Nr. 4 i gazetës, botuar ne print

0
Kokaweb
 Nga: Agron Luka

Tullën e bazamentit Evropës ia vuri kristianizmi

                Jo rrallë dhe jo pa një farë qëllimi, harrohet se Europa e re e parametrave të sotëm dhe së nesërmes së hapur, është një vepër e përbashkët e pjesës më të mirë e progresiste të Europës Perëndimore e Lindore.

Pak kohë më parë më patë rënë në dorë një libër që titullohej: “Verso Europa Unita, Il difficile percorso dall 1950, fino ad oggi”, Mauro Cavina, Roma 1955, Fondo Sociale Europeo.

Autori duke e sjellë si një lloj bashkimi nga lart – poshtë i statistëve europianoperëndimorë, kishte “harruar” se edhe pjesa progresiste e elementeve të së majtës dhe të së djathtës europianolindore, ka pasur kontributet e veta në këtë rrugë të gjatë e të vështirë e që sigurisht se nuk zanafillon tek v 1950, por shumë e shumë më larg.

Mbi të gjitha italiani Cavina “harron” edhe një gjë elementare, që një shqiptar e kishte vënë në dukje qysh me 1955: se Europa Lindore është një pjesë shumë e rëndësishme e trupit dhe e Hartës së Europës, pa të cilën as nuk mund të flitet për Europë, vetëm n.q.s. ky autor dhe ata që mendojnë si ky, kanë ndërmend të na kthejnë në ato projektet e realitetet e hidhura të “Luftës së Ftohtë” të dy Europave. (!?)

Kam këtu përpara një tok reliktesh, letra të zverdhura e të nxira të mbledhura me nga një gjilpërë, tashmë të ndryshkura nga koha 46 vjeçare. Fletë në dorëshkrim me shënime telegrafike të mbajtura përgjatë të parës Konferencë Owest – est të parlamentarëve, personaliteteve të shquara pacifiste, gazetarëve etj.; pjesën gati të plotë të fjalimit të shkruar dhe të lexuar nga delegati shqiptar Gjovalin Luka, në një nga seancat e diskutimeve; pjesë të shënuara me dorë nga diskutimet e debatet e delgatëve europianë perëndimorë e lindorë; një artikull të përfunduar komplet, i shkruar për publikun e gjërë shqiptar, duke përfshirë edhe materiale që ia kishin dërguar delegatët perëndimorë e lindorë; Komunikatën e Përbashkët, për të cilën kishte kontribuar dhe e kishte firmosur edhe Gj. Luka; një tog fotografishë të atij evenimenti; shënime udhëtimi; Vizat e hyrjes e daljes etj.

Me 1 shkurt 1955, Gjovalin Luka, Deputet i Shkodrës, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të R. P. Sh., përfaqësues i Komitetit Shqiptar për Mbrojtjen e Paqes etj., u thirr me urgjencë në një nga zyrat e Agjit / Propit të K. Q. të PPSH, ku iu bë e ditur se do të nisej të nesërmen për në Varshavë, në një farë konference europiane me delegatë të perëndimit dhe lindjes, për problemet e paqes, problemin gjerman, për çarmatimin etj. Me këtë rast N. Hoxha, përveç disa porosive gojore i dorëzoi edhe disa shënime me pika plani të shkruara nga vetë Enveri, në të cilat theksohej të sqarohej pozita e PPSH dhe e shtetit shqiptar: me frymën e luftës së ftohtë, me konfrontimin, mundësisht edhe me luftë midis dy kampeve e Europave, ku vihej në dukje se kampi i socializmit me BRSS, vendet e demokracive popullore plus Kinën e Madhe, tashmë kishin epërsi në armët konvencionale dhe atomike si dhe në sasinë numerike njerëzore, duke llogaritur edhe popujt revolucionarë të botës, sidomos ata të Orjentit. Në përgjithësi frynte luftënxitja, mosbesimi ndaj paqes dhe bashkekzistencës paqësore, antieuropianizmi, thellimi i luftës së klasave etj., etj.

Gj. Luka e grisi copë – copë atë material hipokrit e pervers të E. Hoxhës dhe copat fluturuan nëpër fushën e gjerë pa anë e fund të Europës Qendrore që nga dritarja e trenit, në rrugën Budapest – Varshavë…

Ai foli ashtu siç ia bluante mendja luftëtarit të shquar antifashist të aleancës anglo – sovjeto – amerikane, siç ia diktonte ndërgjegja e qenia e tij, idetë e aspiratat përparimtare me të cilat ishte edukuar, siç edhe kishte shkruar qysh me 29 Nëntor 1944 se “të gjithë bashkë do ta festonin Çlirimin e Fitoren Përfundimtare me Çlirimin e Berlinit nga luftëkrijuesit”.

Ka ardhur koha që nga organet e Presidencës së R. Sh., nga organet lokale etj., të mos bëhet “i pa dituri” apo edhe përvehtësimi, le t’u jepet nderimi i merituar edhe pionierëve tanë që çanë në këtë rrugë, madje lanë edhe kokat!

Për Europën e re komunitare e paqësore të fëmijëve e nipave.

Ja fjala që mbajti Gj. Luka nënjë nga seancat e diskutimeve, të cilën e japim sipas shënimeve në dorëshkrim, origjinale të v 1955.

Aty ku ka pasur ndonjë pjesë fare – fare të vogël të dëmtuar, plotësimi është bërë sipas vetë prindit tim.

Në seancën përfundimtare të mbydhjes, kur iu dha edhe një herë fjala, Gj. Luka tha: “Nuk do t’ju marr më kohë sepse kam folur e diskutuar edhe radhën e parë. Këtu dua vetëm të shtoj se në përgjithësi, solidarizohem e jam dakord me ato çka foli këtu parafolësi bullgar si edhe të gjithë delegatët e tjerë, jam dakord edhe me projekt Deklaratën e përbashkët, me ndonjë redaktim të vogël.

Ju faleminderit.”

 

Të nderuar pralamentarë e përfaqësues të tjerë të shquar europianë,

Delegati shqiptar i ndoqi me interesim të veçantë shpjegimet që na dhanë këtu delegatët parlamentarë dhe personalitetet e tjera të shquara të Europës Perëndimore, rreth punimeve të Konferencës Internacionale të Parisit, për “Problemet e paqes, Zgjidhjeve paqësore, Çarmatimit, Zgjidhjes paqësore të problemit gjerman etj.”, që u zhvillua në Paris në datat 10 – 11 Dhjetor 1954.

Me këtë rast na u dhanë edhe sqarime të plota e të sinqerta, rreth incidentit tepër të rëndë e poshtërues të qeverisë franceze, për mos dhënien e Vizave të hyrjes, delegatëve europianolindor, çka çoi sipas edhe vetë jush që ajo konferencë të mos quhej si e plotësuar dhe të mos i kishte atributet si plotësisht europiane.

Tue shprehë ndjenjat dhe bindjet e popullit shqiptar, Kuvendi Popullor i R. P. Sh. Komiteti shqipëtar “Për Mbrojtjen e Paqes” dhe shtypi shqiptar më kanë ngarkuar mua si delegatin e tyre, t’ju falenderojmë juve delegatëve të shquar progresistë e përparimtarë të perëndimit, për këtë inisiativë fisnike dhe t’ju deklaroj se bashkohemi plotësisht me Venidmet që ishin marrë në atë Konferencë të Parisit, të cilat do ti ridiskutojmë  e avancojmë edhe këtu të gjithë së bashku, duke e unifikuar si të thuash këtë Konferencë me dy faza, tani me rastin e takimit në Varshavë. (në datat 6 – 10 Shkurt 1955)

Gjithashtu jam i ngarkuar dhe i detyruar që të çfaq fjalën dhe dëshirën e vërtetë të një vendi të vogël, por të vendosur të qëndrojë kurdoherë i patundur përkrah vendeve dhe forcave paqedashëse e demokratike europiane, përkrah frocave që luftojnë për zgjidhjen e drejtë dhe paqësore të problemit gjerman si dhe të shumë çështjeve të tjera të mbetura pezull qysh nga mbarimi i Luftës së II.

Nacioni ynë kahmot, përpara pushtimit turko – osman, quhej alban, ndërsa territori Albania. Sado që pushtimi qe i randë dhe i stërzgjatur, vendi ynë nuk u shkëput nga çdo lidhje me kolektivin europian. Në kohën e fitimit të indipendencës me 1912 (në sajë edhe të përkrahjes europiane), qeveria e re legalizoi dhe zyrtarizoi edhe një palë emërtime relativisht të reja, që janë kryesisht për përdorim të mbrendshëm.kryetari i shtetit të ri deklaroi dhe nënvizoi se populli ynë i përket grupit të popujve të Europës lindore në juglindje të Ballkanit, por do të shtonja se për shkak të pozitës gjeografike nuk na mungojnë as lidhjet me grupin europianoperëndimor.

Gjithë historia e gjysmës së shekullit XX që shkoi, e ka mësuar popullin shqiptar për të qenë me të gjitha forcat e tia kundër militarizmit. Sado që vendi ynë gjendet në një qoshe të Adriatikut, që mund të vështrohej si shmang luftës siç edhe ua ka ënda disave, ai vuajti shumë nga lufta e parë botërore ose më drejtë europiane, kurse jgatë luftës së dytë europiano / botërore përsëri popullit shqipëtar iu desht të luftojë për 6 vjet rresht kundra fashizmit okupator italian e gjerman, që të rifitojë indipendencën e humbur dhe lirinë, duke bërë sakrifica të panumurta. Këto humbje qenë shumë të mëdha në krahasim edhe me popullsinë e sidomos me disda popuj të tjerë europianë: 28 000 të vrarë; 12 600 të plagosur; 15 500 të internuar e të burgosur; 35 % e fshatrave e qyteteve të djegura; humbjet materiale të tjera e grabitjet në natyrë të pasurive minerale arrijnë në afro 1 miliard dollar amerikanë të llogaritura këto me kursin e këmbimit të v 1938. (Shën.: Për hir të së vërtetës historike, prindi im ma kishte lënë me porosi këtë shënim, se këto shifra përmbanin ekzagjerime të dukshme, sidomos me ato 28 000 dëshmorët)

Për t’i vue në vend të gjitha këto dëmtime materiale popullit shqipëtar do t’i duhet të punojë me sakrifica e forca të shumfishuara edhe për shumë vjet të ardhshme me radhë. Për këtë arsye ne duhet të na jepen reparacionet e luftës, madje me urgjencë! Është shumë i çuditshëm e paradoksan ndonjë za që kërkon që Shqipëria e vogël t’ua falë reparacionet e luftës të mëdhenjve!?

Janë dhjetë vjet që populli shqipëtar po punon për të hedhur bazat e socializmit, d.m.th. të një shoqërie të zhvilluar ekonomikisht e të emancipuar kulturalisht. Në sajë të punës vetmohuese të punëtorëve, fshatarëve e intelektualëve tonë, ne kemi arritur disa suksese të para. Ne kemi tashti fabrikat tona, kemi një bujqësi që po përparon dhe një zhvillim kultural të pa njohur ndonjëherë më parë tek ne, duke u krahasuar edhe me prapambetjen e injorancën e thellë orientale që kishim trashëguar. Pa qenë të vetkënaqur, ne kemi besim në të ardhmen. Prespektivat me futjen e Albanisë / Shqipërisë në O. K. B. dhe me frymën e re të bashkekzistencës e bashkëpunimit janë të mira e reale.

Aktualisht qarqet militariste ende nuk i kanë nxjerrë sa duhet mësimet e luftës së dytë botërore, megjithëse edhe pas saj ato u ndodhën përpara ngjarjesh aspak të këndëshme. Këto qarqe militariste i kanë shtuar përpjekjet e tyre për militarizimin e Gjermanisë Perëndimore, për rilindjen e një Vermahti të ri, i kanë shtuar përpjekjet për të ecur në rrugët që të çojnë në agresione e në luftë. Mjafton të kujtojmë këtu “Alarmin atomik” të luftës së Koresë… që duhet të na bëjë të gjithëve të mendohemi thellë e ti vëmë mirë gishtin kokës. Përpara syve tanë po zhvillohen nga qarqet militariste ditë për ditë edhe në çdo drejtim orvatje nga më diaboliket dhe ciniket për t’u pregatitur moralisht e materialisht forcat e errëta, që duhet të marrin në dorë punët në Gjermaninë Perëndimore e në vendet e tjera.

“Zotit të Ri” – armës nukleare e termonukleare, po i thuren hymne histerike lavdie. Gënjeshtra dhe shpifja, duke akuzuar palën tjetër, po fitojnë terrene…

Por përkundër këtyre është edhe një fakt tjetër i pamohueshëm dhe që duket fare kjartë: Se çdo ditë që shkon, propozimet e drejta dhe konstruktive paqedashëse të kampit socialist aktual të BRSS dhe vendeve të demokracive popullore të Europës lindore, për zgjidhjen paqësore të të gjitha problemeve, përfshi edhe problemin gjerman etj., po rrëmbejnë mendjet dhe ndjenjat e miliona njerëzve në të gjithë Europën mbarë. Nuk mund të mbulohën këto propozime të drejta dhe të sinqerta, me gënjeshtra dhe shpifje, sepse “gënjeshtra dhe shpifja i kanë kambët e shkurta”, siç e shpreh  një proverb i vjetër i popullit tonë. Ne me gëzim po konstatojmë këtu se shumë e shumë parti europianoperëndimore, shumë e shumë personalitete të rrangut më të lartë europian, shumë përfaqësues nga shoqatat e ndryshme janë shprehur në favor të bashkekzistencës e bashkpunimit paqësor,  madje edhe nga vetë përfaqësuesit e gjermanëve të perëndimit e lindjes po na jepen sigurime se populli gjerman në shumicën e tij është për paqen e ndërtimin paqësor. Senatori demokristjan italian z. Mario Rofi na ka befasuar madje me deklaratën e tij se në Senatin italian, kanë vëtuar kundër ratifikimit të të traktateve ushtarake të aleancës perëndimore (NATO e mëvonshme dhe e sotme. Shën. Yni A. L.) edhe 28 senatorë italianë demokristjanë. Dhe me gjithë këto dëshira masive popullore europiane për paqe, prap se prap mendja e qarqeve agresive e militariste, sidomos në SHBA, vazhdon të pretendojë që të militarizohet menjëherë Gjermania dhe pastaj hajdeni e të bisedojmë. Ç’absurditet! Ideatorët dhe përhapësit e këtyre ideve e praktikave, janë edhe autorë absurditetesh të tjera, duke u justifikuar se duhet të veprohet ashtu sepse “kryqëzohen shumë interesa” etj, etj…

Sot në realitet çdo njeri i ndershëm dhe me sadopak “buonsenus europian” duhet të prononcohet për interesin e sigurinë e Paqes, para së gjithash. Në një mënyrë apo në një tjetër, ai do të pyesë: Si dhe për çfarë ka propozuar B. Sovjetik i sotëm?

Ja fare thjeshtë e qartë, konkretisht: Thirrjen e një Konference të nivelit të lartë të Katër Fuqive të Mëdha, për zgjidhjen e problemit gjerman dhe problemeve të tjera vetëm me rrugë paqësore.

Dhe cila është përgjigja e anës tjetër? Çuditërisht një: Jo!

Propozimi tjetër: Mbi thirrjen e një Konference të nivelit mbareuropian, përfshirë si garante edhe SHBA, për arritjen e një Pakti të Sigurimit Kolektiv Europian?

Përgjigje: Jo!

Për propozimin tjetër: Për zgjedhjet e lira dhe demokratike në të gjithë Gjermaninë, duke respektuar në radhë të parë Marrëveshjet e Ptsdamit dhe pastaj edhe vetë dëshirën e Anglisë e SHBA sipas propozimeve të Sir Entoni Iden, për krijimin e një Komisioni Internacional për zgjedhjet në Gjermani?

Përgjigja: Asgjë konkrete, fjalë evazive, shtyrje kohe kot…

Por, a mund të shtyhet kështu duke thënë gjithmonë Jo?

A nuk duhet filluar edhe nga Po – të?

“Nuk mund të jetohet, duke thënë gjithmonë Jo”, thotë një fjalë e urtë. Në fakt, gjithë këto Jo, a nuk janë edhe si tepër diskredituese për vetë autorët e tyre?!

Kështu ta humbasim kot shansin e kohën e çmueshme të ndërtimit të Paqes, duke projektuar Luftën, qoftë edhe me një “luftë të ftohtë” levash e bërrylash nën rrogoz, mendoj se do të ishte fatale.

Çdo njeri i ndershëm dhe me sadopak “buonsensus europian”, do të pyesë më në fund: Po mirë atëhere, çfarë propozojnë apo kundërpropozojnë vetë Europa Perëndimore, Britania e Madhe dhe SHBA?

Dhe, vini re: As më pak e as më shumë, por afërsisht po të njëjtat propozime e mendime, veçse…: Nuk ka as bisedime e as marrveshje më përpara se sa ne të krijojmë e armatosim ushtrinë e re revanshiste gjermane! Dhe pasi të bëhen këto, atëhere do të bisedojmë?! Dhe, d.m.th. me gjuhën e armëve?!…

Por, kështu me sa duket në këtë mes, është shumë e vështirë të mbulohet me “deklarata paqësore” hipokrite e formale, etja e re për organizimin e blloqeve agresive militariste, për ndarjen e Europës në dy gjysma etj. Përse duhet ti bëjmë këto blloqe ushtarake e ti ratifikojmë Traktatet, përderisa janë mundësitë reale të mos i bëjmë? Përse na duhen Blloqet ushtarake, kur kemi gjithato avantazhe nga mjetet dhe mundësitë paqësore? Një politikë e tillë, d.m.th. “Politika e Forcës”, sidoqoftë është kurdoherë herët apo më vonë, të dështojë. Është e vërtetë se “strategët e luftës” mundohen ti “argumentojnë” sa më mirë qëllimet e tyre me justifikime gjithfarësh, por fatkeqësisht në këtë “kohën e re atomike”, ja që “Jorgani na ka qëlluar i shkurtë” për të gjithë.

Çdo njeri me vullnet të mirë, pavarësisht nga idetë e opinionet e ndryshme, aq më tepër kur ndodhet këtu në Varshavë, në kufirin ndarës konvencional midis dy Europave, një realitet i krihjuar për fatin e keq, e kupton tashma menjëherë dhe nuk mund të mos e kuptojë se sa e rrezikshme dhe se çfarë dëmi kolosal do t’i sillte këtij shekulli kjo ideja e Blloqeve dhe garës militariste, ideja e garës atomike, ideja e ndarjes dhe përjetësimit të ndarjes së Europës në dy gjysma, njëra kundra tjetrës. Ne po e theksojmë këtë me shumë shqetësim dhe nuk është ndonjë lloj koinçidence e rastit që këtë konstatim e dëgjuam këtu edhe nga shumë parafolës të nderuar.

Kurdoherë nuk mund të jemi vonë e të penduar, kur bëhet fjalë për Paqen, paqja është e bardhë dhe normale, lufta është e zezë dhe anormale. Herodoti antik shkruante se “në luftë prindërit varrosin fëmijët, ndërsa në Paqe normalisht fëmijët duhet të varrosin prindërit”. T’i lëmë pra fëmijëve e nipave një Europë me Paqe, një Europë pa armë.

Këtu kemi një dëshmitar të gjallë, të respektuarin Eduard Daladier… askush nga ne nuk do të guxonte ta akuzonte për përpjekjen e Paqes, sepse Paqja aq më tepër është imperative sot, kur fare mirë e dimë nga eksperienca praktike e Hiroshimës dhe Nagasakit, se çfarë rrezikojnë sot armët nukleare dhe termonukleare me hidrogjen, kur ka specialistë që flasin edhe për zhdukjen totale të jetës biologjike mbi globin tonë!

Jeta dhe tragjeditë e të dy kasaphanave të filluara në Europë, i kanë bërë popujt e gjithë Europës të mendohen thellë dhe ata herët apo më vonë, në fund të fundit do ta thonë fjalën dhe vullnetin e tyre paqësor, për një Europë të Re, në Paqe, pa kufinj e ndarje nacionale, me një gjuhë të unifikuar etj, pavarësisht se çfarë drejtimi duan sot ti japin qarqet politike agresive.

Për këto ideale e aspirata nuk ka nevojë të hiqemi ne këtu si ideatorë apo profetizues. Të tjerë para nesh, kanë folur e shkruar, po këto ideale janë edhe në bazën e komunizmit.

Europa e vjetër nuk kishte në vetvehten e saj asnjë lloj uniteti të dukshëm, tullën e parë në bazamentin e një ndërtese të tillë asaj ia dha kristianizmi. …Kristianët e parë kishin si ideal edhe një shoqëri komunitare, një shpërndarje me drejtësi e barazi të pasurisë, afërsisht po ashtu si socialistët e parë, po i njëjti besim në fitoren, etj.

Do të ishte një detyrim moral i të gjithëve, edhe i atyre që kanë sadopak nga ky shpirt antik komunitar, një detyrim moral i të gjithëve antifashistëve e antimilitaristëve etj, ti shtyjmë më tej këto kauza e aspirata bashkuese europiane që konvergojnë drejt realizimeve të reja në praktikë.

Delegati shqiptar solidarizohet dhe është mjaft entuziast për të gjitha idetë e reja që u diskutuan këtu:  Për krijimin e frymës dhe klimës së Detantes; kundër Luftës së Ftohtë; Për bashkekzistencën paqësore; Bashkëpunimin konstruktiv paqësor midis dy sistemeve; Konkurrencën e lirë të shkëmbimit të ideve dhe pikpamjeve; Institucionalizimin e rrahjes së mendimeve konstruktive e racionale; Për Çarmatimin e plotë e të përgjithshëm; Ribashkimin paqësor të Gjermanisë; Për zgjidhjen e çështjeve të tjera të shumë popujve europianë të mbetura pezull etj. Më veçanërisht e urgjentisht për momentin, ne do të kërkonim nga qeveritë perëndimore ta vlersonin me seriozitet propozimin e BRSS dhe vendeve të tjera të Demokracive Popullore të Europës Lindore, për një traktat të Sigurimit Kolektiv Europian, nën garancinë e pjesmarrjen edhe të SHBA. Një marrëveshje e tillë filluese serioze, do ti mbyllte rrugën shpenzimeve astronomike ushtarake, do të bënte që këto investime e energji të shpenzoheshin në punën ndërtimtare paqësore.

Ka zëra që na sugjerojnë se ne “jemi të humbur” në këtë lloj fushate pacifiste, që madje qenkemi edhe si “iluzionistë e depresivë” nga fjalët e bukura utopike paqësore etj.

Sigurisht ne e kuptojmë se “ëndërra në diell apo symbyllur” nuk mund të shohim e as të pretendojmë rezultate të menjëhershme, por ama edhe nuk po kërkohet ndonjë gjë fare e pamundur e irreale, përkundrazi.

Këndej nga ne, mbase në aspektin personal mund të dalim edhe “si të humbur” sepse nuk po flasim “për ti fryrë zjarrit të histerisë së luftës”… “Fitimtarët” militaristë të jenë të sigurtë se edhe ata qysh tani një “Fitore të Pirros” kanë për të korrur, dhe ju e dini se kjo shprehje i përket parardhësve të popullit tim.

Në fund të fundit, ne nuk do të dalim të humbur e të turpëruar dhe nuk do të mundet kush të na pështyjë të na pështyjë përmbi Varr, sepse ishim partizanë të Paqes, ashtu siç ishin edhe dje partizanë antifashistë në emër të Paqes.

Ne do ta uronim shumë të shpejtë ribashkimin paqësor e me vota të lira të popullit gjerman, sepse ne e kuptojmë që kjo do të hapte edhe rrugën për një Europë të Re e të siguruar nga rreziqet eventuale të luftrave dhe të tjerave konfrontime të panevojshme.

I lus të gjithë personalitetet me të cilët kam pasur rastin e nderin të bashkbisedojmë e gjej mirëkuptim edhe në takimet personale, si edhe vetë organizatorët, të m’i dërgojnë materialet si dhe artikujt e tyre etj, sepse ne mendojmë që këasj fryme dhe arritje të re me shkëmbime të sinqerta të mendimeve për Paqen afatgjatë, ndërtimin e bashkpunimin konstruktiv mbareuropian, me aq sa na lejojnë mundësitë tona edhe si Kryeredaktor i revistës Miqësia, ti japin një publikim sa më të gjerë në Shqipëri.

Urojmë që ky gur tjetër që po vendosim në themelin e Paqes, të pasohet edhe nga ndërtesa e së nesërmes dhe besojmë që ky sukses të pasyrohet edhe në Komunikatën Përfundimtare të Përbashkët.

Ju faleminderit!

-Vijon –

 

Aleancat sllavo – orthodokse dhe “terrorizmi islamik” i shqiptarëve

Kriza e Maqedonisë ka nxjerrë në plan të parë konfliktin e kahershëm mes sllavo – orthodoksve të ardhur në Ballkan dhe shqiptarëve autoktonë si pasardhës direkt të pellazgëve.

Është i njohur në histori raporti aspak miqësor mes këtyre dy etnive që vazhdimisht ka prodhuar konflikte. Kjo jo për fajin e shqiptarëve, që tash disa mijëvjeçarë kanë marrë të drejtën e njërit prej kombeve më të vjetër të Ballkanit. Të ardhur në Ballkan shumë shekuj më parë, sllavët kanë kërkuar të asimilojnë ose më saktë të sllavizojnë krahinat e banuara prej shqiptarëve. Luftra të shumta, nën suazën Bizantine apo Romake, kanë larë me gjak një tokë që u përket shqiptarëve. Kjo për faktin se shqiptarët si natyrë kanë qenë kundër luftës, por kur iu është imponuar, kanë ditur të vetmbrohen. Historia ka vazhduar deri në vitet e para të shekullit të 20 kur haptas sllavët sulmonin shqiptarët edhe për faktin e thjeshtë se ata kishin një pozitë gjeografike shumë të favorshme. Në terminologjinë e vendit të shqipeve  fut termi “Shkja i pabesë” të cilin edhe sot e përdorim për të fyer në maksimum dikë. E Shqipëria u ngushtua, deri sa arriti në vitin 1913, në kufinjtë që kemi edhe sot. Ndërkohë sllavët e Ballkanit, me mbështetjen direkte të vëllait të madh rus dhe me heshtjen e Evropës plakë, formuan Jugosllavinë, një shtet heterogjen që bashkohej vetëm nga sllavo – orthodoksia. 50 vjet “lulëzim” nën suazën e socializmit, u shpuan si një flluskë sapuni me fillimin e viteve 90 të shekullit që lamë pas. Ndërkohë, shqiptarët ishin të ndarë nga kufinj dhe ideologji në Shqipërinë amë, Kosovë, Serbi, Maqedoni etj. Fillimvitet 90 sollën shpërbërjen e shtetit të madh sllav, por njëkohësisht edhe dëshirën shqiptare për bashkim dhe sovranitet. Shqipëria, e futur pa kthyeshmërisht në rrugën e pluralizmit (jo demokracisë), arriti të bashkojë (të paktën) kufirin me Kosovën edhe pse u derdh një lumë gjaku. Një shtetth me një flamur të huazuar me emrin Maqedoni, ishte i vetmi që mbante të ndrydhur disa qindra mijë shqiptarë. Kështu filloi edhe kriza maqedonase. Menjëherë aleanca sllavo – orthodokse, deri atëherë e pandjerë dhe e pafuqishme, nxori krye. Edhe pse ajo mund të quhej një çështje e brendëshme e Maqedonisë, Bullgaria nxitoi të furnizojë me armë 60 % të maqedonaseve sllavë për t’i përdorur kundër 40 % shqiptarëve të Maqedonisë. Të njëjtën gjë bëri edhe Jugosllavia e mbetur, të njëjtat hapa po ndërmerr edhe Greqia, ndërkohë që ariu rus është mjaftuar me lëvizje në prapaskenë. Media të ndryshme sllavo – orthodokse, direkt ose indirekt, nuk kanë vonuar ta përcaktojnë organizimin UÇK të shqiptarëve, një lëvizje terroriste (në disa raste edhe islamike). Sikur kjo të arrihej të mirëkuptohej nga Evropa plakë, ata do të kishin një armë të fuqishme në duar kundër shqiptarëve. Por shqiptarët u treguan të zgjuar. Edhe pse vetëm disa km larg objektivave të Shkupit zyrtar, as edhe një armë nuk u shkreh, as edhe një civil sllav nuk u vra. Ndërkohë që ushtria maqedonase bombardoi pa dallim çdo fshat  shqiptar që dyshohej për përkrahje të UÇK, bllokoi ndihmat për të shpërngulurit etj. Por çfarë kërkojnë shqiptarët e Maqedonisë? Këtë radhë faktori politik dhe UÇK janë në unison. Meqë shqiptarët janë rreth 40 % e popullsisë, kërkojnë të saknsionohen në Kushtetutë si etni shtetformuese, kërkojnë që shqipja të jetë gjuhë zyrtare e Maqedonisë. Ata nuk kërkojnë të shkëputen nga një shtet fantazëm sllavo – orthodoks, edhe pse historia kërkon që gjithçka të kthehet në origjinë.

Deri sa të zgjidhet problemi shekullor i shqiptarëve, Ballkani nuk do të ketë paqe. Këtë duhet ta kuptojnë mirë të gjithë, veçanërisht ata që kërkojnë të mbajnë në këmbë të sëmurin përmes serumeve sllavo – orthodokse me aleanca që iu ka ikur koha. Shekulli i 21 – të do të zgjidhë përfundimisht çështjen shqiptare, duke përfshirë edhe Çamërinë. Është momenti që ajo që është e Cezarit, t’i jepet Cezarit. Në të kundërt, shqiptarët nuk mbajnë përgjegjësi.

Blerti Delija

 

Abdi Baleta, ky fondamentalist orjenti

Kryetari i Partisë “Rimëkëmbja Kombëtare” Zoti Abdi Baleta, ditën e diel me datën 16. 11. 1997, bëri një takim me anëtarët dhe simpatizantët e kësaj Partie. Në kinema “Republika” të qytetit ishin tubuar rreth 200 – 250 vetë. Megjithëse që në fillim të ligjëratës, Zoti Baleta u shpreh, se nuk kishte ardhur për të bër fushatë, gjithsesi fushatën e bëri, dhe në mënyrën e tij, (me nji “alegori” Matjane), nuk hezitoi ta shprehë dëshirën dhe pretendimin, për ta parë veten President.

Ajo që na çuditi, ishte: armatosja e “sofistikuar” e Baletës me veprat e “shokut” Enver!… Që në fillim, Baleta e “mprehi” shpatën, dhe me nji goditje të fuqishme, “Ballabanjane”, “rrafshoi” të gjithë Ballkanin, dhe mbasi nuk la Grek, Serb dhe Malazez të “gjallë”, me një herë, me një mësymje “taktike” (si “strateg ushtarak” i njohur), ju vërsul Europës dhe Amerikës!… Ky trim i rrallë, dhe personazh i gjallë i Sevantes, ky “Donkishot” i kohëve moderne, nuk u kursye aspak edhe ndaj Vranickit, duke e etiketuar: “armik” i Shqipërisë. Mbasi edhe këtë e “shpartalloi” atëhere “trimi” i Gurit të bardhë, akuzoi operacionin “Alba” si ushtri pushtuese, duke ba nji analogji “Matjane” me pushtimin Fashist – Italian, dhe duke harruar operacionin “Pelikan”?!…

“Harroi” Zoti Baleta se pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, e kishte përgatitur i biri i Pashait të tij; Ahmet Bej Zogolli. Dua t’i kujtoj zotit Baleta se për pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste, Ahmet Zogu ishte njoftuar dy herë nga eksperti i tij ushtarak Koloneli (me dy Akademi), patrioti “Prenk Pervizi”, rradhën e parë kur ishte si ekspert në luftën e Abisinisë, dhe për të dytën herë në Qershorin e vitit 1936, kur përfaqësonte Shqipërinë në Romë, në ceremoninë “bombastike” që kishte organizuar Duçja, në shpalljen e “tetëmiljon bajonetave”.

Dikush mund të pyesë i çuditur se: ku e gjente forcën ky “Ante” i Greqisë së lashtë, kur sulmonte të gjithë Europën dhe Amerikën?!… Me sa duket, vizita e tij në Teheran, në ato ditë të nxehta të gushtit, e impulsuan kaq shumë diplomatin Baleta, sa harroi të shikojë edhe hartën për të gjetur Shqipërinë! I magjepsur nga pritja madhështore e “vëllezërve” të tij, Iranjanë, harroi për një çast, se Shqipëria ndodhej në Europë, dhe jo në Azi!… Baleta, tepër entuziast, para simpatizantëve dhe “tifozëve” të tij, arriti të shprehet, se: edhe Gjermania nuk është në rregull, dhe se vetëm Turqia është aleatja e natyrshme e Shqipërisë. Nuk e kuptojmë nga cili “Planet” ka zbritur zoti Baleta, që nuk e paska marrë vesh akoma se Turqia e sotme moderne, në luftë të vazhdueshme (dhëmb për dhëmb), me fondamentalistët Islamikë, dhe me të gjitha forcat ekstremiste, po aspiron në mënyrë shembullore për t’u integruar në të gjitha organizmat Europjane!…

Ndërsa Baleta ka mprehur “Gomarin” e Nastradinit, për një mision “diplomatik2 me itinerare nga Guri i bardhë i Matit drejtë Buharasë…

Pyetjeve që iu drejtuan nga salla, Baleta iu përgjigj në mënyrë të tërthortë dhe evazive. Kënkretisht, pyetjes se Ju zoti Baleta, keni ngrënë bukën e Enverit? Baleta iu përgjigj: dhe ju keni ngrënë bukën e Enverit.

Kundërpërgjigja: Ju keni qenë përfaqësues i E. Hoxhës në O.K.B. ndërsa unë kam punuar në kanal dhe më është mohuar e drejta e studimit!…

Vetë analogjia, pyetje – përgjigje, tregon më së miri se sa i përgatitur ishte misionari “diplomatik” Matjan, para qytetarit të thjeshtë Shkodran! “Kryevepra” e Baletës, ishte sulmi i tij mbi Fan Nolin, të cilin “diplomati” Matjan, (me sa duket për hakmarrje), ndaj: “Salep Sulltanit”, arriti ta quaj Nolin, prift ateist dhe komunist?!… Me sa duket z. Baleta, e bëri komunist, Fan Nolin duke i “dhuruar” teseren e kuqe të Partisë të cilën e hodhi vetëm atëhere kur e kuptoi se, komunizmit i ishte atrofizuar edhe qeliza e fundit. Shpesh herë (në pamundësi për t’u shkëputur nga “origjina”), Baleta i referohej “baba” Leninit, ashtu si pasardhësit e tij, sa herë i janë referuar “baba dovletit”. “Lufta” e Baletës kundër Nolit të Madh, mund të krahasohet (në mënyrë figurative), si Januzi i Pazarit me Paganinin! Mendoj se, në stadin aktual që po kalon Shqipëria, politikan i mirëfillët mund të konsiderohet vetëm ai që na ofron alternativën e bashkimit, të dashurisë dhe të harmonisë mes njëri – tjetrit. Ai që di të alternojë politikën dhe të gjejë rrugët më të mundshme të miqësisë me të gjitha shtetet fqinje, me Europën, Amerikën, dhe të gjitha shtetet demokratike të botës.

Me sa duket zoti Baleta, nuk mund t’i shkëputet trashëgimisë gjenetike të paraardhësve, të cilën e kanë zanafillën te “Jeniçeri”, tradhëtari dhe renegati, Ballaban Pasha.

Zoti Baleta, duhet t’i referohet nganjëherë historisë (të cilën me sa duket nuk e njeh sa duhet). Me sa duket zoti Baleta, në orën e historisë ja ka këputur gjumit, dhe është “zgjuar” vetëm në orën e Marksizmit! Nuk e din Baleta se janë mësuesit dhe paraardhësit e tij të “zgjuar” që e lanë Shqipërinë një shekull mbrapa botës së qytetëruar.

Ju zoti Baleta, në një debat me Kadarenë i keni propozuar që nëse ai dëshiron të ndërrojë fenë, të ndërrojë edhe emrin dhe të quhet Ndue. Ju mendoni se keni triumfuar me këtë analogji, por unë mendoj se ky emën do t’ju përshtatet ma tepër juve me që jeni Gegë, dhe bashkëfshatar i të madhit Pjetër Budi. Po me sa duket nuk keni preferencë për këto emra Shqiptarësh të vërtetë… Me sa duket ju preferoni emrat e Jençerëve që prodhuan haremet e Sulltanëve, si Ballaban Pasha etj, etj… Baleta ka nevojë të bëjë një retrospektivë dhe t’ju kthehet viteve 1990. T’i referohet Profesorit të nderuar Ylli Popa, dhe artikullit të tij “famëmadh” dhe kuptimplotë: “Të zëvendësojmë kohën e humbur”. Ky artikull dhe kjo thënie “Sentencë” duhet të jetë një mësim i madh për të gjithë intelektualët dhe politikanët Shqiptarë.

Jam i mendimit se mendësitë e Baletës, nuk mund të zënë vend, jo në një auditor intelektualësh por as në një tryezë fshatarësh.

Le të provojë diplomati Baleta të shkojë në fshatin “Rrenc” të Shkodrës të ballafaqohet me humoristin e vjetër popullor zotni Loro Cinin, pastaj të vijë në Shkodër të citojë Leninin.

Mark Bregu

 

Luigj Gurakuqi një ndër figurat ma të shquara të kombit

                Jeta dhe vepra e Luigj Gurakuqit është mesazhi më i fuqishëm për edukimin e brezave me idealet e shejta të Atdhedashurisë, me cilësitë dhe virtytet më të larta njerëzore. Tek figura poliedrike e Gurakuqit, shohim atdhetarin e flakët, burrin e madh të shtetit, politikanin dhe ideologun, ekonomistin, statistin, poetin, përkthyesin dhe edukatorin.

Tek Gurakuqi, dallohen të gërshetuar dy komponente,  që na japin të plotë për të gjithë brezat e ardhshëm “Gjeniun”, me shpirtin e madh dhe mendjen e ndritur. Që në fëmijëri shquhet për talentin e rrallë dhe squetësinë e tij. Gurakuqi, që në rininë e hershme ndiqet nga pushtuesit osman, si njeri i dyshimtë për veprime anti osmane, si inspirues i çështjeve të mprehta të idealeve të larta të lirisë, duke u shprehur hapur kundër regjimit kolonjal osman.

Studimet e kryera në Shën Mitër Koronë pranë poetit të madh Arbnesh De Radës, ndjeshëm shërbyen për formimin e djaloshit impulsiv, nga ku akumuloi një kulturë të gjerë, dhe të thellë kombëtare, dhe njëkohësisht u ndez nga dëshira dhe dashuria për atdheun dhe gjuhën tonë Kombëtare. Duke pasë parasysh se Gurakuqi ishte nxënës i De Radës, dhe mësues i Avni Rustemit, theksojmë se me një specifikë të veçantë e të bukur këtu gërshetohen brezat e atdhetarëve dhe idealistëve të mëdhenj, poli i secilës ruan madhështinë e origjinalitetit të sejcilit prej tyre.

Dhe në këtë mënyrë kjo tregon më së miri se Atdhedashuria është lidhur me një Zingjir të artë brez pas brezi e djalë mbas djali.

E parë në këndvështrim të gjerë mendojmë se Luigj Gurakuqi shkëlqen me dinjitet në dy etapa të historisë. Kështu veçojmë se veprimtaria e patriotit të madh, shquhet për intensitet të lartë në vitet 1908 – 1912 (etapa e parë). Në këto vite atdhetari flamur është edhe “Marathonomaku” Shqiptar. Ai ishte i kudo ndodhur, sa në jug e sa në veri, ku me fjalën e ëmbël e shpirtin kristal, bashkon shqiptarët për kryengritjen e madhe, kështu në vitin 1910 – 1911, atë e gjejmë në mes të kryengritësve pranë tribunit të maleve Dedë Gjon Luli, bashkë me intelektualët patriotë Hilë Mosi e Risto Siliçi. Në këtë kohë shquhet si ideolog fin e politikan i zgjuar, me dimensione të gjera, ku largpamësia për interesat e Kombit për të ishin e mbetën përherë primare. Vendosmërinë dhe guximin e Gurakuqit e shprehin bashkëkohësit e atyne viteve të zjarrta, ku fatet e Kombit ishin vënë mbi shpatullat e këtyne burrave. Tomë Dedë – Gjon Nishi, bashkëluftëtarë dhe mik i Dedë Gjo’ Lulit, në një tubim me rininë në shpellën e Dedë Gjo’ Lulit në fshatin Kushë – Hot (në vitin 1965), në përvjetorin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe u shpreh se: Ismail Qemali për të vërtetue se Malësia e Madhe asht në kryengritje të përgjithshme kundër Turkut na kërkoi si dëshmi (provë) katër krena asqerësh turq (të cilët Dedë Gjon Luli ia dërgoi si peshqesh nga Malësia në Vlonë). Atëherë u bund Ismail Qemali se Malësia e Madhe e ka fillue kryengritjen qysh në vitin 1910. Ndërsa me 6 Prill 1911 ka ngritë flamurin e Gjergj Kastriotit mbi Bratilë të Deçiçit duke lanë gjashtë dëshmorë në maje të Bratilës.

Gurakuqi është hartues i memorandumit famëmadh të Gerçes, ku me aftësinë e politikanit të madh vuri në dilemë diplomacinë Europiane. Si bashkëpunëtori ma besnik dhe krahu i djathtë i Ismail Qemalit, mbeti gjithnjë i pranishëm dhe gjatë itinerareve diplomatike jashtë shtetit, duke filluar që nga Stambolli, Bukureshti, Roma, Vjena, Parisi e Londra, për zgjidhjen e problemeve kardinale ku prania e tij ishte e domosdoshme veçanërisht në prakun e Shpalljes së Pavarësisë. Kështu, nga Stambolli niset për në Bukuresht një muaj para shpalljes së indipendencës Shqiptare. Këtë udhëtim pune me tematikë diplomatike na e bën të ditur një diplomat i Ambasadës Austro – Hungareze në Bukuresht, në njoftimet që i jep vjenës, ku vën re se figura e Luigj Gurakuqit është rritur mjaft dhe se ai ka tërhequr vëmendjen e personaliteteve të huaja. Diplomati në fjalë e konsideronte Gurakuqin si një personalitet, që në mënyrë kategorike ishte koka e diplomacisë shqiptare. Ndërsa më poshtë, ai vinte në dukje misionin e Gurakuqit në Bukuresht, mision që sipas tij u kurorëzua me sukses, mbasi të gjithë shqiptarët e kësaj kolonie “u bashkuan me mendimin se, Shqipëria duhet t’u përkasë vetëm Shqiptarëve dhe se ata nuk do ta tolerojnë asnjë coptim të saj”.

Duhet theksuar se, Luigj Gurakuqi ishte “gjeneratori” që ushqente me energjinë e tij rinore dhe kthjelltësinë mendore, lëvizjet për pavarësi. Ditën e shejtë të ngritjes së flamurit, ai gjedet përkrah Ismail Qemalit dhe më vonë në rolin e Ministrit të parë të Arsimit Shqiptar.

Duhet theksuar se, Luigj Gruakuqi ishte i vetmi ndër 17 kandidatët e propozuar për Kabinetin e Qeverisë, që në mënyrë unanime fitoi shumicën absolute të votave që në turin e parë të votimit.

Gazeta “Liri e Shqipërisë” në Dhetor të vitit 1912, do të shkruante se, Ministri i Arsimit Luigj Gruakuqi meriton të gjitha nderimet dhe lëvdatat dhe nëse për Ismail Qemalin është një krah i djathtë i tij, për Shqipërinë është një brilant tepër i çmuar! (L. Gurakuqi – Jeta e Vepra – P. Tako 1976).

Etapa e dytë është ajo kur erudisti Gurakuqi përësri shkëlqen pas Kongresit të Lushnjes dhe historia flet: Duhet theksuar se në vitin 1914, kur forcat e kontrollit ndërkombëtar të Fuqive të Mëdha sollën në Shqipëri Princ Vidin (Qeveria e Durrësit), Gurakuqi këtu ka një rol sekondar (Zv. Ministër i Arsimit).

Në këtë periudhë u bë kryengritja (rebelimi) i Haxhi Qamilit. Në librin “Jeta e vepra e L. Gurakuqit” (1976), shohim se Luigj Gurakuqi, në mënyrë të tërthortë kritikohet sikur gjoja nuk gjeti gjuhë të përbashkët dhe nuk u prononcua me këtë kryengritje. Mendoj se duhet sqaruar se, Gurakuqi e kuptoi se këtë kryengritje e kishte inicjue Esat Pashë Toptani (Ish Ministër i Mbrendshëm) për të përmbysur Qeverinë e Durrësit dhe për të marrë pushtetin, (dhe këtë e vërtetoi koha ma së miri).

Luigj Gurakuqi si intelektual dhe politikan i përmasave të mëdha të gjitha aftësitë fizike e mendore ia fali Shqipërisë.

Një ndër veprat që e ka shoqëruar Gurakuqin, gjatë gjithë jetës së tij, ka qenë guximi, dhe këtë do ta shohim gjatë gjithë periudhës së tij në Parlamentin Shqiptar të viteve 1921 – 1924. Ai është quajtur kampion i opozitës shqiptare, ku bashkë me Fan Nolin, shkëlqejnë në polemikat që zhvillohen në çdo seancë të parlamentit. Me të drejtë Poeti ynë Kombëtar “At Gjergj Fishta, në satirat e tij të famshme, Gurakuqit i ka vënë epitetin aq të gjetun “taravoli”. Kush tjetër ma mirë se Gurakuqi do të denonconte dhunën e terrorin e qeverisë ndaj popullit. Kush tjetër ma me kompetencë se sa Gurakuqi do të demaskonte hajninë e korrupsionin. Ai kurrë nuk qe njeri i prapaskenave, por me guxim dhe kurajo të lartë qytetare e sulmoi kundërshtarin ballë për ballë. Ai, me kurajo dhe trimëri të rrallë do të demaskonte nga tribuna e Parlamentit, qeverinë e Xhafer Ypit dhe më vonë atë të Zogut, duke e quajtur qeveri kriminelësh, hajdutësh dhe injorantësh anadollakë. Gurakuqi në qeverinë e parë demokratike që udhëhiqej nga Fan Noli, pas revolucionit të Qershorit, u emërua Ministër i Financave. Pra ashtu siç u emërua Ministër i Arsimit në qeverinë e Vlorës, pas pesë shekuj të pushtimit osman, (në sektorin më delikat), përsëri mbas 12 vjetësh, do t’i besohej sektori më delikat, kur ekonomia dhe financa shqiptare ishte grryer nga eurozjoni i një qeverie dhe shteti të korruptuar. Kaq shumë ishte dëmtuar financa dhe buxheti sa që Gurakuqi e gjeti arkën bosh dhe nëpunësit nga shtatë muaj pa marrë rroga. Kush tjetër përveç Gurakuqit, do ta merrte përsipër këtë detyrë kaq delikate? Ai me aftësitë e tij të rralla dhe guximin e admirueshëm do të kulmonte edhe në këtë fushë duke arritur mbrenda tre muajsh të bëj bilancin e buxhetit dhe t’ju kthente rrogat e shtatë muajve të prapambetura nëpunësve. Po si arrit ta kurorëzojë këtë sukses Gurakuqi? Gurakuqi do të sugjeronte, se një administratë e fryrë me njerëz të pa aftë i zënë frymën shtetit dhe dëmton buxhetin dhe parë në këtë kontekst, ai bëri reforma radikale duke e thjeshtësuar administratën (duke hequr të pa aftët).

Zbriti rrogat nga 25% deri në 5 %, duke filluar nga K / Ministri. Në këtë mënyrë siguroi mbi një milion e gjysëm franga në arkën e shtetit. Me të drejtë bashkë kohësit e kanë quajtur “njeriu i mrekullirave”, këtë epitet e ka pranuar vetë Noli.

Duhet theksuar se për hir të së vërtetës se për Gurakuqë, ka dhe do të ketë gjithnjë nevojë Shqipëria. Ai ishte për një shtet ku të sundojë lojgi dhe jo anarkia, ku drejtësia të ishte e shejtë dhe se ata që do të qëndronin në krye të saj të ishin tërësisht të ndershëm e të virtytshëm. Sa herë që në Parlamentin Shqiptar do të diskutohej për vendosje ligjesh, me vendosmëri do të ngrinte zërin se, “Ligjet nuk janë asgjë tjetër veçse kodifikim i zakoneve dhe traditave të një kombi dhe se çdo popull e komb ka specifikën e tij”.

Mendoj, se Gurakuqi, me madhështinë e shpirtit dhe me ndriçimin e mendjes, mbetet gjithnjë aktual dhe personaliteti i tij sa herë që do të analizohet nga brezat, merr ngjyra dhe dimensione të reja gjithnjë në rritje.

Ka njerëz keqdashës që thjeshtë për të fituar admirim ndaj antikomunistëve (për kapitalin politik), kanë arritur ta quajnë Gurakuqin komunist!!! Mendoj se është e nevojshme t’ju rikujtojmë atyre që kërkojnë të spekullojnë me figurën e ndritur të Gurakuqit, se po të kishte komunizmi në themelin e tij parimet e Gurakuqit, ai do të kishte triumfuar me dinjitet në të pesë kontinentet e globit. (M.B.). Duhet theksuar se, Gurakuqi e Noli janë të parët që shtruan “shinat” për të dërguar “trenin” shqiptar në Europë, atje ku ne po përpiqemi të integrohemi.

Çdo përvjetor të ditës së Pavarësisëm sa herë Flamuri ynë Kombëtar do të ngrihet në majën e shtizës, çdo shkodran do të shohë me mburrje, se bashkë me flamurin ngrihet dhe vepra e birit dhe burrit të Madh të Shkodrës dhe të mbarë Kombit Shqiptar, të pa përsëritëshmit “Luigj Gurakuqi”.

Mark Bregu

 

Grekët rrëmbejnë 4000 vajza shqiptare

Do të ju baimë të njoftun për ata që nuk e njofin Popullin Çam;

Çamria është Vënd i pasun, sidomos në frutikulturë; dhe Vënd

tregtarë, si Preveza, Gumenica, dhe t’tjera.

Populli Çam është Populli maizgjueti, në Rracën Shqiptare; por

Shkelsat tash gjashtqind vjet e kan lanë mrapa; mos-

pikmshtetja, dhe besimi për fitore; Popullit Çam, i ka humë

sod – për – sod, edhe gjanë matështrëiten!.

 

Çamtë edhe Syljotet, u sulmuen të partë Shqiptarë nga

Pushtuesit Turq, Grek, dhe meten të fundit!

Megjith se ishin matëmirtë.

 

Në Luften e dyt’Pe Botnore; Greku, bani një vrasje në masë, qe

nuk e njef Historia!; Vrau tremdhetmi Çam pa as një faj,

tëcilltë i hodhën në Lumin e Gjakosun, per ushqim peshqish!.

Ushtira Greke, na muer katërmi Vajza Çame ku ishin matmirat

Vajza në Rracen Shqiptare; por Nipa e Kastriotit, mos sod

neser, bashkë me Lumin e Gjakosun kan me value një Ditë.

 

Njëzet e dymi Çam nga Çamria, u detyruen me keqardhje me u

largue nga Vatrat e tyne, edhe erdhën në Shqipni!. Enver Hoxha,

i konfiskoj Çamtë e ardhun per shpetim, u muer mase dhetë

kuntal flori, deri edhe varset e gravet!

 

Sod janë në Shqipni rreth pësdhetmi Çam, plus se sa ka

Shqiptarë, qe jemi një Gjak i pa nëdamë; pra kemi me kuitue

Gjakun tonë qe ra pa faj.

Pomos të ishte klyshi i Greqisë dhe i Jugosllavisë; Hoxha.

Admiral Teme Sejko, kishte me pague Gjakun Shqiptarë, pa u

mushë as tridhet vjet të Tragjedisë fundit.

Pra mostëmëndoinë Grektë as t’tjert, se Populli Shqiptarë ka me

xjerrë Djel edhe ma i mirë se Teme Sejko.

 

Me anen e Enver Hoxhes, Agjentura e Huej i vrau Heroit e

Komit; si Teme Sejkon, Lirie Gegen, Tuk Jakoven, Beqir

Ballukun, Hilmi Seitin, Tahir Demin, edhe t’tjerë!.

 

Por tadinë marë Bota, se sod ka Shqiptarë Shqipnia, qe është në

gjëndje me ngatrrue kret Boten.

Nga: Pal Delia

 

Si u liruan 5 kriminelë nga burgu?

Nga: Mitro Çela

Në korrik të vitit 1995 – së isha në Athinë. U bë një seminar për shtypin. Në kujtesën time është fshirë çdo gjë nga seminari. Ka mbetur vetëm sebepi: Duke qenë ne në Athinë, takova disa deputetë socialistë. Vinin nga Amerika. Së bashku me ta kishte qenë edhe Anastas Angjeli. Por ministri i ardhëshëm i financave, nuk qëndroi në Athinë: E prisnin detyra të mëdha që lidheshin me të burgosurit e Bënçës, në atë kohë miq për kokë.

(E shënova këtë detaj, sepse Angjeli mendon që socialistët vdesin dhe nuk japin informacione. Gabim, zoti Ministër! Ka edhe socialistë që i pëlqejnë pëshpëshet, sidomos kur bien nga fiku! Nuk është pa gjë edhe ajo akuza që hodhi Kryetari Nano nga Bënça për Delfinën e Berishës, brenda PS – së! Unë di disa raste, kur deputetët socialistë “lëpiheshin” për të marrë ndonjë bursë – a, ndonjë copë tokë për vila – a, ndonjë “thelë” nga privatizimi – a…)

Me një nga deputetët socialistë, ndënjëm së bashku një mbrëmje. Tregimi i tij ishte befasues. Pse? Pak a shumë gjatë seminarit në Amerikë ishte thurur ky skenar. Nga burgu në Shqipëri u liruan 5 minoritarët. Ende pa “shijuar” lirinë i kërkuan në Amerikë. Së bashku me ta edhe disa deputetë socialistë. Pritja ishte madhështore. Vështirë të përshkruash hotelet luksoze ku fjetën, restorantet ku hëngrën, djetat e majme që morën.

Ish të burgosurit u shpallën heronj… Të Greqisë?… Jo! Të Epirit?!… Po pse? Sepse pas 50 vjetësh, këta të burgosur nga Berisha, u bënë sebep që në shtypin botëror të zihet në gojë Epiri! Violinë e parë ishte Nikola Geixh. Pas tij emra të shquar të lobit grek. U organizua edhe një seminar. Folën ish të burgosurit. Në sallë shpërtheu histerizmi. Të gjithë ulërinin në kor: “Zito i Epir!” (Rroftë Epiri!). Më shumë për të qarë se për të qeshur! Tregonte miku im edhe deputet edhe socialist.

Nga ish të burgosur – në martirë të Epirit!

Oratori i parë: – Ju jeni më shumë se heronj! Ju jeni martirë! Ju vutë shpirtin, vuajtjet, sakrificat në themelin e Shtetit të Ardhshëm të Epirit!

Oratori i dytë: – Ne, lobi grek amerikan, nuk do të lejojmë të vuajnë vorioepiriotët nën diktaturën e Berishës! Djemtë tanë do të bashkojnë Epirin e Veriut me Epirin e Jugut! Mjaft “fjeti” Shteti i Epirit në analet e historisë!

Oratori i tretë: – Ne nuk presim lëmoshë nga Simitis! Ne duam që ai, si kryeministër të radhitet midis nesh. “Zito Epir!”

Kjo ishte pjesa e dukshme e Ajzbergut. Pati edhe biseda kokë më kokë. Pati edhe takime në “Llozha masonerie”. Disa morën si paradhënie “premtime” për portofole ministrash. Kuptohet, kur të binte nga fiku Berisha dhe të hipte mbi gjysmën e fikut (Lexo: Shqipërisë) vetë Kryetari Nano!

E ndërsa miku im socialist fliste, unë rashë në mendime. Disa gjëra më tingëllonin si ëndërrime politike, si paradokse! Më tej pyesja veten: Po deputetët socialistë si i përtypën këto ide: Si “Yes man – ë apo si Baballarë të Kombit? Kur të kthehen në Tiranë si do të raportojnë në “gjirin” e Partisë dhe në Grupin Parlamentar?

(Në ditët që pasuan nuk kemi asnjë deklaratë, as një artikull. Kjo do të thotë që me dëshirë “dërgata socialiste” e kishte ngrënë sapunin për djathë!) po shteti grek çfarë qëndrimi do të mbajë? Mëndja ma donte që në Amerikë, seminare të tilla janë objekt i medjeve! Në këtë mëdyshje rinisa bisedën:

Dy referendume: I pari për Federatë. I dyti për Konfederatë!

Unë: – Të flasësh për një Shtet të Epirit do të thotë të ndryshosh kufijtë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo do të thotë të prishësh disa ekuilibre të vendosura në Ballkan! Nga ana tjetër Greqia është anëtare e Këshillit të Evropës. Sipas Kartës së Helsinkit askush nuk ka të drejtë të ndryshojë kufijtë e vendosur midis shteteve të Evropës…

Ai: – Kështu mund të mendojë një politikan amator. Por mund të gjinden shtigje, brenda të Drejtës Ndërkombëtare, për të ndryshuar kufijtë, ose siç thotë populli: Mishi të piqet dhe helli të mos digjet! Ja një skenar i “gatuar” nga lobi grek. Në Greqi, të paktën nga ana gjeografike akziston Epiri i Jugut. Në Shqipëri është Epiri i Veriut. Me vullnet të qeverive në Tiranë dhe Athinë, mund të organizohen dy referendume. I pari në Greqi. I dyti në Shqipëri. Në referendum mund të kërkohet krijimi i du federatave. Pra, nuk kemi asnjë ndryshim të kufijve midis Shqipërisë dhe Greqisë: Është hapur vetëm “drita jeshile.”

Unë: – Mund të flisni pa metafora?

Ai: – Po u krijuan du federata, vjen një ditë dhe organizohet një tjetër referendum. Pyetet populli: Doni të bashkoheni në një Konfederatë?…

Rrodhën ditë, muaj. Erdhi viti 1997 – të. Skenari i “gatuar” nga lobi grek po shkonte drejt realizmit. Kush ka jetuar në Shqipëri në atë Pranverë, nuk ka nevojë për komente. Unë për të qenë sa më afër të vërtetës, do të rrëmoj në shtypin grek të asaj kohe. (Artikujt janë mbledhur dhe përkthyer nga miq të Shqipërisë.)

Kanali televiziv “Mega2 dhe gazeta 2Stohos”

5 Mars 1997 – të.

1) Sot grupe të armatosura në Jug të Shqipërisë ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës së jugut nga pjesa tjetër e vendit, duke filluar nga Tepelena, duke shpallur kështu autonominë e jugut të Shqipërisë… Kështu kriza është spostuar atje ku popullsia është greqisht folëse.

2) Oficerë Vorioepirotë drejtojnë kryengritësit. Midis tyre edhe Kiço Mustaqi, ish Ministër i Mbrojtjes. Ngrihet Flamuri dhe shpallet autonomia në Himarë dhe Tepelenë. Shtabi i anëtarëve të Epirit bën thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhëtoni prapë!”…

 

Bukuroshja Ilva Tare tregon gjithë sekretet e vajzërisë

Pyetje: – Në një numër të madh mediash dhe edicione lajmesh, ju jeni mjaft e spikatur për shkathtësinë, lirshmërinë dhe profesionalizmin tuaj. A e konsideroni veten si më të zonjën në krahasim me koleget e tjera?

Përgjigje: – Më lejoni të siguroj të gjithë lexuesit e “Shqipërisë Etnike” të cilët me këtë rast i përshëndes, se nuk e ndjej aspak veten më të zonjën se koleget e tjera. Mund të thoja më me fat!… Shkathtësia, lirshmëria dhe profesionalizmi që ju përmendni nuk janë vetëm elemente dallueshmërie, por kanë një lidhje të ngushtë “gjaku” me talentin dhe vullnetin për të dhënë maksimumin në një profesion. Testin për të gjithë gazetarët e bëjnë shikuesit dhe nukjam unë që mund të vetëndjehem më e zonja, por preferoj t’ua lë në dorë vlerësimet teleshikuesve të rregullt të edicioneve të lajmeve të TNSH. T’ju kujtoj se nuk janë kolegët që mund të vlerësojnë homologun, për të mos thënë që shpesh herë nu e bëjnë, por edhe mbivlerësimet apo mungesa e modestisë do të ishte e ekzagjeruar, përfshi dhe mua.

Pyetje: – Të veçantë ju bën edhe fakti se ju jepni lajmet me sytë nga kamera dhe jo në letër siç bëjnë kolegët e tu. Ju i mësoni ato përmendësh apo keni ndonjë kompjuter përpara që ju a dikton ato?

Përgjigje: – Komunikimi i drejtpërdrejtë me mesazhin gojor, që në këtë rast është lajmi dhe shikimi në objektivin e kameras janë dy elemente me të cilët unë kam nisur sfidën e madhe të TNSH. Fakti që mesatarisht nga ora 8. 30 e mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes unë jetoj me lajmin duke i gjetur, përpunuar dhe realizuar teknikisht, më jep siguri për ta transmetuar në mënyrë origjinale, që shpesh ngatërrohet me një kompjuter. Falë zotit kam një llogjikë të zhvilluar në memorie ç’ka më garanton shikimin e vazhdueshëm në objektivin e kameras, me të cilin kam një raport shumë miqësor. Ja, ju bëjini vetë llogaritë… të punosh tërë ditën me kamera dhe në mbrëmje për afro tre vjet rresht t’i besosh fatin tënd një objektivi të pa jetë, (kamera) të cilit t’i japësh gjallërinë dhe në fatin më të mirë, si ky i imi të kesh sukses.

Pyetje: – Shumë thonë se ju imitoni gazetaren dhe folësen e njohur italiane Lili Gruber. A është e vërtetë?

Përgjigje: – Është pyetja e pamungueshme në çdo intervistë që unë kam dhënë dhe natyrisht nuk mund të hedh poshtë që një opinion i tillë ekziston. Sinqerisht do ta kisha shumë të vështirë që në çdo edicion të kisha përqëndrimin gjetkë për të imituar një kolege italiane, ndonëse të jesh si Gruber është një kompliment, meqenëse është edhe gazetarja më e paguar në Itali madje dhe Gjermani. Mund t’ju jap një detaj shumë interesant dhe të rastësishëm. Edhe vetë jam çuditur kur kam lexuar se Lili gruber ka të njëjtën datëlindje me timen 19 Prill… natyrisht ndryshojnë vitet.

Pyetje: – Çfarë risie ka sjellë Ilva Tare si folëse lajmesh?

Përgjigje: – E para kam hedhur poshtë të gjitha kornizat “fikse” me të cilat ishte edukuar publiku shqiptar në 40 vitet e fundit duke mos mbajtur një qëndrim satirik dhe duke sjellë lirshmërinë e lindur të cilën unë e zotëroj mirë edhe jashtë televizionit. E dyta unë kam arritur të përcjell tek teleshikuesit (me modesti po ju them të panumërt), emocionin e lajmit, i cili gjithmonë ka qenë dhe do të jetë emocioni i ngjarjes së vërtetë dhe aspak i Ilvës. Natyrisht nuk mund të shmang edhe kujdesin për pamjen.

Pyetje: – Po si gazetare?

Përgjigje: – Gazetarja Ilva nuk pretendon të ketë sjellë ndonjë risi në gazetarinë shqiptare, por një gjë është e vërtetë se unë nuk e kam braktisur për asnjë çast lajmin, duke e gjurmuar jo nga zyra nëpërmjet telefonit. Lajmin e kam gjetur në terren mes njerëzve, halleve dhe shqetësimeve pafund të tyre. Dhe sinqerisht e kam patur të thjeshtë të jem transmetuese e të vërtetës së zhveshur. Kjo është sa e vështirë aq edhe e thjeshtë kur rrethohesh nga një staf profesionistësh që është lehtë ti dërgosh në vendin e duhur, në momentin e duhur për të marrë lajmin e dëshiruar nga të gjithë si dhe sadisfaksionin e drejtimit si kryeredaktore të një edicioni lajmesh ndër më të ndjekurit në Shqipëri.

Pyejte: – Cilat kronika lajmesh anunçoni më me qejf?

Përgjigje: – Unë nuk e kam provuar, por e kam ndjerë tek nëna ime se të gjithë fëmijët duhen njësoj. Natyrisht që nuk kam aspak qejf të jap lajme kur flitet për vrasje, vetvrasje apo varfërinë, por përderisa për fat të keq këto janë një realitet i shpeshtë në jetën tonë nuk mund t’i evitoj. Më pëlqen të anunçoj lajmet kur flitetmirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, që aq pak e bëjnë kolegët e mi në vendet perëndimore.

Pyetje: – Ndërsa si gazetare ndërmjet një kronike politike, sociale dhe kulturore cilën do të përgatisnit më me dëshirë?

Përgjigje: – Pa dallim, më pëlqen të flas e shkruaj njësoj si për politikën ashtu edhe për kulturën apo problemet sociale që nuk kanë sosur tek ne. Megjithëse për hir të së vërtetës do të doja të bënim shumë e më shumë kronika që dëshmojnë plagët sociale në Shqipëri, por edhe politika falë politikanëve tanë të krijon aq shumë hapësira për të mos ndjerë monotoni temash. Për të mos thënë se kënaqësi të veçantë ndjej kur më duhet të realizoj kronika kulturore, që mendoj se shërbejnë për të pasuruar jetën relativisht të varfër të Tiranës, pasi është iluzion ta pretendosh për qytete të tjera kur të flasësh për jetë kulturore në ambjente ku jeta mbyllet në orën 18. 00 të mbrëmjes.

Pyetje: – Kur shihni një edicion lajmesh të regjistruar ku folëse jeni ju, cila është vërejtja e parë që i bëni vetes?

Përgjigje: – Të njëjtën vërejtje që ma bëjnë edhe dashamirësit ndonjëherë – të folurit shumë shpejt që shpeshherë disomos siç më kanë kërkuar edhe të moshuarit në takimet e rastësishme në rrugë, e kanë të vështirë të më kuptojnë. Megjithatë në transmetim direkt është e vështirë të kontrollosh gjithçka, shpejtësinë e artikulimit dhe mënyrën se si do të përcjellësh informacionin.

Pyetje: – Po komplimenti?

Përgjigje: – Komplimenti??? E kush tha se do ti bëja vets një të tillë???

Pyetje: – Sa orë të ditës ju zë puna juaj?

Përgjigje: – Shumë, mjaftueshëm, e ndonjëherë tepër. Por kjo është zgjedhja ime për të cilën jam e sigurt se nuk do të pendohem lehtë. Pra, më duken shumë pak ti numëroj por nisin rreth orës 8 e 30 të mëngjesit për të përfunduar vonë në mbrëmje, gjithnjë të mbizotëruara nga lajmet dhe tensioni i sekondave të fundit përpara transmetimit kur gjithçka duhet të jetë perfekte… përndryshe ç’kuptim ka?

Pyetje: – Jeta juaj private a cënohet nga impenjimi profesional që keni?

Përgjigje: – Nuk do të isha aq naive sa ta mohoja ndërhyrjen edhe të “dhunshme” të profesionit në jetën private por nuk është e pamundur gjetja e një ekuilibri për të mos e privuar veten nga jeta private, siç e quani ju, apo nga njerëzit që kam nevojë e dëshirë t’ju qëndroj pranë.

Pyetje: – Nëse do t’ju propozohej një variant si folëse tek BBS, Zëri i Amerikës etj, a do ta braktisnit Telenorbën?

Përgjigje: – Do të më duhej të zgjidhja vetëm kur të më bëhej një propozim në pozitat që jam aktualisht, pra si kryeredaktore e lajmeve, dhe nuk do ta braktisja Telenorbën prë të qenë folëse diku gjetkë, madje ndoshta nuk do ta braktisja asnjëherë edicionin që e kam krijuar vetë me shumë mund, lodhje dhe për fat të mirë të vlerësueshëm nga publiku.

Pyetje: – Megjithëse ju kemi parë si folëse dikur në TVSH, duket sikur maksimumin tuaj e keni dhënë tek Telenorba. Çfarë ka ndodhur në fakt, një liri veprimi më e madhe apo një rritje profesionale nga ana juaj?

Përgjigje: – Të dyja bashkë. Rritja profesionale është ndihmuar mjaft nga një liri e pakufizueshme, që unë vazhdoj ta konsideroj “Ëndërr” veprimi dhe vendosjeje. Liria editoriale në TNSH është dhe çelësi i të qenurit tëpaanshëm dhe kënaqësia për të mos pasur xhandarë “financiarë” dhe për më tepër “politikë” mbi kokë që të diktojnë deri edhe radhitjen e lajmeve. Dhe sipas jush nuk do të ishte e pamundur të mos njihje rritje profesionale në kushte kaq të favorshme. Vetëm nuk duhet kujtuar se gjithçka është një fushë kaq e bukur me lule.

Pyetje: – Kur e keni ndjerë veten më keq përpara kamerave?

Përgjigje: – Jo shpesh, vetëm kur ndodh të teprohet me probleme teknike dhe kur portreti im mbetet pëër sekonda të tëra në ekran në pritje të ndonjë kronike që kam anonçuar. Ka pasur edhe raste kur brenda një edicioni 30 minutësh më është dashur të kërkoj 3 – 4 herë ndjesë për shkëputjen e energjisë elektrike (sidomos të dimrit).

Pyetje: – Po më mirë?

Përgjigje: – Gjithmonë e ndjej veten mirë përpara kameras, edhe kur vetë nuk ndjehem mirë.

Pyetje: – Me çfarë profesioni tjetër do ta ndërronit gazetarinë?

Përgjigje: – Vetëm meqenëse po më pyesni ju po e çoj ndër mend ndërrimin e profesionit që kam. Sidoqoftë do të më kishte pëlqyer të isha bërë këngëtare, aktore apo sidoqoftë një artiste qëtë paktën nuk do t’i mungonte talenti.

Pyetje: – Si e mendoni të ardhmen tuaj?

Përgjigje: – Gazetare e përjetshme në shpirt me dëshirën për të mbetur pranë publikut me shpresën për të justifikuar mirënjohjen e tyre pa fund.

Pyetje: – Krijimi i familjes është plan i afërt apo i largët juaji?

Përgjigje: – Jo imediat.

Pyetje: – Po të ardhmen e jetës tuaj private si e mendoni?

Përgjigje: – Nënë e mirë, ndoshta me 3 fëmijë, bashkëshorte me përkushtim pasional dhe shpirtëror e ndarë me ekuilibër mes karrierës dhe familjes.

Pyetje: – Cilat janë ciilësitë që duhet të ketë shoku juaj i jetës?

Përgjigje: – Mjafton të jetë një njeri që është marrëzisht i dashuruar pas meje.

Pyetje: – A e keni gjetur atë?

Përgjigje: – E rëndësishme është që unë jam e dashuruar.

Matilda Bega

 

Roja i Mehmet Shehut, Ali Çeno rrëfen për vatvrasjen e ish – Kryeministrit komunist

Nga: Zamir Alushi

Ali Çeno tund kokën dhe psherëtin kur në sheshin Avni Rustemi dëgjohen sirenat e policisë për të lajmëruar kalimin e makinave të kolonës së ndonjë delegacioni apo të kryeministrit. “Eh, nuk bëhet kështu shoqërimi. Nuk duhet bujë” – thotë nëpër dhëmbë ish – komandanti i skortës së kryeministrit komunist Mehmet Shehu. Ai qëndron diku pranë selisë së kompanisë VEFA, po askush nuk e di saktë adresën e tij, vetëm kur shfaqet vetë. Pjestarët e skortës së Vehbi Alimuçajt, që vazhdojnë të ruajnë selinë, e nderojnë dhe i thërrasin komandant. Ali Çeno, 55 vjeç, i diplomuar në tri fakultete, me profesion bazë oficer skorte, është drejtor i përgjithshëm i sigurimit të kompanisë VEFA. Vehbi Alimuça për të sigururar jetën, familjen dhe pasurinë e vet kishte zgjedhur pikërisht truprojën e Mehmet Shehut. Nuk është më ai Liu i parë, 115 kg, boksier i “Partizanit”, por trupi i tij është akoma i lidhur dhe energjik, ka mbetur dhe një vështrim i thellë zhbirues në sytë e tij, zakon që nga koha kur duhet të mbronte kokën e kryeministrit shqiptar, që kishte rivalë të fortë në Byronë Politike. Kanë kaluar rreth 30 vjet nga koha kur u njoh me Mehmet Shehun, megjithatë Ali Çeno e mban mend mirë ç’ka ndodhur, që kur vuri për herë të parë këmbën në “Citroen” – in e kryeministrit, derisa përfundoi në burgun e Burrelit. Kryeministrit i duhej një njeri jashtë Ministrisë së Brendshme, ku në atë kohë gatuheshin prapaskenat. Dhe Ali Çeno ishte njeriu i zbuluar krejt rastësisht, i prerë për të shoqëruar njerëz VIP. Fati i Ali Çenos ishte shkruar të shkonte në burg sepse kishte ngjitur shkallët shumë pranë të mëdhenjve të asaj kohe. Kjo nuk ndodhi kur ishte oficer stafi i Petrit Dumes, por kohë më vonë kur Mehmet Shehu do të vdiste nga plumbi i një pistolete. Fati i tij është të jetë sot dëshmitari më i rëndësishëm i asa nate, kur u shua nga lista kandidati kryesor për të zëvendësuar Enver Hoxhën.

Kryeministri Shehu e gjeti në qiell, personin që i duhej. Aliu kafshon bishtin e mustaqes dhe nis të tregojë për një stërvitje ushtarake në Fier, në vitin 1971. Mehmet Shehu vuri duart në kokë kur parashuta e Ali Çenos nuk po hapej. “Vetëm 100 m mbi tokë e shtypa sustën” – shpjegon Aliu. Kur paraqiti forcën, pas mbarimit të stërvitjes, Ali Çeno u qortua nga Mehmet Shehu. “Përse e bëre këtë, more kokëderr?” – i tha Mehmeti, por shefi i parashutistëve të batalionit të sigurimit të ushtrisë nuk e uli kokën. Ai u përgjigj me një aksiomë të taktikës ushtarake: “Sa më poshtë të hapet parashuta, aq më pak mundësi ka armiku për të bërë asgjësimin”. Oficeri Ali Çeno ra në sy të kryeministrit, aq shumë, sa do të bëhej objekt bisedash mes Mehmet Shehut dhe Beqir Ballukut. Aliu ishte krenaria e elitës së oficerëve në kohën kur shef shtabi i ushtrisë ishte Petrit Dume. Bir i një punëtori nga Tirana, që kishte tetë fëmijë, Ali Çeno nuke bëri dysh dhe pranoi të futej “beks” në shkollën ushtarake, kur i propozuan nga dega ushtarake. “Ishte shkollë pa para dhe oficerët në atë kohë kishin privilegje” – vazhdon të tregojë Aliu përse vendosi të zgjidhte spaletat. Në vitin 1960 futet në Shkollën e Bashkuar ku do të dallohet profili i tij si sportist. Aktivizohet në fillim në skuadrën e volejbollit të partizanit dhe më pas si boksier, përkrah Hysen Sharrës, Ramiz Sadushit, etj. Ali Çeno ishte kampion i ushtrisë në shumëgarësh dhe më pas arrin të njëjtin sukses në kampionatin e ushtrive mike në Kinë. Që nga viti 1963 deri në vitin 1973 shërben në batalionin e sigurimit të ushtrisë, si instruktor i parashutizmit dhe më pas shef i grupit të desantëve. “Nuk ka kënetë, lum, kodër ku nuk kam hedhur desantë. Me qindra janë parashutistët që kam instruktuar në atë kohë” – tregon Aliu për kohën kur ishte në krye të parashutistëve. Ali Çeno thërritej gjithmonë ku kishte delegacione për të drejtuar truprojën e nderit.

“Për herë të fundit këtë detyrë do ta kryeja kur erdhi në Shqipëri princi Sianuk i Kamboxhias, i pritur nga kryeministri Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Petrit Dume, dhe të tjerë. Më parë kisha pritur Çu En Lai dhe udhëheqës të tjerë kinezë dhe vietnamez, që vinin shpesh në Shqipëri.” – Ali Çeno kishte në parandjenjë se kryeministri do të kujtohej përsëri për të. “Ky është ai parashutisti juaj?” – Petrit Dume iu përgjigj Mehmetit se ishte nga oficerët më të mirë të ushtrisë. “Sikur ta marr unë në grupin e shoqërimit?” – e pyeti Mehmet Shehu. Të nesërmen Ali Çeno thërritet në zyrë nga Petrit Dume dhe i komunikohet të gjejë një zëvendësues pasi do të transferohej në një detyrë tjetër. Dis muaj më pas Ali Çeno paraqitet në Drejtorinë e dytë, kështu quhej atëhere drejtoria e sigurimit të udhëheqjes. Duhej të bënte një muaj stërvitje para se të kalonte në detyrën e komandantit të skortës. “Nuk ka nevojë, ai është oficer i zoti” – tha Mehmet Shehu dhe e urdhëroi Çenon të zinte vend në Citroen – in, që e përdorte për rrugë të gjata. Këtu fillon edhe rivaliteti i oficerëve të sigurimit me ata të zbulimit të ushtrisë. “Mehmetit i pëlqenin oficerët e zbulimit të ushtrisë dhe unë nga radhët e tyre i mora më pas anëtarët e skortës së kryeministrit. Ata ishin qitësa të mirë dhe të fortë fizikisht.” – tregon Ali Çeno. Shërbimet pranë Mehmet Shehut janë sakrifica e jetës së tij. Kryeministri lëvizte mesatarisht 200 ditë në vit jashtë Tiranës dhe ai duhet ta ndiqte në çdo hap. “Duheshin përgatitur mirë lëvizjet e tij sepse Mehmeti nuk donte zhurmë. Në ndonjë rast nuk lajmëronim as Ministrinë e Brendshme. Në këto raste ai nuk delte me Citroen – in, por me njëmakinë të thjeshtë “Gaz”. Shpesh lajmëronim se do të kalonim nga X rrugë dhe kryeministrin e nxirrnim në ndonjë rrugë tjetër” – tregon Çeno për maninë e Mehmet Shehut për të mbajtur të fshehtë itinerarin. Çeno thotë se merrte herë pas here specialistë të sampos dhe karatesë, vendas dhe të huaj, për të përgatitur skortën. Ndërsa ai vetë ka qenë në rreth 20 shtete me shërbim dhe për eksperiencë. “Kam qenë në Kamboxhia dhe në Vietnam për të marrë eksperiencë duke vëzhguar luftën” – thotë ai, por më shumë shërbime ka kryer në Zvicër, Austri, Gjermani, Suedi, Norvegji, Greqi, Itali, sidomos në Francë, ku ka çuar njerëzit e familjes së Mehmet Shehut dhe të anëtarëve të tjerë të Byrosë.

Ali Çeno do të bënte me mijra kilometra shoqërim pas Mehmet Shehut dhe njerëzve të tij. Më të vështira kanë qenë gjuetitë e kryeministrit. Ato ishin mikrobi i kryeministrit. Qëndronte deri në 12 orë në të ftohtë në pritje të gjahut. “Përveç terroristëve, fotot e të cilëve i kishim në një album, arinjtë ishin kujdesi ynë më i madh, – vazhdon të tregojë gjithë humor Ali Çeno. – Një herë në pyjet e Librazhdit, në Malin e Vashës, Mehmetin e sulmoi një ari. Më ngriu gjaku sepse ishte shumë afër. E qëllova në ballë dhe ariu u rrëzua me plumbin e parë”. Hobi tjetër i Mehmet Shehut ishte pa rrezik: luante shpesh bilardo tek vila ku sot gjendet selia e Komunitetit Evropian. I bënte shoqëri Pilo Peristeri dhe Kadri Azbiu. Ali Çeno di shumë, por flet shumë pak për jetën e Mehmet Shehut në bllok, për miqtë dhe armiqtë e tij. “Sekrete që di t’i ruajë çdo truprojë profesionist” – thotë ish – komandanti i skortës.

“Si ndodhi vrasja?”

“Sigurisht, që do t’i them një ditë. Një ditë do t’i shkruaj kujtimet e mija, pikërisht për ato që dija më burgosën” – Truproja e kryeministrit më tregon më poshtë se të gjithë e kishin frikë numrin 2 të Shqipërisë, të gjithë i serviloseshin, por vetëm një njeri i qëndronte larg. “Ramiz Alia shkelte në shtëpinë e Mehmet Shehut vetëm në raste festash – tregon Çeno – Jam i sigurtë se ai e kurdisi vrasjen atë natë, por edhe klimën e kritikave në Byro”. Ali Çeno e lëshon qetësisht akuzën mbi njeriun që do të bëhej lider i fundit i komunistëve. Envet Hoxha ishte i sëmurë. Këtu këmbëngul truproja të kapë fillin e dyshimeve të tij. “Mehmet Shehu shkonte çdo natë tek vila nr. 4 për të parë gjendjen e tij shëndetësore. Po të ishte fjala se kishte dorë në ndonjë komplot kundër Enver Hoxhës ai do të ishte zhdukur me kohë, – thotë truproja”. Dikush donte ta spostonte Mehmetin nga pushteti. “Vrasja e Mehmetit ishte për pushtet” – thotë Ali Çeno. Ai zbulon edhe prirjen e çuditshme të ish – kryeministrit Mehmet Shehu për të marrë si shembull gjithmonë perëndimin. Ai e kishte për mburrje të thoshte se kishte mbaruar shkollën teknike të Fulcit dhe tregonte gjithmonë shembuj nga perëndimi kur donte të fliste për disiplinën në punë. “Mehmeti kishte filluar kohët e fundit ta përdorte dendur fjalën ‘perëndim’ dhe të shfaqte nevojën për ta lënë luftën e klasave” – tregon njeriu që e ka ndjekur ish – kryeministrin në fjalimet e tij në podiume dhe në ara. “Në një vizitë në Lushnje, Mehmet Shehu takoi djalin e një ministri të Zogut që ishte internuar aty. Ky kishte bërë një racionalizim dhe Mehmeti e lavdëroi. Të pranishmëve të habitur iu tha se lufta e klasave duhej pushuar”. Mehmet Shehu, ai komunisti sektar i luftës, i brumosur në anarkinë e Spanjës, mund të bënte gjithçka, madje mund të ndryshonte edhe kursin. Truproja e tij është i bindur se Mehmeti “përgjonte” nga perëndimi.

Sekreti i asaj nate

Mbledhja mbaroi në orën 22. 00 dhe Mehmet Sheu u kthye në vilën e tij, ku do të luhej pjesa e tragjedisë komuniste. “Ndava detyrat e grupit të shërbimit dhe u ktheva në shtëpi. Për çudi në orën 11. 00 bie telefoni dhe një nga pjestarët e skortës më thërret. Më thotë se Mehmeti kishte kujtuar se isha edhe unë në shërbim, prandaj duhet të isha aty” – shefi i skortës, sot pas 17 vjetësh, tregon se ky ishte një truk që ai të ishte patjetër i pranishëm në atë natë shërbimi. “Shkova aty bisedova me rojet dhe rashë të fle në dhomën e shërbimit” – tregon Ali Çeno. Nuk u dëgjua krismë. Një nga vartësit e Ali Çenos që tani shërben në skortën e Presidentit Mejdani, ishte urdhëruar të qëndronte poshtë dritares së Mehmet Shehut, megjithatë edhe ai deklaroi se nuk ka dëgjuar gjë. Aq e heshtur ka qenë ajo natë sa Shefi i skortës eka marrë vesh ngjarjen vetëm nga njerëzit e familjes në mëngjes. “Nxora benz – in dhe e bëra gati për ta çuar kryeministrin në mbledhjen e Byrosë, kur dëgjova të ulurimat e njerëzve të familjes. Më pas doli një nga djemtë e Mehmetit dhe më tha të shkoja të shihja të atin” – vazhdon tregimin Çeno. Hyri në dhomën e tij dhe për një moment ka kujtuar se mos i kishte rënë ndonjë infarkt. Por pulsi i kryeministrit Shehu nuk punonte. “Duke u nisur nga pozicioni që e gjeta them me bindje se ai ishte vrarë dhe jo vetvrarë” – këmbëngul truproja. “Ishte shtrirë komplet me kurriz i mbuluar gjysëmzarfi, gjyslykët e vëna, gojën dhe sytë e mbyllur, këmbët e bashkuara dhe krevati pa asnjë rrudhë. Në krahun e majtë një njollë e zezë pa gjak, ndërsa në shpinë kishte gjak” – vetëm një profesionist mund të vërë re kaq shumë detaje. Ali Çeno kujton me imtësi se çfarë ka fiksuar atë mëngjes në dhomën e ish – kryeministrit. “Nuk ka mundësi që njeriu të vrasë veten pa u shtrembëruar, por edhe pistoleta ishte shumë afër. Në momentin e të shtënës arma duhet të kërcente pak larg trupit.” – shpjegon mekanizmin dhe përqendrohet tek detajet e asaj dhome. Një gotë që ai ka gjetur pranë shtratit për truprojen thoshte shumë, por gota që ai kërkoi t’i bëhej ekzaminimi, u zhduk. Ishte një gotë me të cilën Mehmet Shehu pinte kamomil para gjumit. “Dikush mund t’i ketë hedhur qetësues të fortë” – Ali Çeno rrotulllon sytë dhe ndoshta pendohet që e ka nisur këtë bisedë. Sidoqoftë vazhdon rrëfimin sepse e vërteta e asaj nate e ka mbyllur për nëntë vjet në burg. “Më ka munduar pyetja se nga ka hyrë vrasësi në vilë, por që Mehmeti nuk e ka vrarë veten kam qenë i bindur qysh në momentin e parë” – thotë në mënyrë deklarative Ali Çeno dhe hedh në dritë versionin e tij. Për momentin ai nuk e vë gishtin mbi vrasësin, por ekspozon vetëm mekanizmin, të cilin e ka mësuar pasi doli nga burgu. “Dyshoja se vrasësi ka kaluar nga prapa vilës ku ne nuk mbanim roje, por tani e di që ai ka kaluar nga dera e përparme e cila hapej nga brenda me citofon” – ky është pohimi i tij që e bën për herë të parë për revistën KLAN. “I them ekspertit të asaj vendngjarje se ajo ishte një vrasje klasike dhe jo vetvrasje klasike” – Pas këtyre fjalëve biseda me njeriun e kryeministrit Shehu ngec. Është e kotë të kërkosh vazhdimin e versionit nga truproja, ai nuk e zgjat më. Ata që e burgosën janë gjallë dhe të lirë.

Nga vila e Shehut në Burrel

Një javë pas vrasjes së Mehmet Shehut, njerëzit e familjes së tij internohen në Belsh të Elbasanit dhe në Gramsh, ndërsa shefi i skortës transferohet në Cërrik. “E kuptova se burgu e kishte hapur derën për mua. E vija re survejimin që nuk më ndahej çdo ditë” – thotë Çeno. Pas disa muajsh arrestohet dhe qëndron plot 15 muaj në qelitë e Ministrisë së Brendshme. “Hyra 115 kg dhe dola nga qelia 63 kg. Gjithë kohës më mbanin me duar të lidhura dhe me kasë në kokë. Më rrihnin nga mëngjesi deri në darkë” – Ali Çeno zgjat duart dhe tregon shenjat e torturave. “Më mbanin lidhur se asnjë nga ata nuk mund të hahej fizikisht me mua. Më shumë më ka torturuar djali i Spiro Kolekës” – Aliu tund kokën dhe habitet dhe vetë si ka dalë i gjallë nga burgu. “Prano që je pjestar i organizatës kundërrevolucionare. Prano se kështu e kërkon partia. Është interesi i partisë” – ky ka qenë refreni i hetuesisë për Ali Çenon, kërkon takim me shumë udhëheqës komunistë të asaj kohe po nuk i vjen asnjë. Vetëm Hekuran Isai e takon për dy minuta. Po nuk i foli asnjë fjalë, vetëm e dëgjoi. Dënohet me dhjetë vjet heqje lirie dhe dërgohet në burgun e Burrelit e më vonë në Spaç. “Më sistemuan tek revizionistët” – thotë me të qeshur Aliu. Burgu ishte ndarë në tri pjesë: ordinerë, politikanë dhe revizionistë. Shokët e Aliu ishin Maqo Çomo, vëllai i Liri Belishovës, Kiço Ngjela, Rahman Perllaku, Gjin Marku, Lipe Nashi dhe gjithë gjeneralët e ushtrisë. Në vitin 1990 lirohet. Rastësisht takon Hekuran Isain dhe e pyet pse e torturuan në qeli. “Na dha urdhër byroja” – tha Hekuran Isai, ish ministër i brendshëm deri nëshpalljen e pluralizmit.

Përsëri bodigard

Ali Çeno në vitin 1990 e fshin nga mendja burgun dhe fillon sërish të gjejë tek vetja instruktorin e atëhershëm. Punon mësues i edukimit fizik në shkollat “Mihal Grameno” dhe “Labinoti”. Por nuk mund të heqë dorë nga zanati që e ka torturuar gjtihë jetën: truproja. Një nga krerët e gardës e thërret dhe i kërkon këshilla se so të organizonin pritjen dhe ruajtjen e Xhejms Bejkerit. “U habita kur pashë oficerë me këmisha me krahë të shkurtra dhe pistoleta në vende të dukshme. Amerikanët kishin dërguar që më parë njerëz të tyret që qëndronin në Hotel Tirana. I porosita të visheshin si amerikanët, kjo ishte këshilla ime e parë” – tregon njeriu që ka pritur e përcjellë
Çu En Lain dhe Princin Sianuk. Në vitin 1992 e thërret Presidenti i firmës “Ferlut”, Ferdinand Ibrahimi. “Punova për sigurimin e objekteve të Ferlutit dhe si truprojë e presidentit” – e gjallëron sërish bisedën Ali Çeno. I pëlqen të tregojë se si e organizon ai një shoqërim personaliteti. Ngre gishtin dhe përsërit: “Pa bujë”. Ali Çeno përshtatet mirë në ekonominë e tregut dhe njeh psikologjinë e rrugës. “Kam përdorur metoda profesionale për të zgjidhur disa çështje sigurimi të firmës Ferlut” – thotë ai. Qëndron tek Ferluti deri në vitin 1995, kur një miku i tij i vjen me një letër të shkurtër nga Vehbi Alimuça, presidenti i firmës VEFA. Fillimisht punon si shef i sigurimit të objekteve të kompanisë VEFA, komandant i skortës së Vehbiut dhe më pas drejtor i sigurimit të kompanisë. Për herë të parë pas 25 vjetësh që ka ushtruar profesionin e truprojës merr një pagë për të qenë. “Stresi ka qenë i madh sidomos në muajt e trazirës, por të gjitha kanë kaluar” – thotë Ali Çeno që ka siguruar kohët e fundit të gjitha lëvizjet e Vehbi Alimuçës, brenda dhe jashtë shtetit. Por koincidenca fatale e tij qëndron përsëri e njëjtë; zotrinjtë e tij kanë punë me shtetin. E ndërsa Vehbi Alimuça qëndron në një qeli i ruajtur nga të tjerë truproja, Ali Çeno vazhdon të kontrollojë sigurimin e selisë kryesore të firmës VEFA. Sigurisht edhe kjo punë mbaroi, por Ali Çeno nuk mbyllet në shtëpi. Ai mendon të hapë një shkollë për përgatitjen e truprojave për VIP – e. “Jam në gjendje të përgatis një brez truprojash. Këta që ka marrë qeveria për të ruajtur njerëzit e saj nuk e dinë se ç’është truproja” – thotë Ali Çeno. Nuk është ai Liu i parë, por reziston. Është shpejt akoma përt’u mbyllur në shtëpi dhe për të shkruar kujtimet, që mund të fillojnë me fjalët: Truprojës së vjetër nuk ka kush t’i shkruajë…

 

Popull, e gëzofsh fitoren!

Para zgjedhjeve, dukej se “Bashkimi për Fitore” nuk kishte nevojë për shumë fjalë, pasi kartonat e deputetëve socialistë për katër vjetët e shkuar u talëln me këtë popull. Por strategjia e Fatos Nanos dhe indiferenca e votuesve bënë që edhe për katër vjet të ardhshme Shqipëria të jetë rrumpalle.

Nëse Shqipëria është vërtetë problem për rendin e sigurinë, vota e 24 Qershorit dhe  8 Korrikut, ku u dha besimin komunistëve sërish, duket se është dakord me këtë diktaturë. Nëse opozita shpalosi strategji për rritjen e nivelit ekonomik, vota e shqiptarëve duket se është për të kundërtën, pra nuk don ekonomi, nuk do integrim në Evropë, nuk do ardhjen e biznesmenëve të huaj siç ishin nga viti 1992 – 1996. Populli shqiptar duket se i paska patur të gjitha të mirat. Paska patur punë, siguri, drita, ujë, rrugë. Edhe qeveritarët duket se nukpaskan vjedhur thesarin e shtetit. Ai duhet të jetë. Edhe deputeti Azem Hajdari duket të mos jetë vrarë. Edhe banda e kusari duket se nuk paska në Shqipëri. Edhe skafet në Vlorë, Durrës, Shëngjin, Sarandë, Gjirokastër, siç duket i menaxhuaka ky popull, jo qeveritarët. Edhe me drogën, tregtinë e mishit të bardhë, korrupsionin, kontrabandën, duket nuk qenkan marrë shtetarët, por populli.

Dhe ky popull të paktën një gjë e di. Votimet bëhen një herë në katër vjet. Gjithsesi, populli shqiptar votoi për veten e tij. Nuk na ngelet gjë tjetër veçse ta urojmë popullin: E gëzofsh fitoren, dhe në paç ankesa mos iu drejto opozitës, por shtrëngo rripin, duro shkopin dhe prit sa të pasurohen edhe ca komunistët.

Sokol Pepushaj

 

Tragjedi kosovare

Tragjeditë kosovare janë secila më e dhimbshme se tjetra. Junta fashiste serbe, për të cilën Tribunali i Hagës ka nisur hetimet me kriminelin Sllobodan Millosheviç, ka bërë kërdinë mbi popullin e pafajshëm kosovar. Zef Luli, i datëlindjes 20. 10. 1950, anëtar i LDK – së që nga data 06. 03. 1992, ishte kryeplak i fshatit Strellc në komunën e Deçanit që nga data 12. 05. 1993 e deri me 11. 04. 1999, kur policia sekrete serbe e pushkatoi. Kryeplaku i fshatit Strellc nuk kish shkelur as edhe një ligj, ish i dashur dhe i respektuar, njeri i drejtë dhe veprimtar i LDK – së. Por këto ishin shkaqet që policia e të akuzuarit për krime kundër njerëzimit Sllobodan Millosheviçit e vrau. Eh, represioni serb mbi këtë familje kosovare është i dhimbshëm. Policia ekstremiste serbe, djalin e ish kryeplakut, Astrit Zef Luli, të datëlindjes 26. 02. 1978 e dhunoi shumë herë. Astrit Luli, me 20. 03. 1998, kur bisha serbe ishte në luftë dhe shumë shqiptarë kërkuan strehim në Shqipëri, u arrestua nga policia. Tre ditë tortura, tre ditë masakrime provoi trupi i njomë i djaloshit kosovar, derisa u lirua për mungesë provash. Por, Astrit Luli po nga forcat e policisë ësht plagosur me dy plumba në këmbën e djathtë dhe me 15. 01. 1999 është shtruar në spitalin e Deçanit. Edhe rasti i këtij të riu kosovar është padyshim një ndër apelimet e shumta kundër Sllobodan Millosheviçit.

Denada Kraja

 

Plumba e tritol mbi demokratët

24 Qershori dhe 8 Korriku, ku socialkomunistët dhunuan votën e lirë të shqiptarëve, u dha mandatin edhe për katër vjet qeverisje. Ata edhe kur erdhën në pushtet me 29 Qershor 1997 erdhën me dhunë e terror. Këtë represion psikologjik e fizik e ushtruan gjatë mandatit katër vejçar me tërë potencialin e tyre. Demokratët janë një denoncim real, ku megjithë hakmarrjen mesjetare, nuk mund t’ua presin hovn në këto zgjedhje q padyshim janë më të tmerrshmet. Një rast, një akuzë, një apelim, është demokrati Musa Adem Sheqar, e shoqja Aneta Spiro Sheqar dhe tre fëmijët e tyre Flamuri, Elvisi dhe Elsoni. Musa Sheqar, duke qenë anëtar dhe veprimtar i partisë demokratike është kërcënuar shumë herë me vrasje nga komunistët që aksidentalisht do i kemi edhe për katër vjet në pushtet nëse opozita nuk do organizohet fort dhe t’ua presë mandatin në mes. Ja, me 10. 11. 1999, në orën 20. 45 minuta, Musa Sheqar dhe e shoqja Aneta Sheqar janë qëlluar me plumba afër shtëpisë së tyre nga segmente të errëta të mafies shtetërore për t’u vrarë. Musaja ka marrë një plumb në krah, ndërsa e shoqja një plumb në këmbë. Pasi shpëtojnë pa u pushkatuar falë zotit dhe shanzit, të njëjtat grupe, me 12. 12. 1999, në orën 19 e 30 minuta, Musa Sheqar qëllohet me breshëri kallashnikovi, ku trupin e tij e përshkojnë pesë plumba. Plumbat i mori në bark. I bir, Flamur Sheqar e mori të atin në gjendje shumë të rëndë dhe e dërgoi në spital. Në kohën që Musa Sheqar po operohej, një sasi lënde eksplozivi i shkatërroi lokalin, Bar restorant “Flamuri” në Shtoj të ri, me një vlerë monetare rreth 100 000 dollarë. Në kushte të tilla pasigurie, në kushte të tilla dhune e diskriminimi, ky demokrat, si shumë të tjerë zgjodhi si të vetmen rrugë, atë të braktisjes së Atdheut.

Bukurie Hyseni

 

Popolo, goditi la vittoria!

                Prima delle elezioni, sembrava che “L’Unione per la Vittoria” non aveva bisogno di tante parole, poichè le approvazioni dati dai deputati socialisti, durante questi quattro anni scorsi, hanno beffato questo popolo. Ma la strategia di Fatos Nano e l’indifferenza degli elettori hanno fatto si che per altri quattro anni l’Albania sia sottosopra.

Se l’Albania è davvero un problema per l’ordine e la sicurezza, sembra che il voto del 24 Giugno ed il 8 Luglio, datosi di nuovo ai communisti, sia davvero d’accordo con questa dittatura. Se l’oposizione ha dato una strategia per la crescita del livello economico, sembra che il voto degli albanesi sia per il contrario, dunque non vuole un economia, non vuole l’integrazione in Europa, non vuole che venghino gli affaristi stranieri cosi come èrano stati dal 1992 al 1996. Sembra che il popolo albanese abbia avuto tutti i beni. Che abbia avuto lavoro, sicurezza, corrente elettrica, acqua, strade. Anche i membri del governo sembra che non abbiano rubato il tesoro dello stato. Cosi sarà. Anche il deputato Azem Hajdari sembra che non sia stato ucciso. E sembra che non ci siano ne anche bande e sacheggi in Albania. Anche i scafi a Valona, Durrës, Shëngjin, Sarandë, Gjirokastër sembra che siano amministrati da questo popolo e non dai governanti. E lo stesso va detto anche per la droga, la carne bianca, la corruzione, il contrabando.

Però questo popolo sa almeno una cosa che le votazioni avvengono una volta ogni quattro anni. Comunque questo popolo ha votato per se stesso. Non ci rimane altro che augurare al popolo: Goditi la vittoria e se hai qualcosa di cui lamentarti non andare dall’opposizione, ma tieniti forte, sopporta il bastone e aspetta che si arrichiscano ancora un’po i communisti.

Sokol Pepushaj

 

Enjoy your victory, people!

Before the elections it looked like “The Union for the Victory” didn’t need to use many words, for the deputies mocked this people for the past four years. But the strategy of Fatos Nano and the indifference of the voters made possible that  for four more years Albania might be in disarray.

If Albania is really a problem for the order, the security, it seems like the vote of the 24 – th of June and the 8 – th  of July, given to the communists, did agree wisht this dictatorship. If the opposition opend up strategies to make grow the economical level, the vote of the albanians seemed to be contrary, so it shows they don’t want economy, no integration in Europe, no bussinesmen like during 1992 – 1996. The albanian people seemed to have had all the goods they needed. So they have had work, security, lights, water, roads. And the government members seems like they haven’t robbed the state’s treasury. And so it might be. And the democratic deputy Azem Hajdari perhaps, was not killed. Maybe there are neither gangs nore robbers in Albania. Also the motorboats in Vlora, Durrës, Shëngjin, Sarandë, Gjirokastër, seemingly are administered by this people and not by the statesmen. And the drugs, corruption, smuggling, seems to be treated by the people and not by the statesmen.

But this people knows for sure one thing. That elections take place only once every four years. However the albanian people voted for himself. And we cannot do anything else but wishing: Enjoy  the victory and if you have any complaint do not go after the opposition, but tighten your belt, suffer the licking and wait until the communists become more rich.

Sokol Pepushaj

 

Tragedia kosovara

                Le tragedie kosovare sono una più penosa dell’altra. La radunanza fascista serba, per la quale il Tribunale dell’Aja ha cominciato le indagini con il criminale Sllobodan Millosheviç, ha fatto una strage sull innocente popolo kosovaro. Zef Luli, nato il 20. 10. 1950, membro della Lega Democratica del Kosovo dal 06. 03 1992, éra priore del villaggio Strellc nel comune di Deçan dal 12. 05. 1993 fino al 11. 04. 1999 quando è stato fucilato dalla polizia segreta serba. Il priore del villaggio Strellc non aveva disubidito le leggi, èra amato e rispettato, uono giusto e attivista del LDK. Ma èrano queste le “ragioni” per le quali è stato ucciso dalla polizia di Sllobodan Millosheviç, accusato di crimini. È penosa la repressione serba su questa famiglia kosovara.. la polizia estremista serba ha usato violenza anche sul figlio del ex – priore, Astrit Zef Luli, nato il 26. 02. 1978. Quando la bestia serba èra in guerra e molti albanesi del Kosovo vennero accolti in Albania, Astrit Luli fu arrestato dalla polizia. È stato torturato e massacrato per tre giorni, fino a quando e stato lasciato libero per mancanza di prove. Ma Astrit Luli è stato ferito da due pallotole della polizia nel piede destro ed il 15. 01. 1999 è stato ricoverato nell’ospedale di Deçan. Anche il caso di questo giovane senza ombra di dubbio è uno dei tanti apelli contro Sllobodan Millosheviç.

Denada Kraja

 

Kosovar tragedy

The kosovar tragedies are each more compassionate than the other. The serbian fascist junta, for which the Tribunal of Haga started with the investigations about Sllobodan Millosheviç, has done a massacre on the innocent people of Kosova. Zef Luli, born in October 20, 1950, member of the Democratic League of Kosovo since March 06, 1992, was the alderman of Strellci village in the municipality of Deçan since May 12, 1993 until April 04, 1999, when the serbian police executed him by the firin squad. He didn’t brake any law, he was loved and honoured, a rightous man and activist of DLK. But these were the causes for which, the police of Sllobodan Millosheviç, the accused one for crimes, killed him. The serbian repression on this kosovar family is compassionate. Astrit Luli, the son of the alderman, born in February 26, 1978, was maltreated many times by the extremist serbian police. Astrit Luli was arrested by the police while the serbian beast was in war and many albanians of Kosovo were seeking refuge in Albania. His body tasted three days of tortures and massacres until he was set free for the missing of material evidence. But Astrit Luli had two fire – arm wounds left by the police in his left leg, and was treated in the hospital of Deçan. The case of this younger is no doubt one of the many appeals against Sllobodan Millosheviç.

Denada Kraja

 

Pallotole e TNT sui democratici

Il giorno 24 del Giugno ed il 8 di Luglio, quando i socialcommunisti hanno violentato il voto libero deli albanesi, ha dato il mandato di governare per altri quattro anni. Anche quando sono venuti al potere, il 29 di Giugno 1997, lo hanno fatto con terrore e violenza. Hanno usato questa repressione psicologica e fisica con tutto il loro potenziale, durante il loro mandato di quattro anni. I democratici sono una denuncia reale, i quali malgrado le rivendicazioni medievali, non hanno potuto fermarli in queste elezioni, i quali senza dubbio sono state le più terribili. Un caso, un’accusa, un’appello è anche il democratico Musa Adem Sheqar, sua moglie Aneta Spiro Sheqar e i loro tre figli Flamur, Elvis ed Elson. Essendo membro ed attivista del Partito Democratico, Musa sheqar è stato minacciato molte volte di essere ucciso, dai communisti che accidentalmente li avremo per ancora quattro anni in potere se l’opposizione non si decide di organizarsi bene per interrompere il loro mandato. Ed ecco, il 10 Novembre 1999, alle ore 20. 45, si spara per ucciderli su Musa Sheqar e sua moglie Aneta Sheqar, vicino alla loro casa, da gruppi della mafia statale. Musa prende una pallotola al braccio, mentre sua moglie alla gamba. Dopo che ne escono salvi senza essere uccisi, grazie a Dio e alla fortuna, i stessi gruppi, il 12 Dicembre 1999, alle ore 19. 30, sparano un caricatore di kallashnikov, e cinque pallotole prendono il suo corpo, all’addome. Il figlio, Flamur Sheqar prende suo padre e lo porta all’ospedale in condizioni molto gravi. Mentre lo stavano operando, con un esplosivo gli distruggono il locale, Bar Ristorante “Flamuri” a Shtoj i Ri, da un valore di 100 000 dollari. In tali condizioni di insicurezza, violenza e discriminazione, questo democratico scelse, come tanti altri, l’unica via, quella di lasciare la propria Patria.

Bukurie Hyseni

 

Bullets and explosive on the democrats

The 24 – th of June and the 8 – th of july, when the socialcommunists forced the free vote of the albanians, gave to them the mandate for four more years to rule. Even when they got in power, in june 29, 1997, they did it with violence e terror. They’ve used this psychological  and fisical repression with all their power during their four years mandate. The democrats are a real report, whom no matter the medieval revenge, couldn’t be stopped in these elections which are the most terrible indeed. A case, an accuse, an appeal is the democrate Musa Adem Sheqar, his wife Aneta Spiro Sheqar and their three sons Flamur, Elvis and Elson. Musa Sheqar, being member and activist of the Democratic Party was threated many times to be killed, by the communists, whom we will accidentally have in power for four more years if the opposition is not going to be really organised to interrupt their mandate. Behold, in November 10, 1999, at 20. 45, Musa Sheqar and his wife Aneta Sheqar, are fired with guns, beside their house, by groups of the mafious state. Musa was wounded in his arm and his wife in her leg. After they escape that danger thanks God and the fortune, those same groups in December 12, 1999 at 19. 30 fire to Musa Sheqar with machine – gun burst, and this time he gets five bullets in his belly. His con Flamur takes him at the hospital in a trying situation. In the meantime, while he was in the surgery, an amount of explosive destroys his Bar Restaurant “Flamuri” in Shtoj i Ri with a value of 100 000 dollars. In these unsure conditions of violence e discrimination, this democrate choses the only way as many others, to leave his country.

Bukurie Hyseni

 

 Popolo, goditi la vittoria!

                Prima delle elezioni, sembrava che “L’Unione per la Vittoria” non aveva bisogno di tante parole, poichè le approvazioni dati dai deputati socialisti, durante questi quattro anni scorsi, hanno beffato questo popolo. Ma la strategia di Fatos Nano e l’indifferenza degli elettori hanno fatto si che per altri quattro anni l’Albania sia sottosopra.

Se l’Albania è davvero un problema per l’ordine e la sicurezza, sembra che il voto del 24 Giugno ed il 8 Luglio, datosi di nuovo ai communisti, sia davvero d’accordo con questa dittatura. Se l’oposizione ha dato una strategia per la crescita del livello economico, sembra che il voto degli albanesi sia per il contrario, dunque non vuole un economia, non vuole l’integrazione in Europa, non vuole che venghino gli affaristi stranieri cosi come èrano stati dal 1992 al 1996. Sembra che il popolo albanese abbia avuto tutti i beni. Che abbia avuto lavoro, sicurezza, corrente elettrica, acqua, strade. Anche i membri del governo sembra che non abbiano rubato il tesoro dello stato. Cosi sarà. Anche il deputato Azem Hajdari sembra che non sia stato ucciso. E sembra che non ci siano ne anche bande e sacheggi in Albania. Anche i scafi a Valona, Durrës, Shëngjin, Sarandë, Gjirokastër sembra che siano amministrati da questo popolo e non dai governanti. E lo stesso va detto anche per la droga, la carne bianca, la corruzione, il contrabando.

Però questo popolo sa almeno una cosa che le votazioni avvengono una volta ogni quattro anni. Comunque questo popolo ha votato per se stesso. Non ci rimane altro che augurare al popolo: Goditi la vittoria e se hai qualcosa di cui lamentarti non andare dall’opposizione, ma tieniti forte, sopporta il bastone e aspetta che si arrichiscano ancora un’po i communisti.

Sokol Pepushaj

 

Enjoy your victory, people!

Before the elections it looked like “The Union for the Victory” didn’t need to use many words, for the deputies mocked this people for the past four years. But the strategy of Fatos Nano and the indifference of the voters made possible that  for four more years Albania might be in disarray.

If Albania is really a problem for the order, the security, it seems like the vote of the 24 – th of June and the 8 – th  of July, given to the communists, did agree wisht this dictatorship. If the opposition opend up strategies to make grow the economical level, the vote of the albanians seemed to be contrary, so it shows they don’t want economy, no integration in Europe, no bussinesmen like during 1992 – 1996. The albanian people seemed to have had all the goods they needed. So they have had work, security, lights, water, roads. And the government members seems like they haven’t robbed the state’s treasury. And so it might be. And the democratic deputy Azem Hajdari perhaps, was not killed. Maybe there are neither gangs nore robbers in Albania. Also the motorboats in Vlora, Durrës, Shëngjin, Sarandë, Gjirokastër, seemingly are administered by this people and not by the statesmen. And the drugs, corruption, smuggling, seems to be treated by the people and not by the statesmen.

But this people knows for sure one thing. That elections take place only once every four years. However the albanian people voted for himself. And we cannot do anything else but wishing: Enjoy  the victory and if you have any complaint do not go after the opposition, but tighten your belt, suffer the licking and wait until the communists become more rich.

Sokol Pepushaj

 

Tragedia kosovara

                Le tragedie kosovare sono una più penosa dell’altra. La radunanza fascista serba, per la quale il Tribunale dell’Aja ha cominciato le indagini con il criminale Sllobodan Millosheviç, ha fatto una strage sull innocente popolo kosovaro. Zef Luli, nato il 20. 10. 1950, membro della Lega Democratica del Kosovo dal 06. 03 1992, éra priore del villaggio Strellc nel comune di Deçan dal 12. 05. 1993 fino al 11. 04. 1999 quando è stato fucilato dalla polizia segreta serba. Il priore del villaggio Strellc non aveva disubidito le leggi, èra amato e rispettato, uono giusto e attivista del LDK. Ma èrano queste le “ragioni” per le quali è stato ucciso dalla polizia di Sllobodan Millosheviç, accusato di crimini. È penosa la repressione serba su questa famiglia kosovara.. la polizia estremista serba ha usato violenza anche sul figlio del ex – priore, Astrit Zef Luli, nato il 26. 02. 1978. Quando la bestia serba èra in guerra e molti albanesi del Kosovo vennero accolti in Albania, Astrit Luli fu arrestato dalla polizia. È stato torturato e massacrato per tre giorni, fino a quando e stato lasciato libero per mancanza di prove. Ma Astrit Luli è stato ferito da due pallotole della polizia nel piede destro ed il 15. 01. 1999 è stato ricoverato nell’ospedale di Deçan. Anche il caso di questo giovane senza ombra di dubbio è uno dei tanti apelli contro Sllobodan Millosheviç.

Denada Kraja

 

Kosovar tragedy

The kosovar tragedies are each more compassionate than the other. The serbian fascist junta, for which the Tribunal of Haga started with the investigations about Sllobodan Millosheviç, has done a massacre on the innocent people of Kosova. Zef Luli, born in October 20, 1950, member of the Democratic League of Kosovo since March 06, 1992, was the alderman of Strellci village in the municipality of Deçan since May 12, 1993 until April 04, 1999, when the serbian police executed him by the firin squad. He didn’t brake any law, he was loved and honoured, a rightous man and activist of DLK. But these were the causes for which, the police of Sllobodan Millosheviç, the accused one for crimes, killed him. The serbian repression on this kosovar family is compassionate. Astrit Luli, the son of the alderman, born in February 26, 1978, was maltreated many times by the extremist serbian police. Astrit Luli was arrested by the police while the serbian beast was in war and many albanians of Kosovo were seeking refuge in Albania. His body tasted three days of tortures and massacres until he was set free for the missing of material evidence. But Astrit Luli had two fire – arm wounds left by the police in his left leg, and was treated in the hospital of Deçan. The case of this younger is no doubt one of the many appeals against Sllobodan Millosheviç.

Denada Kraja

 

Pallotole e TNT sui democratici

Il giorno 24 del Giugno ed il 8 di Luglio, quando i socialcommunisti hanno violentato il voto libero deli albanesi, ha dato il mandato di governare per altri quattro anni. Anche quando sono venuti al potere, il 29 di Giugno 1997, lo hanno fatto con terrore e violenza. Hanno usato questa repressione psicologica e fisica con tutto il loro potenziale, durante il loro mandato di quattro anni. I democratici sono una denuncia reale, i quali malgrado le rivendicazioni medievali, non hanno potuto fermarli in queste elezioni, i quali senza dubbio sono state le più terribili. Un caso, un’accusa, un’appello è anche il democratico Musa Adem Sheqar, sua moglie Aneta Spiro Sheqar e i loro tre figli Flamur, Elvis ed Elson. Essendo membro ed attivista del Partito Democratico, Musa sheqar è stato minacciato molte volte di essere ucciso, dai communisti che accidentalmente li avremo per ancora quattro anni in potere se l’opposizione non si decide di organizarsi bene per interrompere il loro mandato. Ed ecco, il 10 Novembre 1999, alle ore 20. 45, si spara per ucciderli su Musa Sheqar e sua moglie Aneta Sheqar, vicino alla loro casa, da gruppi della mafia statale. Musa prende una pallotola al braccio, mentre sua moglie alla gamba. Dopo che ne escono salvi senza essere uccisi, grazie a Dio e alla fortuna, i stessi gruppi, il 12 Dicembre 1999, alle ore 19. 30, sparano un caricatore di kallashnikov, e cinque pallotole prendono il suo corpo, all’addome. Il figlio, Flamur Sheqar prende suo padre e lo porta all’ospedale in condizioni molto gravi. Mentre lo stavano operando, con un esplosivo gli distruggono il locale, Bar Ristorante “Flamuri” a Shtoj i Ri, da un valore di 100 000 dollari. In tali condizioni di insicurezza, violenza e discriminazione, questo democratico scelse, come tanti altri, l’unica via, quella di lasciare la propria Patria.

Bukurie Hyseni

 

Bullets and explosive on the democrats

The 24 – th of June and the 8 – th of july, when the socialcommunists forced the free vote of the albanians, gave to them the mandate for four more years to rule. Even when they got in power, in june 29, 1997, they did it with violence e terror. They’ve used this psychological  and fisical repression with all their power during their four years mandate. The democrats are a real report, whom no matter the medieval revenge, couldn’t be stopped in these elections which are the most terrible indeed. A case, an accuse, an appeal is the democrate Musa Adem Sheqar, his wife Aneta Spiro Sheqar and their three sons Flamur, Elvis and Elson. Musa Sheqar, being member and activist of the Democratic Party was threated many times to be killed, by the communists, whom we will accidentally have in power for four more years if the opposition is not going to be really organised to interrupt their mandate. Behold, in November 10, 1999, at 20. 45, Musa Sheqar and his wife Aneta Sheqar, are fired with guns, beside their house, by groups of the mafious state. Musa was wounded in his arm and his wife in her leg. After they escape that danger thanks God and the fortune, those same groups in December 12, 1999 at 19. 30 fire to Musa Sheqar with machine – gun burst, and this time he gets five bullets in his belly. His con Flamur takes him at the hospital in a trying situation. In the meantime, while he was in the surgery, an amount of explosive destroys his Bar Restaurant “Flamuri” in Shtoj i Ri with a value of 100 000 dollars. In these unsure conditions of violence e discrimination, this democrate choses the only way as many others, to leave his country.

Bukurie Hyseni

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu