Shkruan Zef Ndreka
Shqipëria ka ndryshuar. E shohin dhe e ndjejnë të gjithë, përveç Berishës dhe disa ndjekësve të vërbuar të tij.
Rikthimi i Berishës furishëm në politikë pas shpalljes non grat-a nga SHBA-të dhe Britanikët, e ka kthyer nje pjesë të politikës në të djeshme, në të shkuarën. Për një pjesë të demokratëve dhe për vetë PD-në, koha ka ndaluar. Dhe nuk kishte si ndodhte ndryshe, sidomos pas përçarjes dhe copëtimit të saj.
PD-ja, në këtë fushatë që po mbaron u shfaq e pandryshuar, me të njëjtat fytyra kandidatë për deputet, veçanërisht në ato të listave të mbyllura, por edhe me ato të koalicionit.
Shfaqja e PD-së në këtë fushatë, karakterozohej nga konsumi dhe vjetrimi total. Po ashtu, edhe nga gjuha e ashpër,nga i njëjti fjalor, nga e njejta mungesë etike etj.
Çfarë morali ka Berisha që ka kontrolluar e shfrytëzuar për 16-vite Shqipërinë, që ka shkatërruar demokracinë dhe ka minosur sistemin e drejtësisë, që shfaqet me sindromin e vitit zero dhe që do fillojë çdo gje nga fillimi sikur larg qoftë të vijë në pushtet, sikur gjithçka do fillojë me të dhe do të vazhdojë veç me të.
Por më shumë të bie në sy moria w të njëjtave tema në shqyrtim, të njëjtat artikulime e trajtime, të njëjtat tone e ulërima.
Por akoma më tej, vërehet e njëjra vështirësi për të pranuar ndarjen e pushteteve dhe kufizimin e fushës së veprimit të politikës. Berisha vetëm sa bën kot presion, që do të shkatërrojë SPAK-un sapo të marrë pushtetin, duke u vetëqartësuar kush është.
Berisha është totalisht infektuar me sindromën e vitit zero, duke predikuar lart e poshtë se nuk është bërë asgjë e mirë gjatë këtyre dymbëdhjetë vjetëve, sikur nuk është bërë asgjë në politikën e jashte, ku harron tre Samitet me pjesëmarrjen e gjithë burrave të shteteve të Europës e Botës, sikur nuk është bëre asgjë në turizëm kur në fakt Shqipëria pati bumin turistik, të cilit vërtetë do t’i vinte koha, por jo pa krijuar disa kushte të domosdoshme dhe jo pa një projekt të suksesshëm të promovimit të vendit në Europë dhe në botë.
Berisha harron se koha shkon duke i shtuar rrudhat dhe demencën, dhe se strategjia dhe taktikat e komunikimit me publikun, nuk “pijnë më ujë” në përballjën me elektoratin.
A do mund të presim nga Berisha dhe PD-ja rezultate pozitive duke imituar prej 30-vitësh
të njëjtat gjëra?!
Daullet e fushatës nuk po ushtojnë më.
Edhe 4 ditë dhe pas zgjedhjeve të 11-Majit nuk dukën ndryshime. Por një gjë është e sigurtë se koha që vjen bashkë me proçeset në zhvillim sidomos të organeve të drejtësisë do ta nxjerrin Shqipërinë nga sindroma e vitit zero dhe vendi ynë do jetë anëtarë me të drejta të plota në BE.