Kreu Blog Faqe 183

Sali Berisha deklaron kur do të udhëtojë për në SHBA

0

Shkruan Perparim Beqiri

Sali Berisha në daljen e sotme për mediat ka reaguar për lajmin e publikuar ditën e djeshme nga gazetari amerikan Marc Caputo, i cili duke iu referuar Departamentit Amerikan të Shtetit tha se kreu i PD mund të udhëtojë lirisht për në SHBA.

“Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it”, ishte sipas Caputo përgjigja e DASH për të, kur iu drejtoi pyetjen për statusin e vizës së Berishës.

Vetë kreu i opozitës tha nga selia blu tha se kjo përgjigje e DASH tregon se “vendimet politizuese të administratës Biden, që ndëshkonin opozitën konservatore, përfunduan njëlloj si ai firmosi”.

“Lajm rajonal i Shqipërisë, por dhe në botë, është lajmi në të cilin DASH i SHBA-së i drejtuar nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shpreh qëndrimin e tij në përgjigjen e dhënë një gazetari të njohur, se ai nuk përkrah dhe nuk mbështet vendimet politike, apo qëndrimet politiziuese të administratës së Biden, në këtë rast për Sali Berishën. Në këtë mënyrë DASH jep përgjigjen më të fuqishme atyre përpjekjeve që u bënë për një Shqipëri pa opozitë nga Edi Rama në mendësinë e etërve të tij, Xhorxh Soros dhe Antoni Blinken. Ky vendim i një rëndësie të madhe, shkëputjes dhe mospranimit të vendimeve politizues, përpjekjeve të administratës së mëparshme që për shkak të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Sorosit, të ndëshkonin opozitën konservatore, përfunduan njëlloj si ai firmosi, aty ku e kanë vendin”, tha Berisha.

Berisha më tej falënderoi DASH-in por edhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio e administratën Trump për ato që i cilësoi “qëndrime jashtë zakonisht të rëndësishme, kundër vendimeve të ekstremit të majtë” dhe “forcave antidemokratike, të majta në Shqipëri dhe kudo në botë”.

I pyetur më pas nga gazetarët se kur do të udhëtojë për në SHBA, Berisha tha se aktualisht ndodhet në fushatë elektorale dhe ditët kulmore të saj para zgjedhjeve të 11 majit, por nëse do të gjendej në një kohë më të përshtatshme do të kishte bërë udhëtimin përtej Atlantikut.

“Unë vendimin e mora vesh mbrëmë, në të njëjtën kohë që e morët vesh dhe ju. Nuk kisha ndonjë plan për udhëtim dhe natyrisht nuk mund të them se do të udhëtojë këto 2-3 ditë sepse janë ditët e kulmit të fushatës. Sigurisht në një kohë më të përshtatshme do kisha shkuar, por ky vendim nuk humbet vlerë, është një vendim jashtëzakonisht i çmuar”, deklaroi Berisha.

Reagin i fortë nga SHBA për non gratan e Berishës: E drejta me ne fund u vu nga Donal Trump

0

Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht pas raportimeve në media mbi lejimin e udhëtimit të kreut të saj, Sali Berisha, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një deklaratë publike, PD e ka cilësuar qëndrimin e fundit të Departamentit të Shtetit si një “rikthim në legalitet”, duke e konsideruar si një hap të vonuar, por të drejtë.

Në një deklaratë publike, PD e ka cilësuar qëndrimin e fundit të Departamentit të Shtetit si një “rikthim në legalitet”, duke e konsideruar si një hap të vonuar, por të drejtë.

“Partia Demokratike vlerëson dhe përshëndet qëndrimin e Departamentit të Shtetit, të bërë publik nga media amerikane, si të drejtë dhe kthim të legalitetit, të marrë peng nga administrata Biden me lobimin e George Soros dhe Edi Ramës”, thuhet në reagim.

PD shprehet se kjo është një fitore që i atribuohet administratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar edhe fjalimin e fundit të zv. Presidentit J.D. Vance në Mynih si një konfirmim të kësaj qasjeje. Sipas saj, kjo nuk është thjesht çështje e të drejtës së udhëtimit të një individi, por simbolikë e lirisë politike në Shqipëri.

“Nuk është liria për të udhëtuar e Sali Berishës që është penguar këto vite, por është liria e popullit shqiptar për të zgjedhur udhëheqësit e vet, dhe për të pasur një opozitë që nuk e emëron pushteti”, thekson deklarata.

Në përfundim, PD risjell në vëmendje mesazhin e ish-Sekretarit amerikan të Shtetit James Baker, të thënë në Tiranë më 1991: “Liria funksionon” — një frazë që, sipas demokratëve, mbetet aktuale edhe sot.

Reagimi:
Partia Demokratike vlerëson dhe përshëndet qëndrimin e Departamentit të Shtetit, të bërë publik nga media amerikane, si të drejtë dhe kthim të legalitetit, të marrë peng nga administrata Biden me lobimin e George Soros dhe Edi Ramës.
E drejta ka vonuar, por është vënë në vend, falë administratës së Presidentit Trump, fitorja e të cilit i ka shërbyer botës së lirë, me mesazhin e fortë dhe të drejtë, që u përsërit edhe në fjalën e zv. Presidentit Vance në Mynih.
Partia Demokratike, në emër të kryetarit të saj, Sali Berisha, të 26 partive të koalicionit, dhe të demokratëve, që mbajtën barrën e qëndresës, falenderon Deparatamentin e Shtetit për qëndrimin e drejte dhe parimor!
Nuk është liria për të udhëtuar e Sali Berishës, që është penguar këto vite, por është liria e popullit shqiptar për të zgjedhur udhëheqësit e vet, dhe për të pasur një opozitë që nuk e emëron pushteti.
Amerika nuk është e panjohur me këtë skenar, siç e ka dëshmuar katër vitet e fundit në gjuetinë e shtrigave kundër Presidentit Trump.
Sekretari i Shtetit, Republikani James Baker, e pat thënë, në Sheshin “Skënderbej”, 34 vite më pare: “liria funksionon”.
Ajo funksionoi edhe sot.

123 kallëzime për krime zgjedhore – SPAK publikon shifrat 3 ditë para zgjedhjeve

0

Prokuroria e Posaçme ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me krimet zgjedhore.

Përmes një postimi në X të Prokurorisë së Posaçme bëhet me dije se janë administruar 123 materiale kallëzuese, ku 35 prej tyre kanë kaluar në fazën e hetimit, pra janë regjistruar si procedime penale.

22 janë vendime për mosfillim të hetimit penal, ndërsa 16 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.

Nga 35 procedimet, 20 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit, 8 janë nisur kryesisht nga SPAK. Vetëm 3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm. Dy të tjera kanë nisur nga kallëzimet e subjekteve politike dhe dy të fundit janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

Zgjedhjet në Shqipëri drejt agonisë!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Vjedhja e votës duket se edhe me dt 11 maj do të jetë përsëritje e realitetit të trishtueshëm të “demokracisë”shqiptare.
Sinjalet e para të kusarisë së votës nuk qëndrojnë vetëm tek zakoni tashmë i deshmuar që prej vitit 1996 i establishmentit të vjetër politik, por me fakte konkrete që po evidentohen përditë.
Duket se viktima e parë e vjedhjes, përçudnimit e transformimit të vullnetit politik elektoral është Diaspora.
Mijera zarfe të paguara me taksat tona e tendera korruptivë po bëjnë ecejake nëpër shtete e kontinente e kthehen bosh pasi plotësimi i tyre bëhet në Tiranë me të dhënat e vullnetin e patronazhistëve.
Ky është skandal i pastër por që nuk do kalojë pa ndëshkim pasi me degradimin e votës së Diasporës ky fenomen malinj merr permasat e një skandali transkontinental.
Ndërsa në vend duket se aparenca festive e fushatës po fillon te degradojë jo vetëm në dhunë të pa pranueshme verbale por dhe me akte të hapura të shitblerjes së votës.
Rasti i kapjes në flagrancë në Lezhë i n/Kryetarit të Bashkisë duke shpërndarë para, nga Kandidati i Koalicionit Euroatlantik e ish deputeti deputeti Eduart Ndocaj kandidat i Koalicionit Euroatlantik është një realitet skandaloz që nuk mund të mbulohet.
Kjo pamje e zymtë e në dukje pa kthjellim është vetëm në fillimet e saj pasi operacionet finale të shitblerjes janë përllogaritur të kryhen në momentin e fundit.
Ministria e Brendshme e ngarkuar me ligj të mbikqyrë proçesin jo vetëm nuk e ka në fokus misionin e saj por Policia e Shtetit është e tëra në sulm në Tiranë për ti siguruar karrigen parlamentare ministrit të saj Ervin Hoxha.
Paralajmërimet e hapura që vijnë nga aleati ynë i madh përmes z/v Presidentit të SHBA-ve duket se po injorohen prej verbërisë e pangopsisë që i ka karakterizuar.
Por a mund të pranohet kjo….?
Më besoni se kurrë jo.
Nuk ka më shans që të ketë ambjentim të metejmë me këtë kancer të demokracisë kur vota e shqiptarëve vijon të jetë gjahu i egërsirave politike.
Eshtë rasti i fundit i durimit shqiptar e ndërkombëtar me këtë klasë të vjetër politike.
Këto veprime çmendurisht të papranueshme me vullnetin e shqiptarëve me e vogla do të sjellin kaos në mos destabilizimin të rëndë.
Këtë radhë viktimat e para të kësaj revolte do të jenë Rama dhe Berisha.
Dijeni mirë se këtu mbaron dhe segmenti i tyre dhe fillon funerali i vdekjes pa lavdi politike.

‘Sali Berisha mund të vizitojë SHBA-në’, të fala Aleks Sorosit!

0

Pas lajmit që DASH është shprehur se lideri i PD, Sali Berisha mund të vizitojë SHBA-në, ka reaguar drejtuesi politik i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi thotë se lajmi ‘flet vetë’, duke lënë të kuptohet se vendimi i administratës amerikane është një hap që do të ndikojë në marrëdhëniet Shqipëri – SHBA, dhe se ai nuk mund të mbahet peng nga politikat e kaluara.

Postimi në FB:  

Lajmi flet vetë [😃]
Vendimet politike të administratës së shkuar Biden, nuk mund të mbajnë peng marrëdhënien Shqipëri – Amerikë!
Të fala Sorosit [✌🏻]

Reporteri i Shtëpisë së Bardhë Marc Caputo: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

0

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe pse është shpallur non grata nga administrata e Joe Biden.

Sipas Caputo, Departamenti i Shtetit i ka konfirmuar se Berisha mund të udhëtojë në SHBA.

“Ne rutinisht japim përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA në përputhje me interesat tona kombëtare. Nuk do të lejojmë që marrëdhënia me Shqipërinë të mbahet peng nga vendime të politizuara të epokës Biden”, citohet nga Caputo një zyrtar i paidentifikuar.

 

Më 19 maj të vitit 2021 sekretari amerikan i shtetit i administratës së Biden, Antony J. Blinken shpalli ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe familjen e tij non grata “për korrupsion madhor”.

Presidentit serb i ndalohet fluturimi drejt Moskës, Lituania dhe Letonia mbyllin hapësirën ajrore

0

Lituania dhe Letonia i kanë ndaluar fluturimin mbi hapësirën e tyre ajrore të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kjo është bërë e ditur nga media serbe “Novosti”, sipas të cilës ky ndalim është bërë për shkak të “ndjeshmërisë teknike dhe diplomatike”.

“Pas Lituanisë, autoritetet letoneze kanë ndaluar gjithashtu fluturimin e një avioni serb për në Moskë që transportonte presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Autoritetet letoneze ia ndaluan avionit serb të fluturonte mbi vend për shkak, siç deklarojnë ata, të “ndjeshmërisë politike të qëllimit të fluturimit”, shkruan Novosti, raporton A2 CNN.

Vuçiç planifikonte të udhëtonte për në Moskë, edhe pse Rusia që nga viti 2022 po synon pushtimin e Ukrainës dhe për këtë arsye është nën sanksione perëndimore.

Kujtojmë se kryeministrit sllovak Robert Fico iu ndalua të fluturonte mbi Poloni dhe Lituani, me qëllim që ta pengonin të merrte pjesë në 80-vjetorin e fitores ndaj nazizmit.

Ndihmësi i udhëheqësit rus, Yuri Ushakov, tha më herët sot se presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime dypalëshe me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç më 9 maj.

Kardinalët mbajnë votimin e parë për Papën e ardhshëm

0

Ndërsa dielli fillon të perëndojë pas Bazilikës së Shën Pjetrit, qindra qytetarë janë mbledhur në Vatikan për të zbuluar rezultatin.

Ka një entuziazëm të padurueshëm. Sytë dhe telefonat e të gjithëve janë të fiksuar te oxhaku.

Ende nuk ka shenjë nga tymi mbi oxhak.

Për botën e jashtme, i vetmi informacion se si po përparon konklava është tymi nga oxhaku i kishës kur digjen fletët e votimit pas çdo raundi votimi. Tymi i zi sinjalizon dështim.

Tymi i bardhë do të thotë se është zgjedhur një Papë i ri. Papa i ri zakonisht shfaqet në ballkonin me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit brenda një ore nga zgjedhja e tij.

Kardinali i lartë e konfirmon vendimin me fjalët “Habemus Papam” – latinisht për “kemi një Papë” – dhe e prezanton Papën e ri me emrin e tij të zgjedhur papnor, i cili mund të mos jetë emri i tij origjinal.

Për shembull, Papa Françesku lindi si Jorge Mario Bergoglio, por zgjodhi emrin e tij papnor për të nderuar Shën Françeskun e Asizit.

“Corriere della Sera” për zgjedhjet e 11 majit: Uashingtoni mund të mbjellë farat e një përmbysjeje të ardhshme të ekuilibrit të pushtetit!

0

Corriere della Sera

Ekipi i Trump po përpiqet të ndryshojë kursin politik të Shqipërisë, e cila shkon në zgjedhje të dielën(11 maj).

Favoriti për t’u rizgjedhur është Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike e krahut të djathtë është në vështirësi edhe për shkak se ish-lideri i saj, Sali Berisha, i cili ishte kryeministër nga viti 2005 deri në vitin 2013, po përballet me disa akuza për korrupsion dhe i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara (me urdhër të administratës Biden).

Por në betejën elektorale që po përfundon këto ditë, ka hyrë një ekip Trumpianësh, i udhëhequr nga bashkë-menaxheri i fushatës zgjedhore të Trumpit në vitin 2024, Chris LaCivita, pikërisht në mbështetje të Partisë Demokratike të Berishës.

LaCivita, një ish–marins që luftoi dhe u plagos në Luftën e Gjirit të vitit 1991, është një figurë i cili ndryshe nga menaxherja tjetër e fushatës së Trump, Susie Wiles, që u bë shefe e stafit të Shtëpisë së Bardhë, nuk ka marrë një post në kabinet që nga zgjedhja e presidentit të ri.

Ai është i përfshirë në një Trump Super PAC të mbështetur nga Elon Musk, një organizatë e lidhur me Trump dhe pastaj ai po ofron konsulencën e tij si strateg zgjedhor për disa vende të huaja. Filloi me Australinë (ku gjërat nuk shkuan mirë për Trumpin ) dhe tani ka kaluar në Shqipëri.

Wall Street Journal e përshkruan misionin e tij si një operacion “Ta bëjmë Shqipërinë të madhe përsëri”, një strategji elektorale Trumpiane.

LaCivita ka qenë në Shqipëri tri herë, ka mbajtur tubime, e ka portretizuar Berishën si viktimë të persekutimit politik socialist, ashtu si Trump u persekutua nga ata që ai i quan socialistë amerikanë, dhe ka ndërtuar spote dhe slogane elektorale të modeluara sipas atyre të fushatës amerikane. Dhe ai përfshiu disa njerëz të afërt me presidentin e SHBA-së në zbarkimin e tij në Shqipëri: menaxherin e fushatës së Trump në vitin 2016, Paul Manafort (i cili më vonë përfundoi në burg për mashtrim bankar dhe tatimor, por u rehabilitua falë faljes presidenciale), anketuesin e fushatës së tij të vitit 2024, Tony Fabrizio, dhe vajzën e Susie Wiles, e cila punon për një firmë lobimi.

Pas dështimeve në Kanada dhe Australi, ka të ngjarë që edhe kjo ndërhyrje indirekte në Shqipëri të jetë e pasuksesshme. Të gjitha sondazhet u japin socialistëve një avantazh të qartë: marrjen e 76-80 vendeve nga 140 në Parlament.

Por, në skenarin kompleks të politikës ballkanike, është e mundur që Uashingtoni të dëshirojë të mbjellë farat e një përmbysjeje të ardhshme të ekuilibrit të pushtetit, ndoshta duke i penguar socialistët të arrijnë dy të tretat e përfaqësimit parlamentar.

Rama pëlqehet në Europë edhe nga udhëheqësit konservatorë si udhëheqësi përgjegjës i një prej vendeve më të qëndrueshme në zonën e Ballkanit, por ai prapëseprapë i përket familjes socialiste.

Mjafton të mendosh për Italinë, ku kryeministrja Giorgia Meloni ka pasur marrëdhënie të ngushta me Ramën për vite me radhë për shkak të marrëveshjeve midis dy vendeve për emigracionin, ndërsa Forza Italia, partia e zëvendësit të saj dhe Ministrit të Jashtëm Antonio Tajani, ka demokratët e Berishës si kontaktin e saj në Shqipëri, të cilat për momentin janë të gjymtuar nga procedurat penale të udhëheqësit të tyre në të tetëdhjetat.

‘Operacioni LaCivita’ mund të ketë gjithashtu një objektiv më të kufizuar: rehabilitimi i Berishës me pasojë rilegjitimimin (dhe rilançimin) e partisë së tij.

Berisha dhe sindroma e vitit zero!

0

Shkruan Zef Ndreka

Shqipëria ka ndryshuar. E shohin dhe e ndjejnë të gjithë, përveç Berishës dhe disa ndjekësve të vërbuar të tij.
Rikthimi i Berishës furishëm në politikë pas shpalljes non grat-a nga SHBA-të dhe Britanikët, e ka kthyer nje pjesë të politikës në të djeshme, në të shkuarën. Për një pjesë të demokratëve dhe për vetë PD-në, koha ka ndaluar. Dhe nuk kishte si ndodhte ndryshe, sidomos pas përçarjes dhe copëtimit të saj.
PD-ja, në këtë fushatë që po mbaron u shfaq e pandryshuar, me të njëjtat fytyra kandidatë për deputet, veçanërisht në ato të listave të mbyllura, por edhe me ato të koalicionit.
Shfaqja e PD-së në këtë fushatë, karakterozohej nga konsumi dhe vjetrimi total. Po ashtu, edhe nga gjuha e ashpër,nga i njëjti fjalor, nga e njejta mungesë etike etj.
Çfarë morali ka Berisha që ka kontrolluar e shfrytëzuar për 16-vite Shqipërinë, që ka shkatërruar demokracinë dhe ka minosur sistemin e drejtësisë, që shfaqet me sindromin e vitit zero dhe që do fillojë çdo gje nga fillimi sikur larg qoftë të vijë në pushtet, sikur gjithçka do fillojë me të dhe do të vazhdojë veç me të.
Por më shumë të bie në sy moria w të njëjtave tema në shqyrtim, të njëjtat artikulime e trajtime, të njëjtat tone e ulërima.
Por akoma më tej, vërehet e njëjra vështirësi për të pranuar ndarjen e pushteteve dhe kufizimin e fushës së veprimit të politikës. Berisha vetëm sa bën kot presion, që do të shkatërrojë SPAK-un sapo të marrë pushtetin, duke u vetëqartësuar kush është.
Berisha është totalisht infektuar me sindromën e vitit zero, duke predikuar lart e poshtë se nuk është bërë asgjë e mirë gjatë këtyre dymbëdhjetë vjetëve, sikur nuk është bërë asgjë në politikën e jashte, ku harron tre Samitet me pjesëmarrjen e gjithë burrave të shteteve të Europës e Botës, sikur nuk është bëre asgjë në turizëm kur në fakt Shqipëria pati bumin turistik, të cilit vërtetë do t’i vinte koha, por jo pa krijuar disa kushte të domosdoshme dhe jo pa një projekt të suksesshëm të promovimit të vendit në Europë dhe në botë.
Berisha harron se koha shkon duke i shtuar rrudhat dhe demencën, dhe se strategjia dhe taktikat e komunikimit me publikun, nuk “pijnë më ujë” në përballjën me elektoratin.
A do mund të presim nga Berisha dhe PD-ja rezultate pozitive duke imituar prej 30-vitësh
të njëjtat gjëra?!
Daullet e fushatës nuk po ushtojnë më.
Edhe 4 ditë dhe pas zgjedhjeve të 11-Majit nuk dukën ndryshime. Por një gjë është e sigurtë se koha që vjen bashkë me proçeset në zhvillim sidomos të organeve të drejtësisë do ta nxjerrin Shqipërinë nga sindroma e vitit zero dhe vendi ynë do jetë anëtarë me të drejta të plota në BE.

POSTIMET E FUNDIT