 thotë: Në këtë konventë termi “diskriminim” përfshin a) çdo dallim, përjashtim ose preferencë që bazohet në racën, ngjyrën, seksin, fenë, opinionin politik, prejardhjen kombëtare ose origjinën sociale, që ka efekt të prishë ose të shtrembërojë barazinë e mundësive ose të trajtimit në fushën e punësimit dhe të profesionit.

– A jemi ne shqiptarët “viktimë” apo mishërim ikëtij neni??? Kur ende shqiptarët përpëliten në apostrofet e shkruara të këtij neni, se s’kanë zot në politikën juridike që t’i dalë zot shtetasve të tyre, duke u ndjerë komplet të diskriminuar. b) Çdo dallim, përjashtim pse preferencë që çon në prishjen apo shtrembërimin e barazisë të mundësive ose të trajtimit në drejtim të punësimit ose të profesionit etj.

– Dihet që në Shqipëri ekziston një ministri e emigracionit edhe e punës sociale, por kjoministri asnjëherë s’ka qenë korrekte me shtetasit e saj. Punonjësit e kësaj ministrie, kanë arritur që të shesin një vizë pune (6 mujore) të legalizuar deri në 7 milion lekë.

Pra shtetasi shqiptar është shitur me paratë e tij nga shteti i tij për t’u poshtëruar e diskriminuar jashët në Evropë nga shteti i tyre amë.

 

Synojmë ripërtëritjen e traditës tsë ish – Shoqnive kulturore fetare të para diktaturës ateisto – komuniste

Intervistë ekskluzive me Presidentin e Shoqnisë kulturore “Illyricum” (Miqtë e Sh’Françeskut) z. Gjovalin Stefa

Pyetje: Përse Shoqnia Kulturore ka marrë pagëzimini “Illyricum”? A s’do të ishte më mirë të kishte mbajtur ndonji nga emrat e traditës së para vitit 1944 të shoqërive kulturore fetare?

Përgjigje: Në fillimin e fromimit të Shoqnisë u projektue që ajo të ketë emnin vazhdues të Shoqnisë “Antoniane”. Mirëpo, tuj pasun parasysh që ajo në organizimin si dhe në qëllim të saj ndryshonte nga ajo e maparshmja, si dhe u pa e arsyeshme që të mos mbante emnin e Sh. Antonit (Sh. Ndout) për të cilin nuk i ka mungue divocioni i çdo besimtari e ma gjanë për që realisht ay nuk asht marrë kurrë me art e kulturë, ndërsa Shën Françesku, po. Menduem që ne të jemi miq të Shën Françeskut si dhe vetë Sh. Ndou. Ndërsa emnin “Illyricum” e zgjodhëm si nji obligim kombëtar patriotik si dhe vazhdim i Gjimnazit Françeskan të krijuem nga At Gjergj Fishta.

Pyetje: Ku jeni mbështetun në krijimin e Shoqnisë për të zhvilluar aktivitete të ndryshme artistike – kulturore e sportive.

Përgjigje: Po ju rreshtojmë disa. Së pari: Në devotshmëninë që duhet të ndjejë çdo artist apo intelektual për të dhanë diçka nga vehtja e tij si shpërblim modest i të gjitha të mirave dhe dhantive që i ka falë Zoti. Së dyti: Si domosdoshmëni grumbullimi për të ba nji jetë ma të lidhun në bashkësi tuj e gjallnue atë. Së treti: Si nji fushë që krijon klimë të favorshme për të dhanë talentin dhe dijen e çdo njenit në interes të s’përgjithshmes dhe si jehonë edhe të vetvetes. Së katërti: Në ripërtëritjen e traditës të ish shoqnive kulturore fetare të para diktaturës që ishin shtylla mbështetjeje e jetës kulturore artistike jo vetëm të qytetit tonë, po që jepnin impulse të shumë nismave kulturore të mbarë Atdheut. Për të ba kështu përpjekje që tëmos mbetemi në mburrje të s’kalumes historike artistiko – kulturore, po dhe të kontribojmë që ajo të aktualizohet edhe sot mundësisht. Ç’ka kena mërritun tuj e pozicionue atë sot, ma të realizueme se para 44 – ës  si dhe me të mirën në të gjithë vendin. Shpresojmë edhe ma tepër.

Pyetje: Si asht e organizueme Shoqnia dhe cilat janë disa nga aktivitetet e saj të këtyne tre viteve?

Përgjigje: Organizimi i Shoqnisë asht krejt i thjeshtë dhe mjaft demokratik. Meqë kena  të bajmë me arte dhe aktivitete të përcaktueme, atë e kena grupue pikërisht mbi këtë bazë. Pra sektori i aktorëve të skenës, sektori i arteve të bukura, sektori letrar, sektori i muzikës, sektori sportiv e së fundi sektori organizativ. Këto sektorë zgjedhin kryetarin e tyne dhe të gjithë kryetarët krijojnë Këshillin Drejtues. Në mënyrë të lirë bahet zgjedhja e presidentit dhe sekretarit të Shoqnisë. Ndërsa aktivitetet janë të shumta. Ne po veçojmë disa. Montazhe të ndryshme poetiko – muzikor me tema të ndryshme patriotike, artistike e fetare. Ekspozita të arteve të bukura kolektive dhe individuale të të rritunve po edhe të fëmijëve, kremtimi i përvitshëm i “Ditës botnore të paqes”, kremtimin e karnevaleve siç e thamë, konkurse të fjalës artistike, ndeshje miqësore sportive të moshave paralele. Shtojmë edhe aktivitetet e shumta shoqnore si ekskursione, bankete, vizita, koktej etj.

Pyetje: A keni bashkëpunime me shoqnitë e tjera fetare e jofetare, me institucione dhe individë brenda dhe jashtë vendit që bashkndajnë qëllimet tuaja?

Përgjigje: Jeta e aktiviteteve të Shoqnisë nuk do të kishte qenë kaq e bollshme sikur të mos kishte bashkëpunime. Po e nisim atë me nidhmën e pakursyeme të vllazënve fançeskan, evazhdojmë me Qendrën Drejtësi e Paqe, Bashkinë e Shkodrës, Teatrin “Migjeni”, Qendrën Kulturore të Fëmijëve, Qendrën “Don Bosko”, shkolla të mesme e tetëvjeçare, bashkëpunëtorë intelektualë e artistë etj. Bashkëpunimi shtrihet edhe matanë kufijve. Me Shoqninë kulturore “Illyricum” të Tuzit, jena në kërkim të bashkëpunimit me gazetën “Illiria” të Nju Jorkut, me bashkësinë famullitare të Kishës së “Zemrës së Krishtit” në Grac të Austrisë si dhe po kërkojmë mundësi binjakëzimi me shoqni kulturore artistike të Regjio Emilia Romanos etj.

Pyetje: Cili është roli e kontributi o At Marian Lumçi si Udhëheqës Shpirtror i Shoqnisë “Illyricum”?

Përgjigje: Për këtë pyetje mirë do të ishte të përgjigjej vetë At Mariani, megjithatë po tham edhe unë diçka. Ajo ma e ndjeshmja asht të kenunit gjtihmonë afër nesh në të gjitha aktivitetet tona jo vetëm artistike po edhe shoqnoret tuj dhanë gjithmonë kontributin e tij. Kryen ma së miri detyrën e ndërlidhjes në mes nesh dhe Provincialiatit për të gjitha nevojat e kërkesat tona të ndryshme e kryesisht të ndihmës në investim të tyne. Ban përpjekje të mëdha për veprimtaritë tona kulturore e shoqnore të jenë të gërshetueme me edukimin e shëndosht fetar që kështu me të edhe ne të kontribojmë në ungjillizimin tonë, të bashkësisë e ma gjanë.

Pyetje: Cili është historiku i krijimit të Shoqnisë dhe a e gjejnë vetveten në veprimtaritë e saj piktorët, shkrimtarët, aktorët, muzikantët etj., të qytetit tonë e përtej tij?

Përgjigje: Për të arritun në ditën e krijimit, pra na ideja në zbatim. Asht dashtun nji kohë mjaft e gjatë për të kontaktue me të shumtë art – dashës, artistë si dhe me hierarkinë e Provincialiatit Fançeskan. Ndonëse ajo njeh datën 4 Tetor 1998 si ditë të prezantimit publik, veprimtaria e saj kishte kohë që ziente si dhe ishte ba njohja me dekret të Ministrit Provincial, Pader Flavio Kavolini. Prezantim u ba me montazhin “tingujt e parë”, tinguj këto që pasuene veprimtari të shumta. Selia e Shoqnisë u përurue me 21 mars 1999 në Bulevardin “13 Dhjetori”. Ndërsa njohjen në vehte juridike e bani me vendim të Gjykatës së Rrethit Nr. 212, dt. 22.

Kurse përbamja e Shoqnis, mbi vetë dëshirën e tyne, inkuadrohen të antarsuem dhe bashkëpunëtorë piktor, aktor, kangtar, muzikant, shkrimtar e gazetar si dhe intelektualët ma të mirë të qytetit, e pse jo edhe ma gjanë. Shtojmë këtu diletantët e vjetër dhe të rinj si dhe sportistë të perspektivës. Jetëgjatësia e Shoqnisë me pjesmarrjen e të gjitha këtyne forcave asht tregues që ato e kanë gjetur vetvedin aty. Kuptohet, kjo 100 %. Sepse në demokraci ka liri vullneti. Pra dikush edhe largohet, po ama edhe dikush vjen tuj shtue radhët e saj.

Pyetje: Pothuajse çdo vit, pra si traditë, në qytetin tonë, Shoqnia organizon karnevalet. Ju lutem z. Stefa, si veprohet ma konkretisht për zhvillimin e tyne si nji festë popullore?

Përgjigje: Ju keni konstatue me saktësi njënin nga aktivitetet e shumta tonat tuj i dhanë preçedencë asaj si nji aktivitet me përmasa të mëdha artistike e qytetare. Pa dasht me nënvleftësue aktivitetet e tjera, ajomeriton vëmendje të veçantë për vetë vështirësitë e organizimit. Megjithatë Shoqnia “Illyricum”, tre vjet radhazi ka mërritun ta zhvillojë atë, tuj kthye edhe nji herë në traditë këtë aktivitet kaq të bukur gjallënues, plot humor shpresdhanës dhe popullor. Po ta analizojmë pak, ato prezantohen në ngritje nga viti në vit, si përsa i takon nivelit artistik ashtu edhe të pjesmarrjes së formacioneve karvan karnivalesk shetits. Por ajo që ala nuk po ec si duhet asht mospjesmarrja e masave të gjana të popullit, ndoshta i duket privilegj i formacioneve tona apo mos njohje e kësaj feste të përbotëshme tuj mbajt qëndrim të ftoft e indiferent. Ky indiferentizëm shtrihet edhe në institucionet shtetërore apo firmat private e donator, të cilët nuk investojnë sa e si duhet tuj ditun që kjo veprimtari me përmasa të mëdha nuk realizohet lehtë. Gjithsesi ne jena të kënaqun me atë.

Pyetje: Këto ditë, Shoqnia po organizon një aktivitet tre ditor të titulluar “Ditë Fishtjane” kushtuar figurës së poetit kombëtar At Gjergj Fishtës në 130 vjetorin e lindjes. Do të donim të dinim cilat janë të veçantat e këtij tubimi përkujtimor dhe në vijim a është normale që Provinca Fançeskane të kishte të drejtën ekskluzive të botimeve të veprave të tij. Cili është opinoini juaj për këtë, rastet e piraterisë apo abuzimeve ndaj kolanës së veprave të poetit kombëtar?

Përgjigje: Për pjesën e parë të pyetjes. Për “Ditët Fishtjane”. Asht nji nismë e guximshme që ndërmerr Shoqnia “Illyricum” të nxitun nga respekti dhe dashunia që kanë për At Gjergj Fishtën e françeskanët e tjerë. Shtojmë këtu, me gjithë aktivitetet e deri tashme, përsëri At Gjergji mbetet nënë pluhnin e harresës dhe nuk pozicionohet në vendin që i takon në panteonin e Kombit. Dikur mjaftohena me nji përurim të ftohtë të nji lapidari që shumë pak flet për të. Ndërsa për të veçantën e këtyne aktiviteteve do të jetë shumëllojshmënia e veprimtarive të kushueme nga trajtimi shkencor, në veprimtari prezantuese dhe në nji mbyllje artistike.

Për pjesën e dytë të pyetjes. Mendojmë që janë të shumtë ato që abuzojnë dhe botojnë veprat e At Gjergjit pa lejen e Provincës Françeskane tuj qenë e drejta ekskluzive e tyne. Shpesh ato mjaftohen me leje private të ndonji françeskani. Shumë botime bahen me dëshirën e mirë të njohjes, por ka edhe shumë që bahen me qëllime fitimi! Në kushtet e sotme asht e vështirë që të ndalet anarshia në të drejtën e autorësisë.

Pyetje: Ajo që mua më intereson si Kryeredaktor i gazetës është se doja të dija a do të ruhet vijimësia e traditës së shtypit së gjysmës së parë të shekullit XX, ku artikujt problemor, qofshin dhe polemikë të zënë faqet e saj, apo do të përdoret “Redaktura” e panevojshme për të qenë konformist, sikur ndodh rëndom me Shtypin Katolik Shqipar gjatë 10 vjetëve të fundit të ringjalljes?

Përgjigje: Për çdo aktivitet kërkohet pjekje të kushteve për t’u realizue. Mbi këtë bazë u pa e arsyeshme, tuj ju referue faktit që tashma në kena forcë letrare dhe artistike t’i futemi mbajtjes së nji gazete e cila mban emnin e Shoqnisë “Illyricum”. Kërkesat dhe prezantimi i saj do të jetë ndryshe nga organet e shtypit katolik. Ajo nuk i ven vetes detyrë të merret me probleme ungjillizimi, gja të cilën e konsumon ai shtyp, po po të trajtohen probleme kryesisht kulturore – artistike,shkencore, problemore qofshin këto edhe polemizues si dhe humorin fort të dëshruem ndër ne. Të gjitha këto mbi bazën e kulturës së shëndoshë kristiane. Shpresojmë që me ndihmën e pajtorit tonë Shën Françeskut të na sjellë  mbarësi në vazhdimësinë e saj. Shumë asht në dorën tuej si redaksi për të na prezantue atë çdo herë dhe ma mirë tuj e ba sa ma interesante për lexuesit. Ne s’do të na mungojë ndihmesa nga vllaznit françeskan për krijimin e kushteve sa ma të mira. Në këtë rast i uorj asaj, pra redaksisë, suksese në rrugën e saj që shpresojmë të jetë e gjatë.

Intervistoi: Klajd Kapinova

 

Vështrim mbi varfërinë dhe strategjinë për rritjen ekonomike e nxitjen e paqes

Nga Dr. Zef Preçi

Drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike

Hyrje

          Në këtë kumtesë trajtohet fenomeni i varfërisë si një ndër problemet më të mprehta të dekadës së parë të tranzicionit të vendit tonë drejt ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së lirë.

Në fillim jepet një përgjithësim i vetë nocionit të varfërisë dhe disa gjetje në vende të tjera rreth karakterizimit të këtij fenomeni. Në vijim jepen disa tipare të varfërisë në periudhën e tranzicionit dhe veçoritë që paraqet rajoni ekonomik i Shkodrës në këtë proces.

Në pjesën e tretë dhe të fundit të kumtesës hidhet një vështrim dhe jepen disa komente e sugjerime mbi Strategjinë për Rritjen Ekonomike dhe Reduktimin e Varfërisë të hartuar në gjysmën e parë të këtij viti nga qeveria e Shqipërisë duke e parë rritjen ekonomike të qëndrueshme si baza e paqes sociale dhe prosperitetit të të gjithë qytetarëve të vendit.

1. Rreth Varfërisë në Vendet e Tjera

Në literaturën ekonomike varfëria përkufizohet si një gjendje e individit apo e familjes, së cilës i mungojnë të hollat për të siguruar në masë të mjaftueshme ushqimin e përditshëm, si dhe për të marrë pjesë në veprimtari e për të gëzuar kushtet e jetës të cilat janë të zakonshme për shoqëritë në të cilën ata jetojnë.

Në një numër studimesh të kryera në vende të ndryshme të botës si Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe etj., është evidencuar qartë se ndryshimet demografike rritin varfërinë, por kjo ndodh më shumë në drejtim të varfërisë relative se sa në atë absolute. Ndërsa shumica e qeverive në botë kanë strategji të caktuara, ndërmjet të cilave mbahen nën kontroll ose influencohet në zvogëlimin e varfërisë nëpërmjet ndërhyrjeve shtetërore të shprehura në programet apo politikat qeveritare përkatëse. Por, dihet gjithashtu se vetëm në disa vende, dhe të tilla janë vetëm vendet realisht të pasura, ndërhyrje të tilla zvogëlojnë varfërinë.

Në vende të ndryshme përdoren metoda të ndryshme për matjen e varfërisë, por në çdo rast, matjet apo vlerësimet me parametra ekonomike referojnë statistikat zyrtare, d.m.th. merret parasysh ajo pjesë e rë papunëve apo njerëzve në nevojë, që formalisht njihet apo konsiderohet si e tillë. Ndërsa trajtimi i ekonomisë informale, d.m.th. i pjesës së paraportuar zyrtarisht të të ardhurave të familjeve kërkon metoda të tjera, të tërthorta dhe të sofistikuara për të vlerësuar apo matur ndikimin e këtij sektori në mbijetesën e familjeve.

Vendet në tranzicion, siç është edhe rasti i vendit tonë, paraqesin disa veçori në krahasim me vendet e zhvilluara edhe përsa i takon problemit të varfërisë. Në këto vende mbizotëron një strukturë ekonomie relativisht e paqendrueshme, sektori informal është mjaft i lartë dhe kjo kushtëzon dukshëm nga shkalla e kosolidimit të institucioneve; kontributet e qytetarëve në tatime – taksa dhe në sigurimet shoqërore janë modeste, ndërsa nuk ekzistojnë ende ura apo lidhje midis kontributeve dhe përfitimeve që normalisht duhet të kenë qytetarët për këtë shkak.

Nëse renditen treguesit që karakterizojnë varfërinë, vihet re se gjinia apo mosha, nuk janë aq të rëndësishme në krahasim me arsimimin, gjendjen civile (martesore) dhe numrin e fëmijëve në familje. Ndërsa punësimi mund të kosiderohet padyshim si një ndër treguesit më të rëndësishëm për të karakterizuar varfërinë. Dihet se sektori publik ofron siguri më të madhe, me paga më të volga, ndërsa sektori privat është më fleksibël, më pak i sigurtë, por me paga më të larta në krahasim me atë shtetëror.

2. Fenomeni i Varfërisë në Periudhën e Tranzicionit. Disa Veçori të Rajonit të Shkodrës.

Sikurse dihet, nga pikpamja ekonomike varfëria matet me shkallën e të ardhurave që janë të mjaftueshme për të siguruar një nivel minimal të konsumit të mallrave dhe të shërbimeve. Ndërsa nga pikpamja sociologjike varfëria matet me nivelin e pjesëmarrjes sociale, d.m.th. me përjashtimin apo pamundësinë e realizimit të atyre të drejtave që çdo individ gëzon pavarësisht nga gjinia, mosha origjina etnike apo fetare, origjina e vendlindjes apo gjendja sociale.

Në shkallë vendi, sipas një studimi mbi nivelin e jetesës të kryer në vitin 1998 nga INSTAT – i, si tregues të varfërisë absolute matet nëpërmjet konsumit dhe si nivel i tillë konsiderohet numri i personave që jetojnë me nën 1 dolar amerikan në ditë. Sipas të njëjtit studim të INSTAT -it të përmendur më lart, ndër 5 të varfër, 4 prej tyre jetojnë në fshat. Të dhënat e këtij studimi gjithashtu tregojnë se 1 në 6 familje shqiptare jeton nën këtë nivel, ndërsa pothuajse 1 në 2 familje jeton me më pak se dy dollarë amerikanë në ditë. Për krahasim, mund të përmend se një situatë e ngjashme është edhe në vendet fqinje, p.sh. në Republikën ish – Jugosllave të Maqedonisë, në të cilën rreth 70 për qind e popullsisë konsiderohet si “e varfër” dhe kjo popullsi konsumon rreth 2. 5 dollarë amerikanë për frymë në ditë.

Dihet gjithashtu se varfëria është një fenomen shumëdimensional. Përvoja e vendit tonë tregon se në kushtet e kolapsit të plotë të ekonomisë së centralizuar, të rënies ekonomike që shoqëroi liberalizimin e çmimeve dhe të tregtisë; ristrukturimit të shpejtë të ekonomisë kombëtare, zvogëlimit të pagës, etj., është vënë re një thellim i diferencave sociale ndërmjet njerëzve, gjë që ndikon negativisht në ecurinë në tërësi të reformave të tranzicionit drejt ekonomisë së tregut.

Aktualisht në Shqipëri papunësia zyrtare mbetet në shifrat 17 për qind, kryesisht në formën e papunësisë afatgjatë, ndonëse ky tregues bën fjalë vetëm për atë pjesë të popullsisë që kërkon punë në zyrat shtetërore përkatëse. Ekziston një perceptim i gjerë se një pjesë e madhe e njerëzve nuk kanë dijeni për ekzistencën dhe rolin e këtyre zyrave, ndërsa pjesa tjetër edhe pse kanë dijeni nuk besojnë të gjejnë ndonjë zgjidhje nëpërmjet tyre.

Ndonëse ka studime të plota dhe që të rrokin në tërësinë e vet fenomenin e varfërisë në vendin tonë, studime të ndryshme tregojnë se papunësia është e përhapur gjërësisht ndërmjet moshave të reja – shumica e të papunëve janë midis 25 dhe 40 vjeç (60 për qind e tyre); gratë janë grupi shoqëror më i goditur nga papunësia; ndërkaq një numër i madh njerëzish pret me vite me pamundësi të gjejë një vend pune në të cilin do të mund të ushtronte aftësitë mendore e fizike të tij për të plotësuar në këtë mënyrë nevojat ekonomike dhe sociale për vete dhe për familjen e vet.

Nga pikëpamja e strukturës së të ardhurave të familjes shqiptare, gjatë dhjetë viteve të fundit vihet re zvogëlimi i dukshëm i të ardhurave të siguruara nga punësimi në sektorin publik dhe futja e kategorive të reja të të ardhurave siç është ndihma sociale, sigurimi i papunësisë, të ardhurat nga vetë – punësimi, etj. Ndërsa në drejtim të shpenzimeve, si përparësi kryesore mbetet mbulimi i nevojave për ushqim, dhe vetëm për një pjesë të popullsisë zënë vend edhe shpenzimet për çështjet kulturore, argëtim dhe për edukim.

Për shkak të rritjes së kërkesës për produkte bujqësore dhe ristrukturimit më të shpejtë të sektorit agrar, vihet re një përmirësim istrukturës së të ushqyerit dhe deri diku edhe njëfarë zvogëlimi i varfërisë në zonat sub – urbane ap ndryshe në zonat fshatare përreth qyteteve, me mundësi shitjeje të produkteve bujqësore e blegtorale në qytet. Bëjnë përjashtim nga kjo prirje zonat e thella malore si dhe ngulmimet e reja të banimit përreth Tiranës e Durrësit e qyteteve të tjera të mëdha, situata e varfërisë së të cilave është edhe komplekse dhe me probleme tepër të vështira për t’u zgjidhur në peridhën e afërt.

Gjatë tre – katër viteve të fundit, sipas disa studimeve vihet re thellimi i hendekut midis asaj pjese të popullsisë që jeton mirë dhe asaj që është varfëruar më tej. Kështu, një tregues specifik injohur si koeficioneti Gini llogaritet të jetë në Shqipëri në një nivel rreth dy herë më të lartë se në Bullgari, Republikën Çeke, ish – Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Hungarisë, etj., dhe krahasohet vetë me Rusinë dhe Rumaninë. Ky konkluzion duhet marrë në konsideratë në ndërtimin e politikave publike sektoriale,sepse sipas mendimit tim, situata e sotme mbart në vetvete rrezikun e tensioneve të ardhshme sociale me bazë varfërinë.

Parë në tërësi, sipas mendimit tim, varfëria në format dhe dimensionet e saj në vendin tonë shfaq pak a shumë po ato karakteristika që ky fenomen ka shfaqur në vendet e pazhvilluara: lëvizjet masive të popullsisë drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera të mëdha të vendit në të cilat mundësitë për të gjetur punë dhe kushte më të mira jetese janë, të paktën potencialisht, më të mëdha. Ndërsa e vërteta disi paradoksale, është se një pjesë e madhe e popullsisë që çvendoset në këtë rrugë drejt periferisë së Tiranës dhe qyteteve të tjera nuk ka asnëj përgatitje minimale për t’ju përgjigjur kërkesave të tregut të punës dhe ansjë shumë kursimesh monetare për të mundësuar kushtet minimale të jetesës, gjë që e bën këtë pjesë të popullsisë të humbasë apo të nxjerrë nga qarkullimi ekonomik edhe ato pak burime të disponueshme prej saj në rajonet prej nga vjen si tokë, bagëti, pasuri pyjore, etj. Ajo është shoqëruar me një numër rrjedhojash ekonomike, mjedisore dhe sociale, madje edhe krahinore. Ndërsa mungesa e strehimit, papunësia, lindja e një numri fenomenesh sociale si: lulëzimi i krimit, çrregullimi imardhënieve familjare, shtimi i kriminalitetit ndërmjet të miturve, barktisja e shkollës apo pamundësia e arsimimit qoftë edhe atij të detyrueshëm, etj., janë dukuritë kryesore bashkë – shoqëruese në këtë lëvizje. Për ilustrim, mjafton të përmendim se sipas një studimi tjetër, 12 për qind e popullsisë mbi 15 vjeç nuk është në gjendje të shkruajë dhe të lexojë, d.m.th. klasifikohet si popullsi analfabete, tregues ky që në zonat rurale është gati tre herë më i lartë se në zonat urbane. Ndërsa 1 në çdo 6 fmëijë nën 5 vjeç kasifikohet me mangësi të theksuara në zhvillim për shkak të kequshqyerjes. Ndërkaq sipas një studimi të tretë, është zvogëluar dukshëm numri i të regjistruarve në shkollë dhe nëse në vitin 1989 zgjatja mesatare e shkollimit ishte 11, 6 vjet, vitin e kaluar ky tregues ishte vetëm 9, 5 vjet, d.m.th. në dhjetë vjet kemi humbur dy vjet shkollim.

Duhet pranuar se varfëria është rritur më shpejt në Tiranë dhe në qytetet tjera të mëdha se sa në qyetet me madhësi mesatare, të përbërë nga një popullsi më homogjene në fillim të tranzicionit, etj.

Nëse bëhen përpjekje për të depërtuar në brendësi të grupeve apo të shtresave të varfëra të vendit tonë, sipas mendimit tim, një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar atij grupi të popullsisë që ka pak ose aspak shanse për të kapërzyer rrethin e varfërisë në të cilën jeton pa ndërhyrje shtetërore. Programet qeveritare të ndërmarra deri më sot për të lehtësuar integrimin e këtyre grupeve apo shtresave, për fat të keq, nuk kanë shënuar ndonjë përparim për të mos thënë se kanë krijuar konflikte të reja pronësie për shkak të zgjidhjeve të ofruara kryesisht mbi bazën e motiveve përgjithësisht politike apo elektorale, sikurse ishte falja e trojeve për të vendosurit jashtë unazës së Tiranës në prag të zgjedhjeve lokale të 1 Tetorit të vitit 2000.

Në Shkodër, ashtu si dhe në qytetet e tjera industriale të vendit, kolapsi i plotë i sektorëve të ndryshëm të ekonomisë së centralizuar u shoqërua me humbjen e tregjeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit, dhe mbi të gjitha me një papunësi të lartë. Të marra së bashku pasojat e hapjes së ekonomisë dhe liberalizimit të tregjeve u shprehën në rënien e standartit të jetesës për një masë të madhe të familjeve, dhe sot pa frikë mund të thuhet se një pjesë e konsiderueshme e familjeve shkodrane mund të konsiderohen si të “varfëra”.

Për shkak të pozicionit gjeografik të saj si zonë kufitare me ish – Jugosllavinë dhe me Malin e Zi faktorëve dhe të përbashkët të varfërisë me pjesën tjetër të territorit të vendit, Shkodrës iu shtuan edhe faktorë të tjerë siç ishte embargoja e Kombeve të Bashkuara ndaj ish – Jugosllavisë (1993 – 1995) dhe mbyllja për një kohë të gjatë e kufinjve me këtë vend, kriza e piramidave e vitit 1997, lufta e NATO – s në Kosovë e vitit 1999, veprimtaria e grupeve kriminale që merren me trafikimin e qenieve njerëzore përmes kufirit, etj. Të gjithë këta faktorë krijuan një situatë të paqëndrueshme për investitorët dhe sipërmarrësit vendas, inkurajuan largimin e tyrenë drejtim të zonave të tjera të vendit të konsideruara si “më të sigurta” e veçanërisht në drejtim të Tiranës si dhe mbajtjen larg investimet e huaja, nga dëmitimi i tyre gjatë krizës së vitit 1997 u krijua një situatë mosbesimi, kapërcimi i së cilës do të kërkojë, sipas mendimit tim, edhe shumë kohë.

Këtyre faktorëve u duhet shtuar edhe ndikimi i lulëzimit të krimit ekonomik, vënies së gjobave ndaj bizneseve të vogla e plagës shekullore të gjakmarrjes me varfërinë e mjerimin që fatkeqësisht vazhdon të mbjellë edhe sot e kësaj dite në rajonin e Shkodrës, më shumë se në çdo pjesë tjetër të territorit shqiptar.

Për rrjedhim, të gjithë këta faktorë të marrë së bashku ndikuan negativisht në zhvillimin ekonomik të rajonit të Shkodrës, duke ndikuar në të njëjtën mënyrë edhe mbi vetë zhvillimin e proçeseve demokratike.

3. Strategjia Qeveritare për Luftën Kundër Varfërisë dhe Rritjen Ekonomike

Sipas mendimit tim, është mjaft e ngutshme nevoja e ndërhyrjes shtetërore për të përmirësuar kushtet e jetesës së kategorisë së të varfërve të vendit, nëpërmjet projekteve rregulluese urbanistike dhe integrimit social të tyre. Disa të tilla duket se kanë filluar p.sh. në Kamëz të Tiranës, etj., dhe është shumë e rëndësishme që komuniteteve që jetojnë në këto vendbanime t’ju orfohet jo thjeshtë një përmirësim i përkohshëm në infrastrukturën elementare fizike të tyre si rrugë, ujë i pijshëm, kanalizime, pastrim i mjediseve të përbashkëta, shërbim shëndetësor, energji elektrike, etj., por të bëhen përpjekje për të inkurajuar punësimin nëpërmjet zhvillimit të shërbimeve, manifakturës për ata burime që disponojnë, etj. Kjo është e mundur vetëm nëse organet shtetërore përkatëse, të zgjedhura apo të emruara, qendrore dhe lokale, përqendrojnë më mirë veprimtarinë e tyre në çështjet bazë zhvillimore, u paraprijnë zhvillimeve nëpërmjet planeve rregulluese dhe nuk mbeten me pozicionin e sotëm të risistemimit të territoreve të banuara nëpërmjet proceseve propagandistike si anti – kioska  para e pas fushatave elektorale.

Po pretenduar për dhënien e direktivave në luftën kundër varfërisë,ajo që mund të them është se politikat shtetërore për këtë qëllim duhet të kalojnë nëpërmjet një procesi që ka të bëjë së pari, me njohjen e gjendjes, që dyti me prëcaktimin e qëllimeve e të objektivave, dhe së treti me matjen e rezultateve në këtë proces.

Nisur nga linja e mësipërme e arsyetimit, në vijim po ritheksoj disa nga principet e Strategjisë për Rritjen Ekonomik dhe Reduktimin e Varfërisë të qeverisë shqiptare (Drafti i dytë i datës 24 Korrik 2001). Sipas kësaj strategjie të bërë publike javën e shkuar në një konferencë të posaçme në Tiranë të organizuar nga Ministria e Financave, Banka Botërore dhe qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale, theksohet se parimet bazë janë mbajtja parasysh e synimeve afatgjata të zhvillimit të vendit; dhënia përparësi e aksioneve politike, dinamizmi dhe ndërtimi i strategjisë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë që asistojnë reformat ekonomike në vendin tonë. Personalisht i vlerësoj përpjekjet për të gjetur zgjidhje për një çështje kaq të rëndësishme sikurse është varfëria dhe problemet shoqëruese të saj. Ndër objektivat ekonomike të kësaj strategjie mendoj se vlen të theksohet se synimi bazë ekonomik mbetet rritja 25 për qind e GDP për frymë, gjë që, sipas mendimit tim, përfaqëson më shumë se një objektiv strategjik, një dëshirë të autorëve të këtij studimi. Edhe nëse rritja vjetore e popullsisë të zvogëlohej drejt zeros një objektiv i tillë është praktikisht i pamundur. Edhe vende me rritjen ekonomike më të shpejtë (paradoksalisht vetëm Kina ka mundur të dyfishojë prodhimin në dhjetë vitet e fundit), tregues të tillë nuk kanë qenë të mundur të arrihen deri më sot.

Sikurse dihet procesi i tranzicionit karakterizohet nga elemente të tilla si stabilizimi makro – ekonomik, liberalizimi i çmimeve dhe tregtisë, ristrukturimi dhe privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore dhe ripërcaktimi i rolit të shtetit.

Sipas tëdhënave statistikore të botuara nga organizatat financiare ndërkombëtare, vetëm vitin e kaluar të gjitha vendet në tranzicion mundën të arrijnë dhe disa syresh edhe të tejkalojnë nivelin e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtara të arritur në vitin 1989, d.m.th. tranzicioni i këtyre vendeve hyri në një fazë të re. Ndërkaq edhe vendi ynë duket se ishte afruar këtij niveli. Për të karakterizuar ecurinë e transformimit të ekonomisë përndryshe përparimin e shënuar drejt ekonomisë së tregut të lidhur midis tyre që bazohen në elementet e mësipërm të marrë së bashku e që shprehet në një tregues të vetëm që njihet si “Indikatori i Tranzicionit”. Në një shkallëzim të këtij indikatori sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) në intervalin nga 1 deri në 4 e 1/3 (kufiri i poshtëm tregon progres të ulët dhe i sipërmi përfundimin e asaj që ne njohim si tranzicion) vendi ynë renditet në nivelin 2. 5 d.m.th. ne kemi përshkuar gati 3/5 e rrugës së gjatë dhe të vështirë të tanzicionit drejt ekonomisë së tregut të lirë. Në të njëjtin klasifikim, vendi ynë krahasohet vetëm me Bosnjen dhe Maqedoninë dhe ndohdet në të njëjtin nivel me Gjeorgjinë dhe Rusinë. Mjafton kjo analizë për të kuptuar se kemi në rrugë të gjaët për të përshkuar dhe se në këtë rrugë, lufta kundër varfërisë përbën padyshim një nga sfidat tona kryesore.

Një problem tjetër i lidhur me strategjinë e luftës kundër varfërisë është problemi i burimeve përkatëse financiare të nevojshme për këtë qëllim. Për të ilustruar këtë,mjafton të themi se sipas disa llogaritjeve të kryera vetëm katër vjet më parë, për të çelur një vend pune në Shqipëri, nevojiten të paktën 10 mijë dollarë amerikanë, ose disa herë më shumë se me 1991 – 1992. Dhe për të punësuar të papunët e sotëm, qoftë edhe vetëm ata rreth 190 mijë vetë që zyrtarisht konsiderohen si të tillë, nevojitet një shumë marramendëse kapitali që për fat të keq, ekonomia jonë nuk i disponon ende, as si burim të sajin dhe as si borxh të mundshëm nga ndonjë bankë apo organizatë financiare ndërkombëtare.

Në mjedise të ndryshme bëhen shpesh diskutime rreth rolit të kreditit në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit. Edh eunë ndaj të njëjtën pikpamje se bankat kanë një rol të pazëvendësueshëm në këtë porces. Sikurse dihet zgjerimi i kreditit për ekonominë është një shenjë pozitive e transformimit ekonomik, që reflekton besim nga të gjithë faktorët: biznesi që përdor kreditë bankare, qytetarët që depozitojnë kursimet e tyre në banka dhe vetë bankat që ndërmjetësojnë këtë proces. Shqipëria ka aktualisht një situatë kreditimi të ekonomisë së saj (të shprehur në raportin e kredive të dhëna për zhvillimin e biznesit ndaj Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar) në të njëjtin nivel me Gjeorgjinë, Bjellorusinë dhe Kirgizinë dhe rreth gjashtë herë më të vogël se Hungaria dhe Polonia. Për më tepër që ky nivel është pak a shumë i njëjtë me nivelin e kreditimit të kësaj ekonomie në vitin 1997, viti i krizës së piramidave. Në të njëjtën kohë mendoj se është një shans i madh për Shqipërinë që prurjet monetare të emigrantëve tanë jashtë vendit kanë vazhduar edhe pas asaj krize. Ky burim mendoj se duhet menaxhuar me kujdes, dhe përpara se të presim që në vendin tonë të vijnë bankat e mëdha të investimeve, le të fillojmë vetë me bashkimet e kursim – kreditit apo me forma të tjera të përshtatshme për të mobilizuar burimet e brendëshme monetare në favor të rritjes ekonomike dhe zbutjes së varfërisë në vendin tonë.

Në përfundim, sipas mendimit tim, për të luftuar realisht varfërinë nuk mjaftojnë skemat, sasdo të përsosura të jenë ato. Në këtë proces, një rëndësi të veçantë merr ndërtimi i atyre politikave publike që përfshijnë vetë komunitetin në luftën kundër kësaj plage të tranzicionit, politika të cilat fillojnë me gjëra të vogla në dukje, por që nxjerrin nga rrethi vicios i varfërisë grupe apo shtresa të ndryshme të varfëra të shoqërisë dhe i shtyjnë ato drejtë një standarti tjetër të jetesës që i përgjigjet rrethanave historike të shoqërisë ku jetojnë. Ndërkaq fakti që për më se një dekade kemi përballë pothuajse të njëjtën sfidë – varfërinë duhet të na shtyjë drejt një perceptimi të ri mbi ecurinë e reformave dhe përfundimet e arritura apo efektshmërinë e tyre. Me këtë dua të them, se ka ardhur koha që të heqim dorë nga planet apo programet e mëdha, kryesisht për efekte mediatike dhe politikat e institucioneve shtetërore, në qendër dhe në bashki apo në komuna, të fokusohen më mirë në problemet e jetës së përditshme të njerëzve.

Varfëria luftohet me sukses nëse nëpërmjet zbatimit të këtyre politikave bëhet e mundur të shkulen me sukses rrënjët e saj, të shmanget korrupsioni dhe abuzimi me fondet publike dhe me fondet që merren borxh në emër dhe për llogari të taksapaguesve shqiptarë; nëse kërkohet dhe jepet llogari për çdo dollar amerikan që derdhet në buxhet dhe që destinohet për nevoja publike në sektorët e ndryshëm të ekonomisë dhe të shërbimeve publike që siguron shteti për qytetarët e vet. Më thjeshtë, në Shkodër e rrethina dhe në Shqipëri do të ketë më pak varfëri dhe më shumë zhvillim e rritje ekonomike, nëse fshatari do të mbjellë tokën e vet dhe jo vetëm të punojë si argat në vendet fqinje; nëse shteti do të ndihmojë me farëra, fidanë e kulturë fermerin me qëllim që ky i fundit jo vetëm të prodhojë për tregun e

 

Intervistë me kryetarin e Partisë Mendimi i Djathtë Liberal Shqiptar z. Mustafa Lici, për gazetën “Shqipëria Etnike”.

Pyetje: Z. Lici, së pari faleminderit që pranuat ftesën tonë për t’u intervistuar në faqet e “Shqipërisë Etnike”. Pasi keni milituar disa kohë me një subjekt politik, krijaut Partinë e Mendimit të Djathtë Liberal me qendër në Shkodër. Pse e ndërmorët këtë hap duke parë numrin e madh të partive që ekzistojnë dhe pse e vendosët qendrën në Shkodër?

Përgjigje: Në radhë të parë falenderoj stafin tuaj drejtues të gazetës “Shqipëria Etnike” për ftesën e intervistimit si dhe pasqyrimin e realitetit të kësaj gazete.

Në përgjigje të kësaj pyetjeje ju skjaroj si ma poshtë:

Unë kam qenë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Alternativa Liberale, sot jam Kryetar i Partisë Mendimi i Djathtë Liberaò. Me kërkesën e 17 rretheve vendosëm këtë ermëtim partie. Ndryshuam programin e saj dhe u shkëputëm përfundimisht nga Alternativa Liberale, ku sot drejton zonja Engji Hasani. Arsyet e largimit ishin disa, por thelbësorja ishte ajo e riorganizimit të partisë qënuk ishte në kuotat e duhura. Kryetarja ishte shumë e zonja për punën dhe e papërtueshme por jo e aftë në zgjedhjen e kandidaturave të degëve në rrethe dhe në propozimet e kuadrit brenda partisë, si dhe ekuilibri politik i saj i pa përqendruar.

Sot unë drejtoj Partinë Mendimi  i Djathtë Liberal me një kryesi të përsosur e për sa i përket numrit të shumtë të partive politike, kjo është pjesë e pluralizmit politik që ne kemi ëndërruar gjithë jetën tonë. Kurse vendosja në Shkodër e selisë qendrore ka shumë për të thënë.

1. Është partia me programin më të djathtë ku në thelbin e saj ka dy të shenjta: Ligjin dhe Pronën.

2. Duke filluar nga unë e në të gjitha rrethet, titullarët kryesorë i ka të burgosur politik.

3. Ky kontigjent njerëzish Tiranën e sheh si Komitetin Qendror dhe Byronë Politike. Sepse Shkodra ka qenë gjithmonë e Djathtë Liberale dhe asht nënderin e çdo partie të fillojë nga Shkodra për t’i shërbyer gjithë Shqipërisë. Sepse atëhere janë të fituar.

Pyetje: Ju jeni ndër njerëzit e paktë që  një pjesë të konsiderueshme të fitimeve tuaja ikaloni në favor të të vobektëve. Sa është ky numër dhe çfarë ju shtyn ta bëni një gjë të tillë?

Përgjigje: Vlerat e qytetit tim janë shumë të mëdha, kurse kontributi im është shumë i vogël me ato pak kontrata që kam me botën e jashtme, për të plotësuar nevojat që ka qyteti jonë i harruar qëllimisht nga komunistët në pushtet.

Pyetje: Na intereson diçka mbi anëtarësinë e partisë tuaj, mënyrën e organizimit dhe shtrirjen në Shqipëri.

Përgjigje: Me politikën tonë të besueshme, sot në mbarë vendin jemi të shtrirë nga ana organizative në 27 rrethe të Shqipërisë, me të gjitha strukturat që ka partia jonë. Nëse kërkoni numrin e anëtarësisë, ajo do ballafaqohet në zgjedhjet e ardhshme që do jenë së shpejti.

Pyejte: Nga informacionet që kemi, dimë se jeni tërhequr si parti nga kandidimi në zgjedhjet e 24 qershorit. Pse dhe a jeni penduar?

Përgjigje: Informacionin e keni të pakompletuar, sepse Partia Mendimi i Djathtë Liberal bën pjesë në grupimin politik Bashkimi për Fitore me një akt – marrëveshje paszgjedhore në qeverisjen e vendit. Dhe aspak s’jam i penduar se jam i sigurtë se ne do fitojmë.

Pyetje: Z. Lici, ju jeni ndër politikanët më aktiv të Shkodrës dhe këtë e keni treguar edhe gjatë fushatës së 24 qershorit. A mund të na thoni me pak fjalë mendimin tuaj për zgjedhjet, duke pasur parasysh edhe raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë?

Përgjigje: Mendimet e mia i kam shprehur në shumë intervista televizive, duke theksuar se këto zgjedhje ishin më antidemokratiket në botë, aq më tepër në historinë e Shqipërisë, gjë të cilën e konfrimuan edhe instancat ndërkombëtare. Por fjala e fundit na mbetet ne për të mbrojtur zgjedhësit shqiptarë.

Pyetje: A ikonsideroni të zbatueshme nga mazhoranca aktuale, 3 kushtet që i ka vënë oopzita për t’u kthyer në parlament?

Përgjigje: Unë nuk i njoh për mazhorancë mandatet e vjedhura,dhe ndër tre kushtet që ka vënë opozita është pikërisht kjo. Por jam i bindur që hajdutë të ndershëm nuk ka, aq më tepër qeveritarë. Mendimi im, jo si kryetar partie, por thjeshtë si një qytetar i pozicionit të djathtë politik është që pjesmarrja në parlament pa kushte është tradhëti kombëtare.

Pyetje: Cili është mendimi juaj në lidhje me situatën social – ekonomike të qytetit tonë, mendimi juaj për punën e Bashkisë në lidhje me këtë drejtim?

Përgjigje: Situata social – ekonomike është me parametrat më të ulëta që njeh historia shqiptare në përgjithësi dhe e Shkodrës në veçanti. Unë po ju përmend një deklaratë të para 3 ditëve të dhënë në lidhje me luftën 22 ditorëshe në Afganistan, që nuk kishte drita nga bombardimet 4 ore, kurse Shkodra pa u bombarduar qëndron 16 orë pa drita në 24 orë. E çfarë të thuash tjetër për ekonominë e cila në qytetin tonë e mbarë Shqipërinë po jeton në kushtet e një ekonomie që sot nuk ndeshet, ose ngjason me Somalinë, që me rezerva na caktojnë vendin duke na radhitur në botën e tretë.

Kurse Bashkia e Shkodrës po përpiqet në maksimum për të punuar megjithë pengesat që rjedhin nga pushteti (ilegjitim) që drejton Ilir Meta. Pra duhet patjetër kompromisi në favorin tonë dhe të popullit shqiptar.

Pyetje: Si e gjykoni situatën e rendit në Shkodër dhe kush mendoni se mund ta vendosë rendin në qytetin tonë?

Përgjigje: Kjo është pyetja më e thjeshtë që ju drejtoni, por edhe më efikase për sutatën që kalon rrethi jonë. Këtu kanë ardhur shumë kolonelë, majorë e kapitenë nga rrethe të tjera dhe asnjë herë nuk kanë menduar për këtë qytet, por për interesat e tyre të paligjshme, duke vënë interesat e tyre për t’u pasuruar nëpërmjet krimit ordiner dhe krimit ekonomik (kontrabanda). Ne në Shkodër kemi kolonelë, majorë, kapitenë sa të duash dhe unë mund t’ju përmend disa nga këto oficerë që janë të pakorruptueshëm me krimin ordiner si dheme krimin ekonomik të cilët i kemi në qytetin tonë si p.sh. Fran Noga, Pjetër Petrushi, Paulin Çuti, Agron Jahja, e të tjerë. Sepse Shkodrën e ruajnë vetëm shkodranët.

Pyetje: Si kryetar partie që jeni, ndiqni edhe zhvillimet politike në partitë e tjera. Si do ta gjykonit situatën e krijuar në Partinë Socialiste pas deklaratave të Nanos?

Përgjigje: Situata që zhvillohet brenda Partisë Socialiste është në dëmin tonë, kush e mendon ndryshe, i shërben asaj, sepse në këtë rast zoti Nano po luan rolin e opozitës duke sharë Kryeministrin, Kryetarin e Bashkisë, Ministra e të tjerë me fjalën të korruptuar. Ne na lind pyetja, a thua për njëmend e ka apo me shaka, Nanoja. Të jeni më se të sigurtë se këto dy djem i ka stërvitur Nëna Parti që të ndeshen njëri me tjetrin ‘Në situatën e grabitjes së votës’. Kjo ndeshje ul shumë spektatorë në karrige, faktorin ndërkombëtar dhe atë kombëtar. Kjo i intereson Nënës Parti, të humbasë vëmendjen aktualisht, heshtja e të djathtës dhe pritja se çfarë po ndodh. Atëherë opozita quhet pozitë, me dashje ose pa dashje.

Pyetje: Cili është mendimi juaj për luftën botërore kundër terrorizmit dhe a mendonsi se rrezikon në ndonjë mënyrë Shqipëria që është rreshtuar në krah tëkoalicionit antiterrorizëm me SHBA në krye?

Përgjigje: Lufta kundër terrorizmit është pjesë e qytetërimit e vlerave të demokracisë. Por terrorizmi luftohet pa kryer terror tek fëmijët e mitur dhe civilët e thjeshtë. Luftë kundër krimit të organizuar quhet kur e godet atë me mjetet e modernizuara që disponon Amerika, sepse Amerika ka kërkuar 5 herë falje për koordinata të gabuara në dëm të 1500 civilëve. Unë them që Amerikës ia kanë imponuar luftën dhe me të drejtë ajo lufton, por nuk jam i sigurtë të them që Amerika e ka sulmuar Afganistanin, jam dhe shumë i sigurtë që Amerika ka çliruar vende me popullsi muslimane, si Kuvajtin, Bosnjen, Kosovën, etj., dhe ajo nuk bën luftë fetare. Ajo lufton dhe mbron ekonominë e saj, krenarinë që ka në mbarë botën.

Pyetje: Si i gjykoni deklaratat e ndryshme, që Bin Laden në këtë vit apo atë vit ka qenë në Shqipëri?

Përgjigje: Deklaratat e ndryshme, që Bin Laden ka qenë në Shqipëri, janë të atyre politikanëve që janë plotësisht në shërbim të grekut dhe jugosllavit. Jo pak politikanë ka Shqipëria.

Pyetje: Ç’mund të na thoni për zhvillimet e fundit në PDSH dhe për dorëheqjen e z. Pjetër Arbnori?

Përgjigje: Zoti Pjetër Arbnori është miku im, është disident i shumë vuajtur dhe arsyet e dorëheqjes nga shumë funksione ai i bëri të qarta më së miri. Kur një moshë e tij me sensin e mirë politik kërkon që funksionet e tija të vihen në lëvizje për rrëzimin e diktaturës.

Pyetje: A po jep ndonjë kontribut për Shkodrën Qeveria shqiptare?

Përgjigje: Qeveria shqiptare deri tani e ka shkelur asfaltin me shumë makina e bodigardë dhe para 3 ditëve e bllokoi kalimin e qytetarëve me ushtarë për të ruajtur Ilir Metën. Ta dijë mirë Ilir Meta se Shkodrës nuk ia privatizon rrugën kur ai kalon sepse nuk e ka derdhur qoftë edhe një qindarkë deri tani.

Pyetje: Shkodrës do t’i shërbenin më mirë 6 deputetë në parlament apo jashtë tij?

Përgjigje: Për sa i përket deputetëve, të jenë apo jo në parlament, këtu ka dy rrugë, o të pranosh parlamentin e pa ligjshëm ose ta largosh atë me një afat të shkurtër. Por jo të qëndrosh në rrugë e në parlament të zgjidhet tjetri kur t’i mbarojë mandati, sepse atëherë je bashkëpunëtor i saj.

Pyetje: A mendoni se është i parakohshëm debati i nisur në media për Presidentin e Republikës që duhet të zgjidhet vitin tjetër? A mendoni se pozitë – opozita do të gjejnë gjuhën e përbashkët për këtë çështje dhe a do të jetë i djathtë Presidenti i ardhshëm?

Përgjigje: Debatet për zgjedhjen e Presidentit nuk janë deri tani të pranueshem nga të majtët për një President të djathtë. Ju keni dëgjuar që Nano thotë ‘do të jem unë’, Ilir Meta ‘është i përkryer Mejdani’. Faktori ndërkombëtar i quajti zgjedhjet me një graniturë të papëlqyeshme dhe zonën 60 të manipuluar, dhe për këtë arsye i bën thirrje të majtës në pushtet që Presidenti duhet tëjetë me pëlzimin e forcave të djathta. Tani ne për këtë pikë jemi në mëshirën e të majtës dhe ndërmjetësimit të faktorit ndërkombëtar, si dhe të meremetojmë gabimet në kodin zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme. Deri tani pra për këtë kompromis flitet. Ne na lind pyetja ‘Çfarë shprese i japim popullit me të tilla kompromise?’. Më vjen keq por nuk jam në gjendje t’i përgjigjem kësaj pyetjeje në këtë situatë se sa i vlefshëm do të ishte njkë President i djathtë dhe sa forcë do të kishte  për të çuar vendin në zgjedhje në pranverën e ardhshme.

Pyetje: Kanë dalë disa emra si pretendentë për postin e Presidentit. Cili mendoni se është më i përshtatshëm dhe pse?

Përgjigje: Po kam dëgjaur emrin e Sabri Godos i cili projektoi një kushtetutë në dëm të pronës private, kam dëgjuar edhe propozimin që bëri Teodor Laçoja për Ismail Kadarenë. Këto janë forcate e djathta në Shqipëri. Teodor Laçoja si aleat i forcave të djathta e kishte shumë më afër për të propozuar Pjetër Arbnorin si i djathtë i mirëfilltë, sepse vetëm ky mund të bëjë zgjedhje të parakohëshme, se vetëm ky bën krizën parlamentare, sese mendimet e tija s’janë respektuar totalisht. Nukka pasur shumë shokë të bashkëvuajtur qoftë edhe në Partinë Demokratike. E Teodor Laço e të gjithë politikanët i njohin mirë aftësitë e tij, por nuk kanë qenë dhe nuk janë shokët e Pjetër Arbnorit.

Pyetje: Çfarë i nevojitet Shkodrës për t’u kthyer në lavdinë e dikurshme të saj?

Përgjigje: Për të folur për lavdinë e dikurshme të Shkodrës, këtë ajo e ka patur vetëm në kohën e Zogut. Me 2800 dyqane, me kisha e xhami, me një jetesë mes besimeve fetare në mënyrë të përkryer, gjë e cila në Shkodër  vazhdon edhe sot. Sepse këtë edukatë na kanë lënë baballarët e nënat shkodrane, kurse disa politikanë të ndyrë nga malet e Lezhës e kënetat e saj kërkojnë ta prishin këtë harmoni mes shqiptarëve, sepse grekët e jugosllavët e duan Shqipërinë me probleme të tilla fetare, por agjentët e saj janë shumë të vegjël dhe populli i jep reston që meritojnë. Lavdia e Shkodrës nuk është asfalti, as gradaçelat, sepse bota ka ndërtuar shumë nga këto. Por të rrijë nga mëngjesi deri në darkë duke pirë kafe, duke qeshur e luajtur bashkë, duke ia zgjidhur hallet njëri – tjetrit. Këta janë katolikët e muslimanët e Shkodrës dhe kjo është lavdia e saj.

Pyetje: Cili është qëllimi që i keni vënë vehtes në jetë dhe sa e keni realizuar atë deri më sot?

Përgjigje: Përsa i përket qëllimit që unë i kam vënë vetes dhe sa e kam realizuar atë, qëllimet dhe realizimet në jetë janë të ndryshme ‘politike dhe ekonomike’. Nga ana politike, dua të mos hipi në karrigen e turpit, në problemin ekonomik deri tani e kam zgjidhur me punë dhe nëpërmjet pronës time personale. Ne të burgosurit politikë në përgjithësi ruhemi të mos gabojmë politikisht sepse ne na kanë kalitur që ta ruajmë moralin tonë politik, familjar, shoqëror etj. Ky është dhe qëllimi im në jetë.

Pyetje: Mesazhi juaj për elektoratin tuaj, për aleatët tuaj, për kundërshtarët dhe bashkëqytetarët tuaj?

Përgjigje: Mesazhi im për elektoratin tonë  të Partisë Mendimi i Djathtë Liberal është  që ky elektorat të votojë për i gjithë për grupimin politik Bashkimi për Fitore, në të gjithë Shqipërinë. Unë nuk isha Teodor Laço me 180 vota që mori në gjithë Shqipërinë. Në zgjedhjet lokale 3 këshilltar i mora në tetor veç në Shkodër, duke përjashtuar rrethet e tjera pa ndihmën e aleatëve. Në këtë grupim hyra kur veç në Shkodër marrin 5000 familje ndihmë ushqimore prej partisë tonë si dhe ilaçe falas. Unë jua fala mundin e punën tonë pa deputetë, pa përqindje partie, vetëm ta rrëzonim komunizmin. Me gjithë simpatizantët e mi nuk lejova ta vidhte votën në Shkodër ky regjim i majtë deri në kërcënime armësh. Por nuk e di sa mirënjohës janë dhe i bëj thirrje elektoratit që mëbshtetaj jonë do tëjetë edhe më e madhe vitin që vjen.

Kurse aleatëve të mi u bëj një thirrje që pushkën e drunit t’ua japin të tjerëve herë të tjera, sepse ne jemi në gjendje ta mbushim me barot. Ju jeni dëshmitar zoti Blerti, që nga zyrat tona ndahen për ditë ndihma ushqimore, jo se ne blejmë votat me bukë por është mundësia jonë, jan kontratat tona ata që na bëjnë të besueshëm dhe human për këtë popull. Në ndihmat tona ne nuk kemi specifikuar të majtë, të djathtë apo liberalë, por kemi ndihmuar Shkodrën dhe meqenëse selia qendrore është këtu dhe mundësitë tona për rrethe të tja s’i kemi patur.

Intervistoi: Blerti Delija

 

Popull, qëllo një herë “gozhdën”, jo gjithherë gishtin

Kur Bashkia e Tiranës shembi në kryeqytet ndërtimet pa leje, partitë , që nuk janë pak por gjashtëdhjetë e ca bërtitën në kor se njerëzit ngelën pa bukë, dolën në mes të katër rrugëve. Në të vërtetë u prekën interesat e disave, natyrisht të atyre që kishin vënë kapitale deri në 500 000 dollarëshe. Jo thatë? Vetëm në një zonë të lagjes “Kombinat”, pra rreth Lanës, u shembën ndërtime pa leje, nga ato që i kishin zënë “frymën” qytetit dhe pengonin planin e zhvillimit me një vlerë prej 3 miliard e nëntëqind e njëmbëdhjetë milion lekësh. Por a u dëmtua biznesi? Faktet janë paksa kokforta. Tirana sot vetëm tregje të liçensuara ka plot 22. Gjithsesi, u pranua një plagë e vockël sociale sot për të krijuar në të ardhmen një qytet modern. Dhe për plane të tilla tërë partitë mburren e tërë partitë çirren. Pra, tërë partitë politike shqiptare e kanë në platformën e tyre qëndrimin ligjor të rreptë ndaj gjithkujt që thyen ligjin, ndaj gjithkujt që përfiton në mënyrë të pandershme. Në qoftë se në Elbasan, në Tiranë apo përgjithësisht në Jug të Shqipërisë, dhe veturat mund t’i lësh me dyer të hapura dhe nuk i vjedh kush, koj ndoshta është në pakënaqësi për partitë politike, kjo ndoshta është xhelozi e smirë nga liderët e tyre, por jo për popullin që e din se pushteti lokal është i tërë ngjyrimeve. Populli tashmë duhet të ketë mësuar ta dallojë politikën nga puna e pushtetit lokal. Nëse shteti do të mbërthente kontigjentin e krimit dhe nuk do t’i lironte, siç po ndodh rëndom, edhe parlamenti shqiptar ngjyrë tjetër do të kishte dhe nukdo të kishin dalë në skenë problemet e zonës 60. Por, aksidentalisht, kontigjentë kriminal janë sot në kryesitë e partive politika, madje edhe të atyre prëmasave sa që Amerika ika deklaruar dhe nuk do të jetë çudi që listat për në Tribunalin e Hagës do të kenë edhe shqiptarë. Në qoftë ashtu, është pra edhe një farë dobësie e vetë popullit që brohoret apo voton për X a Y parti kur ato kanë treguar se objektivi parësor është të zënë kolltuqe personale duke ngritur kulte si Enver Hoxha. Demokracia duhet të ketë hapësira për gjithkënd. Krizat nëpër parti për postin e kryetarit janë karrierë e sëmurë, janë lojë me dëm në kurriz të popullit. Dhe populli nuk mund të jetë as komunist, as diktator. Shikoni Nikoll Lesin, sa i gatshëm është ta braktisë idealin, elektoratin në qoftë se ka për të marrë postin e Zef Bushatit dhe 31 deputetë pas vetes. Kuka që nuk është pa gjë. Pra, Nikolla dhe 31 deputetë të tjerë kanë vajtur në Kuvend nga vota të partive të tjera apo jo? Populli sërish gajaset me lajmet e gazetave dhe në vend të qëllojë gozhdën, i bie gishtit. Jo po s’duhet të ikë Zefi, jo po duhet të ikë Zefi, jo po s’duhet gjë Nikolla, jo po duhet Nikolla. Të njëjtën gjë po bën ky popull edhe me akrobacirat e Fatos Nanos. Nëse qeveria i ka kthyer va para nga Veriu shqiptar, nëse kryebashkiaku demokrat i Shkodrës, Ormir Rusi ka thithur aq investime sa për 60 vitet e fundit bashkë, kush janë ata budallenj që do të ishin kundra? Tjetër është pushteti lokal apo qendror, tjetër janë partitë. Ne i provuam sa e sa herë partitë, ne e pësuam sa e sa herë nga ato. Shqiptarët sot nuk kanë drita, nuk kanë ujë, nuk kanë ende rrugë,nuk kanë rend, nuk kanë drejtësi dhemerren me politikë partishë. Kësaj i thonë së populli t’i bjerë gjithherë gishtit e asnjëherë gozhdës!

Sokol Pepushaj

 

Liria e shtypit, dhuratë e Perëndisë

          Doli në qarkullim libbri i Dom Ndoc Nogaj me titull: “Shtypi katolik shqiptar për periudhën 1991 – nëntor 2001”.

Këto ditë doli nga shtypi libri i meshtarit Dom Ndoc Nogaj i cili prej dhjetë vjetësh, përveç detyrës së tij meshtarake i është përkushtuar shtypit katolik. Siç shprehet në librin e tij falenderon Zotin për dhuratën e madhe të lirisë së fjalës dhe të shtypit që na dha, që në nëntorin e 1990, duke falenderuar inteligjencën tonë dhe rininë studentore, me në krye Ardian Pacin, Jerina Sheganin, Jerina Shirokën, Silva Gjelucin, Leda Berthamën që ishin të parët të cilët ngritën e themeluan Shtypin Katolik Shqiptar. Në këtë libër jepen të dhëna të sakta mbi pasqyrën e Shtypit Katolik Shqiptar (1881 – 2001). Shtypi Katolik Shqiptar filloi botimet e tij në nëntor të vitit 1991 në Shkodër, në kishën e Zojës Rruzare, të botuar në Shtypshkronjën Zojës Rruzare “Mbas Teje” dhe “Rezja e jonë” dhe më vonë “Familja e Krishterë” dhe “Drejt Jetës”. Për jetën e këtij shtypi shihet qartë puna e madhe me të rinjtë të cilët në vitin 1996 formuan Bashkimin Katolik të Publicistëve të Rinj, ku po në qeshor të këtij viti pranohen zyrtarisht nga UCP – i, të cilët njihen si gazetarë ndërkombëtarë, dhe në shtator ata pranohen në Kongresin e 17 – të që u mbajt në Grac të Austrisë në Bashkimin Katolik Ndërkombëtar të Shtypit. Në libër pasqyrohet qartë këmbimet me vendet e të gjithë botës në dërgimin falas të Shtypit Shqiptar. Dom Ndoc Nogaj pas vendosjes në Katedralen e Shkodrës, përveç veprimtarisë pastorale, punon gjithnjë edhe sot me veprimtari rinore dhe me Shtypin Katolik Shqiptar.

Zef Nika

 

Patron: Her Majesty the Queen

15 Queen’s Gate Terrace

London SW7 5 PR

Telephone: 020 7584 9315

Fax: 020 75810410

Email: office@ wcmt.org.uk

Website: www.wcmt.org.uk

 

Mr. Zef Nika

Lagja: Perlat Rexhepi

Rruga: Filip Shiroka

Nr: 19 / 1

Shkodra

Albania

 

Dear Mr. Nika,

Mr Tom Parfitt has written to say how much he valued your involvement and help with his recent Travelling Fellowship.

The Council of the Trust have asked me to say how grateful are for your support, and the significant contribution that you made to the success of this Chruchill Fellow.

Yours sincerely

Sir Henry Beverley

Director General

 

Konsiderata të Mis Edith Durhamit për Shqipërinë dhe shqiptarët

Shqipëria dhe shqiptarët i ruajnë të ngrohta kujtimet për mis Durhamin. Po të shkosh në malësinë e veriut siç e quan ajo, Shqipëria e epërme edhe sot e mbajnë mend me emrin “Mbretëresha e pa kurorëzuar e Shqipërisë” këtë epitet të pa dekretuar në asnjë mocion zyrtar, të pagëzuar nga mirënjohja dhe besimi i malësorëve e gjan në gojëdhëna, në rrëfime të cilat ruhen e transmetohen në kujtesën e brezave.

Po të shkosh në Shkodër ende të thonë: “Ja kjo është shtëpia e Mark Shantojës, ku ka banuar mis Durhami”. Po të shkosh në Bajzë të thonë: “Ky është pusi ku ka pirë ujë mis Durhami”. Po të hysh në një shtëpi tjetër e ti afrohesh ndonji tjepi do të thonë: “Këtë djep e ka përkundur dora e mis Durhamit”. Stilisti i shquar i letrave shqipe Faik Konica në veprën e tij “Shqipëria kopësht shkëmbor i Europës Juglindore” ka theksuar këtë dedikim: “Mery Edith Durham! Mikeshës së përjetshme të popullit shqiptar, vrojtueses së thellë të sjelljeve dhe historisë së tyre, kontribonjëses së Rilindjes sonë Kombëtare. Kontakti i drejpërdrjetë me njerëzit e thjeshtë të popullit tonë ka sjellë shprehjen e ndërgjegjes së fortë kombëtare dhe demaskimin e lojës së egër që kurdisin në kurriz të këtij populli shovenët fqinjë dhe shtetet e fuqive të mëdha. Në këtë vepër “Brenga e Ballkanit” mis Durham me realizëm përshkruan situatën që po kalonte Shqipëria në vitet 1913 – 1914. Për hir të pasionit të saj për udhëtime ajo me dhimbje mendon se do t’i duhej të lejë mënjanë furçën e piktorit, ndoshta për nostalgji, ndoshta për solidaritet profesional. Rrugët e gjata gjeografike që përshkoi nga jugu në veri dhe nga perëndimi në lindje të tokës shqiptare la në kujtimet e saj mjaft mbresa, kështu përkthyesi i aftë dhe udhërrëfyesi  besnik i mis Durhamit, Nikoll Martini në gazetën “Dielli” ka shkruar: – U suall gjithandej nëpër Botë por askund nuk i ngjiti zemra sa ndër shqiptarë; nuk la mal pa ngjitur, katund pa parë sidomos në Shqiprinë e epërme. Dashuria për Shqipërinë iu bë pasion…”

mis Durham vrejti me syrin e saj të mprehtë se mysafiri në derën e shqiptarit ishte një ngjarje e veçantë që ngrihej deri në tabu, deri në institucion. Nderi për mikun ku kishte shkelur këmba e mis Durhamit, gjallonte në të gjithë brezat dhe që të gjithë flisnin me një gjuhë të përbashkët: me gjuhën e bujarisë. Malësorët tanë të thjeshtë të ngujuar në kullat e tyre të lashta mbi lugina të thella, ku kishin shtartin Muji e Halili i dhanë mis Durhamit të vetmen dhuratë që posedonin me shumicë – bujarinë e tyre. Populli ynë i është mirënjohës kësaj figure fisnike sepse është nga të paktat personalitete që pa tek ajo një popull të qytetëruar, kur shumica e etiketonin të eëgr dhe barbar. Me elokuencën e mrekullishme të stilit të saj të rrëmbyer, me transparencën e mendimit dhe mprehtësinë e gjykimit, ashpërsinë e së vërtetës dhe stoicizmin shqiptar të Edith Durhamit në një farë kuptimi figurativ ësht një kampion i shquar për mbrojtjen e kauzës shqiptare, që deri më sot nuk i del kush për rival.

Pë sa kohë që çështja e Shqipërisë mbetet e pa qartë dhe vendi pa kufij dhe nën të ashtuquajturën qeveri Turke, në Shqipëri do të sundojë anarkia dhe gjendja në Ballkan nuk do të përmirësohet. Shqipja është një gjuhë po aq e veçantë sa dhe njerëzit që e flasin. Shum fjalë të saj ngjasin me greqishten e vjetër apo latinishten, por më shumë shëmbëllejnë me to sesa rrjedhin prej tyre. Gjuha është bërë një urë lidhjeje për shtresat e ndryshme të popullsisë. Gjuha s’është veçse në aspekt i çështjes kombëtare. I gjithë vendi kërkon pamvarësi. Ajo kërkon të njihet nga Europa.

Bujaria e madhe e Malësisë së Madhe më gëzon shumë; kur ai me fjalën e tij të sinqertë e të pastër të thotë: “- Ne jemi të varfër, bukë e krypë e zemër, kjo është gjithçka së mund t’ju ofrojmë, – më gëzoi shumë kjo gjë, që edhe në qoshet më të humbura… ka kaq shumë dashamirësi njerëzore. Banorët e Drishtit janë nikoqirë dhe punëtorë. I gjithë bregu i lumit është kthyer në kopshtije të rergullta, plot me hauze të vogla uji.

Jubani katolik ishte po aq mikpritës sa edhe Drishti musliman. Burrat ishin poshtë dhe punonin tokën, ndërsa gratë që qepnin dhe endnin më pritën në shtëpitë e tyre të vogla, të lyera me gëlqere dhe të mbuluara me tjegulla të kuqe. Komani – në tokat e këtij fisi janë rrënojat dhe varrezat e lashta të Dalmatëve të njohura si kalaja e Dalmatëve. Përgjithësisht konsiderohen si mbetje të fisit Ilir të Dalmatëve të përzënë prej bregdetit nga Romakët. Shala, Shoshi, Toplana dhe Nikaj janë zona ku Edith Durham i shetiti me ëndje duke shikuar me nostalgji karakterin burrëror ë malësorit të këtyre anëve.

Një studim të hollësishëm mis Edith Durham i bëri çështjes së madhe që ekzistonte në lidhje me zakonet, ligjet e doket e këtyre anëve, në lidhje me kanunin e Lekë Dukagjinit. Ai nuk ka lënë ndonjë gjurmë në historinë Europiane. Ai është thjeshtë një njeri me famë lokale. Leka ndoshta ka përmbledhur ligjet fisnore ekzistuese, kurse ligje të tija mund të jenë vetëm ato që janë caktuar për të ndalur ose ndryshuar zakonet e vjetra nëpërmjet ndëshkimit. Është e pamundur të besosh që Leka siç thonë njerëzit, të ketë urdhëruar që të merret gjaku, dhe njëkohësisht të dënohet rëndë gjakmarrësi. Kanuni i Lekës ka dy dënime, gjoba dhe djegie të pasurisë. Nuk jepen vetëm dënime me vdekje e as burgim. Atje nuk ka burgje. Vdekja do të shkaktonte një gjakderdhje të re.

Udhëtimet e mis Durhamit nëpër Shqipëri e mbushën me një vlerësim të pashoq për njerëzit dhe kulturën e tyre unike. Ndërsa Shqipëria i dha kuptim jetës së saj, kurse mis Durham e rivendosi Shqipërinë ë kujtesën e Europës -shkruan parlamentari Aubrey Herbert.

Në maj të vitit 1921 ajo vjen përsëri në Shqipëri në përbërje të një delegacioni dhe do të vërente me kënaqësi përparimet e asaj kohe.

Në vitin 1928 mbreti Zog e dekoroi me urdhërin e Skënderbeut. Të premten e zezë të 7 prillit 1939 kur ushtritë e Musolinit pushtuan Shqipërinë e paepura Edith Durham mori pjesë në një demonstratë para parlamentit Britanik në moshën 76 vjeçare me një pankartë ku shkruhej: “Larg duart nga Shqipëria”.

Në mbarë Shqipërinë, Edith Durham u bë e njohur si Mbretëresha e malësorëve, ajo u bë luftëtare e palodhur përnjohjen e Shqipërisë si shtet të pavarur, si veprimtare bamirësie, si infermeire dhe si e para grua korrespondente lufte, si artiste, shkrimtare dhe etnografe.

Edith Durham lindi me 6 janar 1864 në Brook st., Hanover square – Londër. Në moshën 80 vjeçare tek gdhinte e mërkurë datë 15 nëntor 1944 në Glenoch Road në Londër me ëndërrimet e gjumit të atij mëngjesi të paharruar, Edith Durham ipushoi zemra e palodhur për Shqipërinë dhe shqiptarët që ajo i njihte aq mirë. Lajmi i vdekjes së saj u përhap dhe ushtoi nga maja në maje që ajo aq mirë i njihte dhe i donte.

Përgatiti: Sokol Pepushaj

 

Letër e hapur e Lekë Dukagjinit drejtuar Ali Pashë Tepelenës

(Fatos Nanos)

I nderuemi miku im kapedan Ali Tepelena, ndoshta po të kujtoj motin e shkuar kur ish apostulli juaj Marko Boçari (P. Majko) i fillonte dhe i mbaronte me të njëjtën frazë letrat e dashurisë që të dërgonte atëhere në Bënçë.

Të kërkoj ndjesë se e di që po të lëndoj një plagë të vjetër, se e di që ndihesh thellësisht i dëshpëruar kur shumica e apostujve që ti vetë i zgjodhe sot e kanë braktisur rrugën tënde duke u kthyer nga katolik në protestan.

Po të shkruaj me hidhërim e zemër të brengosur unë princi i Dukagjinëve i principatës së vetme socialiste në Shkodër.

Nuk po ju besoj as veshëve as syve të mi, prandaj them me vete si ka mundësi, ç’është kjo që po ngjet në kreun e PS. Ç’është kjo kokëkrisje e pashallarëve të lartë socialistë që Shqipërinë e konsiderojnë si çifligun e tyre dhe elektoratin e majtë që ua dha votën plebishitare si çifçi që mund të sillen si t’u teket me të.

Ç’është ky privatizim pushteti, nga mbinë gjithë këta ministra e ministri që as emrin s’do ua mbajnë mend shqiptarët, nga mbinë gjithë këta Drejtorë Drjtorishë, Drejtorënë bazë, shefa, polic, doganierë e bodigardë gjithfarë soj e sorollopi e specje servilësh, intrigantësh, parazitësh e hajdutësh, që erren proletarë e gdhihen borgjezë, që i marrin ofiqet kafenerave e mendermethanë nuk e çajnë… as për partinë të cilën epërdorin si maskë karnavalesh për të fituar e ruajtur një kolltuk, as për Kryetarin e Partisë, për të ciln dikur faleshin e luteshin si përpara Jezusit, me lutje të neveritshme apostulike.

I nderuemi mjekër thinjuri Ali, vonë shumë vonë u kujtuat të evidentoni veset e oborrtarëve tuaj, por siç i thonë më mirë vonë se kurrë.

Ajo që thoni ju krizë morale në udhëheqjen e PS është plotësisht e vërtetë, bile jam i sigurtë se ju nuk i keni zbrazë të gjitha ato që di e ato që ke në bark.

Si burrë i zgjaur e me mend tani ndihesh i tradhëtuar po thuaj nga gjithë garda jote praterjane, vendose t’i drejtohesh bazës nga e cila je ushqyer e mbështetë vazhdimisht.

Mirë more kapedan Aliu, është e vërtetë se shumica e ushtarëve të thjeshtë të partisë së duan se ndihen të zhgënjyer si edhe ti vetë, por ata nukmund të harrojnë as përbuzjen tuaj kur me një mendjemadhësi akademike herë përdorje termat meritokraci, pastaj shoqëri civile duke i lënë me kafshatë thatë e duke ushqyer me hisen e tyre parazitët e koalicionit. Një herë u zgjodhe Majkon, një adoleshent sanguin që mori guximin të shpallte edhe duel politik, pastaj u kërkove të falur që u kishe servirur djallin për engjëll, dhe sapo more edhe një herë mbështetjen e këmbësorisë socialiste u solle Metën në krye të qeverisë, kundërshtarin tuaj historik një sdoleshent i tipit kolerik me oreks e vendosmëri të papërmbajtur për pushtet aq sa kërkon hapur të dashurojë edhe nënë edhe të bijën për të marrë edhe partinë edhe qeverinë.

Në qoftë se natyra ua ka falë zgjuarsinë dhe në sajë të kësaj dhuntie keni arritur të rueni balancën e ekuilibreve në parti, keni luajtur e jeni dalluar si lojtarë të shquar të pokerit dhe i bixhozit politik, duke dalë fitues nëmomentet më decizive.

Nga ana tjetër me liberalizmin ekstrem dhe pa vendosmërinë që të karakterizon e keni servirur si modernizëm politik antipot i Berishizmit duke arritë kompromise të dyshimta për të cilat jeni penduar më vonë. Në sajë të këtyre kompromiseve kundërshtarët tuaj janë ngopë me pushtet e ofiqe, duke diftuar haptazi moskokçarje, ose duke ngritur shkallët më të larta të karierës si Meta, Angjeli Poçi etj., vetëm në sajë të qenit anti Nano.

Në qoftë se në PD ishte e modës kushdo që fliste kundër njëshit të flakej, në Ps u bë e modës të flitej nga kushdo kundër njëshit edhe nga provincial të pa asnjë emër, të flitej deri në atë shkallë sa u harrua fare se ka një njësh, u harruar se në politikë njëshi ka një qark në të cilin askush nuk duhet të futet në atë zonë për deri sa njëshi ka votbesimin e partisë.

S’ka si shpjegohet ndryshe kur i gjithë kabineti qeveritar u zgjodh pa okejn e kryetarit të partisë, dhe sot Skrapari posedon më tepër vende në administratën e lartë shtetërore se gjithë Shqipëria Veriore. Si mund të flitet për moral, aksidentohet kryetari socialist siç mund të aksidentohet kushdo tjetër, nëvend që të shprehet keqardhje për lëndimin, aludohet se na paska qenë i pirë.

Si mund të flitet për moral kur drama familjare e tjetrit shfrytëzohet për kapital politik për vete siç po bëjnë sot kundërshtarët e Nanos. Si mund të thuhet s’ka krizë morale në lidershipin e PS, kur brenda KPD u bë trafik i hapur votash, morën kërdi, u bënë zv. Ministra, fituan tendera dhe pushtuan doganat.

Çfarë morali mund të kenë politikanë të tipit Ruçi, që gjithë karrierën e vet e kanë të lidhur me të qenit mik Nanos, sikurse mos të kishte rrëmbyer flamurin e Nanos, mos vallë një ish ministër i brendshëm i Ramiz Alisë, që jo pak e ka dëmtuar imazhin e PS në sytë e opinionit publik, mund të bëhej Nr 2 PS.

Ç’besim mund të kesh tek njerëz të tillë si B. Fino që për Nanon bënte kryq e bismilah edhe kur nuk kishta aspak të drejtë dhespoti Nano, ndërsa tani bën anti Nano me pallë, apo Luan Rama që për një kulaç ndërron padron ekështu mund të flitet për Islamët, Dadet, Agasët, Brokajt, etj., etj. Kjo më çon të dyshoj se as Nano as Berisha nuk janë djajtë e këtij venedi, përkundrazi më të mirët e të këqive, më popullorët dhe më të votbesuarit e të dy kampeve dhe pikërisht jeniçerë që u rrinë pranë i kanë nxitur e çue në mëkate të rënda deri në urrejtje e armiqësi patologjike. Ish ithtarët më fanatikë të Saliut u larguan nga bastioni i PD sepse donin shumë më tepër pushtet, të njëjtën gjë do të bënte edhe opozita anti Nano në PS, por në ndryshim nga Berisha, Nano i veshi me pushtet për hir të “unitetit të partisë”, ndërsa sot pasi i kanë fituar të gjitha duan të dëbojnë vetë Nanon duke e kërcënuar se nuk do të lejojnë destabilizimin që po mbjellka destabilizuesi Nano. A nuk është krizë morale kur është varrosë çdo lloj idealizmi në parti dhe ecet me parimin o burra të borgjezohemi sa më parë vetëm nëpërmjet privilegjeve që sjell pushteti.

A është apo s’është krizë morale e qeverisjes kur duke filluar nga çertifikatat që blihen 2500 lekë të vjetra e çdo lloj shkrese blihet me parë në institucionet e shtetit blihet më parë duke arritë deri në 500 mijë lekë një pasaportë. Kur postet e Drejtorëve të Policisë e të Doganave blihen nga 30, 50  e deri 100 mijë dollarë, kur një numër telefoni në Telekom shkon 1 milion lekë, dhe për t’u punësue thjseshët në arsim e polici, minimalja duhen 500 mijë lekë nën dorë.

I nderuemi kapedan Ali në qoftë se nuk e din Byroja po ua them unë se në sajë të matematikës së Nanos pjellë e dhelpërisë sate politike u sigurua numri i deputetëve të nevojshëm për një mazhorancë të qetë dhe për zgjedhjen e presidentit pa rrezikuar ndonjë krizë parlamentare si shansi i vetëm që kishte opozita.

Dhe natyrisht presidenti do të dalë nga rradhët e socialistëve po qe se dëshirojnë vetë ata. Ju duke qenë vetë njëshi keni gurin edhe arrën në dorë, ndërsa Meta do të jetë i detyruar të zgjedhë mes Nanos dhe Berishës presidentin e ardhshëm, ose të humbë pushteti dashurinë e dashurive të tij.

Do mundesh të operosh apo jo kjo varet nga zotësia juaj dhe përmasat e sëmundjes që ka pllakosur kokën e PS. Koha e miteve dhe e kulteve ka përfunduar, por PS pa Fatos Nanon do të shkërmoqet e të bjerë brenda si çatia pa kulm, do të shpërthejë lufta e vezirëve për pushtet dhe nuk i dihet sa parti të tjera do të pjellë PS e mbarsur plot klane. Prania e Fatos Nanos është e domosdoshme përderisa gëzon mbështetjen e bazës militare të partisë, është e domosdoshme përderisa në horizontin socialist nuk dken shenjat e lindjes së një lideri të ri të kompletuar që të ketë zgjuarsinë dhe përvojën e drejtimit të së majtës shqiptare.

Nuk njeh historia ndonjë rast që kapterri të jetë bërë starteg, politika nuk bëhet me amatorë, dhe sado tymnajë të heshim duke kaluar nga njëri ekstrem në tjetrin si natyrë e trashëguar e shqiptarëve. Duhet të pranojmë se njëshat e kanë bërë historinë dhe se në politikë roli i njëshit është primar.

Sot qoftë PD – ja qoftë Ps – ja nuk janë të përgatitura për ndryshimin e lidershipit të tyre, duhet pranuar se askush tjetër në këto dy forca nuk e ka karizmën as të Nanos as të Berishës, as mbështetjen e nevojshme për të qenë një lider i fuqishëm i një force pretendente për pushtet. Dua t’ju kujtoj qeveritarëve socialistë të mos harrojnë se Aliu është dhe mbetet një kockë e vejtër që nuk kapërdihet lehtë, kockë që nuk është kapërdi as nga më i forti i politikës shqiptare Berisha, lëre më nga ju që edhe hija e Berishës ju tmerron.

Aventura juaj është e pamoralshme qoftë ndaj elektoratit që ju votbesoi e ju po përdhosni votën, qoftë ndaj liderit tuaj shpirtëror “të shumëvuajtur”.

Aventura juaj ju shpie drejt opozitës qëdo të jetën një dimër i gjatë shumë i gjatë për ju benjaminët e dashuruar marrëzisht pas pushtetit.

Me respekt Kapedan: Lek Dukagjini e trimat e tij të “konsultuar” me Zef Nikën

 

Maratona artistike e fundjavës Fier

Pas zhgënjimit të artdashësve javën që shkoi për mosardhjen në “Koncertin recital” të këngëtarit të shumëpritur Altin Shira, fundjava fierake në antitezë me të shpalosi të gjitha ngjyrat tek moshat. Ishte 70 vjetori i lindjes së shkrimtarit fierak Nasho Jorgaqi që do të niste këtë maratonë në bibliotekën “Apolonia” të qytetit, ku morën pjesë edhe D. Agolli, Petro Koçi, Moikom Zeqo, të afërm e adhurues të autorit, përfaqësues të pushtetit lokal.

Nderimi i autorit Nasho Jorgaqi me titullin “Qytetar Nderi” do të ndizte më tepër atmosferën.

Ishin nxënësit e shkollës jopublike “Flatrat e dijes” që me këngën e tyre i uruan: “rini t përjetshme” Nasho Jorgaqit. Me interpretimin e shkëlqyer të nënës të krijuar nga autori dhe zërit të shkëlqyer të Oltës, me interpretimet e personazheve të tjerë, të gjithë pjesmarrësit përjetuan me lot në sy një pjesë të jetës së autorit, një pjesë të jetës së tyre të përditëshme.

Por nuk mjaftoi vetëm kjo. Mas përshëndetjes së fëmijëve, u dha koktej për të nderuar shkrimtarin Jakov Xoxa, një tjetër penë e artë e Myzeqesë. Jakov Xoxën nuk  mund ta mendojmë  larg librave ndaj një pllakatë – libër në hyrje të bibliotekës përjetësoi emirn e ti. Më pas të gjithë pjesmarrësit u drejtuan në Galeinë e Arteve ku të rinjtë beratas hapën ekspozitën e tyre.

Në një ambient tjetër, në teatrin “Bylis” të qytetit, fëmijët do të mblidheshin në spektaklin e përjavshëm të së shtunës “Ejani të gëzojmë së bashku” organizuar nga TV Kombi, televizion lokal. Konkurset në të gjitha drejtimet nxjerrin në pah aftësitë e fëmijëve.

Të bie në sy konkursi midis skuadrave të shkollave të ndryshme me pyetje nga të gjitha lëndët, me recitime, me interpretime nga komeditë e ndryshme, me humorin e tyre fëminor e lojrat zbavitëse. Konkursi “Mis Kombi” ngre peshë zemrat e fëmijëve. Prania e Lolit dhe e humoristëve Met Selimi dhe Novruz Hyseni gjallërojnë më tepër skenën e sallën. Në këtë skenë e diela do të sillte për herë të parë premierën e Ilir Bezhanit “Sa mirë bëri që vdiq”. Interpretimi i shkëlqyer i Mirush Kabashit e i aktorëve të tjerë pjesmarrës në skenë do të shpalosnin aktualitetin e jetën e përditëshme me gjithë të papriturat e saj.

Premiera do të mbyllte maratonën artistike të fundjavës që theu monotoninë e ditëve të javës.

Nga: Valentina Dafa

 

Kush janë aleatët e natyrshëm të Shqipërisë

Mark Bregu

Në rast se do të kalojmë në retrospektivë, do të konstatojmë se Prijësi i Arbërit, Skënderbeu, hyri që në fillim të aktivitetit të tij në aleancë me Gjon Huniadin e Hungarisë. E bana këtë parantezë për të lidhë atë kohë të hershme me ngjarjet e fillim shekullit të kaluem, dhe pikërisht në periudhën e mbas shpalljes së Pamvarësisë ku dihet historikishte se Perandoria Austro – Hungareze ishte faktori i jashtëm kryesor në shpalljen e Pamvarësisë, si në analet diplomatike dhe në ndërhyrjet e drejtpërdrejta ushtarake. Historiografia shqiptare, sidomos ajo e gjysmë shekullit të fundit është tepër e diskutueshme, e politizueme dhe konjukturiale. Kemi shtrembërime të fakteve që e kanë zanafillën që tek e ashtuquajtura “Lidhja e Prizrenit” e në vazhdim dhe kjo qëllimisht me i “faturue” patriotizmin atyne që ia zgjatën jetën pushtimit osman dhe që i qëndruan besnikë deri në grahmat e fundit. Materialet dhe konfrimimet që na serviren në faqet e shtypit periodik nga autorë të panjohur më parë duhet të vënë në lëvizje Fakultetin e Historisë dhe historianët që i afirmoi sistemi i kaluar, sepse të fallsifikosh historinë për të fituar kapital politik është shkelje flagrante ndaj interesave kombëtare. Shkrimi i studiuesit Agron Luka në gazetën “Shqipëria Etnike” të dt. 16 Tetor 2001: “Për saktësimin e të vërtetës historike rreth ‘Lidhjes së Prizrenit’ 1878” duhet  vërejtë me kujdes sepse ka nji domethanie të madhe. Dhe është pikërisht ky shkrim që më ngacmoi në hulumtimin e gjetjes së “aleatëve” të natyrshëm dhe strategjikë të Shqipnisë, me synim për të zbulue shkaqet e humbjes së këtyre  aleatëve në periudha dhe momente të ndryshme të historisë.

Duke qenë se historia e Shqipnisë asht shkrue nga autorë të ndryshëm dhe në periudha të ndryshme, detyra e studiuesit është që të studiojë të gjitha variantet e mundëshme dhe të gjejë ato “burime” të cilat janë më të “kthjellëta”, dhe për të qenë sa më afër të vërtetës, duhet bërë dallimi mes autorëve më prestigjiozë dhe mundësisht sa më pak të politizuar, apo të lidhur me ndonjë interes të caktuar, me shtete të caktuara. Këtu, që të jemi të sinqertë, shpesh kemi vërejtur pasaktësi historike edhe nga historianë të njohur e që mbajnë grada shkencore dhe këto pasaktësi janë dhënë vetëm për t’i hyrë në qejf diktatorit ose për simpati personale që kanë pasë dhe kanë për një shtet të caktuar, i cili historikisht ka qenë armiku ynë kryesor. Të bësh histori dhe t’i thurësh lavde Haxhi Qamilit, anadollakut injorant i cili me 8 shtator 1914 mbasi shkeli me të dy kambët flamurin e Gjergj Kastriotit dhe ngriti flamurin e pushtuesve në mes të Durrësit, është një akt i shëmtuar dhe që ngjall urrejtje në shpirtin e çdo atdhetari e petrioti të vërtetë. Studiuesit duke u nisur nga simaptitë personale që kanë për autorë apo shtete të caktuara, bëjnë interpretime të cilat në një moment të caktuar bëjnë efekte tepër negative.

Duke shfletuar një gazetë lokale të shtypit tonë periodik vërejmë një shkrim “Shqipëria në shekuj” me botime seriale në disa numra të gazetës me autor Dr. Blerim Çela. Autori (të cilin e kam mik të vjetër) duke cituar Sami Frashërin shprehet: “Puna që donte mbretëria e Turqisë u erdhi për mbarë shqiptarëve, turqit gjetën tek shqiptarët një shok të luftës, të fortë e të besës. Edhe shqiptarët gjetën tek turqit një zot që u hapte përpara një shesh të gjërë të shpenguar për të bërë gjithë ato që u donte zemra. Shqipëria në kohë të turqve u bë më e pasur e më e begatë se kurdo, sepse shqiptarët suleshin bashkë me turqit nëpër gjithë anët e botës dhe ktheheshin ngarkuar me ar e argjend, me armë të vyera e me kuaj arabë. Meqë ishin më të zotë se turqit morën edhe grada të larta. Vetë Sadrazemë d.m.th. Vezirë të mëdhenj (k/Ministra), kanë qenë afro 25 shqiptarë. Mund të themi se Shqipëria qeverisesh më vete prej shqiptarësh me sakonet e saj. S’ish pushtuar aspak nga Turqia, s’paguante gjë përveç gjakun që derdhte në luftë, i cili paguhesh shumë shtrenjtë, kjo është arsyeja e të lidhurit fort të shqiptarëve me Turqinë. Sipas Sami Frashërit dhe interpretimit që i bën zoti Çela cilido lehtësisht mund të konstatojë se: shqiptarët (jo të gjithë) i bashkon me Turqinë karrierizmi dhe hajdutlleku. Dhe çuditërisht me këto vese barbare (stepash) na u dashka të mburremi ne pasardhësit e Ilirëve krenarë!…

Sigurisht zoti Çela flet me gjuhën e politikanit të karrierës por dua t’i kujtoj mikut tim se është pikërisht kjo politikë që e largoi P. Demokratike nga pushteti dhe që i detyroi shumë liderë të saj ta braktisin.

Është vërtetë paradoksale kur zoti Çela citon dhe konkludon: Me popullin turk na lidh një miqësi e sinqertë, prandaj populli shqiptar e sheh atë si përkrahës e mbrojtës të të drejtave të tij në Ballkan. Kur edhe mënaivët e dinë se përkrahësi më i madh dhe aleati më i fuqishëm i kombit tonë është SHBA dhe Aleanca Euro – Atlantike. Çlirimi i Kosovës nga kjo Aleancë e natyrshme nuk pranon as nuk justifikon as një aludim nga kushdo qoftë. Pse nuk e çliroi Turqia Kosovën?! Dua të sugjeroj se asnjë personalitet (cilidoqoftë ai) nuk ka të drejtë të lëshojë deklarata në emër të një populli, vetëm në qoftë se ai është i zgjedhur me Referendum nga “Sovrani Popull”. Duke ju “bashkuar” Turqisë – thotë zoti Çela do të fitojmë identitetin dhe progresin qytetërues europerëndimor, për të mos qenë më një vend i veçuar. Kjo nuk mund të kuptohet ndryshe veçse t’i “faturohemi” Turqisë!… Gjithsesi, ky është mendimi i zotit Çela. Historiografia shqiptare duhet të dritësojë të vërtetat se nuk mjafton vetëm fjala ose epiteti “reaksionar” që ia patën veshur Bismarkut se na paskësh quajtur Shqipërinë nëj “shprehje gjeografike”!

Faktet e reja që na sjell studiuesi i zellshëm – Agron Luka janë mjaft bindëse dhe efikase, ku ndër të tjera citon: “Asht mjaft kuptimplotë takimi i Abdyl Frashërit me Bismarkun, siç thonë ky i tha me diplomaci: “Kjo Shqipni kaq e madhe që ju po na e prezantoni, ngjan edhe si emërtim edhe si madhësi si një shprehje gjeografike. Nocion pa gjuhë të shkruar nuk ka e nuk mund të ketë, prandaj mundohuni që kur t’ju paraqitet rasti një herë tjetër të jeni më i përgatitur e jo me gjuhë turqisht.”

Me sa kemi dijeni (sipas dokumenteve historike), mbas shpalljes së Pamvarësisë aleatët tanë të natyrshëm dhe strategjikë janë: Austro – Hungaria, Italia, Gjermania dhe SHBA. Perandoria Austro – Hungareze ishte faktori i jashtëm primar qoftë në planin diplomatik dhe në atë ushtarak. Si htoni? Pamvarësisht interesave të tyre, këto interesa ishin të ndërsjellta dhe një garanci e plotë për ndërtimin e shtetit shqiptar.

Është mjaft kuptimplotë që “Konferenca e Ambasadorëve” e cila i vazhdoi punimet që nga data 12 Dhjetor 1912 e deri më 29 Korrik (1913) bëri dhe ndarjen e kufinjve të Shqipërisë. Diplomacia e fuqive të mëdha në Konferencën e Ambasadorëve, mbasi konkludoi se qeveria e Ismail Qemalit aspiron për një prijës Turk dhe jo europian dhe që ajo dëshiron autonomi nën Turqinë, me datën 29 Korrik (1913) vendosi:

1. “Shqipëria formohet si principatë autonome, sovrane… nën garancinë e gjashtë fuqive të mëdha…”

2. “Çdo lidhje syzereniteti midis Shqipërisë dhe Turqisë përjashtohet.” Të dy paragrafet e sipërshënuara, të marra së bashku, mjaftojnë për ta cilësuar vendimin përfundimtar të Konferencës së Londrës, si instrumentin përfundimtar ndërkombëtar që i përket pamvarësisë së Shqipërisë”. “Sovraniteti i shtetit shqiptar dhe për pasojë përjashtimi i çdo lidhjeje me Turqinë.” Siç mund të konstatojmë, politikanët shqiptarë pozicionimin e tyre vazhdimisht e patën nga orienti dhe një ndër faktorët kryesorë ka qenë vetë nomenklatura e shtetit shqiptar e shkolluar dhe përgatitur në Turqi.

Të paktët, por shumë të aftë dhe të kulturuar ishin ajo pjesë e inteligjencës shqiptare që vlerësuan aleatët e natyrshëm dhe strategjikë të Shqipërisë dhe që aspiruan për një shtet shqiptar modern të tipit europian.

Ja si do të shprehej në lidhje me aleatët tanë të natyrshëm njëri nga figurat më të shquara të kombit: Fan Stilian Noli: “Diplomatët austriakë janë njerëz të veprave dhe jo të fjalëve. Me 1912, Austria e shtrëngoi Europën të krijojë shtetin shqiptar, duke mobilizuar ushtrinë e saj, pastaj me 1913, shtrëngoi Malin e Zi dhe Serbinë t’i zbraznin tokat shqiptare që kishin pushtuar, me dy ultimatume, tani me armë në dorë ngrenë në këmbë Shqipërinë e shkelur e të përmbysur e i jep Flamurin e saj dhe me punë i del kalorësisht në mbrojtje.

Këto të gjitha na japin shpresën se Austria s’e ka ndërruar politikën e saj ndaj Shqipërisë, dhe që do të na i mbrojë të drejtat në Konferencën e Paqes si në Konferencën e Londrës. Shqiptarët i janë thellësisht mirënjohës guvernës Austro – Hungareze për mirëdashjen që u tregon për mbrojtjen që u jep dhe për Flamurin që u a nderon”, (Noli, v. 2, f. 449). Të njëjtin mendim e gjejmë tek kolosi tjetër i letrave shqipe: Faik Konica: “Në qoftë se në hartën e botës gjendet një shtet me emrin Shqipëri, një kontribut të madh për njohjen e këtij shteti e ka dhënë një Mbretëri e Madhe. Dhe të gjithë e dimë se kjo Mbretëri është Austria.”

“Me kryq e pendë” K. Kapinova

Asnjëherë nuk është vonë për të korrigjuar gabimet e pushtetrëve paraardhës. Lidhja me aleatët e natyrshëm dhe ata strategjikë është një domosdoshmëri qoftë në aspektin ekonomik, kulturor dhe ushtarak.

Gabimet, qofshin ata edhe të paqëllimshme në ndërtimin e strategjive dhe respektimin e aleatëve të natyrshëm kanë lënë pasoja të pallogaritshme.

Fakti që Shqipëria është vendi më i varfër në Europë është treguesi i paaftësisë së atyre që drejtuan shtetin shqiptar që ga viti 1912 e deri në ditët tona.

Le të shpresojmë për një dëshirë dhe vullnet të mirë të qeverisë dhe shtetit shqiptar për të qenë më afër Europës, sa më afër fqinjëve, me një politikë të ekuilibruar ku të mbizotërojë toleranca e mirëkuptimi, pa cënuar në asnjë mënyrë interesat kombëtare.

Ka ardhur koha që politika ballkanike të bëhet pa “arbitra”. Në këtë kontekst, politikanët shqiptarë duhet të gjejnë “formulën” e mirëkuptimit dhe moton: Politika Kombëtare dhe interesat e saj mbi çdo gjë, Shqipëria mbi gjithçka.

 

Fishta i madh do të sfidojë shekujt

Nga: Mark Bregu

Lufta kundër artit shqiptar dhe artit të letrave ka filluar qysh me instalimin e komunizmit në Shqipëri dhe për fat të keq simptomat e kësaj lufte janë të pranishme edhe në kohën që po jetojmë!…

Nuk ka akt më të turpshëm e më të pa preçedent se sa të sulesh mbi eshtrat (pa varr) të Poetit më të madh që ka nxjerrë trualli Arbëror gjatë gjithë historisë së tij mijëra vjeçare. E pra këtë akt të turpshëm antinjerëzor dhe antikombëtar e ka kryer vetë diktatori Enver Hoxha i pasuar nga shkrimtarët konformistë, servilë dhe hipokritë të “artit të realizmit socialist”.

Jam i mendimit se dhjetë vjet kanë qenë të mjaftueshme për ata pseudo shkrimtarë (q ëadrejtësisht hodhën baltë mbi Fishtën) të bënin “punën e pendimit”.

Mendoj se i parë që duhej të kishte kryer këtë akti (pendimi) është shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare i cili që në “Pranverën” e karrjerës së stij u bë antifishtian!… Për fat të keq të Kadaresë ky veprim ambicioz e ktheu Kadarenë nga një shkrimtar të madh në një shqiptar të vogël dhe pikërisht sepse një mendje sa do e ndritur po nuk pati një shpirt të madh, kurrë nuk mund të arrijë gjeniun (për të cilin Kadare ka mjeft pretendime). Poetit tonë të Madh – “At Gjergj Fishtës” iu desh të përballohej me dy diktatorë të mëdhenj: me monarkun Ahmet bej Zagolli (për së gjalli) dhe me super diktatorin Enver Hoxha (për së vdekuri). Atë Gjergj Fishta si poet, shkrimtar, politikan dhe patriot i kulturuar patjetër do të rreshtohej në opozitën antizogiste përkrah “ajkës” së kulturës dhe patriotizmit shqiptar: Luigj Gurakuqit, Fan Nolit, Ndre Mjedës, Hasan Prishtinës, Bajram currit, Sotir Pecit, Avni Rustemit dhe të gjitha forcave përparimtare që aspironin për një Shqipëri demokratike, dhe për një sistem me profil europian.

Në rast se do të vërejmë me kujdes me syrin e analistit të paanshëm, do të konstatojmë se: si Zgu dhe Enveri qenë “gjysmakë” në arsim dhe në kulturë. Dhe është pikërisht ky fakt (përveç trashëgimisë gjenetike) që i ktheu të dy në diktatorë. Pikrisht se kultura dhe antikultura janë dy nocione me polaritet të kundërt.

Kjo trashëgimi për të fituar pushtetin me dhunë e terror e ka “shtratin” te “divani” perandorak osman dhe “dyshekun” te “Revolucioni proletar – komunist” i Leninit.

Zogu (mbret) i spastronte intelektualët dhe afronte  lalokrosët sepse vetëm me atë elitë injorantësh e fanatikësh anadollakë mbante pushtetin e tij despotik.

Të njëjtën “formulë” zbatonte Enver Hoxha me militantët utopikë e me kriminelët profesionistë (që vrisnin edhe njëri – tjetrin)… Megjithëqë në kohën e Zogut ekzistonte një elitë intelektualësh të shkolluar në universitetet prestigjioze të Europës. Asnjëherë nuk u mendua për ngritjen e  nëj Universiteti por si për ironi të fatit, 90 % e popullsisë ishte analfabete! Pra Zogu mendonte më shumë për të forcuar institucionet e dhunës se sa atë arsimore. Dhe është pikërisht ky shkaku që inteligjenca dhe të gjitha forcat progresiste u vunë në opozitë me mbretin, e ndër këta padyshim edhe Fishta. Fishta ishte shumëdimensional prandaj figura e tij madhore don studim dhe trajtesë të veçantë sepse bashkë me Gurakuqin formojnë “duetin” absolut të shekullit në shërbim të mbrojtjes së kulturës dhe identitetit kombëtar në të gjitha sferat dhe këndvështrimet e jetës. (Kryetar e nënkryetar në Manastir). Është vërtetë një paradoks i çuditshëm kur mendon se Presidenti i cili n fakt duhet të jetë President i të gjithë shqiptarëve, i akordon titullin “Nderi i Kombit” atij që kërkonte (me pendën e tij akademike) rrënjët e Partisë dhe denigron atë pendë të “Artë” që kurrë s’pushoi së “gërmuari” në gjetjen e rrënjëve të Kombit?!… Fishta i madh “Sondon” me të gjithë fuqinë e shpirtit dhe forcën e pendës në gjetjen e themeleve të fisit arbnor dhe me shumë sukses arriti të ballafaqojë autoktoninë e kombit tonë para botës, për të hedhur poshtë çdo synim të fqinjëve sllavë të cilët përdorën çdo mjet për të mohuar prejardhjen tonë Iliro – Pellazge. “Vetëm një Titan si Atë Gjergj Fishta, mudni të ngrintenë “zenit” prejardhjen e kombit të vet, me të cilin qe i lidhur përjetësisht, si Anteu i lashtë. As një trevë tjetër e Shqipërisë nuk e pati atë fat të kobshëm e tragjik të ballafazohej me shovenizmin serb, sa treva e Veriut.

“As një pendë tjetër përveçse ajo e Fishtës nuk mundi të përshkruante me aq art, ato përleshje legjendare të malësorëve tonë trima me shkjaun e kobshëm e të pabesë.

Marash Ucët e Dedë Gjon Lulat janë personazhe të gjalla që dalin nga “Eposi Fishtian” përmes këngëve që vetëm “Lahuta” e Fishtës dijti t’ua përcjellë brezave e i bëjë ato të pavdekshme” (M.B.).

Vetëm penda Fishtiane mundi dhe dijti t’u tregonte sllavo – jugorëve se prej nga kishin ardhur dhe se ne banonim në këto troje që në “Pranverë” të rrozullimit, duke përjetuar në vargje mendimin e tji historik e filozofik:

Ende m’breshte t’kapitalit/dalë nuk kishte e murrët

Ulkoja/për me i dhanë cicë Rromolit/Mbasi shanë

kje përdhe Troja/E atje larg po kah Urali nder

ato breshta të larta/Sillej shkjau se shkerbe mali/

Tue kërkue per molla t’tharta/Kur n’kto vise

të BAllkanit/T’parëttanë pelazgët e motit

/gjanë e gjallë kullosin Planit/Që të ngisnin

n’fusha t’Zotit/Kishin frone e ligje t’mbara/

E per g’jatë shtegut qtë qytetnimit/ishin shty ata

shum përpara/Që n’Pranverë të rrozullimit.

(Atë Gjergj Fishta – “Lahuta e Malësisë”).

Janë tepër të shkurtë e të pafuqishëm krahët e atyre që duan të pushtojnë këtë “Lis” të madh shekullor që quhet Fishtë… Atë jo vetëm pendat e ngjyera në turpin (që u serviri koha) e shkrimtarëve të “realizmit socialist”, por as uraganet ma të fuqishme nuk do të mundin me e lëkundë sepse rrënjët e tij janë të ngulitura aq thellë në tokën e bekuar të Arbërit. Ai është “Ante”, (M.B.).

“Edhe para eshtrave të tretura të Fishtës, dridhen servilët dhe dinakët e diktatorit sepse hija e Epikut, Lirikut dhe Satirikut ma të madh që ka nxjerrë toka Arbërore mbulon me lavdi çdo skutë të ndërgjegjes tonë kombëtare (utori) – Kryevepra fishtiane “Lahuta e Malësisë” do të sfidojë shekujt.

Dëshmi për këtë janë kosideratat që kanë dhanë pendat dhe personalitetet ma të fuqishme të kohës si dhe ato deri në ditët tona dhe që padyshim do të jepen edhe në të ardhmen. Asht e pamundur që në një shkrim t’i rndis të gjitha ato figura të ndrituna por gjithsesi jam i detyruar (për hir të së vërtetës që ato përfaqësojnë), t’ju citoj disa emra të cilët me veprat e tyne kanë rrezatue dritë dhe kanë lanë nderë në faqet e historisë së kombit tonë. Po e fillojmë me të madhin Faik Konica: “Kot mundohen grekët e sotëm tëgjejnë në letërsinë e tyre një vepër më të plotësuar se: “Lahuta e Malësisë” (Revista “Albania”).

Mitrush Kuteli: “Gjergj Fishta zë kryet e vendit të letërsinë shqipe” (Slovenski – Proceavaloc – Ljubjane).

Karl Gurakuqi: “Atë Fishta asht krenaria e kombit tonë, asht gjenia ma e naltë e fisit arbnuer, asht pjella ma fisnike e bukur e tokës së të parëve tonë (Shkëndia 1941).

Ernest Koliqi: “Fishta heshti por këngaët e tija do të tingëllojnë të gjalla derisa të flitet shqip nënë kupën e qiellit”. (Shkëndia – 1941, fq. 4). Besoj se autori që do të citoj ma poshtë mund të jetë ndër ma të përshtatshmit për t’i dhanë një “kolor” këtij shkrimi modest dhe për me provue se sa të vegjël janë ata “Xhuxhët” që duan të denigrojnë veprën e të madhit Fishtë. Këtë mesazhd do t’na e përcjellë një mik i Fishtës (ish ministër dhe njohës i dhjetë gjuhëve). Ndoshta ky u ba shkaktar që Fishta të shkruante satirën e tij të famshme dhe gjithmonë aktuale “Gomari i Babatasit”. Autori quhet:

Dhimitër Berati:”Në vëntë kush në dyshim përgjithësisht, bukurinë, vleftën dhe madhështinë e veprës fishtiane në  pikëpamje letrare kombëtare si dhe në atë të ndjenjave që ajo vepër përfaqëson. Atij kushit duhet t’ia qajmë hallin…

Epika e satira të dyja shkëlqejnë e nuk dij me të vërtetë se cila shkolqen më shumë, sidoqoftë edhe në shoqëritë e Marcialit e Gjovenalit a të Parinit e Alfierit (mjeshtra të satirës). Pader Gjergj Fishta mund të rrijë denjësisht në vendin e nderit” – (“Shejzat”; numër i veçantë; në 90 vjetorin e lindjes së Fishtës. 1961, Nr. 11 – 12, fq. 398 – 402).

Zef Pali: (Flaka): “Shkrepsa staliniane ndezi kryeveprën epike të vendit tonë, por nuk e dogj.lahuta asht vetë zjarr, zjarri me zjarr nuk shuhet” (“Flamuri”, nr. 73 – 74, fq. 2, v. 1956).

Eqerem Çabej: “Lexova “Lahutën e Malësisë” dhe u habita, jam gadi të bahem katolik, për hir të Fishtës.

Kështu i shkurante albanologu i famshëm, poetit të vlertë Lasgush Prodeci me një kartolinë të cilën e kopjoi dhe e mban në arkivin e saj Ana, Luka. Fishta qe në bir i vërtetë i polemit të tij, dhe bash nga kjo rranjosje te trolli i vet ai u ba – Poeti Kombtar i Shqipërisë”. Për të vërtetue se a i qëndron kohës dhe sa do t’i qëndrojë së ardhmes, do t’ju kujtoj konsideratën e poetit dhe shkrimtarit të famshëm të gjysmës së dytë të shekullit të kaluem dhe njerit prej ambasadorëve ma të shquem të kulturës shqiptare në botë:

Martin Camaj: “Me Fishtën do të zente fill zhvillimi i gjuhës së shkrueme shqipe tue u nisë drejt për drejt nga baza e të folmes popullore. Përvoja e trashëgimia e Fishtës po në ktë drejtim asht gru themelues i gjuhës letrare shqipe, pa përjashtim rrymash tue përfshi edhe ata shkrimtarë njohësa dhe studiuesa të thellë të letërsisë moderne perëndimore.” Ja si do të shprehej për Fishtën poeti që përfundoi në çmenim, (nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës):

Mark Ndoja: “Virtytet e nalta të shpirtit shqiptar (Atdhe, Dashuri, Besë, Burrëri e nderë) ende s’kanë gjetë burrin e fortë shtetnuer që ti ndërrojë në ligje e kanu si e don përparimi i historisë por po, kanë gjetë poetin e madh që e ka ba të pavdekshme para botës: Atë Gjergj Fishtën, ekspersion tipik të rracës së rrebtë – Iliro – Trake, që sot quhet rracë shqiptare, Atë Gjergj Fishtën, namin dhe nderën e poezisë së shekullit XX”. (Atë Gjergj Fishta: numër përkujtimor botue nën kujdesin e Atë Benedikt Dema, 1941, f. 223 – 224). Siç mund të konstatojmë janë pendat ma të fuqishme ato të cilat pa as ma të voglën ambicje i ndertuen Fishtës (për së gjalli) atë “Përmendore” që do t’ju rrezistojë shekujve. Shikoni si do të shprehej njeni prej me të mëdhenjve në fushën e historisë e të letrave shqipe, për Atë Gjergj Fishtën:

Aleksandër Xhuvani: “Nuk jam unë… që të thuri himne për veprën lavdi të madhe të Atë Fishtës. Asht historia që ka për të zbukurue faqet e saj me emnin zë madh të tij. Asht letërsia jonë që do të mburret me veprën e tij të pavdekshme, janë zanat e maleve tona që ai na përcillte, vallet me Lahutën e tij; që kanë me këndue me katerime kumbim – randa deri te froni i Empirit veprën e këngëtarit zë ambël të tyne; asht djelmënia shqiptare që ka për t’u ushqye e për t’u vaditë me manën hyjnore të tij, së mbrami asht Shqypnia e mbarë”; Gegë e Toskë, malësi e qytete që do të kujtojnë deri sa të ndrisë e diellit rrota, njenin prej bijve të saj të mëdhenj që e deshi e lavdëroi dhe e nderoi për të gjithë jetën”.

Për Atë Gjergj Fishtën dhanë konsideratat e tyne ma të nalta personalitetet ma të shqueme të kulturës Europiane dhe Botnore. Në këtë shkrim due të citoj vetëm nji:

Gemelli Agostino: “Në historinë e Shqipnisë emni i Gjergj Fishtës do të xajë vend krahas  me atë të Gjergj Kastriotit. Dy emna këta që janë e mbeten si një Flamur i vetëm një ngacmim i vetëm e nji lumni e vetme” (Atë Gjergj Fishta: numër pëkujtimor,nën kujdesin e Atë Benedikt Dema. Viti 1941, faqe 509).

Nuk duhet harrue se Atë Gjergj Fishta asht shqiptari i parë kandidat për çmimin “Nobel” propozue në vitin 1931 në SHBA. Komente të matejshme do të ishin të tepërta për nji shkrim dhe besoj se çdo shqitpar me zemër e gjak arbnori do të skuqej para akteve barbare që diktatura komuniste aplikoi ndaj eshtrave dhe veprës së Poetit tonë Komëbtar – a. Gjergj Fishës. Asht detyrë morale dhe qytetare denoncimi para opinionit kombëtar e ndërkombëtar i denigrimit që vazhdon t’i beht Fishtës edhe në ditët tona që nga Pushteti Lokal deri në majen e Piramidës shtetnore.

Presidenti nderon me titullin e lartë “Nderi iKOmbit” atë që kërkonte “rrajët e Partisë” dhe denigron kolosin që kërkonte rrajët e kombit!… Ndërsa pushtetarët lokalë përveç vendosjes së një shtatoreje mjaft të dyshimtë dhe të pakuptueshme për masën e gjanë të qytetarisë shkodrane. Ata organizojnë nji ceremoni të padenjë edhe për një (kryetar kooperative)!…

Organizatorët e ceremonisë dhe kryebashkiaku na dhnë me kuptue se Fishta ishte person “nongrata” dhe i vendosun jashtë dëshirës dhe vullnetit të tyne. Kjo përshtypje “u lexue” në sytë e të gjithëve. Por paradoksi s’ka të sosun: Në 180 vjetorin e lindjes së Fishtës u demonstrue në mënyrën ma primitive urrejtja ndaj Poetit të Madh. Mospjesmarrja e drejtuesve të pushtetit lokal, salla pothuaj e boshatisun, janë treguesi ma sinjifikativ i urrejtjes ndaj kësaj figure që e nderon mbarë bota.

Dy shembujt e ma poshtëm do të tregojnë shkallën e denigrimit moral që na solli sistemi që lamë pas.

Në nandor të v. 1989 në Klimë të Kosovës, serbët hoqën bustin e Gurakuqit nga oborri i një gjimnazi, dhe ky akt sensibilizoi të gjithë opinionin kosovar. Në Shkodër dhunohet busti dhe shteti, dhe qyteti hesht! Presidentii Kosovës Dr. Rugova mban në zyrën e tij portretin e Fishtës. Në Shkodër përbuzet dhe denigrohet! Ku jemi e ku shkojmë?! Me sa duket Gurakuqi u vendos “gabimisht” në piedestalin e të “madhit” Stalin! Ndërsa Poeti i Kombit, (i zuni vendin) diktatorit Enver Hoxha. Thuajse Shkodra nuk asht “demokrate”… Le të provojë kush të baltojë monumentin e Bajram Currit në (Bajram Curr) të Tropojës ose bustin e Elez Isufit në Peshkopi, ose Mujo Ulqinakut në Durrës…

Edhe me shtatoren e Isa Boletinit asht ba “humor” duke i vendosë purrinj ose komerdare biçikletash, por askush nuk mund të mburret me akte të tilla. Të gjithë mburremi se Shkodra asht “djepi” i kulturës, porpopulli ka një shprehje të urtë ku thotë:

Ma mirë djepi thatë se sa djalli mbrendë…

Asht detyrë e vetë qytetarëve shkodranë që ta hjekun “djallin” prej djepit dhe t’i kthejnë nderin qytetit.

 

Biblioteka… Çarranik!…

Një ditë te Kasemi shkova për vizitë

Kishte shumë kohë pa e takue,

Më the (me mburrje) se lexonte çdo ditë

Se libër s’kish lanë pa lexue.

 

Më foli për Danten dhe për Shekspirin

Për Gëten, Londonin, Molierin, Tolstoin.

Por kur e pyeta (për këta shkrimtarë) nga ishin?

Të gjitha adresat miku m’i ngatërroi!

 

Danten e Shekspirin m’i bani arabë!

Ndërsa për Gëten tha ka banue në Trush…

Londoni dhe Tolstoi “arsimtarë” në Vrakë

Ndërsa Molieri “drejtor” në Barbullush…

 

Po mirë – e pyeta mikun tim të vjetër

Për sa më fole çdo gja e mora vesh…

Më thuaj të lutem ku e ke bibliotekën

Se të gjithë autorët m’i bane “përshesh”.

 

Ma shum m’u afrue e më foli në vesh.

Kjo asht pak sekret, i dashtuni mik.

Unë po ta them por t’mbesin mes nesh

Kam vetëm tri libra mbi çarranik…

Nga: Mark Bregu

 

Buzëqeshja e vrarë

– Kushtuar shokut tim Aleks Selmani –

Atje në kishë bie një këmbanë,

Nga dhimbja e madhe na është mekur zani,

Na e vranë humorin, buzëqeshjen na e vranë,

Si na ike kështu o Aleks Selmani…

 

Në zemrat tona ka rënë tërmet,

Dhe rrjedhin lotët porsi ujvarë,

Është gjëmë e madhe për një qytet,

Kur humoristat i sheh duke qarë…

 

Pse u vra Aleksi… më thoni pse pra…???

Cilin shau…?? Cilit ia trazoi ujtë…??

Ai veç humor dinte me ba,

E fjalë të rëndë kurrë nuk i tha kujt…

 

Sa shumë po vuajmë në këtë shtet pa shtet,

Jeta është bërë antinjerëzore,

Këtu dhe më absurdia bëhet realitet,

Dhe shpirti peshon sa një flok dëbore…

 

Njeriut të thjeshtë kush zot nuk i del,

Në këtë kaos, në këtë amulli,

Aleks Selmani flet, bën apel,

Dëgjojeni o njerëz zërin e tij…

 

Kujtimet nuk vdesin, për ao s’ka ikje,

Nuk do të harrojmë kurrë o artist gazmor,

Miliona buzëqeshje e duartrokitje,

Mblidhen ndër vite e të bëhen kurorë…

 

Në metalike e në klub të rinisë,

Pastaj në teatër profesinist,

Kudo ke qenë lezeti i shoqërisë,

Me zemër të pastë e shpirtin artist…

 

Vajzat në dasma knaë nusëruar,

E ti gjithë gaz xhezit i ke ra,

Dasmorët të kanë thënë: Të lumshin ato duar…

Tash ike, e shumë dasma i la pa i ba…

 

Takimin e bejtexhinjve mend a e mbani?

Ai gjithmonë vinte me vargje të reja,

Kur nxirrte bejta Aleks Selmani,

Në Kafe të Madhe shpërthente hareja…

 

Çohu Aleks, kujto alegrinë,

Në karnavale prapë me u veshë,

Çohu ta luajmë skeçin, parodinë,

E Shkodër – shkretën ta bajmë me qeshë…

 

Atje në Qendrën Kulturore të Fëmijëve,

Cicirojnë disa humorista të ri,

Ata nuk harrojnë mësuesin e tyre:

Aleksin gojëmbël e zemërflori…

 

Je rritur loretë, je rritur o Fric,

Ndaj me krenari t’i thoni çdo njanit,

Pa iu dridhur buza dhe qerpiku hiç,

Jemi fëmijët  e mirë të Aleks Selmanit…

 

Kujtimet nuk vdesin, për ato s’ka ikje,

Nuk do të harrojm kurrë o artist gazmor,

Miliona buzëqeshje e duartrokitje,

Mblidhen ndër vite e të bëhen kurorë…

 

Qazim Çela

Shkodër 1 nëntor 2001

 

Bota shqiptare në valët e Radio Vatikanit

Në përvjetorin e 50 – të

Për të njëjtin prolem u pushkatua edhe mons. Frano Gjini. Përpjekjet  komuniste dështuan. Bota shqiptare ishte pjesa më e dhimbshme në valëte Radio Vatikanit.

Lajme mjaft të hidhura ka patur fatin të transmetojë për 37 vjet rresht vetëm mons. Zef Shestani. Pas formimit të seksionit të gjuhës shqipe ai transmetoi lajmin tronditës të pushkatimit të dom Ndre Zadejës, vetikatërmbëdhjeti nga korparmata e III – të partizane që vepronte në Shkodër. (Më 1945) Ai transmetoi lajmin e pushkatimit të Pader Faustit dhe Pader Daniel Dajanit, dhe kështu me radhë të Pader Gjon Shllakut, Dom Luigj Prendushit, Dom Nikoll Gazullit etj., etj… me dhjetëra e dhjetëra (e tyre qoftë mbretëria e qiellit.) por akoma ma katastrofike ishin ngjarjet që u rrokullisën pas fjalimit ogurzi të 6 shkurtit 1967 nga E. Hoxha.

Turma të tëra adoleshentësh, të rinjtë të indoktrinuar, sulmuen objektet e kultit, ato që mbetën pa u shkatërrue, i shnëdrruan në mjedise sportive, në magazina e klube. Sipas eksperiencës të komunarve të Parisit. Kjo lëvizje e ashtuquajtur e vullnetshme e masave të gjera gjoja se ato kërkonin të çliroheshin nga feja e cila ishte bërë pengesë për veçorinë e revolucionarizimit të mëtejshëm dhe të ndërtimit to socializmit. Kjo lëvizje u shpif me tërë potencialin e Kinezërive të improtuar nga i ashtuquajturi “Revolucion Kulture”.

Ky represion dhe terror u shoqërua edhe me dekrete e ligje që veprimtaritë fetare u nxorrën si vepritmari të jashtëligjshme. Me dhjetra klerikë i pushkatuan dhe u martirizuan në burgjet famëkeqe të Burrelit dhe Spaçit. Krishtërimi u kthye në katakombe. Salvime u bënë jo më pak të tmerrshme edhe me pasoja se në kohën e Neronit.

Lajme e Radio Vatikanit në gjuhën shqipe sa vinin e bëehshin më tragjike dhe zëri i monsinjor Zef Shestanit sa vinte dhe afrohej më shumë si në vaj, i shkreti dhe zemërplasuri monisjor…

o Zot! Është për t’u çuditur se si aparatet e radiove nuk eksploduan nga zëri itij. Është vërtetë e dhimbshme kur mendon që ai që themeloi dhe e drejtoi programin e Radio Vatikanit në gjuhën shqipe nuk arriti të transmetojë triumfin e demokracisë nëShqipëri dhe fillimin e rindërtimin e Kishës Katolike. Do dishrojë që ky shkrim të jetë homazh për këtë njeri që punoi tërë jetën për “Fe e Atdhe”.

Në vitin 1988 ekipin e Radio Vatikanit në gjuhën shqipe pas vdekjes së mons. Shestanit e mori Zoti Gjon Gjomarkaj dhe nën drejtimin e tij vazhdoi deri me 30 gusht 1992. Tjetër fat pati Zoti Gjon Gjomarkaj ai e mori drejtimin e radios në një periudhë që soli ndryshime të mëdha në Europën Lindore. Edhe në Shqipëri këto ndryshime u shoqëruan me manifestime antikomuniste. Me 4 nanduer 1990 nga kapela e vorrezave në Rmaj në prani të dyzetë e pesë mijë qytetarëve nga tre besimet. Dom Simon Jubani celebroi të parën meshën pas njizet e pesë vjetësh. Kështu Radio Vatikani zëdhënësi i saj në gjuhën shqipe zoti Gjon Gjomarkaj lajmëroi tërë boëtn e krishterë dhe politike për këtë eveniment të rëndësishëm që ndodhi në Shqipëri. Lavi Zotit!

Por zoti Gjomarkaj pati fatin e madh që me 22 mars 1992 të lajmëronte botën se elektorati shqiptar me votën e tij të lirë goditi përfundimisht komunizmin. Filluan përndrimet e reja demokratike. Shqipëria dhe Vatikani filluan këmbimet e delegacioneve. U nënshrkuan marrveshjet për fillimin e ndërtimit dhe të organizimit të Kishës Katolike. Arritën ndihmat e para humanitare të Karitasit. Shteti dorëzoi kishat dhe të gjitha objektet e kultit të dhunuara nga ateizmi komunist. U b bekimi i tyre. Katherdralja e madhe ende pa rregullu. Dom Zef Simoni rregullisht bekonte, rrëfent, kresmonte, vinte kurora, njikohësisht ndjekte, udhëheqte me shumë zell e pasion punën e organizimit dhe të ndërtimit të Kishës sonë, të cilën Selia e Shenjtë i mbështeti me përkujdesjet e Nuncit Apostolik Ivan Dias.

Ja përse them se zoti Gjomarkaj ishte më me fat se mons. Shestani.

Ai vizitoi Shqipërinë e lirë e demokratike. Akoma me fat është dom Gjugja i cili ka disa vite që mori në dorëzim detyrën si përgjegjës i programit të gjuhës shqipe në Radio Vatikanin. Ai dhe sonja e dneruar Ana Luka, bashkëqytetarja e jonë po e vazhdojnë “Udhën e Krishtit” nën shembullin e paraardhësve të tyre të shquar. Kulmi i emisioneve të Radio Vatikanit arriti me 25 Prill 1993 me vizitën e Papës Gjon Pali II – të në Shqipëri dhe në veçanti në qytetin e Shkodrës. Lajme të jashtëzakonshme. Hyrja e Papës në Kathedralen e madhe i shoqëruar nga presidenti Berisha dhe Nënë Tereza ishte padyshim një ndër çastet më të lumtura, një nga evenimentet më të rëndësishme në historinë e religjionit katolik që nga koha e Krishtit. Papa kurorëzoi me sukses përpjekjet e qindra martirëve të Kishës! Lavdi Zotit!

Besimi triumfoi mbi ateizmin.

Fejzi Gushta

 

Kollaps socialist apo loja e radhës për pushtetin

Ka plasur përçarja në PS. Kështu mund të gjykojë çdo shqiptar që të paktën një herë gjatë dy javëve që kaluan është sintonizuar në një kanal televiziv. Kryeministri sulmon kryetarin e partisë që e zgjodhi, ose kryetari i partisë sulmon kryeministrin që vetë e emëroi gjatë fushatës. Gjithshka zhvillohet brenda mureve të asaj që quhet shtëpia qeverisëse e Shqipërisë: PSSH. Ç’po ngjet në radhët e socialistëve? A thua uniteti i famshëm socialist po lëkundet nën peshën e milionave? Mos vallë është loja e radhës për pushtetin brenda të njëjtit lloj?

Aleatët bashkëqeverisës së PS, duket se nuk janë shumë të shqetësuar na ajo që Nano e quajti “krizë morale e maxhorancës”. PSD, PAD, PBDNJ dhe PASH po i ndjekin thujase me indiferentizëm zhvillimet brenda selisë rozë. A do të ishin kaq të qetë aleatët po të mos dinin diçka më tepër se publiku i gjerë, që gjthshka e mëson përmes TV? Një krizë, nëse do të ishte e vërtetë, do ta ndante maxhorancën socialiste dhe hap pas hapi do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Për vetë natyrën e tyre, asnjë parti e vogël, mes të cilave edhe aleatët e PS, nuk do të ishin të sigurta për kalimin e 2. 5 % parlamentar: sepse Dushku vështirë të përsëritet. Qetësia e “partizanëve” tregon se krisja e PS nuk do të përfundojë me çarje ose krijim partishë të reja me ngjyrim rozë.

E mësuar ndoshta si asnjë parti tjetër me antagonizëm mendimesh – thuajse deri në fraksione të padeklaruara, PS po kalon lojën e radhës për të marrë pushtetin, por duke e lënë brenda përbrenda llojit. Dhembulli më i fundit është rënia e qeverisë Majko, të cilës me një kompromis brenda llojit në kurriz të lushjarit, ia zuri vendin qeveria Meta (një). Edhe kësaj radhe, do të ketë përplasje, por pa patur “armiq” apo “fraksionistë” siç ndodh në parti të tjera. Edhe pse ishte, është dhe ndoshta do të jetë kundërshtar i betuar i Nanos – kryetar ipërjetshëm i PS, Servet Pëllumbi vazhdon të zgjidhet deputet dhe në poste të tjera partiake që burojnë prej tyre.

Në parantezë, do të ishte mirë që prej kësaj praktike që nuk është aspak e keqe, të mësonin edhe shumë parti të tjera demokratike.

Në zgjedhjet e qershorit 2001, siç ishte e kuptueshme, Nano sponsorizoi Metnë si Kryeministrin e ardhëshëm të vendit, pra do të ishte në vazhdimësi qeverisjeje që do të ndryshonte vetëm nga numrat: nga Meta 1 në 2. Përveç kësaj, Eta ishte ekzpozuar si “dorë e fortë” për ruajtjen e pushtetit, ndoshta duke i përdorur edhe mjetet jo fort demokratike. Me këtë formulë politike dhe duke manipuluar (të paktën siç tha ODHIR), Nano ia arrit qëllimit të tij, që në plan të parë ishte i njëjtë me atë të Metës. Ky i fundit, doli mjaft ifortë pasi fatura e fitores, poshtë kishte emrin e tij. Duke njohur “kokën” e Metës, por edhe duke e kuptuar që kishte bërë gabim gjatë zgjedhjeve që kishte sponsorizuar 32 – vjeçarin si kryeministër, Nano u bë gati të kthesonte 180 gradë Ilir Metën. Me një pikë të statutit të PS, u mundua të vendoste kandidaturë alternative përballë Metës, duke krijaur një aleancë Nano – Malaj për t’i dhënë këtij të fundit postin e kryeministrit. U duk sikur me Metën po zbatohej i njëjti skenar si me rrëzimin e Majkos nga posti më i lartë i ekzekutivit.

Ndërkohë, Meta i fortë nga fitorja e zgjedhjeve, për asnjë çast nuk kundërshtoi konkurimin brenda KPD për kryeminstër. Aiksihte fituar simpatinë e bazës së socialistëve, që mbante mend fjalët e Nanos që Meta do të ishte kryeministri i vazhdimësisë socialiste, pa llogaritur që kryeministri kishte bërë diçka më shumë se tërë parardhësit e tij. Ky opinion u reflektua edhe në pjesën asnjëanëse të KPD, që me ndershëmri dhe ndikim nga baza votuan për Metën. Njëkohësisht pjesa më e madhe e kryesisë rozë, ku me poste ministrore për vete apo të afërmit, ku me kredi – bingo 50 milionëshe për “të pastrehë”, ku me premtime postesh ekzekutive të niveleve të ndryshme, site bërë “tifoze” e Metës. Edhe me kryetarët e PS në rrethe, Meta ndoqi të njëjtën rrugë, sidomos për humbësit në garën elektorale. Lëvizja vendimtare e Metës ishte padyshim afrimi me ish – kryeministrin e tij Majko, që tërhoqi pas vetes edhe pjesën vendimtare të KPD, atë që i dha fitoren qënë raundin e parë Metës 2. Kështu që rikonfirmimi i Metës, caktimi i ministrave në konsulencë me kryesinë rozë, u kthyen në formalitete.

Gjatë kësaj kohe Nano me durim ndoqi rjedhën e ngjarjeve duke u përgatitur për përgjigjen. Nuk mund të lejonte që pas ngjarjeve të 14 shtatorit 1998, ku ai humbi kryeministrinë, të priste deri në 2005 për t’u futur në “rrotën e pushtetit”. Qeveritë  Meta 1 dhe 2, mbahen mend si të përfolurat nga  mediat për fitime kolosale që përllogariten në milioina dollarë ose miliarda lekë. Nano në këtë mes nuk është i kënaqur me “thërrimet”, por do “coprat” dhe më të mëdhatë. Me këtomendime në kokë, Nano filloi sulmin për “krizë morale” që doli në skenë pas ndarjes së tij me bashkëshorten. Duke përdorur mjeshtërinë e tij politike, shumë shpejt e injektoi krizën e tij personale edhe në bazë, ku rasti më i fundit është ai i histerisë rozë në M. Madhe që të kujtonte kohën e Hoxhës. Takimi atje, i publicizuar edhe nga mediat, shënon edhe fillimin e ngjitjes së Nanos dhe rënien e tij. Në diferencë 4 ditësh Meta dhe Nano, tatuan pulsin e Rrafshit të Veriut, ku kryesia rozë e Shkodrës, përkrahu në mënyrë madhështore Metën. Në Koplik (MA), drejtuesi Duli u shfaq antagonist me Nanon, ndërkohë që baza e brohoriti si “baca Enverin”. Ajo që po ngjet brenda llojit socialist, nuk është kolaps prej të cilit pret shumë opozita. Është loja e radhës për pushtetin ku “pushkët” janë të mbushura me fishekë manovre. Përplasja do të vazhdojë, nuk do të ketë çarje dhe uniteti socialist do të fitojë. Mazhoranca do të jetë e njëjta, do të ndryshojnë kryeministri dhe ministrat. Mazhoranca do t’i bindet fituesit të “dyluftimit” Nano – Meta dhe gjithçka do të nisë nga e para: loja e radhës për pushtetin brenda llojit rozë, prej së cilës më kot shpreson opozita, të paktën kjo aktualja. Populli thotë: Mos i qaj hallin kalorësit se varen këmbët.

Blerti Delia

 

Nga: Dashamir Cacaj

Jetëshkrim dinjitoz i një krahine me dinjitet

Mongrafia “Kelmendi dritë – hije”, i intelektualit të njohur kelmendas Rush Dragu, një radiografi e detajuar për krahinën dhe komunitetin që e popullon atë, në përshkallëzimin e etapave jetësore të ravijëzuara në vërtetësi dhe origjinalitet.

Përveçse në kuptimin metaforik, Kelmendi nuk është veç balli nën qerpikë i një treve me emrin kuptimplotë Malësi e Madhe, por edhe e gjithë hapësirës gjeografike të Republikës së Shqipërisë edhe kur nënkuptojmë nën këtë aoreolë, kufinjtë etnikë të saj. Një poet pat thënë se “kelmendasit janë virtuozë deri tek legjendat”, Gejrgj Fishta, pat kënduar për Marash Ucin, një poet tjetër pat thënë se Dedë Gjo Luli është “një Muj dhe një Gjergj Elez”, e risi si këto mund të vistrohen panda. Te e vona, u rrekëntë shkruajnë biografinë e krahinës edhenjerëz që e njohën nga afër, që jetuan në gjirin e saj madhështor e misterioz njiherit, apo nga ata që bujtën disa netë midis malësorëve të këtyre anëve. Jo pa interes, madje të lexueshëm janë librat “Malësia e Kelmendit” me autor Kolë Progni, “Në kërkim të së vërtetës” i bardit erudit Llesh Preçi si dhe “Malësia e Madhe – siç e njoha unë” të publicistit Nikolla Spathari. Këto prurje rreken të sondojnë në palcën e kësaj treve, për të anunçuar atë kohë të lavdishme që përjetoi Kelmendi dhe për vetitë e mrekullueshme të banorëve të atij komuniteti.

Rush Dragu është një ndër djemtë më virtuozë të krahinës. Ai është në moshë relativisht të re e plot energji për të kontribuar ende sot e gjithë ditën për Kelmendin. Madje ky njeri i mirë e i kompletuar në dije, ka nënshkruar edhe një kontratë të përjetëshme me krahinën, duke u betuar se nuk do ta braktisë kurrë atë, çka gjer më sot nuk është aktësuar nga një i dytë. Birii Kelmendit përfundoi studimet në 2 fakultete dhe drejtoi me kompetencë e ndershmëri Komunën e Kelmendit në periudhën më kritike që përjetoi krahina, në vitet 1996 – 2001 dhe tash së mbrami është drejtor  i shkollës së Mesme të Përgjithshme Tamarë. E rëndësishme është se nuk e hoqi për asnjë çast penën nga dora. Shkroi në shtypin e kohës artikuj problemorë e me karakter historik. Kohët e fundit është shpeshherë i pranishëm  në faqet e të vetmes gazetë shqiptare kombëtare që i “këndon” patriotizmit, virtuozitetit dhe prosperitetit. Ndërkohë është marrë edhe me letërsi, e kryesisht në fushën e prozës së shkurtër. Libri me tregime “Balada e kushtrimit” tashmë është në procesin e maturimit të tij e pret dritën jeshile që ndonjë botuesi serioz.

Për monografinë që nisi të shpërndahej këto ditë e që si libër i pak kujt pati dy botime radhazi ma nga 1000 kopje secili, autori shfrytëzoi arkiva të gjalla e të “fjetura”, mbushi një dynja me skeda, u konsultua me menatakë të krahinës që nuk janë të paktë në numër, kaloi nëpër duar gjithë dokumentacionin e institucioneve që për ironi të fatit veçse “vegjetuan” nëKelmend si dhe shfletoi gjithçmos është shkruar për Kelmendin dhe kelmendasit qysh nga periudha e lavdishme e Rilindjes Kombëtare e deri në ditët e sotme. E kur e pat gati “miellin” e situr me aq përkushtim, iu gjet përkrah malësori i virtytshëm Nikoll Mark Toma, i cili ndihmoi nga ana financiare për daljen në dritë të këtij jetëshkrimi dinjotoz i një krahine me dinjitet. Por është edhe dëshira e autorit, madje këmbëngulja e tij, për të renditur emra të tjerë që iu gjetën të gatshëm për të bashkpunuar me autorin. E veç të tjerëve janë edhe zotërinjtë Zef Kol Volaj, Gjeto Leka, Zef Gjoni, Llesh Volaj, Ndue Zef Lumaj, Nik Frani, Lukë Deda, Kolë Toli, Mark Kapa, Nikoll Nilaj, Luigj Caraj, Drande Volaj, Gasper Deda, Marije Volaj, Ndoc Deda e deri tek Frat Sergio Gazzea, famullitari i krahinës.

“Kelmendi dritë – hije” i Rush Dragut nis me një vështrim panoramik e me detaje i gjenezës, dokeve e zakoneve të krahinës për të shpalosur në vazhdim faqe të ndritshme të historisë së Kelmendit e banorëve të kësaj treve. Është në fokusin e autorit qëndresa jetike e Kelmendit përkundër pushtuesve të kahmot e më të rinj se ata në moshë e makabritete. Spikat kushtrimi për mëvetësi në përshkrimin e imët të viteve 1911deri në 1915, për t’i bërë vend kreshnikut kelmendas Prek Cali, i cili konsiderohet legjenda e krahinës për të mos shkuar më larg. Radiografia e kohës nën zap të Enver Hoxhës e të sejmenëve të tij aq të mbrapshtë, është një pasqyrë e një nëpërkëmbjeje të pashembullt. Aty ku vlerat janë më të spikatura, trysnia e diktatit alakomunist krijonte vijaska më të thella që shoqëroheshin me dhimbje të padurueshme. Me ngjyra të ndezura përshkruhet dekada e mbrame, kur jeta nisi të ndërtohej sak mbi gërmadha, e jo veç nga ana materiale, por edhe nga ajo shpirtërore të rrënuar përbindshëm.

Vend të rëndësishëm në këtë libër të kalibrit të lavdërueshëm zënë relikat e kulturës e të qytetërimit kelmendas. Ky i fundit, anon dukshëm nga Perëndimi, përfshi këtu Europën Qendrore dhe Amerikën. Flitet këtu për balerinin aq brilant me njohje ndërkombëtare, Angjelin Prelocaj, për këtë “Kushëri të Engjëve” siç do të shkruante në librin në përkushtim të tij, gjeniu i letrave shqipe e tëpërbotshme, Ismail Kadare. Shkruhet gjithashtu për lahutarët e njohur tashmë brenda kontureve të shtetit amë, por edhe në meridianet e diasporës shqiptare, midis të cilëve Pretash Nilaj e Jonuz Delaj. S’ka se si të mos e rrokë vëmendjen e shkrimtarit Rush Dragu edhe kontributi i artistëve popullorë në asambletë artistike në skenat e rrethit por edhe në ato kombëtre, ku kelmendasit u nderuan edhe me çmime e medalje në olimpiadat e shumta artistike. Mbresëlënëse është në veçanti kapitulli për Logun e Bjeshkëve, një risi artistike e viteve të postdiktaturës, gjeneratori i të cilëve është vetë Rush Dragu. Bukuroshet e Kelmendit sfilojnë të pakta në të 4 vjetët e fundit e vit për vit njëra prej tyre ngjitet krenare në podin e “Miss Bjeshkës”.

Monografia “Kelmendi dritë – hije”, është gjithsesi një bibël dokumentare dhe artistike e denjë për të qenë e pranishme në biblioteka vetjake të banorëve të mbarë rafshit të Malësisë së Madhe e në veçanti, të kelmendasve aq të etshëm për kulturë, dije e qytetërim. Çka lënë mangut shkrimet e autorëve pararendës, përfshi këtu edhe londinezen Editt Durham, malësorët e gjejnë tash e mbas sodit në monografinë e Rush Dragut, e cila siç e cekëm në krye të këtij prezantimi modest, është një jetëshkrim dinjitoz i një krahine gjithë dinjitet e mirësi që ia shton dukshëm vlerat shqiptarizmës.

Në mbyllje të këtyre shënimeve jemi të mendimit se rezervojmë të drejtën të shtojmë se, libri në fjalë i botuar nga Enti Botues “Helena Kadare” dhe u shtyp në Shtypshkronjën tashmë me emër të mirë në qytetin e Shkodrës që ka për pronar zotin Gjovalin Shtjefni. Gjithashtu bëjmë me dije lexuesin se redaktori i librit është poeti Ndoc Gjetja me origjinë nga Kelmendi, recenzentë Enrieta Sina e Simon Kaca, krijues të njohur në nivel kombëtar dhe korrektore letrare, mësuesje e talentuar Arta Kaca, për të mos u zgjatur me ekipin tjetër që ndihmoi në daljen e këtij libri me vlera njohëse dhe edukuese.

 

Në Shqipëri po instalohet stalinizmi

Situata është e tensionuar si rrjedhojë e politikës së mbrapshtë. Vrasja e 400 shqiptarëve në pesë vitet e fundit dhe menazhimi nga shteti i një trysnie, është një ogur i zi për jetën e shqitparëve, veçmas demokratëve. Vrasja në mes të qytetit të Shkodrës e aktorit të humorit Aleks Selmani, ku makina e kriminelëve u nëdrrua përballë kinema “Republikës” me makinën e policisë, flet shumë, akuzon me fakte këtë shtet mafioz. Kështu, me 14 shtator në lagjen “Ndoc Mazi” të Shkodrës, rreth orës 23 e 30 minuta, si të ishte luftë u shkëmbye zjarr me breshëri kallashnikovi. Objekt sulmi ishte shtëpia e demokratit Fatbardh Malaj. E ngjarja ndodh pikërisht me 14 shtator, pra tre vjet fiks pas vrasjes së deputetit demokrat nga komunistët Azem Hajdarit. Kjo ngjarje tronditëse për jetën e një qyteti antikomunist, dnodh pikërisht jo si rastësi, pasi Fatbardh Malaj me 14 shtator kishmarrë pjesë në tubimin përkujtimor të vrasjes së Hajdarit, i cili u organizua nga opozita në Shkodër, pasi ish deputeti në vitin 1992 kish marrë votat mbi 90 % në lagjen Kiras. Po forcat e rendit pse u vonuan, megjithëse plumbat thyen edhe xhamat e dritareve të shtëpisë së demokratit Fatbardh Malaj?! Pra, policia, siç shihet është një instrument politik në shërbim të pushtetit të dhunës. Mafia i ka rrënjët pra në policinë totalisht të politizuar, e cila me veprimet antinjerëzore po bën çmos të zgjasë jetën e diktatorëve të kuq, që siç u shpreh shkrimtari i madh Ismail Kadare në një intervistë të para ca kohëve në TV kombëtar, në Shqipëri po instalohet Stalinizmi. Me pak fjalë, socialistët e sotëm po fuqizojnë diktaturën e Enver Hoxhës, të cilën edhe familja e  veprimtarit demokrat shqiptar Fatbardh Malaj e vuajti mbi kurriz. Fatbardhi u lind në internim, pasi familja e tij ishte internuar nëTropojë nga viti 1963 deri në 1974. Edhe asokohe u dëbuan në rrethinat e Shkodrës, pra mbas kryerjes së internimit nuk u lejuan të shkojnë në vendlindje në Vlorë.

Kjo diktaturë po vazhdon të përndjekë e luftojë me mënyra çnjerëzore tërë njerëzit që duan një Shqipëri të lirë e demokratike. Manipulimetm dhuna dhe terrori që pushtetarët komunistë po materializojnë, po shkelin haptas liritë dhe të drejtat themelore të popullit shqiptar, madje më me egërsi e primitivizëm se në kohën e Enver Hoxhës.

Nga: Vasel Gilaj

 

Shqipëria ka shumë probleme

Grupet terroriste kanë marrë jetën e shumë shqiptarëve të pafajshëm dhe organet e drejtësisë nuk kanë vepruar, çka tregon për lidhjet e shtetit me këto grupe. Edhe therja me 13 thika e priftit italian Ettero Cunid në Durrës kohët e fundit nga ata që prifti i kish ndihmuar, po futet në labirintet e kalendrave greke. Faji iu ngarkua një 17 vjeçari, ndërkohë që edhe e ëma thuhet të jetë përgjegjëse. Një rast tjetër sëht edhe kërcënimi me eleminim fizik i një burri 51 vjeçar. Bep Gaspri i datëlindjes 01. 05. 1950, i cili gjithë jetën kish punuar si shofer dhe që në fillim të proceseve demokratike pra nga 1991 punoi me devocion si shofer i kishës së Shën Shtjefnit në Shkodër. Gjithnjë ka qenë jë njeri paqësor e i afrueshëm me gjithkënd. Por nuk mjafton të jesh i tillë në Shqipëri. Të dielën e Larit 2001, pra me 08. 04. 2001, duke transportuar njërin nga priftërinjtë e famullisë, Dom Ndoc Palin për në Gur të Zi, rrugës pra në fshatin Vukatanë u godit me grushta e shqelma nga një grup prej pesë vetësh. Po atë natë, madje pas mesit të natës Bep Gaspri ka marrë edhe telefonata kërcënuese, çka tregon se jeta në Shqipëri është nën represion.

Se sa duhej vlerësuar ky rast, a duhej të vepronin ingranazhet e shtetit, është një temë e gjatë. Por Bep Gaspri, duke mos patur hapësirë, për shumë kohë u detyrua të rrijë i mbyllur deri një ditë që nga halli braktisi Shqipërinë. E të mos nënvlerësohet fakti që ky njeri e donte Atdheun.

Xhemal Berisha

 

Fëmijëve shqiptarë u vritet liria

Politika shqiptare po vetëvritet. Po vetëvritet përderisa vret të ardhmen, shpresën për nesër. Nëse në Shqipëri kundërshtarët politikë janë në the të goditjeve dhe rastet e vrasjeve janë aq të shumta, viktimë e politikës së verbër janë edhe fëmijët. Në Shkodër, në Kukës, në Tropojë e në Malësi të Madhe, përgjithësisht në veriun shqiptar janë mijëra fëmijë të privuar nga e drejta për shkollim, madje edhe për jetesë, pasi edhe në shekullin e 21 – të është kanuni ai që vepron. Ja, këtë shkrim po e shoqërojmë me fotografinë e një fëmije. Është Ardit Hamdi Mustali, i datëlindjes 17. 04. 1981, i cili si pinjoll i një familjeje antikomuniste është bërë shumë herë pre e bandave të maskuara, duke u rrahur kafshërisht, duke i vrarë shpresat, duke i nënshtruar ndjenjat njerëzore. Është kjo një formë tashmë e dukshme në Shqipërinë postkomuniste. Ardit Mustali ka parë edhe vrasjen e xhaxhait të tij në rrethana me prapavijë politike, Mehmet Mustali me 13 Qershor 2000. Ky djalosh dhe shumë moshatarë të tij shqiptarë për shkak të pacivilizimit politik, madje anakronik, janë të privuar nga liritë e të drejtat njerëzore. Kjo politikë është një dramë për shoqërinë shqiptare që orvatet të integrohet në Evropë. Nëse shtetet e tjetra i kanë kapërcyer këto fenomene, Shqipëria duket ende larg. As Kanuni i Lekë dukagjinit, pra i para gjashtë shekujve nuk vepronte mbi fëmijët e gratë, siç po vepron shteti apo bandat e dirgjuara prej tij.

Sokol Pepushaj

 

Pse po sulmohen legalistët?

Pamvarësisht demagogjisë politike, Partia Lidhja e Legalitetit ësht më e sulmuara në Shqipëri. Votimet për monarkinë me 29 Qershor 1997, ku mbretëria fitoi rreth 67 për qind dhe mëpastaj vjedhja e votës e zbriti në 39 për qind, i ka traumatizuar sidomos komunistët që partinë e Mbretit Leka Zogu e shohin si rivale të denjë. Në Shqipëri Mbreti është i dënuar, në Shqipëri legalistët survejohen e dhunohen. Ja, anëtari e veprimtari i Partisë Lidhja e Legalitetit, Kujtim Musa Canaj, llindur me 16. 12. 1968, është dhunuar shumë herë nga bandat e këtij shteti bandit. Ai, në zgjedhjet për pushtetin lokal ka qenë anëtar i Komisionit Zonal në Komunën e Gruemirës së rrethit Shkodër si përfaqësues i opozitës (P.L.L) dhe ngaqë nuk ka pranuar manipulime në kutitë e votimit është bërë pre e dhunës e cila ka qenë evidente në tërë Shqipërinë. Kujtim Canaj, në Shtator 1999 tek vendi i quajtur Ura e Vrakës është kërcënuar mevdekje nga banda me maska. Atë rast ka qenë me një atuoveturë së bashku me aktivistin tjetër të Partisë Lidhja e Legalitetit, Iljaz Canaj. Kërkesa e maskaxhinjve ka qenë që të heqin dorë nga bindjet legaliste. E kërcënime të tilla kanë qenë të shpeshta, të padurueshme edhe në familjen e këtij legalisti. Vërtetë shteti komunist arriti ta detyrojë legalistin Kujtim Canaj ta braktisë me dhimbje Shqipërinë, por të afërmit e tij janë nën survejim. Po në Shqipëri gjithçka survejohet dhe sulmi mbi legalistët është një objek primar për socialkomunistët.

Nga: Kreshnik Kopliku

 

Djaloshi i frikësuar dy herë

Drama e popullit të Kosovës vazhdon. Vazhdon dhe ndoshta do të vazhdojë gjatë edhe për shumë kohë të tjera pasi fati kështu e paska shkruar.

Në morinë e shumë dhimbjeve, është edhe ajo e një djaloshi jo më shumë se 16 – 17 vjeçar nga komuna e Prizrenit. Një moshë kjo shumë e përshtatshme për të mësuar në librat e shkollës, si bashkëmoshatarët e vet, për të luajtur apo, pse jo, edhe për të ëndërruar për të ardhmen. Por fati për djaloshin e quajtur Besnik Limani qenka shkruar ndryshe. Ai në këtë moshë fare të njomë detyrohet të rrëmbejë pushkën përkrah luftëtarëve të UÇK kundër okupatorit Serb.

Dhe dihet, lufta ka ligjet e saj të shkruara e të pashkruara. Besnikut, së bashku me shokë të tij të skuadrës ju ngarkohet për të bërë një aksion. Këto djaloshi i kishte parë vetëm në filma. Fatkeqësisht shokët e tij të aksionit mbetën të vrarë, ndoshta edhenga fakti se ata ishin të pamësuar me këto gjëra e të pastërvitur përballë një armiku mjat të përgatitur. Koj Besnikut do t’i kushtonte shumë. Në këto rrethana ai e braktisi luftën duke patur frikë se mos do të kishte fatin e shokëve të tij tashmë të vrarë. Në kushtet e një tronditjeje të thellë, largohet për tek dajat e tij në Deçan. Por drama nuk mbaron me kaq. UÇk vihet në kërkim të Besnikut. Por atë tashmë e kërkojnë edhe familjet e dy shokëve të vrarë. Në këtë kohë ai gjen rrugën për t’u larguar  fare nga Kosova, për të cilën gati dha jetën e tij. Brenga e ndjek pas. Ai mëson se të atin e tij  Riza ia kishin arrestuar duke e mbajtur për nëntë muaj në qelitë e burgut. Por dhimbjen djaloshi e ka edhe për nënën Xhevahire e cila e donte aq shumë, për motrën e vëllanë.

Frika për kthimin në Kosovën e tij të dashur, tek shoqet e tek shokët, tek rrugicat që deri atëhere kishte luajtur, është e dyfishtë. Ai përsëri kërkohet nga strukturat e UÇK, por jo më pak edhe nga ato dy familje fatkeqe, duke menduar se Besniku ka gisht në vrasjen e tyre.

Deri kur kështu?

 

Njoftim për lexuesit e gazetës “Shqipëria Etnike”

Duke u thelluar në verifikimin e fakteve që disa burime i kanë sjellë gazetës “Shqipëria Etnike” në lidhje me tregun e vizave të Konsullatës Italiane të Shkodrës, rezultoi se jo të tëra kishin bazë të vërtetë! Gazeta “Shqipëria Etnike” ka edhe fakte që Konsulli Dott. Stefano De Leo ka ndihmuar edhe në 02 të natës, qytetarë shkodranë me viza për të shpëtuar jetën e fëmijëve apo të rriturve kur ata kanë patur probleme emergjente.

Ndaj ndonjë fakti dekonspirues e dashakeq ndaj Konsullatës Italiane, gazeta ka mbajtur qëndrim administrativ dhe po shikon mundësitë e penalizimit ligjor.

Në këtë situatë anormale ne do të bashkëpunojmë dhe me Konsullatën Italiane e Konsullin Stefano De Leo, duke menduar se ajo na kupton për shqetësimet e “Shqipërisë Etnike” në datat 16 dhe 30 Tetor 2001, aq më tepër që gazeta lexohet në Internet nga germa e parë tek e fundit.

Herën tjetër do të jemi racional dhe nuk do të lejojmë asgjë të pasaktë. E konsiderojmë detyrim moral ndaj Konsullatës Italiane të Shkodrës që në të ardhmen të pasqyrojmë me realizëm dhe objektivitet tërë veprimtaritë e saj në ndihmë të qytetarëve të Shkodrës e më gjerë.

Drejtori i gazetës “Shqipëria Etnike”

 

Perspektiva të reja për qarkun e Shkodrës si rezultat i bashkëpunimit Italo – Shqiptar

Konferencë shtypi e Ambasadorit italian Dott. Mario Bova në sallën “Magna” të Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” datë 06. 11. 2001.

Intensifikimi i marëdhënieve Italo – Shqiptare ëshët një prioritet i politikës së jashtme të Qeverisë Italiane, deklaroi në konferencën e shtypit Ambasadori i Republikës Italiane në Shqipëri Dott. Mario Bova.

Shqipëria është e vendosur që të bëjë pjesë në KE, ndërsa Italia është po aq e vendosur t’a ndihmojë Shqipërinë për të përparuar deri në atë shkallë, sa pranimi në Ke të jetë i sigurtë dhe relativisht i shpejtë.

Në tërësinë e prioriteteve të politikës Italiane në Shqipëri i kushtohet një vmendje e veçantë Veriut të Shqipërisë dhe veçanërisht Qarkut të Shkodrës ku premtohet që të ketë një përqendrim të ndihmës italiane. Kjo ndihmë në radhë të parë do të ketë si pikësynim përmirësimin e infrastrukturës. Shteti Italian po financon korridorin Tiranë – Shkodër dhe nuk do të jetë e largët dita, tha Ambasadori Bova, që udhëtimi nga Tirana në Shkodër të bëhet për një orë e 15 minuta. Me ndihmën italiane do të sistemohet sipas parametrave bashkëkohore segmenti Shkodër – Han i Hotit, rruga e Kukësit si dhe do të ndërtohet një urë e re mbi lumin e Bunës. Ndihmë të madhe Shteti Italian do të japë edhe në sektorin e Kulturës dhe të Fromimit Profesional.

Do të mbështetet Universiteti i Shkodrësnë bashkëpunimin me Universitetet italiane dhe sidomos me Universitetin e Firences, jo vetëm në fushën e italianistikës, por edhe në fushat e tjera të programeve universitare. Do të përkrahen iniciativat për të vazhduar studimet universitare në Itali, viti shkollor 2001 – 2002 shënoi një rekord në këtë drejtim; afërsisht 2000 studentë nga Shqipëria fituan të drejtën që të studjojnë në Itali, këtyre u shtohen edhe 3500 studentë shqiptarë të familjeve emirgante që jetojnë në Itali duke arriturnë shifrën 5500 studentë shqiptarë të regjistruar këtë vit, kujtojmë se në Shqipëri u regjistruan në universitet gjithsej 7500 studentë! Kujdesi i Shtetit Italian për studentët shqiptar vlerësohet nga fakti se çdo vit jepen falas 1000 bursa studimi! Një vëmendje të veçantë do t’i kushtohet organizimit sipas modeleve Europiane të Shoqërisë civile e cila do tëketë si partnerë Shoqatat e shumta dhe me eksperiencë që ndodhen në Itali, në këtë drejtim do të financohen projekte të cilët realizojnë një bashkëpunim konstruktiv dhe me interes reciprok.

Jam shumë i kënaqur, vazhdoi Ambasadori Bova, për punën korrekte dhe voluinoze që po bën Konsullata Italiane në Shkodër, vetëm gjatë këtij viti janë dhënë rreth 9000 viza për të hyrë në Itali, a nuk është kjo një ndihmë konkrete që i jepet banorëve të Qarkut të Shkodrës?

Mesazhi që Ambasadori Bova dha në konferencën e shtypit merr një rëndësi të veçantë sidomos në momentin e rëndë psikollogjik që po kalon popullsia e Qarkut të Shkodrës, si rezultat i papunësisë, mungesës së energjsë elektrike, mungesës së autoritetit të Shtetit që pasohet me një kaos të jetës qytetare. Ambasadori Bova në emër të Shtetit Italian na premtoi ndihmë për një të ardhme më të mirë, ai na dha shpresë dhe forcë për të përballuar vështirësitë aktuale. Ne kemi besim në premtimin e Ambasadorit Bova, këtë besim na e jep ndihma kolosale dhe e vazhdueshme që Shteti mik i Italisë i ka dhënë gjatë viteve të ndërtimit të demokracisë, Shqipërisë.

Faleminderit i nderuar Ambasador Dott. Mario Bova!

Punoi: z. Luigj Curri

President i Qendrës Televizive

Antena Nord – Shkodër

Stalinizm is being established in Albania

The situation is stressed because of the bad politics. A bad sign for the life  of the albanians, especially the democrats, is also the 4000 albanians killed during the last five years, and the management of the power under such a pressure. It tells so much the murder of the humor actor Aleks Selmani in the center of Shkodra, while the car of the criminals met that of the police beside the cinema building, this tells about this mafious state. The 14 of September in “Ndoc Mazi” quarter around the 23. 30, as in a war, was fired with machine guns. The target was the house of the democrat Fatbardh Malaj. This happened the 14 of September, three years after the murder of the democrat deputy Azem Hajdari killed by the communists. This shocking event for the life of an anticommunist town, happens not just occasionally, for on September 14, Fatbardh Malaj partecipated in the memorial meeting of the murder of Azem Hajdari, organised in Shkodër by the opposition, for the ex deputy had had about 90 % of the votes in 1992 in “Kiras” quarter. But why did the police so late, although the bullets broke the windows of the democrat Fatbardh Malaj?! As evident, the police is a political tool in the service of the power of violence. So mafia has its root in the totally politic police, which does the impossible to keep in power the red dictators, with antihuman actions, as the great writer Ismail Kadare said time ago in the national TV broadcast: “Stalinism is being established in Albania”. In a few words the today’s socialists are empowering the dictatorship of Enver Hoxha, by which suffered the family of the albanian democrat activist Fatbardh Malaj. Fatbardh was born in internment, for his family was interned in Tropoja from 1963 to 1974. At the time they were send to the villages around Shkodra, but after the internment they were not allowed to turn back in their own town Vlora.

This dictatorship keeps on persecuting and fighting in antihuman ways all those who want a free democratic Albania. The manipulations, violence and the terror the communsit statesmen are materialising and boldly braking the foundamental freedom and rights of the albanians, even worse than in the time of Enver Hoxha.

By: Vasel Gilaj

 

Albania has many problems

The terrorist groups have killed many innocent albanians and the justice didn’t move, proving the implications of the state with these groups. Even the murder of the italian priest Ettero Cunid by those whom the priest himself had helped is being put in charge of some greeks. A 17 years old was counted guilty for this and even his mother is supposed to be responsable. Another case is the threat of physical elemination of a 51 years old man. Bep Gaspri, born the 01. 05. 1950, who worked all his life as a driver and during the democartic movements, as it is in 1991, worked as a driver of the Shën Shtjefni Church in Shkodra.. he has always been a peaceful man and warm to everyone. But this is not enough in Albania. On sunday the 08. 04. 2001 while driving for one of the priests of the parish, Dom Ndoc Pali in Guri i Zi, on the way near the village Vukatana, he was knocked and beaten with kicks and fists by a group of five people. The same night, after midnight Bep Gaspri had phone threats, which showsa the life in Albania is on repression.

It’s a long way to find how much this case was to be evaluated, either if the state had to do something. But Bep Gaspri, was forced to live closed at home for a long time, until the day he left Albania. It is not to be undervalued the fact that this man loved his country.

By: Xhemal Berisha

 

The freedom of the albanian kids is being killed

The albanian politics is committing suicide. Is committing suicide as it is killing the future, the hope for tomorrow. If in Albania the politic opposers are every day beating each other and the murder cases are many, victims of the blind politics are even the children. In Shkodër, Kukës, Torpojë and Mlaësi e Madhe, generally the Northern Albania, numerous are the children deprived of the right of instruction, and even to live, for in the 21 – st century the canon is still in charge. I’m following this with the picture of a child. He is Ardit Hamdi Mustali, born the 17. 04. 1981, who as a descendant of an anticommunist family was many times prey of violence, being beastly beaten by masked bands, killing so his hopes and human feelings. This is an evident way in the postcommunist Albania. Ardit Mustali has also assisted the murder of his uncle Mehmet Mustali, by a political background, on June 13, 2000. This boy and many his friends of the same age is being deprived by the human freedom and right because of political uncivilisation. This politics is a tragedy for the albanian society which tries to approach Europe. If the other states have passed these problems, Albania still seems far away. Even the canon of Lekë Dukagjini, of six centuries ago, doesn’t act on children and women,as the state is doing with the gropus directed by it.

By: Sokol Pepushaj

 

Why are the legalists being attacked?

Alhtough the politic demagogy, the Party of the Legality League is the most attacked in Albania. The votes of June 19, 1997 for the monarchy, where the monarchy had 67 % of the votes and later the votes stolen and sent to 39 % have shocked especially the communists who find the Party of the Monarch Leka Zogu as a strong rival. In Albania the monarch is condemned, and the legalists are supervised and violented. Thus the member and activist of the Party of the Legality League, Kujtim Musa Canaj, born the 16. 12. 1968 was violented meny times by groups of this bandit state. He was member of the Areal Commission in Gruemira fo Shkodra during the local elections, representing the opposition (P.L.L), and as he didn’t accept the manipulation of the votes, he was violently treated with the violence which is evident in all Albania. Kujtim Canaj, on September 1999, while he was at the place called the Vraka Bridge, was threat to death by masked people. In that case he was driving with another activist of the Party of the Legality League, Iljaz Cenaj. The masked people asked him to lay aside his convictions. Such threats have been frequent, and unsupportable in the family of this legalist. The communist stae could force the legalist Kujtim Canaj to leave Albania with great pain, but his relatives are supervised. But in Albania everything is supervised and the attack on the legalists is a primary traget fpr the socialcommunists.

By: Kreshnik Kopliku

 

The albanian intellectuals face pressure…

Albania wa a model of the crimes during 50 years of dictatorship of Enver Hoxha, and even now while the successors of the dictator, the socialcommunists accidentally on power, even they cry for democracy, they have added violence, pcychological and physic pressure to the political opposers and democrats. The citisen Dashurija Tahir Vadahi born the 20. 10. 1968, as soon as the foundamentals of the communism in the Southeast Europe shook, she was active in Albania for pulling down the dictatorship helping in the protests of January 14, 1990 to pull down the bust of Stalin, on June 16, 1990 in the funerals of the democrat martyr Pëllumb Pëllumbi, fired in the border of Hani i Hotit, in the protests of December 13, 1990 while the memorial bust of Enver Hoxha was pulled down, in the peaceful protests of the albanian opposition in front of the building of the ex Comitee of the Party of Labour in Shkodra on April 2, 1991 against the manipulated votes by Ramiz Alia, while the police killed Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu and Besnik Ceka and wounded other 163, she as many other democrats reflected her anticommunsit spirit, and hoped in a free Albania without violence. Even her ancestors have payed to the dictatorship. This democrat born and grewn in internment in the communist devil, has experienced a calvary of sufferings and persecutions. If this is a paradox for the civilised world, it’s normal for Albania the internment of her parents and relaives from 31. 01. 1948, until 31. 01. 1990, so 42 years. Such are the albanian tragedies and the sufferings of this people as one of the most ancient in the Balcans. The communist regime had deprived them of the school as it did with the life of her relatives. Her father Tahir Hykaj after the political internment, by the physical and psychic tortures died without tasting the liberty. Thus the Hykaj family payed to the dictatorship with political imprisonment, firing, and dying in the prisons. We remember and make them known with hteir tragedies to do some moral to the communists on power and to tell them that they have no right to make fun of this longsuffering people. The democrat D. Vadahi after 1992, while the power went to the Democrat Party, started the studies and after graduating found a job as a teacher and later on as the Chief of the Institute for the Integration of the Political Persecuted of the Prefecture of the Northern Albania, after the communist came back on power on June 29, 1997, she was back again on her crucifiction cross. Two days ago the band who shot in the center of Shkodra, shot with machine guns on D. Vadahi, who was passing by with her husband. They got safe wondrously, but a passer – by was wounded. Not rarely she had threats and anonymous phonecalls, and often she was threat to death by masked persons. And this happens to make her give up her convictions. This is an easy to read way of acting of the socialcommunists, who either eliminate their opposers or force them to leave the country. The unsecurity of life for Mrs. Vadahi is an appeal for the albanian unrenewed communists…

By: Sokol Pepushaj

 

The boy twice scared

The tragedy of the poeple of Kosova still goes on. And it’ll keep on for a long time for so it seems to be their destiny.

In many other pains there is that of a 16 -17 years old boy from Prizren. This is a very apropriate age to learn, or play as many of his friends, or even to have dreams about the future, but the destiny of hte young Besnik Limani seems to be written differently. In this age he is forced to take a weapon and fight beside the fighter of UCK, against the serb invaders.

And it is obvious. The war has its written and unwritten laws. Besnik along with his friends is assigned some action, which he had only seen on TV. Unfortunately his friends were all killed, maybe because they were unusual to these actions and not fit to fight against such a prepared enemy. This costed very much to Besnik. In this situation he left the war, being affraid to have the same destiny of his friends. In great shock he leaves to his uncles in Deçan. But it’s not over, for the UCK are wanting him. But even the families of the two killed friends. At this time he finds out a way of escape from Kosova, for which he was almost leaving his own life, followed by the grief. He comes to know that his father Riza was arrested and imprisoned for nine months. But he also griefs for his mother Xhevahire who loved him so much and also his brother and sister.

He is twice scared to go back to Kosova and stay with his friends on the same roads he had played. He is still wanted by the UCK structures, but also by those two unfortunate families, for these last ones think Besnik has some responsability on the death of his friends.

How long will it last?

 

In Albania si sta installando lo Stalinismo

La situazione è sotto tensione a causa della brutta politica. L’uccisione dei 4000 albanesi durante gli ultimi 5 anni e il memagamento da parte dello stato di una tale pressione è un brutto segno per la vita degli albanesi, specialmente i democratici. L’uccisione al centro della città di Scutari del attore humorista Aleks Selmani, mentre la macchina dei criminali si scambio per strada con quella della polizia davanti al cinema “Republika”, parla molto e accusa con dei fatti questo stato mafioso. Cosi il 14 Settembre nel quartiere “Ndoc Mazi” a Scutari verso le 23 e 30 come in una guerra ci fù una sparatoria con dei callascnikov. Soto tiro èra la casa del democrata Fatbardh Malaj. E questo succese proprio il 14 Settembre, quindi tre anni dopo l’uccisione del deputato democrata Azem Hajdari da i comunisti. Questè evento shockante per la vita di una città anticomunista, succede non occasionalmente, poichè Fatbardh Malaj il 14 Settembre aveva partecipato ala riunione commemorativa del uccisione del ex deputato Hajdari, organizzata a Scutari dall’opposizione, poichè il deputato aveva avuto oltre il 90 % dei voti nel quartiere di “Kiras” nel 1992. Ma la polizia perchè tardò, anche se le pallotole avevano rotto i vetri delle finestre della casa del democrata Fatbardh Malaj?! Quindi la polizia è uno strumento politico al servizi dello stato della violenza. La mafia ha le sue radici nella polizia che è totalmente politizzata, la quale con le azioni disumane fa del tutto per allungare la vita dei dittatori rossi, i quali come si è espresso il noto scrittore Ismail Kadare in un’intervista davanti alla TV nazionale: “In Albania si sta installando lo Stalinismo”. In poche parole, i socialisti di oggi stano invigorendo la dittatura di Enver Hoxha, a causa della quale la famiglia dell’ attivista democratico albanese Fatbardh Malaj soffri. Fatbardh naqcue in internamento, poiche la sua famiglia in quel tempo èra internata a Tropoja dal 1963 foino al 1974. A quel tempo furono portati nei dintorni di Scutari, quindi dopo l’internamento non furono lasciati liberi di andare a Valona, loro città di nascita.

Questa dittatura stà continuando a perseguire e a combattere in modi disumani tutte le persone che vogliono un’Albania libera e democratica. Le manipolazioni, la violenza ed il terrore che i comunisti al potere stanno materializando, sta calpestando apertamente le libertà e i diritti fondamentali del popolo albanese, anzi con molta più malvagità  e primitivismo di quello del tempo di Enver Hoxha.

Vasel Gilaj

 

L’Albania ha tanti problemi

I gruppi terroristi hanno preso la vita di tanti albanesi innocenti, e le istituzioni della giustizia non hanno agito, il che mostra i legami dello stato con questi gruppi. Anche l’accoltellamento del sacerdote italiano Ettero Cunid con 13 coltellate a Durrës negli ultimi tempi da parte di queli i quali il sacerdote aveva aiutato, sta prendendo un altra via. La colpa venne attribuita ad un 17 enne, mentre si suppone che anche la madre abbia delle responsabilità. Un altro caso è anche la minaccia ad eliminazione fisica ad un uomo di 51 anni. Bep Gaspri, nato il 01. 05. 1950, il quale aveva lavorato tutta la sua vita come autista e che all’inizio dei movimenti democratici, quindi nel 1991 lavorò come autista della chiesa di Shën Shtjefën a Scutari. Egli è sempre stato pacifico e affettuoso con le persone. Ma questo non basta in Albania. La domenica delle Palme quindi il 08. 04. 2001 mentre trasportava uno dei sacerdoti della parrochia, Dom Ndoc Pali per gur i Zi, per la strada, il che è nel villaggio Vukatana fu percosso con dei pugni e calci da un gruppo di cinque persone. La stessa notte, anzi dopo mezzanotte Bep Gaspri ha ricevuto  delle telefonate di minaccia, il che mostra che la vita in Albania è sotto presione.

Quanto deve essere valutato questo caso, se gli ingranaggi dello stato dovevano agire, è un lungo tema. Me Bep Gaspri, non trovando dello spazio fu costretto a vivere rinchiuso in casa, fino il giorno che fu costretto ad abandonare l’Albania. E non deve essere sottovalutato il fatto che quest’uomo amava la sua patria.

Xhemal Berisha

 

A i bambini albanesi gli si stà uccidendo la libertà

La politica albanese si stà suicidando. Si stà suicidando poiche uccide il futuro, la speranza per domani. Se in Albania gli oppositori politici sono sulla lama delle percosse e i casi di uccisioni sono cosi tanti, vittima della politica cieca sono anche i bambini. A Scutari, Kukës, Tropojë ed a Malësi e Madhe, generalmente nel Nord Albania, sono migliaia i bambini privati dal diritto del istruzione, ed ache della vita, poiche nel 21° secolo è il canone che agisce. Questo articolo lo accompagnamo con la foto di un bambino. È Ardit Hamdi Mustali, nato il 17. 04. 1981, il quale come proveniente da una famiglia anticomunista è diventato molte volte preda alle bande mascherate, venendo percosso in modo bestiale, ammazandogli le speranze, sottometendo i sentimenti umani. Questa è una forma ormai visibile nell’Abania postcomunista. Ardit Mustali ha anche assistito all’uccisione di suo zio Mehmet Mustali, con uno sfondo politico, il 13 Giugno 2000. Questo ragazzo e molti altri suoi coetanei albanesi a causa della politica incivile anzi anacronica, è privato da i diritti e le libertà umane. Questa politica è un dramma per la società albanese che si batte ad integrarsi in Europa. Se gli altri stati hanno gia superato questi fenomeni, l’Albania sembra ancora molto lontano. Neanche il canone di Lek Dukagjini, quindi di sei secoli prima, non agiva sulle donne e i bambini, come sta facendo lo stato oppure le bande dirette da questo stato.

Sokol Pepushaj

 

Perche i legalisti vengono attaccati

Indipendentemente dalla demagogia politica, il Partito della Lega di Legalità è la piu attaccata in Albania. Le votazioni per la monarchia il 29 Giugno 1997, dove la monarchia vinse 67 per cento e poi dopo il rubamento del voto scese al 39 per cento, ha traumatizzato specialmente i comunisti i quali vedono il partito del Re Leka Zogu come la degna rivale. In Albania il Re è condannato, in Albania i legalisti vengono sorvegliati e violentati. Ecco, il membro ed attivista del Partito della Lega di Legalità, Kujtim Musa Canaj, nato il 16. 12. 1968, è stato violentato molte volte da bande di questo stato bandita. Egli nelle ellezioni locali è stato membro della Comissione Zonale al Comune di Gruemira a Scutari, come rappresentante dell’opposizione (P.L.L) e poiche non ha acettato la manipolazione dei voti è diventato preda della violenza la quale è stata evidente in tutta l’Albania. Kujtim Canaj, a Settembre 1999 nel posto chiamato il Ponte di Vraka è stato minacciato di morte da persone mascherate. In quel cso stava in un auto inseme all’ altro attivista del Partito della Lega di Legalità, Iljaz Cenaj. La richiesta delle persone mascherate è stata di abbandonare le convinzioni legaliste. Tali minaccie sono state fatte più volte, e insopportabili anche nella famiglia di questo legalista. È vero che lo stato comunista riuscì a forzare il legalista Kujtim Canaj ad abbandonare con pena l’Albania, ma i suoi parenti sono ancora sotto sorveglio. Ma in Albania tutto viene sorvegliato, e l’attacco su i legalisti è un oggetto primario per i socialcomunisti

Kreshnik Kopliku

 

Il ragazzo due volte spaventato

Il dramma del popolo di Kosovo continua. Continua e forse continuerà per un lungo tempo, perchè così sembra il destino abbia scritto.

Tra tante pene, cèn’è anche quella di un ragazzo non più di 16 – 17 anni dal comune di Prizren. Un’ età questa molto adatta per imparare a scuola, giocare con i coetanei, e perche no per sognare per il futuro. Ma il destino per il ragazzo chiamato Besnik Limani ha scritto diversamente. In questa età lui è costretto a prendere le armi ed a combattere assieme ai combattenti dell’UCK contro l’invasore serbo.

E si sà. La guerra ha le sue legi scritte e non scritte. Besnik assieme a i suo compagni di squadra viene dato un incarico di fare un’azione, il quale il ragazzo l’aveva visto soltanto nei film. Sfortunatamente i suoi compagni d’azione rimangono uccisi, forse anche per il fatto che non èrano abituati con queste cose, non allenati davanti ad un nemico molto preparato. Questo avrebbe costato molto caro a Besnik. In queste circostanze lui abbandona la guerra avendo paura di avere la stessa fine dei suoi compagni ormai uccisi. Essendo molto scosso, si allontana per andare dai suoi zii a Deçan. Ma non finisce qui il dramma. L’UCK si mette alla ricerca di Besnik. Ma alla sua ricerca sono ormai anche le famiglie dei due compagni uccisi. A questo punto lui trova la via per lasciare Kosovo, per la quale quasi diede la sua vita. Il rimorso lo segue. Egli viene a sapere che suo padre Riza è stato arrestato e imprigionato per nove mesi. Ma egli soffre anche per la madre Xhevahire la quale l’ama tantissimo, e suo fratello e la sorella.

Pa paura di ritornare al Kosovo tanto amata per lui, dai compagni e le compagne, nelle strade dove aveva giocato, è doppia. Egli è ancora ricercato dalle strutture dell’UCK, ma non meno da quelle due famiglie sfortunate le quali pensano che Besnik habbia a che fare con l’uccisione dei loro cari.

Fino a quando si andrà avanti così?

 

Annuncio per i lettori del giornale “Shqipëria Etnike”

Approfondendosi nella verifica dei fatti portati da alcune fonti al giornale “Shqipëria Etnike”, riguardo al mercato dei visti del Consolato Italiano a Scutari, risultò che non tutti i fatti èrano fondati! Il giornale“Shqipëria Etnike” possiede anche dei fatti che il Console Dott. Stefano De Leo ha aiutato anche alle due di notte dei cittadini di Scutari con dei visti per salvare la vita ai bambini o ad adulti, quando essi hanno avuto dei problemi emergenti.

Verso a qualche fatto malintenzionato a i danni del Consolato Italiano, il giornale ha tenuto un atteggiamento amministrativo e stà vedendo le possibilità di un penalizzazione legale.

In questa anormale situazione noi continueremo a collaborare sia con il Consolato Italiano sia con il Console Stefano De Leo, pensando che egli ci capisce per le preoccupazioni di “Shqipëria Etnike” nei giorni 16 e 30 Ottobre 2001, per di più perche il giornale viene letto all’internet dalla prima all’ultima lettera.

La prossima volta cercheremo di essere più razionali e di non lasciarci scappare alcuna inesattezza. Consideriamo un obbligo morale verso il Consolato Italiano a Scutari che nel futuro rifletteremo con realismo ed oggettività tutta la sua atività in aiuto ai cittadini di Scutari ed oltre.

Il direttore del giornale “Shqipëria Etnike”

 

Nuove prospettive per il distretto di Scutari, risultato della cooperazione Italo – Albanese

Conferenza stampa dell’Ambasciatore italiano Dott. Mario Bova nella sala “Magna” al Rettorato dell’Università “Luigj Gurakuqi”,il 06. 11. 2001.

Una priorità della politica estera del Governo Italiano, è l’intensificarsi delle relazioni Italo – Albanesi, ha dichiarato nella conferenza stampa l’Ambasciatore della Republica Italiana in Albania, Dott. Mario Bova.

L’Albania è decisa a far parte del C.E., mentre l’Italia è altretanto decisa ad aiutare l’Albania a progredire affinche abbia una certa e relativamente rapida ammissione nella C.E.

Nell’intero delle priorità della politica italiana in Albania un attenzione particolare viene fatta al Nord dell’Albania, specialmente al distretto di Scutari, dove si promette di avere un concentramento dell’aiuto italiano. Questo aiuto avrà prima di tutto come meta il miglioramento dell’infrastruttura. Lo Stato Italiano stà finanziando il corridoio Tirana – Scutari, e non sara lontano il giorno, disse l’Ambasciatore Bova, che il viaggio da Tirana a Scutari venga fatto in un’ora e 15 minuti. Con l’aiuto italiano varrà sistemato secondo i parametri contemporanei il segmento stradale Scutari – Hani i Hotit, la strada di Kukës, ed inoltre verrà costruito un nuovo ponte sul fiume Buna. Un grande aiuto lo Stato Italiano lo darà anche nel settore della Cultura ed della Fformazione Professionale. Verrà appoggiato l’Università di Scutari in collaborazione con l’Università di Firenze, e non soltanto nel campo dell’italianistica ma anche in altri campi dei programmi universitari. Verranno appoggiate le iniziative per continuare i studi universitari in Italia, e l’anno academico 2001 – 2002 ha segnato un record in questa direzione; all’incirca 2000 studenti dall’Albania hanno ottenuto il diritto di studiare in Italia, ai quali vengono aggiunti altri 3500 studenti albanesi dalle famiglie degli immigrati che vivono in Italia raggiungendo la cifra di 5500 studenti albanesi registrati quest’anno, ricordiamo che in Albania sono stati registrati quest’anno 7500 studenti! La cura dello Stato Italiano per i studenti albanesi è apprezzata dal fatto che ogni anno vengono date gratuitamente 1000 borse di studio! Una speciale attenzione verrà data all’organizzazione della società Civile secondo i modelli Europei, la qule avrà come partner le tante Associazioni con esperienza che si trovano in Italia, in questa direzzione verrano finanziati dei proggetti i quali realizzano una collaborazione costruttiva e con interessi reciproci.

Sono molto contento, continuò l’Ambasciatore Bova, per il lavoro corretto e voluminoso che il Consolato Italiano stà facendo a Scutari, solo durante quest’anno sono stati dati all’incirca 9000 visti per entrare in Italia. Non è forse questo un’aiuto concreto che viene dato agli abitanti del distretto di Scutari?

Il messaggio che l’Ambasciatore Bova diede nella conferenza stampa prende un’importanza particolare specialmente nel grave momento psicologico che stà passando la popolazione del distretto di Scutari a causa della disocupazione, la mancanza dell’energia elettrica, la mancanza dell’autorità dello Stato che viene seguito da un caos nella vita cittadina. L’Ambasciatore Bova nel nome dello Stato Italiano he promesso dell’aiuto per un futuro migliore, egli ci diede delle speranza e forza per affrontare le difficoltà attuali. Noi abbiamo fiducia nella promessa dell’Ambasciatore Bova, e questa fiducia ci viene dall’aiuto colossale e continua che lo Stato amico Italiano ha dato all’Albania durante gli anni della costruzione della democrazia.

Grazie Onorevole Ambasciatore, Dott. Mario Bova!

Preparato da: Luigj Curri Presidente del Centro Televisivo Antena Nord – Scutari

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu