Numri 3 i gazetës në print, botuar më 4 korrik 2001

0
Kokaweb
 Fermani i Fatih Sulltan Mehmetit

      Dokumenti më i vjetër në botë mbi të drejtat e njeriut

      “Unë Fatih Sulltan Han shpall para gjithë Botës se Françeskanët e Bosnjes, për të cilët del ky ferman, janë nën mbrojtjen time dhe urdhëroj:

As njerëzit, emrat e të cilëve shpallen këtu dhe as kishat e tyre të mos shqetësohen e të mos dëmtohen. Le të jetojnë në paqe e të qetë ata brenda Perandorisë time. Të gjithë këta njerëz të rënë në gjendje refugjati le të jetojnë të lirë e të sigurtë. Le të kthehen ata në çdo pjesë të Perandorisë e të vendosen e sistemohen pa frikë nëpër manastiret e tyre.

Askush nga rrethi i nderuar i Badishahut, nga vezirët dhe nga nëpunësit e mij, nga shërbëtorët dhe qytetarët e Perandorisë nuk do të cënojë dinjitetin e këtyre njerëzve dhe nuk do t’i dëmtojë ata.

Askush të mos cënojë jetën, pasurinë dhe kishat e këtyre njerëzve, të mos i shohë e trajtojë keq dhe të mos i rrezikojë. Edhe nëse sjellin njerëz të tyre nga një vend tjetër në shtetin tim, ata do të gëzojnë të njëjtat të drejta.

Duke shpallur e dekretuar këtë Ferman të Badishahut, betohem në emër të Allahut, (krijuesit, Zotit të tokës e qiellit) të dërguarit të Allahut, Pejgamerit tonë të shenjtë, Muhamedit e 124 mijë pejgamerëve dhe në emër të shpatës që kam ngjeshur në brez, se asnjë nga shtetasit e mij, të cilët do t’i bonden urdhërave e do të mbesin besnikë të mij, nuk do të veprojnë në kundërshtim me çka shkruhet në këtë ferman”.

Shkruar në Milodrazh

Më 28 maj 1463

Origjinali i këtij Fermani ruhet në Kishën Françeskane në Fojnicë të BH.

Kjo shpallje e Fatih Sulltan Mehmetit e shkruar në vitin 1463, 326 vjet përpara Revolucionit Francez të vitit 1789 dhe 485 vjet para Deklaratës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut e vitit 1948, njihet e pranohet në shumë rrethe historike e shkencore me zë, si dokumenti më i vjetër mbi të drejtat e njeriut në histori.

Selami Kasollja

      Në 5 muaj 120 pajtime gjaku

      Një ndër plagët më të rënda, ku e ndjen veten të goditur Shkodra, bashkë me gjithë trevën e Veriut është gjakmarrja. Si ligj kanunor i nisur që në mesjetë ai po gjen një përhapje të theksuar dhe pa kriter duke marrë jetë njerëzish të pafajshëm. E kotë të theksohet më se cili ishte roli pozitiv dhe negativ i këtij ligji kanunor, por armët pa kontroll në duart e shqiptarëve sot janë kthyer në ndihmë të zbatimit të këtij ligji që është harruar disi në kohë, por që po gjallëron dita – ditës. Kërkohet ndihmë në shmangien sadopak të këtij fenomeni absurd e të pashmangshëm. Dhe për këtë Misioni i Pajtimit Mbarëkombëtar Shqiptar ka organizuar me datë 18. 06. 2001 një tubim paqeje duke i bërë apel mbarë popullit shqiptar të shtrijë dorën e Pajtimit, të ndalë vllavrasjen dhe të largojë nga vetvetja ndjenjën e hakmarrjes. Ka ardhur koha të pajtohemi dhe të vllazërohemi me njëri – tjetrin, të mendojmë për rritjen e një brezi të ri të aftë dhe të moralshëm për të hyrë në gjirin e bashkëjetesës Evropiane – ka deklaruar në fillim të këtij tubimi paqeje z. Emin Spahia, sekretar i përgjithshëm i Misionit të pajtimit mbarëkombëtar. Në këtë tubim paqeje organizuar posaçërisht për fenomenin e gjakmarrjes, në ambientet e Hotel Rozafës, u bë i mundur pajtimi i gjakut mes 2 familjeve atë të Qamil Ursit nga Shkodra dhe atë të Berhan Trepçit nga Gucia. Familja Ursi që i fal gjakun e të birit, ka qenë e para që ka shtrirë dorën e pajtimit të gjakut dhe kjo kërkesë e tyre është përkrahur menjëherë nga misionarët e Misionit të Pajtimit mbarëkombëtar.

Në këtë mënyrë shtrirja e dorës së pajtimit mes 2 familjeve, mes familjes që i fal gjakun dhe asaj të falur nëpërmjet Misionit të Pajtimit mbarëkombëtar treguan mjaft mirë se shqiptarët dinë të falin dhe të pajtohen. Gjithashtu është hera e parë që Misioni arrin të realizojë një pajtim jo në ambientet familjare, por në ambiente të hapura, siç është Hotel Rozafa, me qëllimin e mirë për t’u shërbyer edhe familjeve të tjera të cilat vuajnë nga ky fenomen.

Mosioni i pajtimit mbarëkombëtar shqiptar njihet, pasi ka 10 vjet me rradhë që është përpjekur dhe po përpiqet të shërojë këtë plagë të rëndë, e cila vitet e fundit ka marrë shtrirje në të gjithë Shqipërinë. Vetëm gjatë këtyre 5 muajve të fundit është bërë i mundur kontaktimi me 280 familje në konflikt, ku 120 familjeve iu është kthyer paqja dhe liria. Gjithashtu mund të themi se me rastin e Zgjedhjeve parlamentare nga 2000 persona që e kanë të pamundur pjesëmarrjen në votime, 750 prej tyre iu është krijuar mundësia nga ky mision që në këtë ditë të jenë të lirë të shprehin vullnetin e tyre në votimet e datës 24 Qershor. Morën pjesë në këtë ceremoni misionarë nga e gjithë Shqipëria, përfaqësues të organizmave ndërkombëtare, kandidatë për deputet OJQ të ndryshme vendase dhe të huaja. Duke përfunduar këtë tubim paqeje Misionarët e pajtimit Mbarëkombëtar i uruan mbarë popullit shqiptar paqe në familjet e tyre dhe suksese politikës shqiptare për të kontribuar në të mirë të popullit shqiptar.

Nevila Bërdica 

Diktatorët shqiptarë e kanë vendin në Hagë

      Shkodra, është një qytet që bëri përpjekjet e para për Demokraci në Shqipëri. Në shkurt të vitit 1989 u zhvillua kremtimi fetar, në Shkodër  – pasi Komunizmi kishte mbyllur Kisha e Xhamija, kishte prishur varreza. Kremtimi fetar, u bë me iniciativën e rinisë dhe të popullit shkodran. Ku të gatshëm qenë Pater Zef Simon Jubani dhe Hoxha Sabri Koçi, të cilët e kanë kaluar të gjithë jetën e tyre nëpër burgje komuniste. Më pas me 11 janar 1990, u bënë përpjekjet për heqjen e bustit të diktatorit ndërkombëtar Stalinit. Në këtë kuadër presidenti Komunist Ramiz Alija, mendoi për të mashtruar Amerikën, atë shtet që është i pari në botë që zhduku komunizmin. Shpalli heqjen e ligjit për vrasjet në kufi, dhe dekretoi Ligjin e ri. Nr. 7380, me dt. 8 Maj 1990 sipas të cilit, kalimi i paligjshëm dënohej me gjobë ose disa muaj burg. Ko ishte tradhëtia më e madhe që iu bë Kombit Shqiptar për 50 vjet të Komunizmit. Kësaj rinie që ishte në lulen e jetës. Kjo kurdisje politike, u bë në bashkëpunim me Kryetarin e Partisë Komuniste të Shqipërisë zgjedhur në Kongresin e 10 të P. P. Sh. , pra Presidenti Ramiz Alija e Kryetari i Partisë Fatos Nano, e më vonë Kryeministër e bashkë me ta Ministri i Brendshëm Simon Stefani, Hekuran Isaj, Gramoz Ruçi…

12 Qershori i vitit 1990, është dita që përkujton Demostratën e Parë antikomuniste e përgatitur nga Rinia dhe populli Shkodran të cilët duke parë kërdinë që bënte Kulçedra Komunizëm, duke i marrë jetën 500 të rinjve e të rejave me vrasjet në kufi, organizuan demostratën e parë në kujtim të viktimave të kufirit shqiptar. Simbol i kësaj demostrate u bë i riu 17 vjeçar Pëllumb Pëllumbaj nga Shkodra.

Shkodra është e para në Shqipëri që i doli për zot kësaj shtrese. Me kufomën e të riut të masakruar në supe populli dhe rinia shkodrane bëri një marshim që zgjati për dy orë me thirrjet Poshtë komunizmi, poshtë socializmi, poshtë Presidenti Komunist Ramiz Alija, ja shikoni se çfarë ka bërë e çfarë po vazhdon të bëjë kulçedra e kuqe, duke vrarë djemtë tanë në kufi vetëm e vetëm se kërkojnë liri. Poshtë Ramiz Alija, Poshtë Nexhmije Hoxha. Rroftë Presidenti Amerikan George Bush.

Me të mbaruar kjo demostratë, kuy morën pjesë me mijëra qytetarë shkodranë. Kryetari i Degës së Shkodrës, Çapajev Taçi, me sigurimin e shtetit për të nxjerrë në pah pjesëmarrësit, bënë filmimin e demostratës, dhe filluan arrestimet, pasi vrasjet ishin të pamundura sepse në të morën pjesë me mijëra vetë. Aty rreth orës 12 të natës po të kësaj date, u arrestuan më shumë se 50 vetë, me akuzë politike për përmbysjen e pushtetit popullor me dhunë, dënimi shkon deri në pushkatim. Në këtë torturim të këtyre demostruesve, morën pjesë kryesore ata që sot drejtojnë SHIK – un e Shkodrës.

Demostrata ishte nën kontrollin e Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme Çapajev Taçit. Ky mbante lidhje direkte telefonike me ministrin e brendshëm Simon Stefani, ishte njoftuar edhe sekretari i parë Xhemal Dymylja, mbi këtë demostratë antikomuniste. Gjithashtu u njoftua edhe Presidenti i Republikës Ramiz Alija si dhe Kryetari i Partisë Komuniste të Shqipërisë Fatos Nano me 1991, Kryeministër po Fatos Nano. Kryetari i Degës së Shkodrës Çapajev Taçi, i kishte dërguar me datën 17, 06, 1990 një shkresë zyrtare urgjente Ministrit të Brendshëm mbi zhvillimin e kësaj demostrate. Përgjigja e Ministrit ishte urgjente. Kufomat e të vrarëve në kufirin shqiptar, mos t’u dorëzohen familjeve, se po na nxjerrin shqetësime politike, por të groposen në gropa të përbashkëta, të pa ditura. Këto kriminelët e sotëm komunistë, që qeverisin shtetin shqiptar, ju morën jetën mbi 500 të rinjve e të rejave. Presidenti Komunist Ramiz Alija, i cili sot është në pension, pension i cili u aprovua nga Parlamenti, i dalë që në 1997, i cili liroi nën akuzë të gjithë të akuzuarit për krime kundër njerëzimit, që nga Presidenti Komunist Ramiz Alija, Kryeministri e Kryetari i Partisë Fatos Nano, Ministrat e Brendshëm Simon Stefani, Hekuran Isaj e Gramoz Ruçi, që sot drejtojnë Parlamentin dhe qeverisjen e shtetit shqiptar, nën drejtimin e Kryekriminelëve dhe mashtruesit Fatos Nano, Skënder Gjinushit, kryeparlamentari e shfuqizoi me anën e këtij Parlamenti krimet ose ligjin për krime, duke thënë se për 50 vjet në Shqipëri nuk ka pasur krime kundra njerëzimit. Këta ishin vetë të implikuar në këto krime kundër njerëzimit. Ministri i Arsimit gjatë kohës së Diktaturës së Enver Hoxhës Z. Skënder Gjinushi, pati urdhëruar të përdorej Forca ushtarake me armë kundër studentëve të dhjetorit, të cilët përmbysën bustin e diktatorit Enver Hoxha. Në bashkëveprim me drejtuesit e Komunizmit – Ramiz Alija, Fatos Nano, Skënder Gjinushi, Gramoz Ruçi, Kryetarët e Degëve të Brendshme, me Komandantë e Komisarë të Postave kufitare. Ky dekret ligj 7380 bëhet me qëllime politike për vrasjet në kufi.

I vranë, i përdhunuan, të rinj e të reja, siç ishte rasti i Pëllumbit me 14 Qershor 1990, i cili, u pushkatua nga ushtarët pasi ishte dorëzuar dhe pas ekzekutimit të bërë nga ushtarët u qëllua me plumb në ballë nga Komisari i Postës, pastaj trupi i tij u lidh me tela  me gjemba e u vendos në makinën e degës së punëve të brendshme e u shetit nëpër qytetin e Shkodrës. E shetitën nëpër të gjithë Shkodrën për të frikësuar popullin që të mos çoheshin në demostratë.

Edhe një vajzë me të fejuarin, dorëzohen në Postë e Kufirit Belaj, të fejuarin e vranë ndrësa vajzën e përdhunuan, e zhveshën siç kishte lindur, pastaj e pushkatuan dhe e groposën në një gropë të pa ditur, e cila pas ardhjes së demokracisë u bë e ditur. Familja i pat kërkuar Presidentit Ramiz Alija, marrjen e kufomës, por ky ia refuzoi. Atëhere me kë krahasohet ky kriminel? Po kështu ka ndodhur me tri femra të tjera, të cilat janë dorëzuar në postën kufitare Belaj, të cilat i kanë vrarë dhe më pas i kanë hedhur në Bunë. Komshinjtë përtej kufirit, i kanë gjetur këto kufoma në Bunë, lakuriq, i kanë veshur, pastaj i kanë varrosur të quajturat Zade dhe Liljana Palma, ndërsa ajo e para quhej Dhurata Sokoli. E sa e sa të rinj janë gjetur të vrarë në Liqenin e Shkodrës, e më pas të lidhur e të masakruar me tela me gjemba, e duke i shetitur nëpër rrugët e qytetit, për të frikësuar popullin. Por kjo rini dhe populli shkodran nuk u frikësua, bëri demostratë pas demostrate. Si demostratë 16 Qershori, kundër Presidentit Komunist Ramiz Alija dhe të vejës së Diktatorit Nexhmije Hoxha që u morën jetën qindra të rinjve e çka është më poshtëruese, është përdhunimi i kufomave. Demostrata të tjera si ajo e 13 Dhjetorit, 2 Prillit, ku rinia  dhe populli kërkojnë me këmbëngulje dhënien e rezultateve të zgjedhjeve.

Nikollë Pëllumbi, New – York

Dritëro Agolli, poeti i antivlerave

      Rrealizmi socialist ma shumë famë u dha shkrimtarëve me tellal të Enverizmit. Mjerisht koha po tregon se bane i hipe nji herë në pjedestal pamvarësisht si e kush e për çfarë të ka vu aty, si e kaluara, të nderon edhe e tashmja, pa u marr jo vetëm seriozisht, por as fare me shqyrtimin e nji shkrimtarije plot e për plot me antivlera. Syri kritik sheh se shumica dërmuese e shkrimeve të Dritoro Agollit i qëndrojnë kohës si dordolecat prej dëbore rrexeve të ngrohta të diellit. Për sa kohë kritika të heshtë ndaj gjërave që e fyejnë fjalën krijim, shijes së lexuesit do t’i duhet të përballet me sulmet barbare të antivlerave. Vetëm nji kritikë sa efikase, aq edhe e sinqertë mund të fillojë t’i dekurajojë deri në asgjësim epideminë e antivlerave në të gjitha fushat e artit. Shembulli me të cilin po nis analizën e “librit” “Udhëtoj i menduar” fyen jo vetëm artin poetik, por edhe fjalën vargëzim, fyen të gjitha besimet fetare e fyen edhe emrin njeri nga se ai që merr përsipër të bëjë këtë gjesind Esht si do ta gjykojë vetë lezuesi i kësaj analize. Për “librin” “Udhëtoj i menduar” Autorit i është dhënë çmimi i parë në letëri me rastin e 40 vjetorit të “Çlirimit”. Ja të shkëputim diçka nga “Mjekra e Zotit”:

 

Shumë vjet me perënditë,

Kam jetuar bashk i zbathur

Kemi qenë tok për ditë,

Por as pak nuk jemi dashur.

Dhenët tok kemi kullotur,

Arat tok kemi lëruar,

Kur unë isha i përlotur,

Zoti qështë i harbuar.

Kur më ngordhnin bejkat malit,

Zoti tallej si i marr.

Unë gur merrja zallit

E godisja për ta vrarë.

E ç’të grindur e ç’të therur

Me tërbim e me potere

Mjekrrën zotit s’ia kam krehur,

Mjekrrën zotit ia kam çjerrë.

E pastaj me dru në dorë

E ndjekur e përzënë

Për mbi malet me dëborë,

Asnjë fron nuk i kam lënë.

I kam thënë Hajde, zhduku,

Fundi yt një fund të jetë

Ku të duash shko e struku,

Jam i zoti të rroj vetë.

Krishtit kryqin ia kam hequr,

Pa trokitur në kamban,

Muhametit ia kam djegur,

Çallmen gjyben e kuran

E nga kjo i dëshpëruar Papa balli i vatikanit

Më ka nëmur e mallkuar,

Mua tercin e Ballkanit.

Shjteri, o rrënjë e vjetër,

Mbaje pak vehshe pas veshtro

Ç’po të flet nga bregu tjetër,

Një apostull Dritëro

S’kam qeder se psalle një Pap

Me karrocë, a po veturë

Po të ngjellet zoti prap

Unë prap do ta xe me gur.

 

Siç e shohim këto vargje ia detyrojnë kritikës një maskë kontra gazi përballë erës së qelbtë të kësaj bombe blasfemike. Me që po merremi me ktë budallallëk le ta shohim thellësinë e tij. Në fillim autori na thotë se si shumë vjet me perënditë është ende me to këmbëzbathur si të kishte jetuar në kohën e adhurimit të shumë perëndive. Në vargjet tjera thotë: “Zoti qeshte i harbuar / Marrëzitë e frymëzimit delirant thotë edhe” fundi yt një fund të jetë. “Krishtit kryqin ia kam hequr, pa trokitur në kambanë, : Cili është kuptimi i trokitjes në kambanë?! Ç’do të thotë: “Mbaje pak vesh e pak veshtro?! A egziston ndonjë tjetër vargëzim kaq i dobët që ky të mund të krahasohet me të?! Nëse autori ka synuar arritjen e një rekordi të pa thyeshëm të antivlerave të gjtihanëshme, pa dyshim ia ka arritur qëllimit.

Nga Gjokë Vata

 

“Vlerësimi ndaj penës, gjëja më e bukur që përjeton krijuesi”

      (Intervistë me z. Bujar Ferhati publicist dhe autor i tre librave për fëmijë)

      Pyetje – Ashtu si çdo herë do të donimn të dinim diçka mbi fillimet tuaja, në fushën krijimtarisë?

Përgjigje – Që herët në adoleshencë, ndjeja diçka të bukur që më vlonte përbrenda, një dhunti që ta fal Zoti dhe njëkohësisht ta trashëgon fisi sa i vjetër aq dhe i kulturar shkodran. Ndjeja diçka që më ngacmonte dhe që më jepte shtysë që mendimet, ndjenjat, emocionet t’i hidhja në letër që të ishin komunikuese por edhe mbresëlënëse. Kështu pak nga pak rodhën ditët, por rodhën edhe rrjeshtat.

Pyetje – Të kujtohet krijimi i parë?!

Përgjigje – Po më kujtohet. Isha 14 vjeç, kisha kryer 8 vjeçaren me nota shumë të mira dhe m’u dha e drejta të vazhdoja (nga regjimi i atëhershëm) shkollën e mesme industriale, gjë që mua s’ë tërhiqte aspak, por që prindërit dhe të afrëmit i jepnin një rëndësi të veçantë sepse ishte një shkollë që merr zanat?!? Pra një ditë fun Maji nuk vajta në shkollë dhe tek kaloja rrugës së bukur të dikurshme tek ura e Bunës, shikoja liqenin, pulbardhat, varkat, Bunën që rridhte qetësisht, natyrën në përgjithësi më ngacmoi brenda gjoksit krejt pa pritur një poezi që unë e titullova “Liqeni ynë” dhe e kam botuar në revista e më pas në librin me vjersha.

Pyetje – Më pas, si u rrit aktiviteti?!

Përgjigje – Klajd. Ti e kupton shpejt se je edhe vetë krijues. Ajo që zien patjetër do shpërthejë. Shkrojta më pas disa e disa të tjera, mirrja dashamirësi, por jo më pak përçmim, qeshje thumbuese. Me intuitë vëreja se puna ime i digjte më shumë atyre. Ngushëlloja vehten me fjalën e urtë popullore “Pema që ka kokrra gjuhet”. Lexoja shumë. Librat i kam dashur dhe i dua shumë.

Pyetje – Botimet e para kur dhe ku filluan?

Përgjigje – Në fillim kam shkruar shumë për fëmijët. Bota e tyre aq e pasur, aq e çelët, apo e lirë, aq e nxehtë, aq e gjithpushtetshme më joshte shumë ndaj bëja shumë vjersha, fabula, tregime, përralla, rrëfenja, që duhet ta them hapur gjennin një dritë jeshile  të hapur veçanërisht në Tiranë. Bota e ndjenjave domosdo të lidh me ata që janë të një niveli. Kështu në rast se në Shkodër shumë dyer i kisha të mbyllura, revistat më kryesore qendrore të atëhershme më joshnin e më botonin me respekt e ngrohtësi por dhe me çudi sepse nuk e besonin një gjë të tillë nga mosha që kisha dhe kultura që kishte mosha ime në përgjithësi. Më kujtohet një rast me shkrimtarin tonë të madh për fëmijë Odhise Grillon, i cili tek po lexonte një poezi nuk donte ta besonte se unë jam shkodran dhe se e kisha krijuar unë, por i dhashë edhe disa të tjera si i lexoi me të shpejtë më përqafoi e më tha: Do të kem një mik dhe një koleg të ri. Shkodra e ka të tokën që pjell talentë.

Kështu nisa botimet në revistat periodike kombëtare gjithmonë të atëhershme “Fatosi”, “Yllkat”, “Pionieri”. Bashkëpunoja me gazetën “Drita”, si dhe bashkëpunoja shumë me gazetat tona lokale e kombëtare. Mjaft gazeta të njohura më vlerësonin shkrimet sidomos vëzhgimet, reportazhet, etj.

Në ngjarjet e Kosovës kam bashkoëpunuar shumë me gazetën “Rilindja e Kosovës”.

Pyetje – Ju keni qenë mjaft i dalluar në fushën e gazetarisë, keni një tërheqje, si spjegohet?!

Përgjigje – Po është e vërtetë, në këtë fushë jam treguar pasiv, pasi po t’i vini re thuajse të gjitha gazetat në plan të parë kanë politikën. Kjo “Kurvë” kaq e ndyrë vërtetë të neveritet kur sheh që edhe mjaft pseudolider zhurmojnë pa ditur për kë dhe për çfarë. Jo se nuk duhet loja politike por ajo duhet të jetë bindëse, intelektuale, si dhe të vlerësojë drejtë. Thuhet shpesh “Ka mbaru Shkodra se po ikin mjaft intelektualë”. Do të thoja – Ikin dhe s’kanë faj, vlerësimi këtu bëhet bëhet në bazë të ngjyrës. Meqë s’kemi pasur e s’kemi tesera partie jemi jashtë loje, megjithëse gjithnjë e më tepër po kuptohet që ky qëndrim është i gabuar ndaj nesh.

Pyetje – Ju keni punuar dhe në kanalet tona televizive private, sidomos në Shkodra TV – si skenarist dhe regjisor i emisionit aq të njohur për të gjithë “Jemi edhe ne”. Si ju duket niveli i tyre sot?!

Përgjigje – Ç’tju them Shkodra ka figura, shkrimtarë, poetë, këngëtarë, artistë, studiues me vlera të veçanta në shkallë kombëtare. Shikoni e vlerësoni vetë TV Klanin, Arbërinë, TV Shijakun etj. Gjynah që jemi aq larg…

Shkrimtarë të tillë si Fadil Kraja, Skënder Temali, Ridvan Dibra, Paulin Selimi, Xhahid Bushati, studiues prof. Jup Kastrati, Prof. dr. Gjon Shllaku, Wily Kamsi, monsinjor Zef Simoni e mjaft të tjerë janë burime të pashtershme që gjithnjë gurgullojnë me larminë e freskinë e talentit, penës, e mendjes së tyre.

Pyetje – Ka një dyndje botimesh, gjë e mirë po si ju duket roli i masmedias lokale?

Përgjigje – Në se ka botime të shumta, dyndje emrash është një gjë e bukur, por gjithmonë duhet të kihet parasyshë që në televizion p.sh. të mos bëhet nga gazetarët e njëjta proçedurë për të gjithë, sepse vërtetë disa sot kanë vënë para, por pse i kanë nuk do të thotë se dinë të bëjnë libra. Ne kemi përjetuar shumë dhe i dimë mirë gjërat.

Pyetje – Si titullohet libri i parë, i dytë dhe më pas diçka na thoni për librin tuaj të tretë?

Përgjigje – Libri im i parë titullohet “Ku e kishte gala hallin”, 1997, me fabula, shumë i njohuri botim i Toenës Tiranë, shtëpia botuese më prestigjozja në Shqipëri, ku veç në Shkodër u shitën 2000 copë. “Është interesante se shumë fëmijë më thonë: Xhaxhi bujar ku e kishte gala hallin” duke u kënaqur.

I dyti me poezi po për fëmijë në 1999 “Kur buzëqesh një voglush” gjithashtu tepër i suksesshëm me mjaft poezi që janë lëvduar mjaft gjithmonë jashtë Shkodrës, Tiranë apo dhe Prishtinë, Shkup apo Ulqin.

I treti me fabula “Po kërcen foka balet” kapak ditë dhe bota fëminore po më kënaq me interesimin e saj ndaj librit tim. Është gjëja më e bukur që përjeton në jetë krijuesi.

Më vjen mirë që këto ditë krijues të njohur nga Mqaedonia, dhe Ulqini, blejnë libra të mi për t’i dërguar fëmijëve të tyre atje.

Pyetje – Së fundi, ç’plane keni për të ardhmen?

Përgjigje – Plane të shumta, mundësisht sa më të realizueshme. Nga Tetor – Nëndori pres librin e 4 – t po me bashkpunimin e Toenës të menaxherit dhe krijuesit Fatmir Toçi, të miqve të mi të veçantë sa artistë aq njerëzor si Adelina Mamaqi, Djonis Bubani, Shpresa Vreto, Sokol Jakova, Hasan Lekaj, Xhevat Beqari, e sidomos të Odhise Grillos e piktorit të madh Dhimitër Ligori. Për librin e pestë do flasim vitin tjetër.

Intervistoi, Klajd Kapinova

 

     Policia arreston tre demokratë në qytetin e Koplikut

Me datën 24 qershor 2001, në qytetin e Koplikut, si në të gjithë Shqipërinë, u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku “populli” ven-dosi kush do ta përfaqësonte atë në Parlamentin Shqiptar. Megji-thatë, është e pamundur që një njeri që e njeh sadopak politikën shqiptare në kohën e “Demokra-cisë” të mos pyesë, pse policia arreston tre demokratë në qytetin e Koplikut? A mos ka ndihmuar policia në manipulimin e votave dhe në “fitoren” e socialistëve? Këto pyetje i ka bërë edhe një nga të arrestuarit, Pjetër Popaj, anëtari i Këshillit të Rrethit, më datën 26 qershor 2001, por asnjeri nuk është përgjigjur deri tani.

Demokratët në fjalë janë Marjan Kaçaj, Nik Ivani dhe Pjetër Popaj. Të tre këta kanë një gjë të përbashkët, janë anëtarë të PD-së. Zoti Kaçaj dhe zoti Popaj u arrestuan më datën 24 qershor 2001, kurse z.Ivanaj u arrestua një ditë më vonë, më datën 25 qer-shor 2001. Përveç kësaj, z. Kaçaj dhe z. Ivanaj ishin të punësuar nga PD-ja dhe atë ditë, më 24 qershor, ata të tre ishin caktuar vëzhgues të qendrës së votimit të Koplikut.

Dëshmitarë që ishin prezent kur ndodhën arrestimet, theksuan se policia kishte shkuar tek qen-dra e votimit në Koplik dhe kishte kërkuar që këta persona t’ua jep-nin atyre, policisë, listat e votue-sve. Kur këta kishin kundër-shtuar, policia i kishte arrestuar. Disa dëshmitarë që nuk donin të identifikoheshin thanë se policia kishte përdorur forcë kundër kë-tyre të arrestuarve.

As policia e as PD-ja nuk komentuan për këtë incident, edhe pse ne u kemi bërë kërkesa të njëpasnjëshme.

Këta nuk ishin të vetmit indi-vidë që u njoftuan të mbajtur apo të arrestuar nga policia më datën 24 apo 25 qershor. Qendrat e tjera të votimit njoftuan se midis të tjerëve, Aleks Gilaj, Pjetër Shqu-taj, Arben Ulaj, Lekë Lumaj, Fran Hysaj, Nikolin Durgaj, Flora Grishaj, Dod Malaj, Franc Gjini, Gjovalin Gjini, Prel Drekaj, So-kol Durgaj dhe Robert Lumaj. Të gjithë këta, në një mënyrë apo në një tjetër, ishin aktivistë dhe anëtarë të PD-së.

Motivi për këto arrestime, deri tani, mbetet enigmatik, por qyte-tarët e Koplikut dhe të rretheve të tjera e kuptojnë se në Shqipër, policia luan një “rol” të rëndësi-shëm dhe të “veçantë” në kohën e zgjedhjeve, duke u shërbyer socialistëve me besnikëri.

Korresp. i “Shqipëria Etnike

      Zef Bushati e don Shqipërinë si Skraparin

      Letër e hapun Zef Bushatit

      Duket se vala e privatizimit të qeverisë së Kallaçeve ju ka rrëmbye aq sa i jepni të drejtën vetes të privatizoni dhe partinë dhe të merrni vendime që bien në kundërshtim me pozicionin e saj në spektrin politik.

Përzgjedhja e Nikollë Lesit për kryetar bashkie të Tiranës si përfaqësues i Partisë Demokristiane ju komprometon keqas.

Ai, Nikolla, është deklarue haptas i majtë. Në gazetën e tij famëkeqe “Koha Jonë” kalon caqet e ekstremit të majtë dhe vihet plotësisht në shërbim të “Drandofilleve të Kuqrremta”, siç shprehet – kalorësi i fytyrës së vrerosur -, hajduti ordiner Nano, në takimin me “drandofillet e kuqrremta” të qytetit të Shkodrës.

Në pranverën e përgjakshme të 1997 – ës shtynte unat e zjarrit, i frynte flakëve të urrejtjes komuniste dhe i binte sirenave kobndjellëse antishqiptare bashkë me frrokçupat, zenepelukat e soj e sorollop të kësaj kategorie. Kontributi i kësaj gazete që i ngjan aq shumë lavires plakë “Z. P.” Qe aq i çmueshëm për ardhjen në pushtet të qeverisë së kusarëve, skafeve të Ali Babës me 40 hajdutët (numri mund të mos jetë i saktë).

Është njilloj si të paraqesësh për kandidat – kozmopolitin  – me vath, Edi Ramën, kryetarin e shoqatës së…, që hap ekspozita me bustet e qoftë largut (kështu e quen populli demonin Enver) në Tiranë dhe jashtë, dhe deklaron se e ka dhjerë Shqipërinë. Dhe vërtetë po e vë në zbatim deklaratën tue fillue nga kryeqyteti. Po kështu mund të zgjidheshe edhe Ramën tjetër, Luanin, edhe ky hajdut ordiner. Këto janë parametrat që dominojnë në këtë specie, kusaria, cinizmi, sadizmi, nji konglomerat perversitetesh. Këto grumbullohen në atë parti, sinonim i së keqes dhe mjerimit.

Në ‘98 Z. Zef i batë thirrje elektoratit që të votonte kushtetutën e “Godo + Imamo + Likurgo + Janullatosit”.

Populli demokrat dhe me kulturë i Shkodrës jua dha përgjigjen. Në lagjet ku shpresoje se do të kishe sukses shuplaka qe katastrofike. Po kjo ndodhi në të gjithë republikën.

Dalja me kandidatë në vete jashtë – “Bashkimit për fitore” – flet shumë. Delen që shkëputet nga tufa e hanë ujqit.

Z. Zef pate edhe xhevahire të tjera si përpjekja për pjesmarrje në komisionin e Korrupsionit apo katranosjes së Arapit, etj., etj…

Ç’janë këto akrobaci, politike?

Janë veprime, që mund të priten nga Nanot, Gjinushët, Klosët, Ruçët, Mejdanët, Çupët, Brahot, Finot, Brokët, nga i ati i fëmijëve të Donika Kryemadhit që sipas filozofit Nano do të qëndrojë në pushtet aq gjatë sa ta bajë Shqipërinë dhe Europën si Skraparin. Këto ditë shkoi në Austri, sigurisht për punë të vagonave.

Çfarë përfaqësoni? Si u ngjitët në atë karrige?

Larg, larg, larg, sa më larg nga ajo specie që gandoi (lëndoi) deri në gen botën shqiptare për gjashtë dekada.

Megjithëse nuk je shkodran, ju këshilloj me shkue ndonji herë te vorret e Ermajit, te zalli i Kirit. Shkodranët shkojnë shpesh atje, ulen në gjujë, puthin atë tokë të lagun me gjak martirësh, ndezin qirij, venë lule, derdhin lotë, lotë për lulen e djemnisë shqiptare, për ato shpirta ku flakëronte zjarri i shqiptarizmit, rrezatonin kulturë, mirësi, nacionalizëm për të cilin kemi aq nevojë dhe që u luftue pa mëshirë nga skota gjakatare, injorante komuniste në shërbim të anmiqve shekullorë, që i rrënoi, i vorfnoi deri në dhimbje e që i solli aq lotë e mjerime këtij populli, kësaj toke.

Si në vegim dalin para syshë dy nga ata martirë, dy sokola të Shkodër – loces Caf Meta dhe Ndue Pali të kapun dorë për dore me kokën lart që binin në tokën e ftohtë për të mos vdekë kurrë.

Nuk mund të jesh shqiptar i mirë po nuk qe musliman, ortodoks, katolik i mirë. Asht geni që na bashkon që në lindje. E vetmja fushë ku shquhen komunistët asht prostitucioni politik, përzgjedhja e shërbëtorëve qofshin këto legal ose ilegal. Shumë shpejt do të shporret kjo klikë kriminale me në krye vllaho – grekun Nano që me tiradat “filozofike” të pafund të tipit arsyeja mbas arsyes…, me fjalorin e pasun ia kalon dhe nanës së Zeqos në maje të thanës ose Donika Kryemadhit, nanës së fëmijëve të Ilir kokëmadhit në T. V.

Siç dihet kujdesi për Shkodrën nga partia lubi ka qenë dhe mbetet i veçantë. Po mbijnë si këpurdhat mbas shiut parti me fuqi magjike, që i kthejnë dëshirat në realitet si me llampën e Aladinit, mjafton të hapësh gojën. Do punë, bujrum. Do të shkosh në Amerikë, Angli, gjermani, Cinimacin, burjum. Do ujë, dritë, pare, bujrum. Kështu premtimet rreshtohen si gështenjat në varg ala komunistëshe, ala Fatosnanëshe.

Shqetësimet e Shkodrës Hallemadhe nuk kanë fund, bile edhe nga ato që prekin direkt kulturën e saj perëndimore mijë vjeçare, boten e saj. Mbi kompanjelin e kishës së madhe ka do kohë që qëndron nji kupolë bizantine nga ku duket se fryn erë Junani. Shkruhet apo nuk shkruhet për të, sa e si shkruhet, nuk ka randësi.

Ajo që ka randësi asht se kjo piskatë në kupën e qiellës 24 orë në 24 orë: – Jam këtu! Shkodranët kalojnë andej, shikojnë, tundin kokën dhe mendohen, mendohen. Po të ishte bariu i mirë, shqiptari i mirë, Monsinjor Frano Ilia kjo nuk do të ndodhte.

Ju a thoni këtë mbai keni nji rreth të gjanë njohunish e ndoshta mund të gjeni ndonji sponsor me e kthye si ishte para se të vinte dorë mbi të djalli i kuq sllavo – bizantin.

Kishat në Kosovë para ardhjes së tribuve sllave nga malet e uralit, ku kërkonin për “molla të tharta” si thotë shqiptari i madh Fishta, para se me ardhë e me u përzie me tartarë e mongol, kishat i përkitnin ritit perëndimor romak.

Transformimin në kisha biznatine sot e paraqesin si prova të identitetit të tyne. Mbështetja e historisë mbi falsifikime, mite, mashtrime, asht karakteristikë e asaj bote. Sa mirë e përvetësuen artin e mashtrimit historianët, “akadhemidhët” tanë. Përgjigja asht e thjeshtë: i përkasin asaj bote ose janë shërbëtorë të tyne.

Nga bota sllavo – bizantine në të cilën na zhytën komunistët për pesë dekada, intensifikimi i kësaj zhytje po kryhet haptas mbas ‘97, na ndajnë lumej jgaku të dershun në shekuj. Për këtë dëshmon historia qoftë në jug, qoftë në veri. Nga ajo botë, shpesh nën ato kupola, përgatiteshin plane, helme, mpreheshin thika nga delnin hije të zeza që shuenin pishtarë të dritës shqiptare si Papakristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Shtjefën Gjeçovi e sa e sa të tjerë. Vriteshin burra si Azem Galica, Isa Boletini, Adem Jashari, Azem Hajdari, et. Nga ajo botë formoheshin lista për zhdukjen e inteligjencës, nacionalitëve, jepeshin urdhna lilipudëve komunistë për hedhjen në Dri të shqiptarit të madh At Gjergj Fishtës që aq mirë i njifte dhe ua këndoi sifatet.

Ajo botë solli 1944 e etërve dhe 1997 e bijve bastardhë, specje pa ideal e moral. Ishin ato që e tmerruan botën me sadizmin e tyne në kapërcyell të shekullit në Kosovë.

Qarqet anmizësore me veglat e tyne që sollën në pushtet sot mbajnë peng Shqipninë.

Z. Zef, Partia Demokristiane por keqpërdoret nga ju. Përpjekja juej për daljen në vete në zgjedhjet parlamentare i shërben vetëm  social – komunistëve. Arbitraliteti juej për largimin e kryetarit të partisë demokristiane të Shkodrës, kurajozit, të përndjekunit, të përkushtuemit Z. Dashi kalon çdo kufi moral dhe institucional.

Në qoftë se duhet marrë ndonji masë urgjente për sëndoshjen e partisë demokristiane, forcimin e saj, që ajo të japë kontributin që i takon në spektrin e së djathtës së qendrës kundër së keqes që e ka pllakosë vendin, e para duhet të jetë flakja juej nga rradhët e saj.

Lekë Marku

Ndal se të due

Kur atë ditë për herë të parë të pashë

zemrën m’a more në dorën tande rashë.

Vitët kaluan në fund erdhi një ditë

rrugën m’a zure më dole në pritë:

Ndal se të due asnjë hap mos lëviz,

ulemi këtu të rrijmë te ky lis.

Kalove një jetë disa herë me mundime

por qëndrove e fort luftove si trime

Unë të quej kurdoherë grue zonjë

dashurinë tande me kënaqësi e pranoj.

Shpirti yt asht mbush me hirësi

asgja nuk kurseve për burrë dhe fëmi.

Ti je fisnike një grue e rallë

qëndrimi yt më ban si të marrë.

Një ditë më solle një tufë me lule borë,

me tan fuqi më shtërngove në dorë.

E dij shumë mirë kam besim o mike

deri në fund do më qëndrosh besnike.

Jam i sigurt me ba me të thanë

për mue je gati me shkue në Hanë.

Fjalën e vesës që lidhëm bashkë

nuk do t’a nxjerrim asnjëherë jashtë.

Mos të guxoj kush dorë me vue

Se me gisht në gojë ka me u ngujue.

Ndëgjo mirë njeri fisnik

asht fat i mash kur ke një mik.

Por mos harro ven vath në vesh

një burr i fort ka edhe nji mmikeshë,

një grue të shpirtit shoqe të ngusht,

të mirë dhe të urtë mos t’a ketë kërrkush.

Ju lutem të gjithëve më kuptoni burra

nga shakaja dhe humori nuk mërzitet grueja.

Shkodër 9 shtator 2000

 

S’bëhet Shqipëria me deputetë të përjetshëm

      Kemi në dorë listën e deputetëve që fituan raundin e parë. Edhe balotazhin gjithashtu. Një sy pak i kujdesshëm vëren se thuajse tërë parlamentin 2001 – 2005 e përbëjnë të njëjtit persona që kishim në legjislaturën e kaluar. Në këtë kuadër, duke parë edhe listat e proporcionalit, në parlament do kemi edhe ish dyzetë deputetë. Pra, do kemi atë parlament që kishim e për rrjedhojë do të kemi po këtë Shqipëri që kishim. Por, po të futemi pak sa më thellë, të tërë këta deputetë, duke u zëvendësuar vetëm ata që kanë vdekur dhe janë larguar nga Shqipëria dhe tek – tuk ndonjë që është bërë miliarder, i kemi patur edhe në 1991 – shin, dhe në 1992 – shin, edhe në 1996 – ën, edhe në 1997 – ën, edhe tashti i kemi. Parlamentarët tani, vetëm se ndërrojnë parti dhe mashtrojnë e vjedhin. Populli u beson verbërisht, sikurse në një varfëri, pasiguri, dhunë, padrejtësi, jo vetëm që jeton, por edhe brohoret. Se të pretendosh ecje përpara me komunistë e hajdutë si Fatos Nano, me të njëjtat fytyra deputetësh që shkatërruan vlerat kombëtare, duhet të pranosh që ne si popull ende nuk kemi një kulturë të mirëqenë që edhe bota perëndimore të negociojë diçka për mirë. Ka ikur koha e Enverit që të pretendojmë se Amerika, Italia, Turqia etj., etj., janë miq të filan liderit. Bota perëndimore nuk ka askërkend as mik as armik. Ajo botë e qytetëruar, drejt të cilës po çapitemi deri tash kot të shkojmë, politikanët e vet i ndërron shpesh, shumë shpesh edhe kur punojnë shumë mirë, jo më kur vjedhin e gënjejnë si tek ne. Një fjalë e urtë italiane thotë: “Njeriu vesin kur ta ndjekin, plaket vdes e s’mund ta hekin”. Në qëftë se ne kështu themi për komunistët që po na drejtojnë, në këto zgjedhje ishte momenti të thoshim për tërë ish deputetët që sepse ua ka ënda të jenë të përjetshëm. Në fakt edhe E. Hoxha i ndërronte der kryetarët e kooperativave, se sikur bënin pak baltë.

Ata djem e vajza që në 1989 – ën ishin fjala bie, 18 – 19 vjeçarë, sot janë 30 – 31 vjeçarë. Dhe të tillë janë me mijëra që janë diplomuar në shkollat e perëndimit. Jo si deputetët që kemi, 80 % ish komunistë. Këto monstra nuk kanë gjë në fill për të ndryshuar Shqipërinë. Ja, kujtoni këto rreshta, prapë në zgjedhjet e ardhshme kur ju si votues tu kërkohet të votoni për të njëjtit deputetë. Edhe atëherë do të keni prapë të njëjtat premtime. Por ama deri në zgjedhje nuk do ti shihni më deputetët. Ata kanë pak sa punë. Të paktën përfitojnë me “djersën” e ballit nga treqind – katërqind mijë dollarë për fushatë.

Sokol Pepushaj

Mos na i lini fëmijët jetima

      Kështu thonë vargjet e një kënge të bukur kosovare. Dhe shqiptarët e Kosovës, bishës serbe i drejtohen me fjalë shpirti. E serbi s’po ka dert. Dhunimet shkojnë deri në therjen e nënave e baballarëve në sy të fëmijëve, ku këta të fundit ose masakrohen, ose lihen të traumatizuar për tërë jetën. Një metodë e tillë po ngjet edhe në Shqipëri. Këngëtari dhe artisti i njohur shqiptar Prek Fran Mrishaj, i datëlindjes 21. 04. 1958 vetëm se këndoi para ca ditësh në një miting të “Bashkimit për Fitore”, u keqtrajtua nga policia e këtij shteti policor. E Prekë Mrishaj kish kënduar edhe në skenat e Amerikës, edhe të Evropës, bile kish kënduar edhe atë këngën kosovare “Mos na i lini fëmijët jetima”. Po komunistët shqiptarë janë edhe më të egër se serbët. Ne kemi publikuar e do vazhdojmë të publikojmë qindra e qindra shembuj dhune, pavarësisht presioneve që po u bëhet edhe gazetarëve, ku rasti i fundit është qëllimi me plumb mbi makinën e kolegut tonë, drejtorit të gazetës “Tema” sotit Mero Baze. Pra, situata është tejet tragjike. Demokrati i njohur Zef Gjon Sinishta, i datëlindjes 12. 03, 1956, duke qenë se kish marrë pjesë në rrëzimin e bustit të Stalinit me 14 Janar 1990, duke qenë se kish marrë pjesë në shembjen e bustit të Enver Hoxhës me 13 Dhjetor 1990, duke qenë se kish protestuar paqësisht si tërë demokratët shqiptarë dhe kish përcjellë në varreza kufomoën e deputetit Azem Hajdari me 14 Shtator 1998, duke qenë  se në zgjedhjet e viteve 1996 dhe 1997 kish qenë komisioner i Partisë Demokratike, ashtu sikur në ato të 1 Tetorit të vitit 2000 për pushtetin lokal, u vu në shënjestër të segmenteve të errëta të sigurimit të shtetit, u kërcënua shumë herë me eleminim jete. Demokrati Zef Sinishta, detyrohet të braktisë gruan dhe fëmijët, deri një ditë që edhe ata muarën rrugën pa rrugë të kurbetit, çka të kujton ato vargjet vërtet të dhimbshme të asaj kënge kosovare “Mos na i lini fëmijët jetima”. Po ku kanë zemër diktatorët? Ata, kudo një kubaturë kanë. E, gjithsesi, më të egrit janë në Shqipëri e Serbi. Fatos Nano nukështë më pak kriminel se Sllobodan Millosheviçi.

Vasel Gilaj

Persekutim dhe diferencim politik

      Fataliteti i hidhur i shqiptarëve përgjatë rrugës për në demokraci, përbën një tragjedi të pashoqe. Vetëm këto katër vitet e fundit, diktatura komuniste e komunistit Fatos Nano vrau mbi 3500 demokratë dhe plagosi rreth 4800 të tjerë. Episodet janë aq antinjerëzore, saqë është fakt që jeta dhe vdekja janë një. Dhe për këtë nuk mund të mos rëndohet me përgjegjësi, madje direkte partia shtet që jo vetëm nuk luftoi krimin por e menaxhoi. Socialistët pasardhësit e Enver Hoxhës, ata që vranë e pushkatuan dikur edhe për një fjalë goje, sot nuk të vrasin me ligje si atëhere, pasi para botës perëndimore shiten ndryshe, madje shkojnë deri në atë ekstremitet sa ministrat e diplomatët shesin edhe sekretet shtetërore vetëm për të zgjatur jetën në pushtet. Labirinthet e strukturave të shtetit mafioz kanë ushtruar dhunë e presione mbi anëtarin dhe veprimtarin e partisë demokratike Marin Kruja. Por kjo familje kishte qenë antikomuniste që në kohën e Enver Hoxhës. Xhaxhai i Marinit, Sait Musa Kruja ish vrarë në kufi me 22. 11, 1980 në një tentativë arratisjeje. Me atë rast, vëllai i Saitit, Ismet Musa Kruja dhe tërë pjestarët e familjes paguan haraç të rëndë persekutimi dhe diferencimi politik. Por le të kthehemi tek Odiseja e Marin Krujës. Ky demokrat, pinjoll i një familjeje demokrate, që me 2 Prill 1991, kur sigurimi i shtetit komunist vrau katër dëshmorët e Demokracisë, Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Besnik Cekën, Nazmi Kryeziun dhe plagosi 163 të tjerë, demokrati Marin Kruja qëndroi dy javë në spital nga të rrahurat kafshërore. Pas fitores së PD – së me 1992, liria e shqiptarëve mori një përmasim të admirueshëm. Por pranvera e vitit 1997 do të rikthente sërishmi hakmarrjet mesjetare ndaj demokratëve. Ja, me 29 Qershor 1997, anëtari i Komisionit Zgjedhor të zonës Nr. 4 të Qendrës së Votimit Nr. 10 Marin Kruja i cili përfaqësonte subjektin e PD – së dhe kandidatin për deputet Mark Krroqi, vetëm se nuk pranoi fallsifikimin e votave, u dhunua nga komunistët. Dhe në fakt, ato votime, të cilat kanë qenë më të zezat në historinë shqiptare, pasi Fatos Nano, Rexhep Mejdani, Neritan Ceka, Gramoz Pashko, Arben Imami, Namik Dokle, Skënder Gjinushi etj., rrëmbyen armët dhe fituan me kallashë, çuan deri aty sa gati shpërtheu konflikti civil Veri Jug. Dhe, meqenëse në Veriun Shqiptar nuk u arrit aq shumë manipulim, kjo krahinë pësoi edhe genocidin më të ashpër. Ja, dy arrestime dhe rrahje të Marin Krujës për bindje politike: Me 15 Shtator 1998, një sitë pas varrimit të deputetit demokrat Azem Hajdari dhe me 10 Korrik 2000 pas një mitingu paqesor të opozitës shqiptare, për të regjistruar kulmin me 14. 01. 1999, kur Marin Kruja sulmohet nga tre maska dhe mbesin të vrarë aty dy djemtë e hallës së tij Osman dhe Artur Alibali. Dhe në këtë rast ai ka qenë edhe me gruan shtatzënë, e cila, pas ngjarjes shtrohet në spital, ku vetëm falë kujdesit dhe profesionalizmit mjeksor arrin të lindë një fëmijë normal pas rreth tre muajve. Ky fatalitet i demokratëve shqiptarë dëshmohet me fakte e argumente. Me 18 Shkurt 2001, në hyrje të Shkodrës, teksa Marin Kruja po udhëtonte me makinën e tij tip benx, një makinë tjetër e parakalon dhe një pistoletë zbraz karikatorin e plumbave në drejtim të tij. Makina e Marin Krujës përplaset në një objekt. I traumatizuar futet në një parking dhe punëtorët e dërgojnë në spital.

Dega e PD Shkodër proteston ashpër kundër veprimeve të tilla që vazhdojnë të tregojnë se Partia – Shtet e socialistëve o tenton të mbajë pushtetin nëpërmjet asgjësimit të kundërshtarëve dhe me presione psiqike ndaj popullit demokrat të Shkodrës.

Sokol Pepushaj

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu