Pulat këndojnë
Familja Gjergji është ndër më të njohurat në qytetin e Shkodrës. Në lagjen Rus katolik, ku zë fill ngujimi i hershëm i këtij fisi, buron humori dhe kënga dhe përhapen në të gjithë qytetin falë këngëtarëve dhe hokatarëve të kësaj familjeje artizane, që i dha vendit të mirënjohurin Bik Ndoja, Ndrek dhe Filip Gjergji. Aq popullore ishte familja Gjergji, sa njerëzit thonin se: “Tek Gjergjët edhe pulat këndojnë!…” Vetë Filipi është një poli talent i gjallë: këngëtar, humorist, vallëtar dhe baletmaestër, regjizor dhe aktor. Ka meritën se krijoi të parin grup baleti në Shkodër në vitin 1949, që u bë i njohur në të gjithë vendin duke merituar çmime dhe vlerësime në shkallë kombëtare. Vetë Filipi dhe shumë nga vallëtarët që nxori ai, u bënë bërthamë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Republikës, duke fituar admirimin e publikut brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa, si regjisor i grupeve amatore,vuri me sukses në skenë shumë pjesë dramatike,duke qenë gjithnjë fitues flamujsh dhe çmimesh të para në Olimpiada dhe festivale kombëtare. Ansambli artistik dhe i estradës me amatorët e Hidrocentralit të Vaut të Dejës që drejtoi Filipi, u nderua me tri medalje të arta duke konkuruar me grupet më profesioniste të vendit. I palodhur, plot gjallëri e humor e mbi të gjitha i thjeshtë dhe i dashur, edhe sot mbetet një shembull i vyer, sepse i kushtoi gjithë jetën qytetit të tij, duke vënë një gur të çmuar në kalanë e madhe të traditave artistike shkodrane. Libri me barcoleta që keni në duar është një dëshmi e shpirtit të madh të këtij humoristi të lindur. Ka grumbulluar me kujdes dhe qëmtim ato gazmore e barcoleta që ishin arma me të cilën Shkodra shprehte dufin dhe pakënaqësitë ndaj sistemit monist, sistem prej të cilit vetë Filipi vuajti dhe u survejua gjithë jetën. Motivi shoqëror dhe politik spikat përmes një humori të hollë, batutave të gjetura dhe të papritura, vazhdë e trashëgimisë që lanë në këtë fushë humoristët e njohur të Shkodrës, të cilit i ka njohur, Zef Hila, Kol Divari, Filip Daija dhe atyre më të rinjve Tef Palushi, Paulin Selimi, Muharrem Nurja, Ali Golemi, Nexho Shabani e sa e sa të tjerë. Janë gazmore që lexohen me ëndje, që të bëjnë të mendosh. Ato godasin të keqen në çdo formë që shfaqet ajo, duke fshikulluar me kamxhik dhe pa mëshirë autorët e së keqes, mbi të gjitha njerëzit e veshur me pushtet, politikanët që i sollën Shkodrës në veçanti dhe vendit në përgjithësi, varfërinë, mizerjen, kaosin dhe korrupsionin që po jetojmë edhe sot. Prandaj “Në se doni të qeshni”, lexojeni librin e Filip Gjergjit. Aty do të gjeni Shkodrën e djeshme dhe të sotme. Aty do të gjeni edhe vehten tuaj, sepse çdo gazmore e keni përjetuar. Qeshni që të harroni hallet. Sëpaku, qeshni! Është thirrja e Filipit. Fadil Kraja
Reagim Provokimet anti Islame gjithmonë do të dështojnë Nga Bujar Shehu “Qoftë e lavdëruar nata e bekuar, në të cilën Pejgamberit të Zotit, iu shpall Kur’ani me përkryeshmërinë e tij.” Johan V. Gëte Në gazetën me mungesë të theksuar të moralit kombëtar, “Koha Jonë”, është botuar një artikull i shkruar nga një kriptofrikacak me inicialet K. K. Autori i shkrimit K. K, ose shkurt 2K, i bën jehonë publicistike deklaratave të grekut Vasil Melo, deputet ky në Parlamentin Shqipëtar, që në këtë rast ka ndërruar rolet me priftin grek që ka uzurpuar kishën ortodokse shqiptare, mjekërbardhin Janullatos. 2K – ja, ose bishti i Melos, me këtë shkrim realizon edhe misionin e tij, për të përfituar sadopak nga ato miliona dhrahmi që grekët zbrazën në Shqipëri, veçanërisht gjatë rebelimit komunist të vitit që lamë pas. Një shqiptar i ndershëm, patriot dhe me besim te Zoti, pavarësisht se në cilin besim është praktikant, në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria dhe kombi shqiptar në përgjithësi, nuk duhet t’i lejojë vetes provokime fetare, që sjellni dëme të pallogaritshme midis nesh. Jo vetëm që nuk ka asnjë bazë reale deklarimi i Melos, për atë se në Shqipëri ka vetëm 50 % muslimanë, por janë të qëllimshme deklaratat e tij se “ para sundimit turk Shqipëria ishte e gjitha ortodokse” (!). Mirë muslimanët, po katolikët ku i vendos logjika e sëmurë e Vasil Melos? Mund të sjellim shifra e fakte për paganizmin shqiptar, për ardhjen e krishtërimit dhe përqafimit si fe nga ana e shqiptarëve. Po ashtu edhe për Islamin, për ardhjen dhe përqafimin e tij nga ana e shqiptarëve. Gjithashtu mund të ketë rastin të mësojë Vasilis se as krishtërimi dhe as Islami nuk janë fe me vendlindje shqiptare dhe se ndikmi i tyre në shpirtrat e njerëzve, përcakton fare qartë edhe terrenin që pushtojnë në vetëdijen fetare në një individ apo të një populli në tërësi. Në rast se shqiptarët braktisën krishtërimin, diçka patjetër nuk shkonte mirë në ndërgjegjen e tyre. Ashtu siç mund të themi, në rast se shumica dërrmuese e shqiptarëve që përqafuan Islamin, do të ndodheshin përballë një reaksioni shpirtëror e moral me fenë e re, ata normalisht fare lehtë mund të divorcoheshin edhe me të. Kushtet politike e historike i kanë bërë shqiptarët që fenë ta zgjedhin me kujdes e ta vendosin në shërbim të kombit të tyre. Mund të themi se ky akt ishte i vetmi ndoshta, që është zgjedhur me pjekuri politike në shërbim të kombit kundër infeksionit greko – serb të asimilimit. Nëpërmjet 2K – së, Vasilis deklaron se “shqiptarët janë realisht 50 % musliman dhe jo 70 % siç është thënë përgjithmonë”. Pse gjithë ky shqetësim i plakut Melo, për përqindjen e muslimanëve në Shqipëri? Për të ulur përqindjen reale, plaku Melo zbret nga shuma e përgjithshme sasinë numerike të emigrantëve shqiptarë që për të fituar bukën e gojës, janë të detyruar t’ju binden urdhërave të kishës greke për të ndërruar fenë dhe emrin e tyre. Por gabohesh Melo. Morali i tyre ndryshon shumë nga ai i joti. Ata kanë qenë, janë dhe do të mbeten muslimanë, sepse janë shqiptarë dhe e kanë kuptuar fare mirë dhelpërinë tuar tradicionale ndaj shqiptarëve. Ata e kanë trashëgim dhe amanet fenë e tyre si një fe me përsosuri shpirtërore e materiale. Jo më pak i rëndësishëm është edhe fakti tjetër se duke qenë musliman i bëjnë ballë më mirë asimilimit aq të lakmueshëm serbo – grek, politikën e të cilëve po e bën edhe ti. Nuk është pa qëllim ky deklarim i joti kur nuk numëron për shqiptarë edhe tre apo katër milion të tjerë që së bashku me trojet e tyre po jetojnë natën e gjatë e të zezë të pushtimit serbo – grek. Po t’i shtohet kjo shifër asaj përqindjes tënde qëllimkeqe, megjithatë shqiptarët janë mbi 90 % muslimanë dhe ty me sigrui ky fakt të bën të pëlcasësh nga inati. Ti ankohesh se Islami nuk para i pëlqen Evropës. Në raste se Evropë quhesh ti me Greqinë, atëherë keni plotësisht të drejtë. Në Evropën perëndimore jetojnë rreth 16 milionë muslimanë me identitetin e tyre fetare kombëtar, nuk kanë frikë të deklarojne emrin e tyre siç po ndodh me shqiptarët në Greqi. Ritet fetare po i kryejnë në xhamitë nga më të bukurat në botë e që janë ndërtuar në qytete më të mëdha të Anglisë, Gjermanisë, Italisë, Francës e gjetkë. Me sa po duket je ti Melo antievropian dhe një fundamentalist ortodoks i përkryer në kuptimin e keq të kësaj fjale. Ti nuk e njeh pothuajse fare historinë e fesë që rastësisht je në të dhe po rastësisht mund të divorcohesh prej saj. Nga të gjitha qëniet e gjalla Zoti ka veçuar njeriun për t’i dhënë një dhuratë hyjnore, e kjo dhuratë është trupi. Trupi është “fabrika” ku njerëzit prodhojnë moralin e tyre. Kur të mungon kjo “fabrikë”, vetëm fizikisht mund të kesh ngjashmëri njerëzore… Melo, mos u merr me këto punë. Shqipëria është e bukur me të tri besimet, e duam shumë ne muslimanët, e duan katolikët dhe ortodoksët shqiptarë. Ti së bashku me Janullatosin, po lodheni së tepërmi për të na prishur këtë harmoni fetare. Kuptohet tashmë se ti Melo, nuk e honeps sot problemin kosovar dhe dëshiron skllavërimin e mëtejshëm të saj, sepse natyrisht, ke frikën e rritjes së përqindjes së muslimanëve. Ti Melo nxjerr helm të fortë antishqiptar nga goja jote. E di ti çfarë është shkruar në shtyp për ty para disa kohësh? Ja po ti kujtoj unë: “Vërtet Volteri s’e ka njohur Melon’/ Por kjo nuk ka aspak rëndësi, / Fakti që një epigram i kushton, / Paska patur Melo’ dhe në kohën e tij” “Një ditë atje në fund të një përroi, / Një gjarpër “Vasil Melon” na e kafshoi / Se çfarë ndodhi a e gjeni dot me mend ? / Ishte gjarpri ai që ngordhi përnjëmend”. Ky përkushtim është i përshtatur enkas për ty, në ditët e rebelimit të armatosur antikushtetues e antishqiptar. Por ti Melo nuk do ta kesh lexuar, se shtypin e djathtë nuk para e lexon, dhe ç’është më e rëndësishme, ke qenë shumë më i zënë në ato ditë të zeza për Shqipërinë. Kur shqiptarët përqafuan Islamin shifrat e pranimit tregonin rreth 90 % në këtë fe. Një pakicë e vogël mbeti jashtë saj. A mund të quhet kjo magjorancë tradhëtare pse zgjodhi pikërisht atë fe që donte? Me këto qëndrime që ti me disa të tjerë mbani kundër Islamit neve na detyroni t’ju themi: Ju dëshironi me çdo çmim që muslimanët të konvertohen në ortodoksë, por kjo është një punë që nuk bëhet as sot, as mot, as sa të jetë jeta sepse nuk varet nga ju. Në rast se përsëri këmbëngulni në planet tuaja për një fetari në Shqipëri, ne ju këshillojmë, që pakica le t’ì bashkohet shumicës pa xhelozi. Më e përkryera do të ishte që njerëzit tanë t’i lënë rehat në shenjtërinë e fesë së tyre, por qënka e thënë, se si gjithmonë shejtani nuk po na ndahet kollaj. Në pleqëri ke filluar të bëhesh i lumtur, por lumturia e ardhur me vonesë, të paska çoroditur shpirtin dhe nuk të lejon të mallkosh fatin për këtë vonesë të saj. Me fjalë të tjera, nuk ndjehesh fatkeq se më në fund në perëndim të jetës të erdhi lumturia, por nga ana tjetër, nuk je plotësisht as i lumtur, se ajo të erdhi me të vërtetë, por me shumë vonesë dhe me këtë rast nuk të lejon të mallkosh as fatin tënd. Më e mira do të ishte që në këtë thyerje të madhe që ka ndodhur në shpirtin tënd, sa të merresh me punë boshe më mirë të kesh parasysh një këshillë të Gëtes: “Do të ish mirë, të paktën për ditë, / Një këngë të vogël të dëgjosh, / Një vjershë të bukur të lexosh, / Një pikturë të mirë të shikosh, / Dhe në është e mundur të bëhet, / Ndonjë Fjalë me Mend të Thuash.
Maqedonia, Ferri i urrejtjes etnike e fetare Nga Abdi Baleta Tani pas 10 vitesh për prishjen e ekuilibrit etnik në Maqedoni po flitet njësoj si në fazën e parë të sherreve e të luftrave të përfshira në Kroaci, Bosnje e Kosovë. Ata që janë shtypur e diskriminuar shpallen ekstremistë, terroristë, vetëm se duan barazi me të tjerët. Ata akuzohen se po dashkan të shkatërrojnë shtetin maqedon. E kush e ka shenjtëruar kaq shumë këtë biçim shteti?! A nuk u akuzuan kështu me radhë shqiptarët e Kosovës, Sllovenët, Kroatët, boshnjakët se po donin të shkatërronin “Jugosllavinë e shenjtëruar e të bekuar?!” ku është kjo Jugosllavi sot? Pra askush nga ata që po merren me diplomaci të madhe rreth “çështjes maqedone”, asgjë nuk paska mësuar. Meqenëse në kampin armiqësor të shqiptarëve janë sllavo – ortodoksit si forcë ryesore duhet të citojmë fjalët e mençura të Ekaterinës së Madhe të Rusisë, gjermankës së rusifikuar: “Nëse ne nuk vendosim të zbusim mizoritë e fatit të tyre herët e vonë bujkërobërit nuk do të rrinë pa u revoltuar kundër vullnetit tonë” (Enciklopedia Universalis v, 4, f. 387). Sllavomaqedonëve u ishte mbushur mendja se bujkërobërit dhe skllevërit e tyre shqiptar nuk do të revoltoheshin kurrë për fatin e tyre. Sllavomaqedonët ende nuk janë të paaftë të kujtojnë këshillën e Ekaterinës së Madhe të para 200 viteve. Tejet të prapambetur. Por fatkeqësisht është shumë e prapambetur në gjykimin e saj edhe diplomacia ndërkombëtare. Është e habitshme që kjo diplomaci nuk ka nxjerrë asnjë mësim të saktë nga shpërbërja e Perandorisë Ruso – Sovjetike,Miniperandoria Jugosllave. Pikërisht në kohën kur po gatuhej shpërbërja e Perandorisë Ruso – Sovjetike në të përjavshmen politiko- diplomatike të Moskës “Temps Noveaux” numër 39, viti 1990 u botua artikulli i Mark Aldanov me titull “Fabulat e monarkut të mirë”. Në këtë shkrim figuron një ide që diplomacisë duhej t’i kishte ndodhur shumë deri tani në rast se është e vërtetë në lartësinë e mençurisë që kërkon koha. Mark Aldanov ka shkruar: “Shpërbërjes së shtetit nuk mund t’i japësh fund me ekzekutime e terror. I duhet gjetur çdo populli dhe i duhet dhënë çdo vendi ajo që është e domosdoshme”. Ata që po shihnin qartë se çfarë mund të ndodhte në ato çaste të shpërbërjes së Perandorisë Ruso – Sovjetike e thanë qartë se si duhej vepruar. Shpërbërja e kësaj perandorie pati jo pak gjak dhe shkatërrim për shkak të politikës atavike perandorake. Edhe më shumë gjak e shkatërrim sollli shpërbërja e Miniperandorisë Jugosllave për shkak të atavizmit serbomadh. Tani është një Jugosllavi karikaturale në miniaturë me emrin FYROM, që shkakton tensione në Ballkan sepse nuk mbahet parasysh mësimi që çdo popull duhet të ketë vendin e vet dhe me terror e ekzekutim të një populli nuk mbahet “uniteti” i një shteti që ende nuk di të njohë veten e vet se sa i vlen lëkura, por mbështetet në mercenarë të huaj dhe në lojra të pandershme të një diplomacia ndërkombëtare edne shumë primitive. Diplomacia ndërkombëtare në rastin e zhvillmit të fundit në Maqedoni gaboi rëndë duke nxitur e inkurajuar pushtetarët primitivë sllavomaqedonë të tentonin të realizonin politikën e tyre të ruajtjes së shtetit maqedon duke ushtruar terro mbi shqiptarët. Kjo diplomaci gaboi rëndë, që luftëtarët shqiptarë të lirisë u ngritën për të kufizuar terrorin sllavomaqedon mbi shqiptarët, i shpalli terroristë. Diplomacia ndërkombëtare bëri gafën e pafalshme që krijoi standarte të veçanta për terrorizmin kur duhen akuzuar shqiptarët dhe cilësoi si terroristë viktimat e terrorit, ndërsa terroristët e vërtetë sllavomaqedon dhe mercenarët grekë, bullgarë, rusë dhe ukrainas, rumunë që mbërritën në Maqedoni “të luftonin terrorizmin shqiptar” i quajti mbrojtës së shtetit FYROM nga rreziku i shpërbërjes. Diplomacia ndërkombëtare bëri faj të madh përgëzoi pushtetarët sllavomaqedonë kur bombardonin me artileri të rëndë fshatrat shqiptarë se gjoja po godisnin terroristët dhe kryenin kështu spastrim etnik duke shkaktuar valë të reja refugjatësh siç kishin bërë më parë serbët në Vukovar, në Bosnjë, në Kosovë. Diplomacia ndërkombëtare nxiti zjarrin e urrejtjes duke bërë lojë të dyfishtë në çështjen e bisedimeve shqiptaro – maqedone. Nga njëra anë kërkohen e inkurajohen këto bisedime, nga ana tjetër përjashtohen nga këto bisedime ata që duhet të jenë atje, përfaqësuesit e UÇK – së. Diplomacia ndërkombëtare pati rastin më flagrant prë të parë se cilët janë terroristë në Maqedoni kur ushtarakë maqedonë vranë në mes të qytetit shumë shqiptarë sikur po xhironin ndonjë film. Bota nuk i kushtoi vëmendjen e duhur kësaj shfaqjeje të terrorizmit sllavomaqedon dhe ndërkombëtar sllavogrekortodoks. Paturpësia e akuzave kundër shqiptarëve për terrorizëm u pa qartë kur në Manastir turmat e çakërdisura sllavomaqedone bënë progrome të vërteta si dikur çifutëve në Rusi, për motivet e shëmtuara se viktimat e tyre janë shqiptare e jo sllave, muslimane dhe jo ortodokse. Këtë poshtërsi turmat e çmendura e bënë në një zonë larg vatrës së përleshjeve ushtarake, në një zonë ku shqiptarët janë numerikisht më të dobët. Tani bota e ka të qartë se kush priret nga urrejtja etnike fetare në Maqedoni. Ngjarjet në Manastir nuk janë thjeshtë shprëthim spontan i urrejtjes etnike por një hap i planifikuar mirë. Autoritetet sllavomaqedone dhe protektorët e tyre sllavo – gerk – ortodoks filluan të zbatojnë planin për spastrimin etnik të shqiptarëve nga zonat ku ata janë numerikisht më të dobët. Sllavo – ortodoksët nisën kështu ofensivën prë të realizuar atë që bënë në favor të serbëve në Bosnje, për të gllabëruar me metoda të terrorit e të vënies para faktit të kryer të sa më shumë hapësirave nga ku duhet të dëbohen shqiptarët. Në Tiranë është një ambasadoruc fyromas, sllavomaqedon që i ka patur mundësitë të shfaqet edhe në ekranet televizive për të kërcënuar si i ndërkryer UÇK – në me asgjësim, zhdukje, bombardim, pushkatim. Këtij ambasadoruci shtypi shqiptar i mbajti ison. Asnjë qortim nuk iu bë e jo më të tentohet ndonjë akt dhune. Kurse ndaj ambasadës së Shqipërisë në Shkup vihen në përdorim armët siç u bë në Kinë kundër ambasadës amerikane kur një avion amerikan bombardoi ndërtesën e përfaqësisë diplomatike në Beograd. Ky është akti tipik i terrorizmit ndërkombëtar. Ambasadën shqiptare në Shkup nuk e shpëtoi as sulmi banditesk as qëndrimi servil promaqedon që ka mbajtur politika zyrtare dhe politika e shumë partive të Shqipërisë pro shtypjes së shqiptarëve me dhunë. Edhe në rastin kur forcat e UÇK – së për vetmbrojtje luftuan dhe vranë ushtarë të forcave elite të Shkupit e mercenarë të huaj së bashku me ta, qeveria socialiste e Tiranës dhe së bashku me ta edhe “opozitarja e madhe” PD bënë deklarata që deformonin atë që kishte ndodhur, që dënonin faktikisht vetmbrojtjen e shqiptarëve. Kurse për progromet e bëra në Manastir kundër shqiptarëve dhe muslimanëve sllavisht folës, politikanët e Tiranës mezi belbëzuan ndonjë keqardhje të verdhë. Në Manastir janë bërë progrome në traditën më të keqe që dikur bënin sllavët kundër çifutëve në Rusi, janë bërë progrome siç ndodh për arsye etnike e fetare në Indi, në Indonezi, në Çeçeni, siç kanë bërë serbët në Bosnje. Shqiptarët duhet të kuptojnë se janëpara një ofensive të planifikuar me kujdes e që do të vijë duke u përshkallëzuar. Partitë shqiptare të Maqedonisë që janë zvarritur në bisht të partive maqedone prej 10 vitesh duhet të ndjejnë thellë përgjegjësinë që kanë tani që nuk i kanë paralajmëruar e prëgatitur shpirtërisht me kohë shqiptarët për të tilla progrome. Diplomacia ndërkombëtare (veç asaj sllavo – ortodokse) ka rastin e fundit për të hequr dorë nga politika e keqe e frenimit të zhvillimeve tragjike duke akuzuar padrejtësisht shqiptarët, duke u lidhur duart e këmbët shqiptarëve që të masakrohen nga allavomaqedonët e ortodoksia ballkanike. Për progromet që u bënë e që janë planifikuar kundër shqiptarëve, për spastrimin etnik të shumë rajoneve shqiptare që do të përpiqen të bëjnë sllavomaqedonët, faji do të jetë edhe i diplomacisë ndërkombëtare. Maqedonia nga “modeli i shoqërisë multietnike” mund të kthehet në “shembull i ferrit të urrejtjes etnike”.
Shqipëria e vogël ka dy figura të mëdha botërore Pak vende të vogla si Shqipëria kanë fatin të kenë dy figura të madhësisë botërore si Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, prandaj nderohemi me ta, me lavdinë e respektin që gëzojnë në mbarë botën. Skënderbeu ka hyrë në historinë e artit luftarak si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborret e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet e kohës së vet, prandaj taktika e tij studiohet në të gjitha akademitë ushtarake, duke përfshirë edhe shkollat amerikane. Me beslidhjen e Lezhës, Skënderbeu vuri themelet e një shteti arbër të organizuar. As para tij as pas tij, princat shqiptarë nuk mundën të gjenin rrugën e bashkimit. Për 25 vjet me radhë, Skënderbeu mbrojti lirinë e vendit të vet dhe lufta e tij pengoi ekspansionin osman drejt Evropës, për çka fitoi mirënjohjen e shteteve evropiane që kur ishte gjallë dhe ca më shumë pas vdekjes. Në qiellin shqiptar emri i Skënderbeut ka qenë një yll polar për gjithë brezat pasardhës, burim frymëzimi për Rilindasit, shembull i ndritur për t’u pasur në kryengritjet për t’i kthyer popullit lirinë, dinjitetin, bashkimin e trojeve. Mirëpo këto vitet e fundit po dëgjohen kritika të forta në të dy anët e Adriatikut për veprën dhe jetën e tij. Tani po marrim vesh se Skënderbeu paska bërë gabime të mëdha e të pafalshme, nga të cilat po përmendim: Ai u tregua bukëshkalë, renegat, tradhëtar (hiç më pak), sepse shkeli besën që u kishte dhënë osmanëve, duke dezertuar nga ekspedita në Hungari, ku e kishte dërguar Sulltani dhe duke lënë në mëshirën e fatit ushtrinë turke. Pa lejen e Sulltanit u kthye kaçakçe në Arbëri ku pushtoi me dinakëri kështjellën e Krujës. Kryengritja dhe lufta 25 vjeçarë qe katastrofë për Arbërinë sepse i solli shkatërrime të tmerrshme për pesë shekuj, në vend që t’i kishte shërbyer Sulltanit dhe të kishte bërë krushqi me të, si fqinjët serbë e grekë. Skënderbeu renegat i fesë islame. A mund t’i falet atij konvertimi në fenë katolike duke bërë aleancë me Papën e Romës? Shembulli i keq i tij u pasua edhe nga të tjerët, duke dëmtuar përhapjen e islamizmit, prandaj është i lanetisur. Disa nga këto gjykime dhe epitete për figurën e tij kanë rrënjë shekullore, sepse hasen qysh te kronistët bizantinë e osmanë që shoqëronin ekspeditat pushtuese të Sulltanëve në Arbëri. Nga pikëpamja e historianëve osmanë që e kundrojnë shovinizmin e Perandorisë si shtrirje të qytetërimit ato janë të përligjura, mirëpo nuk kemi si të mos shprehim habi kur këto teza i përsërisin me zell edhe një kategori shqiptarësh, si ish profesorë historie, imamë që shërbejnë xhamijat shqiptare dhe paguhen nga komuniteti shqiptar dhe tani së fundit u bashkohet edhe një studiues shkencor si z. Hysamedin Ferraj që mbrojti tezën e doktoratës me argumentin se Sknderbeu ka qenë renegat që meriton të demaskohet si i tillë. Natyrisht nuk i mohojmë asnjë studiuesi të sjellë fakte dhe t’i argumentojë sipas dëshirës, as nuk themi se Skënderbeu gjatë jetës së tij e kreu çdo gjë në mënyrë ideale dhe perfekte. Pas 500 e ca vjetësh ndryshimet e gjykimit janë normale, por kemi të drejtë të pyesim kujt i shërben zvogëlimi, njollosja apo rrëzimi nga piedestali i Heroit Kombëtar, në një kohë krize kur të gjitha forcat duhet t’ia kushtojmë bashkimit kombëtar? Skënderbeu është një gur themeli në historinë e popullit shqiptar, një yll i madhësisë së parë, një hero që ka frymëzuar brezat prej shekujsh, një strateg ushtarak që ka ngritur emrin e Shqipërisë lart, figura më e njohur e shqiptarit në botë, i cili famën e lavdinë e tij e arrit me vepra që kreu nëshërbim të atdheut, të lirisë dhe të qytetërimit evropian, prandaj xhuxhmaxhuxhat, qofshin edhe me grada shekencore, as mund ta gërvishtin piedestalin e tij as mund ta rrëzojnë nga ajo lartësi ku e mban ndërgjegja e popullit shqiptar. Korresp. i gazetës “Dielli” New – York
Mediat në Shkodër mes profesionalizmit dhe paanësisë Kam menduar shumë herë, sidomos pas një rikthimi në Shkodër, të jepja mendimet e mija në lidhje me mediat elektronike televizive. Më ka rastisur dy herë të iki dhe të kthehem, duke patur mundësi të shoh edhe ndryshimet e mundëshme, për mirë apo për keq. Eksperienca nëfushën e TV lokale, filloi në vitin 1997, kur lindën edhe televizionet e para private. Kam patur fatin dhe mundësinë, ashtu si pak të tjerë, të jem ndër të parët të aktivizuar në TV e parë private të Shkodrës “Shkodra TV1”. I ardhur nga një eksperiencë në gazeta dhe radio, nuk e pata të vështirë dhe vazhdova më pas me TV Klan dhe me TV Rozafën ku punoj aktualisht. Kjo parantezë që ngjason me një autoreklamë, ka funksionin vetëm për të treguar se kam një eksperiencë krejt timen në fushën e TV private dhe duke u nisur nga kjo do të jap mendimet e mija. Rikthimi im në prag të fushatës elektorale, u shoqërua me një surprizë të këndëshme. Shkodra ishte edhe një pasqyrë më shumë për të parë veten. Kishte lindur TV i tretë privat Antena Nord. Kështu, përveç Shkodra TV1, TV Rozafa tanimë Antena Nord ishte një tjetër realitet shkodran. Fakti që për disa javë nuk u inkuadrova në TV private, më ndihmoi që nga jashtë tyre të shoh ndryshimet meqë kisha rreth një vit e gjysëm shkëputje. Duke gjykuar nga sinjali në televizorin tim, dukej se më lart ishte TV Rozafa, më pas Antena Nord dhe Shkodra TV1. Në bazë të reklamave, pakmë prapa ishte Antena Nord, ndërsa Shkodra TV1 kishte bërë pronë të vetën “Përshëndetjet nga ekrani”. Me atë bagazh modest nga kjo fushë, do të jap edhe mendimet e mija për programet e mundëshme, kryesisht ato informative. Në krye të departamenteve të informacionit, ishin dy figura ndër të parat dhe më aktivet e mediave vizive: Erzen Koperaj i Shkodra TV1 dhe Rifat Ymeri i TV Rozafës. Ndërsa tek Antena Nord, edhe për vetë faktin e lindjes së tij më vonë, në krye të informacionit, ishte për njohuritë e mija (i kërkoj ndjesë, por nuk e njoh si gazetar TV) një figurë e re. Koha që erdha, përkoi me fushatën dhe duhet thënë se ajo u pasqyrua maksimalisht në TV. Shkodra TV1 duke gjykuar nga ajo sa pashë, ishte e pozicionuar Qendër – Qendër e majtë, po të shprehem me terma politike. TV Rozafa ishte në pozicionin Qendër – Qendër e djathtë, ndërkohë që Antena Nord ishte fare djathtas. Barometri më i mirë, ishte koha dhe mënyra e pasqyrimit të aktiviteteve të partive të ndryshme. Sigurisht, dhe është shumë e kuptueshme, në këtë kontekst një peshë të madhe kanë edhe drejtuesit dhe pronarët e mediave. Një fenomen i ri, të paktën nga eksperiencat e mija të mëparshme, ishte futja e ekonomisë së tregut në menaxhimin e TV, që shpeshherë u trumpetua si krahmbajtje ndaj një subjekti të caktuar. Përgjithësisht TV Rozafa dhe Shkodra TV1 pasqyruan brenda edicineve të lajmeve aktivitetet e partive të ndryshme, pa bërë ndonjë propagandë më të madhe se ajo që deklaronin liderët dhe kandidatët e partive, përveç rasteve kur këta të fundit kishin në dispozicion grupe xhirimi sipas kontratave paraprake me TV. Ndërsa, përsa i takon emisioneve politike, kishte një qëndrim tjetër, Shkodra TV1 mbështetej nga një institut amerikan, ashtu si në zgjedhjet e Tetorit 2000 mbështetej TV Rozafa. Antena Nord e vuri në dispozicion hapësirën e saj për spektrin e djathtë, edhe pse për hir të realitetit duhet thënë se ajo i bëri thirrje edhe subjekteve të majta për të marrë pjesë në tryeza. TV Rozafa ndoqi një rrugë tjetër, atë të shitjes së kohës së transmetimit. Kështu, çdo individ apo subjekt dinte sa kushton hapësira kohore dhe zgjidhte atë që i interesonte. Kjo solli të ardhura jo të vogla dhe të merituara për TV Rozafën, por nga njerëz të cektë ajo u quajt edhe si e njëanshme. Duke i mirëkuptuar, mendoj se duhet t’u kujtojmë atyre që ekonomia e tregut kërkon t’i përshtatet rregullave, sidomos kur je privat dhe gjithçka e fiton vetë. Një tipar tjetër, është edhe dëshira përprofesionalizëm. Edhe në shkrimet e disa personave jo të përshtatshëm për TV dikur, tani kishte më pak ujë, më pak hartime dhe më shumë dëshirë për gazetari, për profesinalizëm. Këtu bëjnë përjashtim disa persona, me diksion krejt të papranueshëm dhe me një emotivitet jashtë mase të anuar në një krah. Edhe pse kjo (dëshira për të patur sa më pak ujë në shkrime) shoqërohej me një anësi, varej kryesisht jo nga bindjet e gazetarëve se sa nga ato të drejtuesve kryesorë. Gjithsesi kjo dëshirë për profesinalizëm, duhet vlerësuar dhe herët apo vonë do të shërbejë si fytyrë për TV lokale në Shkodër. Së fundi, këtë fushatë, TV janë ndeshur në shumë raste me një terror verbal. Nëse mendohej se ai nuk do të kishte ngjyrë, apo do të ishte i djathtë, ndodhi pikërisht e kundërta, të paktën në Shkodër. Rastet më evidente janë bërë publike edhe nga TV Rozafa edhe Antena Nord. Këto rreshta, edhe pse me dëshirën e mirë të konstatimit të hapave të bërë nga TV lokale, edhe pse i mbështetur në një bagazh modest timin në këtë fushë, janë mendime të një personi që e ka gjykuar nga jashtë, ndërkohë që tani është i zhytur në botën e madhe të pushtetit të katërt. Blerti Delija
Politika shqiptare në udhëkryq. Zgjidhja nga palët: Godo President. Plaku republikan Godo, me sa duket është shpresa e një paqtimi të mundshëm në politikën shqiptare. Edhe pse kjo e fundit, është etiketuar si e kulisave, e ka nxjerrë ish – republikanin në radhën e parë të politikës edhe pse ai humbi edhe postin e deputetit. Roli i Godos në politikë u duk se u fashit kur triumfoi i riu Mediu dhe republikanët u bashkuan me Berishën në “Fillimin e ri”. Situata paszgjedhore, i ndihumar edhe nga rezultati jo i mirë i “Bashkimit për fitore” (rrjedhimisht edhe i PR brenda tij), rikthyen me forcë edhe fenomenin Godo në politikën aktive. Kërkesa e tij për një analizë të procesit brenda PR dhe për të mosvajtur me sy mbyllur pas bojkotit blu, zgjoi të pakënaqurit në kampin e BF dhe të PR, ashtu siç tërhoqi edhe vëmendjen e socialistëve triumfatorë në zgjedhje. Jo pak herë këta të fundit për çështje të rëndësishme kanë patur edhe mbështetjen e plakut Godo. Ky i fundit, edhe pse deklaron se po tërhiqet nga jeta politike aktive, po zë përherë e më shumë faqet e mediave të shkruara dhe audio – vizive. Kjo gjë është e çuditshme, sidomos po të mendosh se posti i vetëm i Godos, është ai i kryetarit të asamblesë së PR. Po atëhere, pse po amplifikohet Godo? Për të kuptuar këtë, duhet parë panorama paszgjedhore në Shqipëri. PD dhe “Bashkimi për fitore”, pa mbledhur strukturat e tyre, kanë vendosur të bojkotojnë parlamentin që pritet të konstituohet. Megjithatë, liderë të grupimit si legalisti Spahija dhe republikani Mediu (në një farë mase edhe ballisti Roqi) duken të lëkundur. Spahija dhe Roqi, janë të kënaqur mjaft nga vendet e marra nga lista edhe pse deklarojnë manipulim. Të vetëm, ashtu siç e tregoi edhe koha, do të kishte qenë vështirë të mbijetonin. Ndërsa Mediu, kapas shpine hostenin Godo, që tashmë ka marrë flamurin dhe kërkon revansh. Nga ana tjetër, PSD e Gjinushit dhe PDr e Pollos, po joshen që tani nga PS. Ps po i premton deputetë shtesë, poste ambasadorësh, edhe pse Gjinushi i ka thënë lamtumirë kryetarllëkut të Parlamentit. Kështu, si PSD dhe Pdr, do të shërbejnë të paktën për fasadë, si opozitë brenda parlamentit. Këtë rol, nëse nuk do të jenë bashkëqeverisës, do të kenë edhe satelitët e vjetër të PS: PAD, PASH dhe PBDNJ dhe kështu panorama e parlamentit me një opozitë “konkrete” dhe “të madhe në numër” do të plotësohej. Gjithçka do të vazhdonte e qetë deri në zgjedhjen e presidentit të ri, por mbase që tani po futej në lojë Godo – plaku republikan. Ky i fundit, duke shfrytëzuar amplifikimin e mediave, postin e tij në PR dhe mbështetjen “undergraund” të Ps dhe levave të saj, mund të përmbysë situatën brenda PR në favor të tij. Kjo do të thotë, që me një vendim të mundshëm të asamblesë, republikanët të futen në Parlament dhe së bashku me Pdr do të ishin idealja si një opozitë e djathtë parlamentare, që do të nxirrte jashtë loje përfundimisht edhe Pd e vjetër. Po pse gjithë ky impenjimi Godos në mbështetje të PS së së majtë dhe pse gjithë kjo mbështetje qoftë edhe me media, e PS ndaj plakut republikan? Mbase gjithçka do të mësohet me zgjedhjen e presidentit të ri pas një viti. Megjithatë po provoj të jem orakull, duke u bazuar edhe në zhvillimet politike aktuale. Me pamundësinë e vetzgjedhjes president të Nanos si njeri shumë herë i dështuar (të paktën në ekzekutiv) dhe me humbjen e mbështetjes së presidentit aktual Mejdani për një rizgjedhje të dytë, shto këtu edhe mundësinë e një bojkoti 4 vjeçar të PD dhe aleatëve të saj, kërkojnë gjetjen e një kandidature që të mbushë të gjitha këto boshllëqe. Kjo kandidaturë brenda PS mungon, ashtu siç mungon edhe brenda partive të tjera të djathta, që do të mund t’i shërbenin si mbulesë – fasadë e djathtë qeverisjes socialiste. Personi më i përshtatshëm, është ai që politika e ricikloi përsëri plaku Godo. Shumë kujt i duket një utopi, dhe ndodhta kështu do të jetë. Gjithsesi. Godo president, që është lakuar fshehurazi dhe me zë të ulët si alternativë e Kadaresë që nuk plotëson kushtin kushtetues të të qenit me rezidencë në Shqipëri 10 vitet e fundit, është më e pranueshmja. Me Godon Ps do të kishte një president të djathtë me një qeveri të majtë ose ekuilibrim pushtetesh, edhe pse presidenti është honorifik. PS është e sigurtë se Godo, siç ka bërë në të kaluarën, është i lakueshëm – falë edhe eksperiencës së tij të gjatë në politikë, por edhe të kulturës që përfaqëson. Nga ana tjetër, Godo do të merrte shpërblimin që do i takonte dhe mbase do të ishte edhe një mbyllagojës i opozitës jashtë parlamentit, meqenëse është ndër të djathtit më të djathtë në Shqipëri. Edhe PD do ti mungonin argumentat për ta sulmuar, ndërkohë që për 3 vjet të mandatit të PS pas zgjedhjes së presidentit, dhe 5 viteve të Godos – president, do të rrihej për herë të parë në Shqipëri një ekuilibër institucional: President i djathtë – Ekzekutiv i majtë. Pas një viti, do të merret vesh gjithçka nëse politika do të dalë nga ky udhëkryq dhe nëse zgjidhja e këtij rebusi do të ketë emrin e plakut republikan Godo. Blerti Delija
Letër e hapur drejtuar ish Presidentit Komunist Ramiz Alia Për herë të parë publikohet biseda e mbledhjes dhe materialet e fundit të krerëve të P.P.Sh. Materialet e para të këtyre janë Kosova, vrasjet në kufi të viteve 1990 – 1991 të botuar në gazetën Shqiptare me 21 – 22 – 23 Qershor 2001. Me ndryshimin e Kodit penal i cili prek dhe krimin e arratisjes thuhet se “Arratisja trajtohet si kalim i paligjshëm i kufirit dhe jo më si tradhëti ndaj Atdheut dhe dënohet me gjobë ose dia muaj burg, por Presidenti Alija shumë gjëra të këtij dekreti kërkoj ti shtrembërojë për me ba të mundur me dalë nga kthinat e krimit antinjerëzor. Ramiz Alia shprehet se “Kufiri jonë është i mbushur me diversantë grekë. Pa tjetër që e kishte fjalën për Jugun e Shqipërisë. Ku e dinte ushtari i kufirit se këta shkelësa nuk janë diversantë. Kufitari jona ka për detyrë ti thotë shkelësit “Ndal” dhe nëse ai nuk ndalon, ta qëllojë. Ramiz Alija shprehet: Në fakt të gjitha vrasjet janë bërë edhe kur personi ka thënë se jam dorëzuar dhe mos më qëlloni janë dërguar në postë dhe aty janë vrarë ku ka marrë pjesë komandanti i postës dhe komisari i postës. Ka patur raste kur kufoma e vdekur është qëlluar në ballë me pistoletë. Zoti Alija e din mirë se si janë bërë vrasjet në kufi. Para Byrosë politike ti je shprehur se “Ai që braktis Atdheun, i kthen shpinën nanës, babës, vllazënve dhe motrave vihet në shërbim të armikut, bahet pre e të huajve, ligjërisht nuk konsiderohet tradhëti, por mbetet në opinion. Me datë 24. 08. 1990 Ramiz Alia për vrasjet në kufi shprehet se “Disa fenomene na ikin prej duarve. Japër shembull, vritet dikush në kufi pse tenton të arratiset dhe disa kërkojnë llogari dhe thonë se me ç’të drejtë qëllon kufitari e vret njerëz! Pse mos të qëllojë kufitari. Ku e di ai se nëse ky shkelës është armik apo kontrabandist? Në këtë rast ky me të vërtetë tregohet shumë mashtrues dhe kriminel sepse njëherë thotë se nuk duhet me qëllu, pa i thënë shkelësit të kufirit të ndalojë, një herë tjetër i qëllon, pastaj shprehet se kjo nuk përbën tradhëti, por kalim të paligjshëm të kufirit. Një gjë duhet të ketë parasysh Ramiz Alia se me shpalljen e këtij dekreti ai po mundohet të mashtrojë sepse me shpalljen e këtij dekreti shumë të rinj do të tentojnë të ikin, por kjo tradhëti mori shumë jetë, djem nanash.atëherë kush mbetet fajtor para këtyre krimeve? Drejtuesit e shtetit shqiptar duhet të dinë se si i kanë bërë vrasjet në kufi. Duhet ta përsërisim se shumë ekzekutime janë bërë sipas dëshirës ku kanë marrë pjesë komandantë dhe komisarë postash kufitare. Mbasi i kanë ekzekutuar i kanë lidhë me tela me gjemba dhe i kanë shetitë rrugëve të qytetit të masakruem dhe tërë gjak që ti fusin frikën popullit. Ndër femrat kanë përdorur metoda të tjera edhe pse janë dorëzu i kanë përdhunuar me forcë, i kanë ekzekutuar dhe i kanë groposur lakuriq ose trupat e tyre po lakuriq i kanë hedhë në ujrat e Bunës dhe i kanë gjetë populli në territorin e Malit të Zi. Në zonën e Korçës kanë arritur deri aty sa t’i presin edhe kokat. Me 9 Shtator të vitit 1997 u zhvilluan disa seanca gjyqësore ku të akuzuar ishin ju Ramiz Alia, Simon Stefani,Hekuran Isai, Fatos Nano dhe Gramoz Ruçi. Në kët gjyq ishin të ftuar të asistonin edhe familjarët e viktimave, por meqë pushtetin e kishin në dorë komunistët nga frika e presioni që ju ushtruat ato nuk morën pjesë, dhe i vetmi dëshmitar i kësaj isha unë, Nikoll Pëllumbi ku në ato seanca ju zoti Alia nuk patët kurajon të vinit dhe u përfaqësuat nga avokati juaj Kleanthi Koço i cili pati kurajon të më kërcënonte, or kur i paraqita fotografitë e djalit të vrarë atëherë ju drejtua prokurorit se kanë dalë këto sekrete. Kësaj i thonë edhe të vras edhe të detyroj të mbyllësh gojën. A mendoni zoti Alia se sa krime janë bërë mbi këtë popull nga ju vetë paraardhësit tuaj dhe bashkëpunëtorët e tu dhe se me ardhjen në pushtet në vitin 1997 pasardhësit tuaj të devotshëm Fatos Nano dhe Skënder Gjinushi institucionalizuan krimin, korrupsionin, prostitucionin dhe ju vetë po e shetitni botën atë botë që ju vetë e shanit dhe fëmijve tanë ja privuat një gjë të tillë duke i marrë jetën. Atëherë zoti Alia kush është fajtor për të gjitha këto që ndodhën në Shqipëri. Me vendosjen e një shteti demokratik dhe antikomunist në Shqipëri do të bahet e mundur që krimet tuaja të dalin në shesh dhe ju do të përfundoni aty ku arrit të përfundojë edhe Sllobodani i Serbisë. Ju dhe pasardhësit tuaj të devotshëm arritët që me revolucionin e vitit 1997 të kristalizoni në Shqipëri pushtetin e manipulimeve dhe të vjedhjes së votës arritët ta mashtroni këtë popull duke ju premtuar kthimin e parave të humbura në firmat piramidale dhe që nuk arritët ti ktheni as edhe një qindarkë. Pushteti juaj sot është pushteti që degjeneroj në korrupsion dhe krim dhe kryebanditi që sot udhëheq Shqipërinë, benjamini yt Fatos Nano po e drejton këtë shtet më keq se vetë Enver Hoxha i cili do t’ia kishte zili. Nikoll Pëllumbaj Nju Jork
Lidhje vëllaznore mes Tropojës e Gjakovës – Nga i dërguari ynë i posaçëm në Gjakovë, Zef Nika – Siç dihet, të parët tanë të trevave të Dukagjinit, Shkodrës, Tropojës, rregullisht kanë patur lidhje gjaku, miqësie e tregtare përpara se Shqipërisë t’i mohohet e drejta e komunikimit, të ndahet toka, kullota e burimi i ujit, ku me vite të gjithë fshatrat e Tropojës, mrizonin tufat në bjeshkë së bashku. Erdhi sistemi komunist që ndau këtë lisë të madhe me një kufi të hekurt me tela me gjëmba. Kushdo që kalonte ishte një armik i njëri – tjetrit. Ndonëse u bënë mjaft përpjekje edhe në fillimet demokratike për të shkuar te njëri – tjetri, regjimi serb nuk lejoi, ku Kosova ishte ende nën këtë rregjim. Popullsia e Tropojës me lirinë e fesë deshi që të festonte me vëllezërit përtej kufirit festën e Bajramit, por rregjimi serb nuk lejoi asnjë të kalonte, por përdori një dhunë të egër ndaj qindra vetëve që donin të kalonin së bashku një ditë feste. Tragjedia njerëzore e pranverës së vitit 1999, nuk do të harrohet kurrë, kur njerzit nga Kosova të zbrisnin malin e Padeshit duke rënë në fshatrat e Tropojës së vjetër për në qytetin e Bajram Currit. Si gjithë Shqipëria të parët ishin këta banorë kufitar që hapën portat e shtëpive për vëllezërit kosovarë nga Gjakova, Deçani, Prizreni, Klina, Malisheva, Prishtina, Peja etj. Për një kohë të gjatë Tropoja kishte në gjirin e saj përveç të dëbuarve dhe ushtarët dhe oficerët e UÇK – së. Pas mbarimit të luftës, për dy vjet me radhë, pata rastin të vizitoj të gjithë Gjakovën. Gjakova të përngjan me një kantier ndërtimi, ku secili rindërton banesën, rrugën, lagjen, fshatin, qytetin. Janë këto të rinj që ndonëse me vështirësi punojnë në emigracion dhe kanë mundur të sjellin në tokën e tyre investime. – Lidhjet tregtare, kulturore e miqësore po forcohen çdo ditë. Udhëtimi im ishte tepër i këndshëm, ku çdo njeri sapo mbërrin në Koman tek postoblloku i policisë dallon makina me targa gjakove apo të ardhur nga vendet e tjera që udhëtojnë për në Gjakovë. Udhëtimi me Traget nëpër Liqenin e Komanit, pastaj drejt nga Fierza për Gjakovë edhe pse jo rrugë e shtruar është mbresëlënës. Shihet qartë puna e madhe që po bëhet nga një firmë shqiptare në zgjerimin e kësaj rruge, ku dikur shërbente vetëm si rrugë ushtarake. Ajo që të bie në sy është numri i madh i automjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugos prej 38 km. Furgonët me pasagjerë çdo orë ndalohen në qendër të Gjakovës e të Bajram Currit përkatësisht afër zyrave të PTT – ve të dy qyteteve. Ajo që të bie në sy është se Gajkova po ruan një pamje autoktone të Pazarit të vjetër të quajtur “Qershia”. Prej dy vitesh popunohet në ruajtjen e vlerave të kulturës së ndërtimit të dyqaneve e shtëpive karakteristike. Tregtia këtu është e madhe. Artizanati gjakovar kërkohet në tregjet europiane. Tashmë mes fiseve të Tropojës e Gjakovës kanë filluar fejesat e martesat, duke forcuar miqësirat e ruajtur traditën shqiptare, ku në krye të krushqve prin flamuri. Qytetarët e Torpojës brenda dite mund të bëjnë pazarin në dy qytetet kosovare, por duke mos patur ende një pikë kufitare shtetërore në qafë të Morinës ka pak probleme. Çdo ditë të gjithë banorët ndjekun “Radio Pandora” të Gjakovës që informon she gjallëron jetën e qytetit Bajram Curri.
Aventura e diabetikëve distrofikë e despotikë në dëm të historisë shqiptare Nga: Mark Bregu Sot, po krijohen hapësira për cënimin embrional të themeleve të kombit, nga “brejtës” dhe antihistorianë të pa asnjë lloj formati… Në qoftë se kritikojmë një të kaluar të dhimbshme të cilën na e servirën vetë shqiptarët duke aplikuar një sistem despotik dhe një totalitarizëm të skajshëm, koj nuk i jep të drejtë askujt të përmbysë historinë e kombit tonë sa të lavdishme aq edhe të dhimbshme. Duhet të jesh diabolik ose fare “debil” të mendosh se historia e Shqipërisë e ka zanafillën në vitin (1944!…). As komunizmi 50 vjeçar nuk e ka marrë përsipër këtë “aventurë”, sa “groteske” aq edhe djallëzore. Në pragun e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar “Gjergj Kastrioti” (Skënderbeu), në Tiranë u përurua shtatorja e tij, pa dyshim, këtë vit askush nuk mund ta mohojë apo ta tjetërsojë (pra vendos në kohën e E. Hoxhës). Atëhere vetvetiu lind pyetja; vallë për inat të komunizmit duhet të mohojmë Gjergj Kastriotin?!… Mos vallë për inat të Enver Hoxhës, Katedra e Historisë pranë U.Sh.T., feston dhe titullon “Doktor të Shkencave” Samabaudin Ferrajn, me antihistorinë e Skënderbeut?!… Mirë se Ferraj, Baleta e ndonjë shqiptar tjetër janë të deklaruar si kundërshtarë të hapur të Kastriotit, Bogdanit e shumë figurave të shquara të Kombit, dhe, si “brejtës” të themeleve të kombit, po Akademia e Shkencave pse hesht? Po katedra e Historisë a mban përgjegjësi kur disa antishqiptarë duan të asgjësojnë historinë? Dhe çuditërisht, janë pikërisht këta “nacionalista” të “përvëluar” që çdo ditë u bien “borive” dhe “sirenave” të alarmit se po na pushton Greku!… Mendoj se “Akademia e Shkencave” dhe “Forumi i Intelektualëve të Shqipërisë” duhet të jenë ma të “ndjeshëm” ndaj këtyre akteve antikombëtare. Humanisti i shquar i Rilindjes Europiane – Marin Barleti e “shkriu” të gjithë talentin e tij të rrallë në ndërtimin mjeshtëror që i bëri figurës së Gjergj Kastriotit në “Historia e Skënderbeut” duke e ngritë në art dhe duke e veshë me figura letrare dhe metafora nga ma të larmishmet, ashtu siç skaliti – Mikelanxhelo figurën e Davidit në skulpturën e tij të famshme. Për Gjergj Kastriotin ka shkruar histori edhe Fan S. Noli, madje me “Historia e Skënderbeut” mbrojti Doktoraturën në Boston SH.B.A (1947). Pa dyshim “Gjergj Kastrioti” hyn në “fondin” botëror të strategëve ma të shquar që njeh historia e kombeve në të gjitha kohërat. Përsëris se dhanja e titullit “Doktor i Shkencave” – Samabaudin Ferrajt, asht shkelja ma flagrante, dhe përdhosja e qendresës 500 vjeçare të popullit tonë ndaj hordhive aziatike. Asht mohim i luftës 25 vjeçare, dhe i fitores së 25 betejave, të strategut dhe “Gjeniut” Gjergj Kastrioti. Këtë të vërtetë historike e njeh mirë, pinjolli i Sulltan Muratit – Samabaudin Ferraj. Për këtë qëndrim antikombëtar, duhet të mbajnë përgjegjësi të gjitha ato struktura kompetente të Shtetit dhe Qeverisë të cilat “çirren” çdo ditë duke thirrë se do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa… Duke politizuar historinë, shpesh herë janë dhanë informacione të dyshimta, dhe superlativa ndaj shumë ndaj shumë figurave që e kanë drejtuar shtetin Shqiptar, duke pasqyruar vetëm anët pozitive të tyre, dhe shpesh herë janë “mëshehur” anët negative, të cilat në shumë raste kanë pasë shkallë rrezikshmërie të lartë, dhe që kanë vënë në dyshim dhe vetë ekzistencën e shtetit shqiptar, me paaftësinë apo qëllime të caktuara karrieriste. Duke shfletuar “Historinë e Shqipërisë” botim i v. 1998, me autor Tajar Zavalanin: shohim një citim vërtetë befasues: “Kupa e helmit për nacionalistat Shqiptarë u mbush kur, Ismail Qemali, mbasi ishte marrë vesh me Ministrin e Jashtëm Italian – San Gjuljanon, erdhi në Shqipëri (në Durrës) me 1914, dhe i propozoi, Princ Vidit që Shqipërinë ta ndanin në tri kantone: Shqipërinë e Veriut t’ja jepnin Austrisë, Shqipërinë e Mesme, Italisë, dhe Jugun, Greqisë… Propozimi në fjalë u hodh poshtë nga Vidi, i cili i sugjeroi Ismail Qemalit, se Europa e kishte sjellë në Shqipëri për t’i bashkuar shqipëtarët dhe jo me i ndarë”. I kujtojmë “Akademisë së Shkencave”, “Institutit të Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës”, “Forumit të Intelektualëve”, “Ministrisë së Kulturës” dhe të gjitha oganeve kompetente, se mbrojtja e Veprave të artit, monumenteve të kulturës, dhe e dokumentacionit historik, përveç “arkivit të shtetit”, mbrohet edhe nga kujtesa historike, dhe ndërgjegja mbarëkombëtare. Një popull që humb kulturën, asgjëson historinë, asht i detyruar të vetë asgjësohet si komb. “Përveç kufijve shtetnor, kultura, gjuha dhemonumentet identifikojnë ekzistencën e një Kombi”.
Në Maj 2002 Nikollë Lesi Kryeministër i Shqipërisë Një instruktor i Komitetit të PP – së në Shkodër që mbulonte problemet e arsimit, lëvizi një mësuese nga fshati në qytet në vitin 1987. Muho Asllani, ish sekretar i Parë e thirri në zyrë dhe iu gërmush. – Çka kujton ti se je që lëviz një mësuese? – Instruktor Partie shoku Muho, mbuloj arsimin. – Ti je një rrotë, një gomar, por na duhej një Prelë, se ashtu tha shoku Ramiz. Jashtë nga zyra… qen bir qeni. Pra, pa analizë, administrata shqiptare, jo vetëm në kohën e komunizmit, por edhe përgjatë tërë historisë së saj, është përbërë nga një kontigjent arrogant e budalla në drejtim dhe nga një kontigjent servil, frikacak e spiun si fasadë për barazpesha në përfaqësimin real të strukturave të shtetit. Me gjithatë, shqiptarët e mirë, pra populli, mes aventurave të politikanëve dhe përpjekjes për ndarje ndoshta edhe religjioze, ka zgjedhur si zgjidhje Atdheun, mirëkuptimin, pavarësisht se tërë këta kanë paguar një farë haraçi. Populli sot sheh se Bashkimi për Fitore sapo u kthye në Shqipëri nga turneu iradhës, ku u ankua tek organizmat Europerëndimore për vjedhjen haptas të votës. Populli e kupton se kjo ankesë i ngjan një të qare, por një të Qare pas të Rrahuri. Edhe socialkomunistët kanë qarë atje shpesh jo vetëm në cep të shamisë, por edhe duke gërdhishtur fytyrën e prapanicën. Por socialistët kanë qarë pa u rrahur. Perëndimi i ka ditur dhe i din tërë manovrat e politikanëve shqiptarë dhe hallet e popullit që deri tash po jeton si mos më keq dhe nuk po është i vendosur t’i hapë vetes një kapitull të ri. Shqipëria i ka rënë fyellit me një vrimë qysh se u krijua si shtet, me 1912. Pra, nga njëra anë fodullëku, nga ana tjetër servilizmi e spiunllëku. Qitapi Ynë thotë se Shqipëria deri sot ka 31 kryeministra. Ata janë: 1. Ismail Qemali 2. Turhan Pasha 3. Sulejman Delvina 4. Iljaz Vrioni 5. Pandeli Vangjeli 6. Qazim Koculi 7. Hasan Prishtina 8. Idhomen Kosturi 9. Xhafer Ypi 10. Ahmet Zogu 11. Fan Noli 12. Kostaq Kota 13. Mehdi Frashëri 14. Shefqet Vërlaci 15. Mustafa Kruja 16. Ekrem Libohova 17. Maliq Bushati 18. Ali Këlcyra 19. Ibrahim Biçaku 20. Rexhep Mitrovica 21. Fiqiri Dine 22. Enver Hoxha 23. Mehmet Shehu 24. Adil Çarçani 25. Fatos Nano 26. Ylli Bufi 27. Vilson Ahmeti 28. Aleksandër Meksi 29. Bashkim Fino 30. Pandeli Majko 31. Ilir Meta Në ekzekutivin shqiptar nuk është dashur asnjë Prelë. Megjithatë Prelat kanë qenë dakord me servilizëm. Ne e thamë, populli ka zgjedhë zgjidhje Atdheun, dashurinë mes vetes, pavarësisht se problemet shqetësuese etnike sot si në Kosovë, si në Maqedoni dhe kudo ka shqiptarë, janë mosrespektimi dhe mos barazpesha etnike në administrimin e pushtetit. Është kështu apo jo? Amerika ndërhyri në Kosovë se u nëpërkëmbën të drejtat, Amerika ndërhyri në Maqedoni se plasi sherri, Amerika përmes ish presidentit Willson pat bërë që Shqipëria të Jetë Shtet, Ndryshe Evropa Sot do Fliste Rusisht, ndërsa Shqiptarët Serbisht ose Greqisht. Sot Shqipëria është përballë zgjidhjes së kryeministrit të 32 – të. Është një kërkesë e Perëndimit që kryeministri të mos jetë diktator me prirje orientale, por as Prelë Servil. Duket se perëndimi në qoftë se këta ish 31 kryeministra nuk i sheh me zymtësi në trajtim, në aparencë bëjnë MU – U – U. Fatos Nano e ka kuptuar këtë, siç kuptoi në 1997 – ën që Amerika ka si normë që presidentët e shteteve të jenë në hije, pasi është fakt, askërkund nuk njihen presidentët veç në Rusi dhe ish Jugosllavi. Toka ka një Zot, Amerikën. Sipas suvestigimeve tona Fatos Nano nuk mund ta bëjë këtë kthesë me kryeministrin e 32 – të, pasi kësaj here do jetë njeri ndër Sheikët: Malaj, Poçi apo Meta jo vetëm për arsyen se ai bëri salto me makinë si kaubojs. Aty nga maji i vitit 2002, meqenëse Nikoll Lesi u fut si u fut në Parlament, pra me servilizma, kurthe paburrërira, do vihet në krye të ekzekutivit shqiptar për fasadë para Botës dhe votuesve. Ne mendojmë se kemi ecur pak para ngjarjeve, siç mendojmë se edhe kjo nuk do të jetë një zgjidhje më e mirë se ajo e Prelës që kishte urdhëruar Shoku Ramiz. Ka prapë Katovica. Sokol Pepushaj
Vizion brilant nga Amerika Nga Klajd Kapinova Librat më të lexuar në Botë Sot në botë librat me kujtime janë nga më të përhapurit dhe më të lexueshmit, mbasi ato rrokin tema e ngjarje, histori dhe dokumenta të fiksuara në kujtesën e shkruesit. Nuk është hera e parë që lexoj jetë klerikësh katolikë në Shqipëri dhe diasporë, mbasi gjatë 10 viteve të fundit kam kaluar nëpër duar me qindra dokumenta, dorëshkrime, faksimile, origjinaliteti i të cilave më ka nxitur që të shkruaj dy libra me këtë tematikë. Por e veçanta e këtyre ditëve është libri që ka për autor vetë personazhin dom Anton Kçira, që është njëkohësisht edhe miku im i parë pas hapjes së Shqipërisë drejt botës. Ishin vitet e para kur Shqipëria po rihynte në rrugën e rifitimit të besimit që barbarisht u dhunua nga pilatët e kuq ateistë, pinjollët e së cilës ende sot vegjetojnë me kostum perëndimor… Rastësisht mora vesht nëpërmjet një mikut tim në Lezhë që këto ditë në këtë qytet ishte bërë paraqitja e dy librave të shqiptaro – amerikanit meshtar të nderuarit dom Anton Kçira. E para në intervistë dhe e dyta një libër me kujtime të shkruar nga atdhetari dhe intelektuali i palodhur kosovar gjakovari Pashko Kçira. Ai gjatë jetës së tij kaloi kalvare të ndryshme nga sllavët serb, komunistët shqiptarë në Kosovë, pasojat e së cilës i ndjeu mbi kurrizin e tij dhe kleriku i përkushtuar nëshërbim të Zotit e Kombit Dom Anton Kçira edhe në diasporë.
Lidhjet Pukë – Kosovë Ndonëse dom Anton Kçira ka lindur dhe rritur në një mjedis të ri gjakovar, ai shpesh i ka bërë pyetje vehtes se mbiemri që ai mban a është një fshat malor në Pukë dhe ku e kur kanë ardhur të parët e tij në Kosovë? Ata që qysh herët e lanë vatanin, por në mendje e në zemër ka vluar gjithnjë ndjenja e pastër për vendlindjen e hershme. Kësisoj edhe dom Antoni e ka prejardhjen nga Kçira. Familja e tij ishte pjestare e lagjes Nikaj në Kçirë. Për më tepër vllaznia me të cilët ishte ndarë Lazër Deda në Kçirë, ishin shpërngulur dhe vendosur në Shkodër tek vëllezërit Nikollë e Palokë. Nikolla trashëgoi dy djem të quajtur Ndoc e Zef me zeje e kujungji, ndërsa Paloka ka pasur shumë djem, duke bartur kështu mbiemrin e njohur tashmë Kçira. Lazri mendohet se e ka lëshuar Kçirën rreth vitit 1743, kur ende Kçira ishte në embrion si katund i vogël me një numër të kufizuar shtëpish,por edhe me popullsi ç’ka vërtetohet nga dokumentet historike dhe ato më bindëse që janë relacionet që flasin mbi gjendjen e Shqipërisë në shek. XVII. Nga burimet që i dërgohen Vatikanit del se vetë fshati Kçirë nukkishte më shumë se 18 shtëpi dhe gjithsej 158 frymë dhe që të gjithë ishin të krishterë. Kurse sot në Kosovë janë më shumë se 100 shtëpi me mbiemrin Kçira. Banorët e saj edhe pse ndodheshin 9 kilometra larg Shqipërisë deri në vitin 1990 kanë qenë të privuar të vizitonin tokat e të parëve të tyre mbasi Shqipëria ishte një shtet i mbyllur ateist. Pashkoja që është babai i meshtarit dom Anton Kçira ka qenë për vizitë nëvitin 1923 në qytetin e Shkodrës për të parë kushërinjtë e tij (një prej të cilëve është edhe familja e meshtarit dom Luigj Kçira, që kaloi kalvare e burgje nëpër kampet e shfarosjes komuniste dhe se sot edhe pse nëmoshë të thyer është një meshtar i devotshëm i fesë në shërbim të popullit të tij, shënimi im K.K), ku është takuar dhe ka ruajtur një korrespondencë të rregullt deri sa është mbyllur kufiri me Shqipërinë me 1945. Menjëherë pas hapjes së Shqipërisë Dom Luigj Kçira është interesuar për të gjetur gjurmët e të parëve të tij të cilët prej kohësh ishin vendosur në Kosovë, dhe për më tepër, mbasi ai kishte marrë vesh se në SHBA dhe më saktë në Kishën e Shën Palit në Detroit është një meshtar i quajtur Dom Anton Kçira. Gjatë Krishtlindjeve të vitit 1955, takimi i dy meshtarëve ka qenë i përmallshëm sikurse thotë edhe sot dom Luigji, mbasi mundi që të gjente gjallë një pjesë të pemës së trungut të familjes së njohur Kçira të përfaqësuar nga Dom Anton Kçira. Kështu babai i tij qysh në vitin 1936 i ka dërguar disa fotografi si kujtim të familjes për adresë të Kçirave në Shkodër, përfaqësues i së cilit është edhe Dom Luigji që jeton ende sot në Shkodër. Babai i dom Antonit vdes në vitin 1981 por dom Luigji njihte shumë mirë të gjithë fisin Kçira duke ruajtur ende sot lodhjet me meshtarin vëlla në Krishtin Dom Anton Kçirën. Gjaët vitit 1993 meshtari bën një vizitë në Shkodër në krye të një delegacioni shqiptaro – amerikan që vijnë për të marrë pjesë në vendosjen e hierarkisë kishtare në Shqipëri pas meshës solemne e historike që ngjau me 25 Prill të vitit 1993. Ai bëri vizitën edhe tek trualli i katragjyshërve, dhe për nder të tyre edhe me kërkesë të këshillit të Kishës atje dhuroi për banorët shuma të mëdha dollarësh pr ndërtimin e shtëpisë së Zotit që e kishte shkatërruar komunizmi. Me 13 tetor të vitit 1995 dom Antoni merr pjesë në përurimin e kishës së re, duke i lënë një monument të rëndësishëm historik fshatit të të parëve të tij, që shpesh janë munduar me aq sa kanë mundur të bëjnë për vendlindjen e tyre të dashur…
Stil narrativ për Gjakovën, Shqipërinë, Amerikën Pasi i bëra një shikim të shpejtë librit me titull: “30 vjet me malësorë” me autor dom Anton Kçirën, menjëherë m’u rishfaqën sekuencat e librit të Papa Gjon Pali II “Të Kapërcehet Pragu i Shpresës”, që ndryshe është një intervistë e gjatë filozofiko – teorike dhe teologjiko – shkencore dhe shumë e guximshme për intervistuesin dhe për vetë Zëdhënësin e Krishtit në Tokë Gjon Pali II. Një paralelizëm i librit në versionin italisht me të dytin qënjë meshtar i thjeshtë nga Gjakova martire i bën shpjegime të duhura gjithë pyetjeve të ndryshme që bën gazetari shqiptar Pjetër Jaku (me banim në Detroit, por me origjinë nga Lezha). Papa përballë një gazetari dhe ushtari të Krishtit tash 30vjet dom Anton Kçira larg mëmëdheut përtej Oqeanit Atlantik flet për fenë dhe besimtarët e tij, që fati e jeta e vështirë në vendlindje i bëri të emigrojnë në SHBA. Ndërsa tërë libri Papës ka një numër të madh pyetjesh të vështira dhe filozofike, gazetari Jaku (me përvojë) rreket në pyetje aktuale duke formuluar për meshtarin shqiptaro – amerikan tashmë 62 vjeç, 22 pyetje që më së shumti janë shqetësim për Kishën, besimtarët, gjuhën shqipe, tubimet politike për çlirimin e Kosovës martire (që tashmë ka ndodhur në 1999 nga trupat e NATO – s), tubimet me intelektualët për krijimin e qendrave kulturore, ndërtimi i kompleksit të ri brenda ambienteve të Kishës për emigrantët. 120 faqet e librit të ri, që janë fryti i kujdesit të Shtëpisë Botuese “Kuvendi” në Lezhë (Shkurt 2000) janë përndryshe edhe përkushtimi i meshtarit Kçira “për vëllain Lazrin, motrën Filen dhe nipave Fran e Viktor” që i do shumë. Ndryshe siç ndodh sot rëndomtë me disa libra që sillen e sillen të flasin për një ngjarje që e lodhin së tepërmi lexuesin, dom Antoni që nga fillimi dhe deri në fund përmes një stili të ëmbël narrativ zbulon ngjarje konkrete qysh nga vendlindja Gajkova dhe deri tek takimet e fundit me senatorë, kongresmenë amerikanë, qeveritarë dhe politikanë shqiptarë qysh nga viti 1991 kur Shqipëria thyen hekurat e rënda të diktaturës dhe mjerimit në të gjitha fushat e jetës.
Serbia po zhduk Kombin Shqiptar Unë nuk dua të flas dhe të shkruaj shumë për dom Anton Kçirën, mbasi për të kanë folur dhe shkruar gjatë 30 vjetëve të meshtarisë shumë gazeta, revista, kanale televizive amerikane dhe shqiptare në Kosovë dhe tash 10 vjet në Shqipëri, por dua të flas se për kristalizimin e personalitetit të tij gjithnjë në rritje kanë ndikuar edhe faktorët e tjerë, si: aktiviteti i dendur pranë Kishës qysh në moshë të re, shkolla e mesme (jeta në seminar) dhe shkolla e lartë, pasi kryen shërbimin ushtarak, sikurse edhe miqtë e shumë meshtarë bashkëvëllezër në Krishtin të cilët një pjesë tyre janëbërë gjatë jetës meshtarake si ipeshkvij, Kardinal në disa vende të Ballkanit e përtej saj. Ai ka pasur dhe ruajtur lidhje të ngushta me intelektualët amerikanë dhe shqiptarë dje dhe sot. Më kujtohet rasti kur shumë kanale televizive nga e gjithë bota vinin në Shqipëri (përmes Rinasit) në vitet 1997, për të marrë informacion për Kosovën dhe ngjarjet e ditës. Meshtari dom Anton Kçira krahas kontributit të madh financiar për vëllezërit kosovar që po keqtrajtoheshin nga makina shfarosëse serbe, solli nga Amerika posaçërisht nga Shteti i Michiganit (Detroit) një ekip presitxhioz të rrjetit televiziv amerikan. Dihet se Detroit është qendra edhe e rrjetit të informacionit nga më të mëdhenjtë që ka Amerika, mbasi shteti është një qendër e madhe industriale për të gjithë Amerikën dhe se këtu fusha e publicistikës dhe medias elektronike është marramendëse. Për t’i ardhur sa më shpejt në ndihmë popullit të tij që vuante nga plagët e mizorëve serb, ai kërkonte që përmes televizionit amerikan të tregonte se serbia po zhduk pa të drejtë një komb të lashtë sa vetë historia e kontinentit të plakur të Evropës…
Në Detroit punojnë mbi 170 000 shqiptarë Kushdo që ka shkuar për vizitë në SHBA nga toka e shqiponjave nuk ka mundur të mos bëjë një vizitë sado modeste në këtë qendër të madhe të komunitetit shqiptar. Mendohet se në Detroit jetojnë dhe punojnë mbi 170. 000 shqiptarë nga të gjitha trevat e saj. Edhe pse familja e tij mbi kurrizin e saj ka kaluar shtypje dhe keqtrajtim nga sllavët serbë, komunistë shqiptarë në Kosovë dhe deri tek provokimet e shpeshta të UDB – së, ai asnjëherë nuk i diferencoi shqiptarët me bindje të ndryshme politike, ndonëse enveristët në Detroit ishin në kulmin e tyre. Dhe libri me kujtime i ndërtuar në formën e pyetjeve dhe përgjigjeve është vetëm maja e ajzbergut të jetës së dom Antonit që nga fëmijëria e deri në ditët tona. Në libër autori ka cekur gjithçka. Kështu aty mungojnë edhe momenti i rëndësishëm historik, kur dom Antoni i kryesuar nga një delegacion shqiptaro – amerikan të Detroitit (Kisha e Shën Palit), dhe “Zoja e Shkodrës” në New York, u nisën me 13 shtator 1997 për në Indi për të marrë pjesë në varrimin e Nënë Terezës, kësaj humaniste të madhe të të gjithë botës që me të drejtë bota e thirri Nënë. Ai tha një meshë dhe u lut shumë për të së bashku me të gjithë shqiptaro – amerikanët e tjerë, duke e ndarë pikëllimin së bashku… E ku nuk u gjend dom Antoni deri në ditët tona të vitit 2001. Ai është përsëri i ri dhe vital për t’i shërbyer fesë dhe atdheut, shqiptarëve në mërgim dhe kishave që ndërtohen në Shqipëri. Modestia dhe thjeshtësia janë tipare që i zbulon në fytyrën e tij të qetë. E dom Antoni mbetet ai që ka emrin e një shenjti siç është Shna Ndou që bën mrekulli për diasporën, Kosovën dhe mëmën Shqipëri e cila sot është në pikë të hallit…
Njeriu vdes, por jeton vepra Meqenëse dihet nga historia se libri jeton më shumë se vetë ai që e shkruan, mendoj se korrektori që është njëkohësisht edhe intervistuesi i nderuar duhet të ishte kujdesurmë shumë për gjuhën shkrimore, mbasi vepra do të lexohet njësoj si në Veri dhe në jug të Shqipërisë, në Amerikë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e gjetkë. Ndoshta një dorë e dytë për të përmirësuar ndërtimin gramatikor dhe dialektor do të ishte e mirëseardhur. Miqësisht dhe me dashamirësi kjo ishte më tepër një sugjerim se sa një vërejtje profesionale. Urime Dom Anton dhe vepra të tjera, ashtu sikurse ka vepruar edhe babai juaj. Faleminderit për dhuratën.
Diktatura në Shqipëri është egërsuar Pas rrëzimit të komunizmit me 1992, ndoshta askush nuk do të besonte që Shqipëria do të rikthehej sërish në diktaturë. Veçse, kjo ngjau pas revolucionit bolshevik në pranverën e vitit 1997. Me riardhjen në pushtet të komunistëve, diktatura u forcua më shumë se në kohën e Enver Hoxhës. Në Universitetin Luigj Gurakuqi të kryeqendrës së Veriut Shqiptar, pra të Shkodrës, një studente, e quajtur Nora Ndue Pëllumbi, e datëlindjes 11. 01. 1991 në krahun e majtë ka një të prerë me thikë. Forcat ekstremiste të socialkomunistëve e kanë torturuar sa ajo patjetër fëmijëve të saj do ua tregojë si relike të hidhur të një pagese për bindje politike dhe për përpjekje që Shqipëria të bëhet një shtet i lirë. Kjo demokrate e re rrjedh nga një fis antikomunist. Gjyshi i saj Gjergj Pëllumbi në vitin 1948 është dënuar megjithëse në mungesë, me pushkatim nga diktatura e Enver Hoxhës dhe familja e tij u internua deri me 1954 në Tepelenë. Kjo vajzë e re ka lindur në internim dhe nuk kish si të mos merrte pjesë me të atin Ndue Pëllumbi që në moshën 10 vjeçare në demostratat antikomuniste të 13 Dhjetorit 1990, të 2 Prillit 1991, etj. Duke qenë anëtare e shoqatës antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, televizionin e së cilës, megjithëse i pavarur Antena Nord që përfaqëson tërë objeksionet e Unionit Antikomunist Shqiptar, shteti komunist i Fatos Nanos e sekuestroi këto ditë duke i vënë një litar në fyt fjalës së lirë, duke qenë se Nora është gruaja e demokratit të njohur shkodran Ardjan Vat Deda, të datëlindjes 15. 02. 1969 është vënë në shënjestër të hakmarrjes mesjetare komuniste ku shumë herë është bërë pre e forcave të errëta të sigurimit të shtetit. Edhe Ardjan Vat Deda është një akuzë e gjallë kundër diktaturës. Ai ka marrë pjesë në demonstratat antikomuniste të 14 Janarit 1990, 16 Qershorit 1990, 13 Dhjetorit 1990, 2 Prillit 1991 dhe në tërë mitingjet e opozitës shqiptare. Gjyshi i tij Martin Deda është pushkatuar pa gjyq në vitin 1947. Ngaqë xhaxhai i babait të tij ka qenë prift në Romë, tërë nerëzit e tij e kaluan në internim. Vetë demokrati Ardjan Deda ka kaluar fëmijërinë në internim, pasi familja e tij ishte “armike” e pushtetit Popullor, e privuar nga çdo e drejtë njerëzore për bindje politike antikomuniste. Hataja shqiptare është e madhe. Në Shqipëri vetëm priftërinj e hoxhallarë janë pushkatura fiks 153. Ardjani, me 1990 ka qenë veprimtar aktiv që dha shumë, duke vënë edhe jetën në rrezik për çeljen e kishave në Shqipëri, ku edhe Dom Simon Jubani, Monsinjor Çesk Ashta e shumë klerikë të tjerë u kërcënuan me vrasje. Me 2 Prill 1991 Ardjan Deda është arrestuar, keqtrajtuar dhe pas shumë torturash liruar për mungesë provash nga policia fashiste e komunistëve shqiptarë. Por shumë moshatarë të tij edhe kanë vdekur nën dhunën e policisë. Rastimë i fundit është në Lezhë, ku demokrati Gjon Gjoni u vra nga policët në komisariatin e qytetit. Edhe me 14 shtator 1998, Ardjan Deda u rrah kafshërisht nga policët në qelitë e errëta të diktatorëve të kuq, pasi kish marrë pjesë në varrimin e deputetit demokrat Azem Hajdari. Ai për rreth tre orë ka provuar ferrin komunist. Madje i është komunikuar se do të vrasim pjestarët e familjes dhe megjithatë ai është deklaruar si antikomunist, duke qenë anëtar i shoqatës antikomuniste “13 Dhjetori 1990”. Veprimtaria politike si demokrat edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare ku sërish komunistët dhunuan vullnetin e lirë të shqiptarëve, ka qenë me pasoja për të. Atij i kërkohet të largohet nga Shqipëria, ndryshe do e vrasin. Në fakt, komunistët janë ata që duhet të largohen, jo rinia shqiptare, jo demokratët. Albert Vataj
Kriminelët e krimit zgjedhor Zgjedhjet e 24 qershorit për deputet të Kuvendit të Shqipërisë, ku u përdorën armët dhe dhuna policore, treguan edhe një herë se komunistët shqiptarë janë bijt e etërve. Kjo dhunë është prezente prej vitesh. Kështu Marash Pal Arra, i datëlindjes 07. 10. 1967, anëtar i PD – së që në krijimin e saj si forcë politike, veprimtar i denjë dhe pjesmarrës në tërë demonstratat antikomuniste paqësore, në votimet e 29 qershorit të vitit 1997, duke qenë anëtar i Komisionit Zgjedhor për PD – në në lagjen “Tre Heronj” të qytetit të Shkodrës, është arrestuar nga policia komuniste, pasi pas një konflikti me përfaqësuesit e subjektit politik PS, ai nuk ka pranuar manipulimin e votës së lirë. Aso kohe u dërgua në spital me disa plagë. Eh, Marash Arra, ky shqiptar i mirë, ky demokrat i mirë, që në vitin 1991 mbante një rëndesë tjetër për rrezikim jete, pasi një kushëri i tij kish vrarë një njeri të një fisi tjetër për motive pronësie. Në fakt, ligji i pronës në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Është mes ligjit kapitalist dhe atij komunist. Janë vrarë e plagosur mijëra vetë. Shtetit duket kështu i intereson, pasi gjykatat shqiptare bëjnë pazarllëqe duke shitur dinjitetin e togave të zeza për para, duke thelluar hendekun e gjakut e të krimit. Por kriminelët e krimit zgjedhor, janë komunistë të regjur që po ecin në rrugën e babushit të tyre Enver Hoxhës. Xhemal Berisha
Demokrati Avinier Elbasani mes jetës e vdekjes Jeta për demokratët në Shqipërinë post komuniste është e kërcënuar. Demokrati Avinier Elbasani, i datëlindjes 10. 02. 1980, duke qenë se ka marrë pjesë në protestat e tubimet paqësore kundër komunistëve, është rrahur e keqtrajtuar disa herë nga segmente të errëta të shtetit. Ky demokrat, si shumë të tjerë, duroi sa duroi dhe më në fund si rrugë të vetme të shpëtimit të jetës ka zgjedhur braktisjen e Shqipërisë. Avinier Elbasani kështu i shtohet plagës së emigracionit shqiptar. Demokrati në fjalë është edhe një apelim më shumë kundër diktatorëve të kuq. Këta diktatorë kanë bërë që rinia shqiptare të mos jetë e sigurtë në Atdhe. Jeta është mes jetës e vdekjes, bile shumë më pranë vdekjes. Burbuqe Hajdari
Ekonomisti Pjerin Kaftalli duke punuar në kushte ngujimi. Krimet e fundit nga fronti i Veriut shqiptar E titulluam “fronti i Veriut”, por mund ta titullonim edhe fronti i gjakmarrjes. Megjithatë, ko s’përbën rëndësi. Shqetësim përbën kronika e gjakmarrjes në Shkodër, e cila i ngjan kronikës së një lufte, me të vrarë, të plagosur, prita, sulme, ngujime, gjak. Ky absurditet nuk ka as shkaqe as qëllime, pra nuk kursen askënd, nuk përjashton askënd, as fëmijët. Koha Një vrasje dhe një tentativë për vrasje në kronikën e ditëve të fundit. Një burrë 51 vjeçar u vra në derën e shtëpisë së vet në një lagje të Shkodrës të hënën me datën 6. Në komunikatën e Drejtorisë së Plocisë së Prefekturës së Veriut, lajmi shoqërohet me rutinë: “Mendohet se motivi ishte gjakmarrja”. Autorët, si thuajse gjithherë ikën në drejtim të paditur, por qytetarët duhet të ngushëllohen se të paktën policia “mendon”. Sipas burimeve të tjera, djali i të vrarit kishte vrarë para dy vjetësh dhe ish larguar në Drejtim të Paditur. Policia edhe atëhere kish menduar se motivi ishte gjakmarrja, kjo plagë me të cilën politika po luan sipas interesave. Dy ditë pas kësaj vrasjeje, disa persona qëlluan mbi një person qëpo kthehej nga një ceremoni varrimi. Fati, ose më saktë në autobus që kaloi në ato momente, duke u bërë pra objekt i rastësishëm përballë plumbave, i shpëtoi jetën Pjerin Kaftallit, 52 vjeç, baba i dy fëmijëve. Për një kapriço të rastit, ngjarja kaloi pa viktima. Shteti Shënjestra e incidentit të fundit Pjerin Kaftalli, është një funksionar shtetëror, pra Përgjegjës i Qendrës Ekonomike të Arsimit. Gjatë trazirave të vitit 1997, duke mbrojtur dyqanin e tij privat nga një grup grabitësish, i vëllai dhe kunati qëllojnë për vetmbrojtje dhe plagosin dy nga grabitësit. Por çuditërisht, që nga ajo kohë, tërë rrethi, familja, meshkujt, përfshi edhe fëmijët, ndodhen të ngujuar, thua se Shqipëria jeton jo në shekullin e 21 – të, por të 19 – in! Ajo çka shteti shqiptar ka arritur të bëjë për punonjësit e vet (për të qenë të saktë, dashamirësia e eprorëve), është ta lejojë që kompjuterin e zyrës ta marrë në shtëpi dhe ai të vazhdojë të punojë në kushte ngujimi. Mund ta quash një rast fatlum, kur tha se ai ka arritur që fëmijët t’i largojë nga Shqipëria, në Australinë e largët, duke i shpëtuar kështu nga qerthulli i gjakmarrjes. Vetëm nga 1997 – a e këtej në Shqipëri janë vrarë mbi 4000 shqiptarë dhe plagosur e sakatuar rreth 5800 të tjerë. Pjerin tashti jeton i vetëm në shtëpi, pa dalë kurrë jashtë. Ushqimet ia çojnë shokët. Për probleme të punës komunikon me telefon. Ai, të mërkurën mësojmë të ketë dalur të shkojë në varrimin e një miku, detyrim të cilin nuk mund ta kapërcente, por për ironi makabre vetëm rastësisht nuk shkoi edhe ai nëvarr si miku i tij i vdekur. Fëmijët Sidoqoftë, Pjerini ndihet i qetë. Ka dy fëmijë, Jozefin 16 vjeç dhe Anën 13 vjeçe, të cilët i konsideron të shpëtuar që kur me shumë akrifica në dhjetor të vitit të kaluar, ka arritur ti dërgojë tek daja i tyre në Australi së bashku me Marijen, të shoqen. Pra, kjo e qetëson. Por për shumë të tjerë nuk është kështu. Sipas Qendrës “Drejtësi e Paqe”, një organizatë joqeveritare që merret me arsimimin e fëmijëve të ngujuar dhe me të cilën gazeta jonë ka shumë lidhje, pasi kemi publikuar dhe do publikojmë punën e saj për zbutjen e problemeve të tensionuara shqiptare, janë disa qindra fëmijë në Veriun Shqiptar që jetojnë të ngujuar me rrezikun e gjakmarrjes mbi kokë. Nuk shkojnë në shkollë, nuk luajnëme lodra, nuk kanë shokë. E thënë shkurt, nuk janë më fëmijë. Dhe askush nuk mund të thotë çfarë janë. Megjithëse janë të vegjël. Shumë nga ata janë dënuar me vdekje që para se të lindin.
Rutinë Rasti i vitit të shkuar kur një fëmijë 11 vjeç u vra për gjakmarrje në derën e shkollës në fshatin Barbullush, duhej të kishte bindur shumëkënd për seriozitetin e problemit. Por jo, rastet e gjakmarrjes janë kaq të shpeshta kaq të ngjashme me njëra – tjetrën sa kanë krijuar të “drejtën” e “normalitietit” në shoqërinë postkomuniste shqiptare. Dhe pikërisht ambientalizmi me fenomenin përbën hatanë më të madhe, problemin fatal. Tek ndërgjegjësimi se kjo situatë është e jashtëzakonshme dhe si e tillë e papranueshme, duhet të jetë fillimi i zgjidhjes së problemit, ose për ndryshe na duhet të gjithëve të ndihemi pak të vrarë. Nga Sokol Pepushaj
Tragjedia e një kosovari që në dhe të huaj kërkon mbijetesën Rastësisht këto ditë kam njohur një kosovar të cilin pasi e njoha në të folur, iu afrova dhe bisedova me tëpër fatet dhe hallet e Kosovës. Gjatë bisedës që patëm, pasi iu prezantova si gazetar i gazetës “Shqipëria Etnike” ai më tregoi një histori për një të afërm të tijin, zotin Artan Ibrahimi nga Shtimja, Ferizaj e Kosovës të cilit në vitin 1998 i kishin vrarë babën dhe po në atë vit edhe Artani detyrohet që të largohet nga Shtinja e Kosovës sepse edhe atë e kërkonin që ta vrisnin sepse për t’u vetmbrojtur mbante armë dhe për t’u ushqyer merrej me tregti armësh, në një moment kur nuk dinte se kush ia kishte vrarë babën dhe në kohën kur edhe Artani kërkohej për t’u vrarë nga UÇK e cila mendonte se Artani ndihmonte serbët dhe nga ana tjetër e kërkonin serbët që mendonin se ndihmon UÇK, dhe i ndodhur midis dy zjarresh ku çdo ditë kërcënohej me jetën e tij largohet nga Kosova për në vendet perëndimore për të mbijetuar. Gjithashtu edhe nëna e Artanit e cila ishte katolike nga …………. e Serbisë pas shkatërrimit të familjes edhe ajo largohet për në SHBA sepse për arsye të …………. fetare dhe etnike nuk mund të qëndronte ku banonte, sepse nga lufta kërcënohej çdo ditë. Kështu u katandis fati i kësaj familjeje për të cilën vendosa të shkruaj së cilës pasi iu vra burri dhe babai kërkoi mbijetesën në dhe të huaj dhe kur jo vetëm në Kosovë që UÇK nuk është çarmatosur por edhe kur një vatër tjetër lufte ka shpërthyer edhe në Maqedoninë fqinje ku shqiptarët quhen armiq dhe rebelë. Sidoqoftë Zoti i ndihmoftë Kosovën dhe kosovarët e në veçanti Artan Ibrahimin dhe nënën e tij atje ku mund të ndodhen me shpresë se bota e qytetëruar do t’i ndihmojë ato sepse në Ballkan luftërat vazhdojnë. Vasel Gilaj
“Pas zgjedhjeve shkerdhatë, një vlerësim gallatë” (Post mortum zgjedhjeve parlamentare 2001 në Shqipëri) Në vitin 1986 një revistë franceze e ilustruar “Afrika e Re” thoshte për Kadafin e Libisë si shprehje fyerje, Përfytyro i dashur lexues se ç’njeri ësht ky drejtues shteti, se në çfarë shkalle ka arritur marrëzia e tij, aq sa kërkon të ndërtojë në shtetin e tij një Shqipëri të Saharasë. Ndërsa sot pas kaq vitesh kur në kushtet e pluralizmit (të detyruar) Drejtojnë bijtë e “Lavdishëm” të Enverit e Ramizit me Emër të ri, Europa perëndimore ka filluar të thotë: I dashur Popull i Shqipërisëe më gjerë, Imagjino se në çfarë shkalle ka arritur marrëzia e Qeveritarëve e Shtetarëve Socialistë Shqiptarë (të pas vitit 1997) sa që kërkojnë të ndërtojnë një shtet Afrikan (Burundi, Sri Lanka, Sierra Leone, Burkina Faso apo Zaire e tjerë) në zemër të Europës. E për të vërtetuar këtë shikoni vlerësimin e të gjitha Institucioneve Prestigjioze Ndërkombëtare të cilat e rendisin zhvillimin Ekonomik e atë të Demokracisë pikërisht përkrah vendeve më të prapambetura të Afrikës. Por me sa duket kalimin total në një shtet të tillë (Objektivi Strategjik), e ka pas penguar Themeli i demokracisë pra Institucioni i votës së lirë të popullit, ku në këto zgjedhje 2001 Qeveritarët e shtetarët tanë duke u bazuar në Doktrinën që ata Thonë çdo natë (si Katolikët e mirë Rruzaret), pra në Marksizëm – Leninizëm kanë arritur jo vetëm suskese, por e kanë zhvilluar më tej këtë doktrinë, në kushtet e një “rrethimi” të egër Kapitalisto – Imperialist. Konkretisht duke u bazuar në Artin Ushtarak Popullor (të M- L E. Hoxha) që thotë, një Ushtri armike që është më superiore në Numër e teknike, asgjësohet jo frontalisht menjëherë, por duke luftuar në asgjësimin e saj pjesë – pjesë, e kohë pas kohe. Natyrisht shteti i sotëm e kuptoi se “Armiku” Bashkimi për Fitore është më superior në numër votash e alternativash, ku për ti “asgjësuar”, duke u vjedhur Votat u Krye Votimi pjesë – pjesë, pra në pesë Raunde,por mund të kemi edhe të gjashtë, megjithëse kjo e pa parë e dëgjuar në tërë historinë e zgjedhjeve në vendet që pretendojnë se zhvillojnë Demokracinë. Gjithsesi gjatë këtyre zgjedhjeve është marrur në konsideratë thënia “Klasike” e Baba Stalinit i cili thoshte se nuk ka rëndësi kush voton, rëndësi ka kush i numëron votat, dhe për këtë Qeveria i besoi Policisë dhe SHISH – it. Pa dyshime këto kryen detyrën më së miri, ku shpesh votimi rezultoi edhe deri 120 %, kujtoni që shpesh delnin më shumë vota se votues, apo kutia votimi se qendra votimi. Por pas kësaj pati gojë të “liga” që thonin, Unë votoj, Ti voton, Ai voton Ilir Xh. Gjoni numëron, e çfarë Ai gabon (se kot nuk thonë kush punon edhe gabon), institucinet e partisë KQZ, dhe Gjykatat korrigjojnë, madje kot ata nuk i ka caktuar Partia. E sa për Armët e Partisë e koburet e Qeverisë, Policinë e SHISH – in ata tejkaluan shërbimin ndaj popullit, duke mos e lodhur në këtë vapë përvëluese, pr të marrë rrugën e mundimshme për të shkuar me votua. Në shumë qendra votimi Polic e SHISH votuan vetë, duke mbushur kutitë e votimit, madje duke konsideruar popull edhe komisionerët (e Opozitës) shpesh ata plotësuan edhe proces – verbalet përkatëse. Pas kësaj disa mund të thonë ç’është kjo hata, por ata harrojnë se ne u kemi “besuar” më shumë se kaq deri sigurimin e pronës e mbi të gjitha të jetës… Por për hir të vërtetës duhet thënë se ka pasur komisioner e deri kandidat për deputet të opozitës (kundërshtarë, e atë punë kanë) që nuk ju bindën këtij shërbimi të Policisë, duke “humbur” të drejtën për tu quajtur popull, po për ti bindur për të mirën e popullit muarën masa riedukuese (siç na mëson Partia), me anë të “diktaturës së Proletariatit”, e ku për dreq disa ish popull e shqipron Diktatur = Hu dhe Proletare = Hor, e pastaj ec e mos u bind çfarë edukimi të bën Hori me Hu në Dorë. Gjithsesi edhe kjo ka një të mirë, pasi M – L është pasuruar në praktikë me elementin e fitores së pakicës Priletarëve (pasi janë paksuar si rezultat i ca pronave e ofiqeve që u ka ofruar kapitalizmi që po heq shpirt) mbi borgjezët e kapitalistët që u shtypin pa mëshirë Kllasën Puntore. Gjithsesi Qeveritarët e shtetarët tanë kanë dhënë prova me shembullin e tyre personal, se popullin fukara e duan pa masë, madje këto shtresa të paprivilegjuara (baza sociale e PS) që bota kapitaliste kërkon ti korruptojë e komprometojë me njollat e korrupsionit, drogës, trafiqeve të prostitucionit, armëve e tjera, i ka mbrojtur të pastra, që duke qenë si gjithnjë vigjilentë i ka kapur pa shkuar tek populli e ka sakrifikuar për vehte duke i bartur mbi shpinën e vet, e pse vetëm për të ruajtur të pastërta këto shtresa që i “don” dhe e “duan”. E tani që këto Zgjedhje po i “vlerëson” Bota, sigurisht me startin që na kanë renditur, atë Afrikan, neve nuk na mbetet asgjë tjetër veçse ti lutemi “Zotit” që t’na ruajë këta qeveritarë e shtetar, si dhe të urojmë ti gëzojnë këto Fitorje, duke thënë me gjith “shpirt” e “Zemër” Përpara për Fitorje të Reja… Se mos i dashur Popull ndokush e kupton, Përpara kushmund të iki sa më parë nga ky vend… Se atëhere janë përsëri shtetarët e qeveritarët tanë që të afrojnë shërbimin e tyre, natyrisht kundrejt një shpërblimi “simbolik” që mund të kushtojë qimet e kokës deri edhe vetë kokën… Se mos e merrni krejt seriozisht, se unë do të mbaj përgjegjësi para nenit 55… që edhe ai ka radhën të rikthehet tani së bashku me QE – VE – RI – NE – E – RE… (Ndue Bacaj)
Albanezët në rrugën e mundimshme të besimeve… Si gjithë popujt e tjerë qkishte falur Zoti mbi Dhe edhe të parët tonë të lashtë Pellazgët e më vonë Ilirët gjatë ekzistencës së tyre ksihin krijuar Besimet (Religjiozet) e tyre shpirtërore e Hyjnore që i mbanin gjallë në kohë të mira e të vështira, në rrokullimën nga njeri shekull tek tjetri. Natyrisht që mijëra vjet para lindjes së atij që shpejt do të mbahej idhudhi i mbarë njerëzimit që ëndërronte për një botë e jetë më dinjitoze; edhe të parët tanë ishin Paganë, pra që besonin në shumë Hyjni apo idhuj. E veçanta e të parëve tanë në këtë Besim ishte se ata adhuronin vërtet shumë “perëndi”, por të gjitha i lidhnin me fenomenet e Natyrës që i rrethonin. Të parët tanë Pagan adhuronin kryesisht Diellin, Hënën, Qiellin, Tokën, Erën, Bubullimën, si Male në veçanti e vende që ikonsideronin si vende ku jetonin “Perënditë” përkatëse, por adhuronin edhe Drurë e pemë të ndryshme, madje edhe kafshë e shpend të ndryshëm deri tek Shqiponja e tek Gjarpri. Ata për të nderuar këto krijuan faltore (tempuj) e deri bënin kurbane, madje edhe ditët e javës i cilësonin për të kujtuar Idhujt e tyre, si e Diela për të kujtuar Diellin, E Hëna për të kujtuar Hënën, E Martja për të kujtuar Marsin, E Mërkura për të kujtuar Merkurin, E Enjtja për të kujtuar jupiterin (Juni – Piter = Ati Ynë), E Premtja (e kremtja) ditë për të kujtuar (festuar) të gjithë Besimet së bashku, ndërsa e shtuna për të kujtuar Saturnin, e tjerë. Për të kuptuar më mirë këto po marrim shembull, Zeusin perëndinë e gjithësisë, që edhe si fjalë e ka prejardhjen nga Pellazgjishtja që me kalimin e shekujve arriti deri këtu, fillimisht u quante De = Tokë dhe Meter = Meme pra Demeter, pra Dhe Meme, e këto fjalë i muarën Grekët e i ndryshuan nga Dea e Deu në Thea dhe Theos, ndërsa Latinët i shtuan mbrapa -us dhe u bë Deus, duke i dhënë kuptimin eperëndisë e jo të Tokës, ngadalë nga Deus lindi Zeus, e shumë të tjera që duan faqe të tërë të shkruhen. Gjithsesi duhet të sqarohet se besimi Pagan ishte mjaft i fortë aq sa edhe sot që Paganizmin e kanë zëvendësuar shumë besime të tjera edhe ndër ne shqiptarët zbatohet doke e Zakone Pagane, si dhe në jetën e përditshme shumëherë dëgjon betime, si Për Këtë Rreze Dielli, Për Këtë Tokë e Qiell, Për Këtë Bereqet, Për Këtë Gurë (duke marrë gurin në dorë), Për kokën e Nënës, apo Mallkime si të vraft kjo rreze dielli, të rëntë Pika, të hangërt Dreqi Mishin, të mbuloftë dheu i zi turpin e të tjera e të tjera. Gjithashtu Zakoni i Hakmarrjes e Gjakmarrjes rrjedhin që në atë kohë që konsiderohej se trupi e shpirti i të Vrarit e pasuria e dëmtuar shkojnë në vend e lehtësohen vetëm kur i përgjigje me të njëjtën monedhë, madje edhe në shumë rite mortore deri në shprehjen i kjoftë i lehtë Dheu, por edhe në Martesa duke mos rënë dasmorët dy herë për një rrugë, apo duke i hedhur nuses sapo shkel në prag të derës së dhëndërrit Sheqer, oriz apo diçka që simbolizon mbarësi e Mirësi etjerë e tjerë që do të duheshin shumë faqe por që ne i zbatojmë shpesh për ta kuptuar se rrjedhin nga besimi Pagan i të parëve tanë. Gjithsesi njerëzimi në udhën e tij të gjatë duke mos pasur një besim të vetëm, madje dhe një kod besimi për jetën shkoi deri në atë pikë kulmore sa shoqëria njerëzore sundohej nga llumi njerëzor dhe veeset e morali tepër i ulët aq sa me sa duket e detyruan krijuesin e gjtihësisë ose ti jap një të shtyrë shoqërisë njerëzore për ta gremisë pa kthim atje ku vetë ishte nisur ose ta shpëtonte me përfaqësuesin e tij në Tokë, i cili ishte paralajmëruar prej qindra vjetësh nga Profetë, si ardhja e Mesisë me Emrin DMTH. Jezu Krishti. I cili Zbriti në këtë Botë si frut i dashurisë së Vetë Zotit për shëmbëlltyrat e tij mbi dhe, për ti shpëtuar nga mjerimi e mëkatet. Jezu Krishti erdhi siç ishte paralajmëruar, ai bashkë me qenien e tij solli para njerëzimit doktrinën shpëtimtare të Kristianizmit, që e Predikoi, por edhe e zbatoi në Praktikë, duke kryer mrekullitë e pashlyera në sytë e atyre që e besonin dhe të atyre që nuk e besonin. Gjithsesi Kristianizmi nuk hyri lehtë si Fe, si besim, pasikishte kundërshtit e sundimtarëve të tokës që nuk u pëlqente predikimi me themel Barazinë, Mirësinë e Mëshirën pr të gjithë njëlloj, aq sa Urdhri: Duaje të afërmin tënd porsi Vetvehten, apo falmë o Zot mëkatet e mia siç i fali vetë Mëkatarët e mi, shprehin dinjitetin e njeriut dhe parimin moral të njerëzve për një jetë të re e me fytyrë vërtet njerëzore, por që sundimtarëve gjakatar të kohës jo vetëm nuk u pëlqente por bënte çmospër ta ndaluar këtë Fe dhe përhapësit e predikuesit e saj, ku kulmi arriti me martirizimin e vet Jezu Krishtit, mrekullia e të cilit dihet që u bë pas një jave që kishte “Vdekur”, Natyrisht si sundimtarë që ishin Perandorët Romakë bënë çfarë është e mundur për ta ndaluar e persekutuar. Të parët tanë Ilir duke qenë nën sundimin e Romakëve nuke kishin të lehtë të përqafonin këtë Religjion që predikonte për atë si Shëlbohet njeriu, por edhe për atë si jetohet në këtë Botë. Kristianizmi kërkonte që rendi i ri social të bazohet në parimet morale të paraqitura në ligjin e Moisiut, pra në Dhjetë Urdhërimet e Tenzot. Kristianizmin në Iliri nuk e përhapën as misionarë Latin e as Grek atë në trevat tona e përhapi njëri nga Apostujt kryesorë Shën Pali i cili shprehimisht (në bibël) thotë: Kështu qysh prej Jeruzalemit e përqark në Ilirik e kam përhapur Ungjillin e Krishtit. Madje si dëshmi tjetër vjen edhe nga Shën Jeronimi, i cili thotë: se Kristianizmi u përhap në të gjitha vendet… me Tomën në Indi, me Pjetrin në Romë, me Palin në Ilirik, me Andreun në Ohajë, me Apostujt e njerëzit e veçantë në të gjitha vendet e tjera… Megjithatë duhet theksuar se shumë njohës të Shën Palit kanë shkruar se në udhëtimin e tij misionarik të tretë në vitet 53 – 58 (pas lindjes së Krishtit), Shën Pali ka qëndruar në Durrës… çfarë tregon qartë se të parët tanë Ilirë kanë përqafuar që në fillim doktrinën shpëtimtare të J. Krishtit. E përqafimi i kësaj doktrine ishte tepër i vështirë, pasi pushtuesit Romak e luftonin këtë doktrinë, madje ata që e përqafonin dënoheshin e persekutoheshin, ku padyshim edhe kisha katolike Shqiptare (Ilire) ka në themel martirët e saj, e shembulli më sinjifikativ është Dardani (Kosov), konkretisht në Ulpian (sot Prishtinë), ku vetëm 7, 5 km në juglindje të Prishtinës janë dëshmuar martirët e krishterë të kohës së Trajanit, pra ky është fillimi i shekullit të Dytë të Kohës së Krishterë, e martirë të kësaj Feje ka kudo në Shqipëri e të mos harrojmë se ata i bënte të tillë vetë pushtuesi Romak, ku pat dënuar me vdekje (u preu kokat) vetë Shën Palit e Shën Pjetrit. Si përfundim Kristianizmi filloi të përqafohet nga të parët tanë me vullnetin e dëshirën e tyre pa asnjëlloj imponimi, siç ka ndodhur me Besimet e tjera qëmë vonë i prunë vetë pushtuesit. Kështu pra duhet të kuptojmë se Kristianizmi ose më saktë Krishtërimi (Feja Katolike) është e vetmja fe e të parëve tanë që hyri natyrshëm në zemrat, mendjet e jetën e tyre, ndërsa të tjerat e më vonshme siç do ti shohim më poshtë janë futur vetëm me dhunë morale ose materiale që i interesonin atyre që lakmonin trojet tona të cilat na i kishte falur Zoti prej mijëra e mijëra vitesh. Gjithashtu duhet sqaruar se në përgjithësi ritet e këtij besimi të ri kryheshin larg syrit të pushtuesit Romak, dhe ato u lejuan zyrtarisht vetëm nga Perandori Konstantini i Madh nga Naisusi i Dardanisë (Kosovë), pra me origjinë Ilire në vitin 312 (pra tre shekuj më vonë). Pas kësaj në fakt pati një përhapje më të gjerë ky Religjion, e pikërisht disa studiues tonët e të huaj shkruajn se Shqiptarët (Ilirët) u Bënë të Krishterë në shekujt e III – të e të IV – të, por në fakt ky është vetëm zyrtarizimi shtetëror. Pas kësaj filloi ndërtimi i tempujve e kishave ku ushtrohej zyrtarisht Religjioni Kristian, zbulime nga të cilat janë gjetur në tërë territoret etnike Shqiptare, ku për këto është folur se janë të shekujve IV – e vazhdim. Madje ato janë gjetur që nga Nishi, Prishtina, Kotorri, Tivari, Ulqini, Preveza, Shkupi, Manastiri, Himara, Delvina, Durrësi, Apolonia e deri në Malësi së Madhe në Lohe të Sipërme, Maçovil e Kelmend (Selc), e tjerë e tjerë, çfarë vërteton se të parët tanë ishin totalisht Katolik. Pas viti 395 perandoria e Romës u nda në dy pjesë midis dy bijve të perandorit tashma të vdekur Theodhos. Honorit në Romë dhe Arkadit në Kostandinopojë, por pamvarësisht nga kjo ndarje e perandorisë, Kisha katolike shqiptare mbeti në mvarësi të Kishës së Romës. Organizimi kishtar i më vonshëm është kapitull në vehte, por nuk ndryshoi asgjë nga besimi, e këtë histori e vërtetojnë dokumentat e kohës së gjinden tashmë në arkivin e Vatikanit e tjerë, gjithsesi aty gjinden emrat e dhjetra Priftërinjve, Ipeshkëve e Hierarkëve të lartë Kishtarë, që kanë edhe kontributin e tyre të çmuar në themelet e Krishtërimit. Në vitin 451 në Koncilin e IV – të për herë të parë u përmend nocioni “Orthodoksi” në kuptimin e mësimit të drejtë (Krishti është vetëm një natyrë ajo Hyjnore, apo edh eajo njerëzore, pra dy natyra), në të vërtetë shtrohej çështja a është Maria vetëm Hylindëse, përkatësisht Theotokos apo njëherësh Krishtëlindëse, pra Christotokos), pra pas kësaj dalngadal do të lindte feja Kristiane Ortodokse që dalngadalë do të bëhej edhe thuajse feja Zyrtare e perandorisë Romake të lindjes (Bizantit) në qendër Konstatinapoli. Sidoqoftë në kuadrin e riorganizimit të perandorisë (Romake) Iliria u Nda në tri Krahina: 1. Iliria (Shqipëria) Veriore e quajtur edhe Prevali që shtrihej nga lugina e Zetës dhe Maricës në Veri, e deri në lumin Shkumbin në Jug. 2. Iliria (Shqipëria) Qendrore ose Epiri i Ri, që shtrihet nga lumi Shkumbin në Veri deri në lumin Vjosa në Jug. 3. Iliria (Shqipëria) Jugore ose Epiri i Vjetër, që shtrihej nga lumi Vjosë në Veri, deri në gjirin e Artës ose Ambrakisë në Jug. Në fakt pjesa Veriore e Ilirikut i mbeti perandorit Romak të Perëndimit si varsi kishtare, ndërsa, pjesa tjetër e Ilisirë si mvarësi kishtare kishte perandorinë e Lindjes, ku këtu i ka rrënjët ajo që edhe sot e kësaj dite në pjesën veriore të Shqipërisë nukka një komunitet të mirëfilltë të besimit ortodoks ndërsa në Shqipërinë e mesme e atë të Jugut komuniteti Katolik thuajse mungon tani, ndërsa ai Ortodoks është i konsoliduar. Pas disa pushtimeve të përkohshme të Gotëve, Hunëve, Avarëve dhe popujve të tjerë barbarë nuk nryshoi gjë nga Besimi, por pati dëme të konsiderueshme në rrjedhat e qytetërimit të krijuara gjatë nga Perandoria Roamko – bizante. Në fillimin e shekullit VII – të filloi invazioni i popujve të ndryshëm sllavë, të cilët kur zbritën në Ballkan ishin tërësisht Pagan, dhe në vitin 879 u futën në kishën e krishterë Ortodokse, pas kësaj erdhi duke u forcuar ky komunitet sllav që dalëngadalë zgjeroi territoret e tija në përgjithësi në dëmin e trojeve tona, ku kulmi arrin me perandorinë e Stefan Dushanit që pushtoi të gjithë Ballkanin (1343 – 1355), ku në atë kohë përhapi me dhunë jo vetëm Besimin Ortodoks, por shumë vende e krahina i Emroi me Emërtime sllave, madje nga këto vende edhe sot për fat të keq ruajnë këto toponime, ku shumë kisha Katolike i ktheu dhunshëm në Ortodoks, gërmadhat e të cilës shpesh sot përdoren si argument, veçanërisht në Kosovë, duke shfrytëzuar tinëzisht e mizorisht edhe betejën mbarë Ballkanase të luftë në fushë Kosovë të vitit 1389 kundër Perandorisë Osmane që po rritej me përmasa të frikshme për krejt qytetërimin Kristian Europian. Madje ne shqiptarët luftuam e rezistuam si asnjë popull tjetër, por edhe e paguam shumë shtrenjtë, por ky është një kapitull tjetër ku veçanërisht klerikët tanë katolikë poshtëroheshin e persekutoheshin, ndërsa fisnikët tanë poshtroheshin e shpronësoheshin. Por në këtë kohë në Greqi (1355 – 1371) Despotati i vogël “Serb” i Sresit mundi të sundonte Greqinë Veriore, çfarë tregon se edhe në pjesën Jugore të Shqipërisë (në kufi me Greqinë) u shpejtua përhapja e Ortodoksisë, që edhe atje nuk ishte më i butë se pjesët e tjera të vendit, ku mos përqafimi i fesë ortodokse shoqërohej me masa dragoniane, e shëmtime në fytyrë duke i damkosur me hekur të skuqur, duke u prerë hundët e veshët, pa llogaritur shpronësimin total, e kush mund t’i rezistonte kësaj, të paktën pranimin formalisht të ortodoksisë, gjithsesi edhe në atë periudhë pati renegat shqiptarë që u vunë në shërbim të pushtuesve e ortodoksisë. Pas kësaj në shekullin e 15 – Osmanllinjët ishin bërë zotër të Konstandinopojës, perandoria e tyre ishte zgjeruar e forcuar aq sa vetëm një “Krisht” i Ri si Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), krijesa më hyjnore e krejt racës sonë do tu bënte ballë hordhive e barbarëve, fuqisë më të madhe shkatërruese të kohës së qytetërimit e kristianizmit Europian e më gjerë. Tashmë heroi ynë mbikombëtar është i njohur për qëndresën e tij e ushtrive të tij përmbi një çerek shekulli, duke ruajtur të pa pushtuar vendin e tij e më gjerë, por edhe qytetërimin Kristian i cili duhet t’ia dijë për nder këtij Atleti të Krishtit (siç e quajnë shumë studiues të huaj). Por edhe pas kësaj kur nga fundi i shekullit 15 – të e Skënderbeu nuk jetonte më, Shqiptarët bashkë me ballkanasit u pushtuan nga kjo perandori e cila u mori jo vetëm pamvarësinë e pasurinë, por edhe fenë, madje kjo është sinjifikative në qytetin simbol të kristianizmit Shkodrën ku nga 25 mijë banorë mbetën vetëm 2000 të gjallë të cilët u morën në mbrojtje nga Venediku dhe u dërgua atje duke u trajtuar si qytetarë nderi, e kjo daton me qëndresën e pashoqe të popullit Kristian të Shkodrës në vitet 1478 – 1479, kur hordhitë turkoshake pushtuan Shkodrën, e Shqipërinë e për këtë mjafton të lexosh kronistin turk që shoqëronte ekspeditat në Ballkan i cili kur erdhi në Shkodër rreth viteve 1660, shkruan se në qytet nuk kishte anjë katolik, ku ripopullimi me këtë komunitet shqiptarësh Katolik u bë ngadalë më vonë duke zbritur nga malet pasi turkoshakët ishin “zbutë” disi nga tërbimi. Komuniteti Ortodoks në Jug të Shqipërisë, ishte disi më i “mbrojtur”, pasi Kisha Ortodokse i mbronte këtë komunitet. Mjafton të thuhet se Admirali i Bizantit Greku Notares deklaroi se preferonte të shihte më mirë çallmën Turke në Kostandinopojë se sa kapelën e Kardinalit katolik, në fakt deklarata u bë në vitin 1452, ndërsa Kostandinopoja u pushtua nga perandoria Osmane me 29 Maj 1453. Gjithsesi Shqipëtarëve si në Jug dhe në Veri pushtuesi Osman ju imponoi me dhunë Fenë Islame që vinte “Erë” të një “Qytetërimi të Ri” me themel të vjetër. Shqiptarët tashma të dy besimeve Kristiane qëndruan e rezistuan, por këtë e paguan me gjakun e pasurinë e tyre. Viktimat e kësaj çmendurie që kishe marrë përmasat e një supershteti bënë që mijëra e mijëra kristianë të mirë si dhe barinjtë e tyre shpirtërorë (Priftërinjtë) të dhunohen e masakrohen, madje objektet e tyre të kultit si Kisha e Katedrale të pafund ose të shemben ose mbi themelet e tyre të lulëzojnë Xhamijat e objektet e tjera të kultit të fesë Islame. Madje gjatë kësaj mizorie ishin mijëra katolikë të mirë që u detyruan të marrin rrugën e mërgimit në vise të ndryshme. Shembulli më sinjifikativ është Ulqini i cili në qytet, por edhe në rrethinat e tij kishte rreth 300 kisha e manastire të cilat pas shekullit 16 – të thuajse u rrafshuan, e banorët e saj shumica u Islamizuan me dhunë, fat më të mirë nuk pati as Kosova e Pjesët e tjera të Shqipërisë, ku për fat të keq disa vise shqiptare për ti shpëtuar fesë Islame u kthyen në Ortodoks (fe që ndiqej më pak nga turqit), por një pjesë duke u bërë ortodoks ranë nga Shiu në breshër, se Sllavët nuk u muarën vetëm me fenë (që për hir të vërtetës ishte e afërt), po u muarën edhe me identitetin Shqiptar. Historia e Islamizimit të Shqiptarëve është e gjatë sa vetë pushtimi Osman, por islamizimi me gjithë dhunën e terrorin filloi të merrte përmasa të frikshme vetëm nga fudni i shekullit 17 – të. Padyshim perandoria në këtë kohë bëhet disi më “Miqësore” ajo përveç kërbaçit përdor edhe Kulaçin për ti detyruar shqiptarët të ndërrojnë Fenë. Në fakt duhet pranuar se pati disi sukses, pasi joshja me prona e ofiqe, me para e grada në ushtri, si dhe me lehtësim taksash bëri që shumë katolik të konvertojnë fenë katolike me atë Islame. Për ta Ilustruar pas dua të shënoj një bisedë që kam bërë personalisht me Djalin e Musa Jukës, Zotin Zyber Juka në vitin 1994 në Institutin e studimit të tokave, kur ai kishte djalin e tij Genc Jukën Drejtor të Fondit të Zhvillimit Shqiptar me zyra në katin e parë, e pasi u prezantuam megjithëse i moshuar më pëlqeu jo vetëm në kulturë, por edhe për ndërgjegjen e tij të pastër se nga rrjedh pasi ai në atë kohë më tha se në shtëpi kam pemën Gjenealogjike të familjes tash 273 vjet, kur familja e të parëve tanë është familja e parë që ka pranuar të kthehet në fenë Islame në tërë Rrafshin e Dukagjinit (tani në territorin e Kosovës), ku më tha jemi nga Juka (fshat atje), e për të nxitur të tjerë për të pranuar fenë Islame, familjet e të parëve të mi më tha na kanë zbritur në Shkodër ku na kan falur vende Vekëfe (të pazëna), si Truall, e tokë jo vetëm në Shkodër, por deri në Durrës, madje më tha Bishti i Jukës në Rrethin Shkodër ka marrë emrin nga Tokat tona të dhëna atje nga perandoria Osmane, gjithashtu i ka ndihmuar me strehim e punësim në administratën e kohës. E të mos harrojmë se këtë ndërgjegje e kanë një pjesë shumë e madhe e vëllezërve tanë që sot janë të besimit Musliman, por që gjithsesi mbi të gjitha edhe ne Katolikët, edhe ata, madje edhe shumica e Ortodoksëve si fe të parë që i falemi kemi Shqiptarinë që na e fali vetë Zoti, Krijuesi i gjithësisë tuj përfshi edhe fetë e ndryshme që kemi sot. Për ti rezistuar Islamizimit të dhunshëm gjatë pushtimit Osman në Shqipërinë e mesme kryesisht lindi një fe e “Re” për ne shqiptarët Bektashizmi i cili ishte disi si e ndërmjetme në mes Islamizmit e Katoliçizmit, pasi Bektashinjët shqiptarë e pranojnë Jezu Krishtin, madje për këtë ata përndiqeshin nga perandoria Islame pasi i quanin gjysëm musliman, ku për të përhapur Bektashizmin Dervishët visheshin si murgj Ortodoks, gjithsesi Bektashizmi tek ne i ka rrënjët në fillim të viteve 1700, ku pa dyshim ky besim është ndër më Shqiptarët e nacionalistët. Duhet sqaruar se shumë shqiptarë katolik u kthyen në fenë Islame vetëm sa për formë, pasi në qeveri ishin të shkruar Musliman, ndërsa në shtëpi e shoqëri ishin si të parët e tyre Katolik, madje në pemët Gjenealogjike të shumë fiseve tuj përfshi edhe fisin e autorit të këtij shkrimi para disa brezave, të parët tanë kanë pasur emra Musliman, ku vetë vazhdimi i më vonshëm katolik tregon se kjo ka qenë siç thamë më sipër vetëm formal, por nuk duhet të harrojmë se shumica e katolikëve e muslimanëve para disa brezave bashkohen si kushërinj, çfarë vërteton gjtihçka shkruam më sipër, madje ka shumë nga vëllezërit tanë musliman që besojnë edhe sot në Shejtnit tanë, si dhe në vendet tona të shenjta, madje ka shumë që festojnë edhe festat tona fetare, pa llogaritur se vetë kalendari që përdor e tërë bota e qytetëruar sot ka fillimin pikërisht me lindjen e vetë Jezu Krishtit… Pas të gjitha këtyre për fat të keq ne shqiptarëve në vitet pas luftës së dytë botërore sistemi komunist (rast i veçantë) Sllavo – Ortodoks na e bëri Shqipërinë (atë të 1913) vendin e vetëm të çmendurisë ateiste, duke na ndaluar e mohuar ushqimin shpirtëror, të gjitha Besimet, e në vend të tyre donin të na krijonin besimin e “Ri” Komunist me “shenjtor” djajtë e kuq që nga Stalini e deri tek Enveri, por që për fat të mirë kjo çmenduri vdiq si filozofi, por që na la pas të çmendur pa masë të cilët për llogari të antishqiptarisë kudo që është mundohen ti fryjnë herë fondamentalizmit Islamik, e herë fatkeqësitë e kombit t’ja Faturojnë Fesë Islame që tashma e kanë një shumicë e madhe Shqiptarësh, padyshim se edhe kjo ka anët e veta që kanë dëmtuar interesat tona, por kurrë për faj të shqiptarëve as mUsliman, as Kristian, por të atyre që i fryjnë këtij zjarri që do ti djegë vetë ata e jo Shqiptarët, që herët ndër shekuj janë vëllezër të lindur nga një nënë, Ajo Padyshim është Vetëm Shqipëria. Gusht 2001 (Ndue Bacaj)
|