Kreu Blog Faqe 189

Pritet sot data e nisjes së Konklavës për zgjedhjen e Papës së ri

0

Shkruan Alba Kepi

Nis sot në ora 9.00 Kongregacioni i 5 i Kardinalëve, me detyrën për të caktuar ditën e nisjes së konklavës që do të zgjedh Papën e 267 të Kishës Katolike e pasuesin e Papa Françeskut.
Sipas Kushtetutës Apostolike, në këto 9 ditë të njohura si ditë zie të Selisë së Shenjtë, Kongregacioni i Kardinalëve duhet të vendos ditën e fillimit të Konklavës që duhet të jetë jo më herë se 15 ditë nga vdekja e Papës e jo më vonë se 20 ditë pas.

Me shumë gjasa kjo datë do të jetë mes 5 e 10 majit.

Aktualisht janë 133 kardinalë që mund të jenë të pranishëm në Konklavën, ndër 135 me të drejtë vote, pas komunikimit nga Kardinali i Serbisë Puljiç e Kardinali i Valencias Canizares, për mungesën e tyre për shkak të motiveve shëndetësore.

Megjithatë numri ekzakt i kardinalëve votues do të mund të mësohet ditën e nisjes së konklavës, pasi pjesëmarrja o jo është një e drejtë e tyre individuale.

Menjëherë pas caktimit të datës së konklavës, kardinalët që kanë konfirmuar pjesëmarrjen do të qëndrojnë të izoluar nga gjithçka e do të jetojnë një jetë komunitare në bujtinën Santa Marta, pas çdo votimi të kryer.

Konklave do të mbahet në Kapelën Sistina e kardinalët kanë të drejtën e dy votimeve; paradite rreth orës 12.00 e pasdite rreth orës 19.00.

Një ditë më parë kardinalët i bënë homazhe varrit të Papa Françeskut në Bazilikën e Santa Maria Maggiore ku me qindra besimtarë vijojnë ta vizitojnë në çdo orë.

Ndërkohë Kapela Sistina një nga vendet më të bukura në Selinë e Shenjtë është mbyllur për publikun e është në pritje të Konklavës së kardinalëve.

Ndërtuar më vitet 1473-1481 mori emrin nga Papa Sisto i IV, pasi u përdor për herë të parë për të mbledhur kardinalët në zgjedhjen e drejtuesit të Kishës katolike pas vdekjes së tij më 1494.

Në këtë kapelë ndodhen afresket më të bukura të pikturuara nga Michelangelo si “Gjykimi universal” e “Krijimi i Adamit”.

Më 2023 kjo kapelë bashkë me Muzetë e Vatikanit u renditën si muzeu i dytë më i vizituar në botë pas Louvre, me 6.3 milionë vizitorë.

Logjika e Ylli Manjanit çalon si gomari i xha Tasit…

0

Shkruan Dritan Kaba

Lexova nje koment te Ylli Manjanit per çeshtjen e finacimit te Fondacionit shqiptaro-amerikan per te ndihmuar PD ne marrdhenie me administraten amerikane.
I shkruajta ne faqen e tij por e hoqi komentitn se i dogji shume!
Keshtu po e shkruaj pak shkurt ketu.
Manjani, qe siç duket brenda vetes do e kete kapur nje mllef i zi, arsyen nuk e di, por ja ka errur syte edhe mendimin. Nje kontrate te ligjshme me burime financimi te deklaruara i krahason me marrdhenien kriminale korruptive te Mcgonigal i cili me parate e krimit dhe korrupsionit bente raporte te rreme ne agjencite e ligjit ne SHBA kunder PD dhe Berishes, apo bente presione nepermjet ketij pisi, biznesmeve dhe figurave te tjera me reputacion apo ndikim ekonomik lokal apo kombetar per t’i vendosur ne listen e zeze te perjashtimit per marrjen e vizave ne SHBA.
Gjithashtu logjika e shfazuar e Manjanit krahasonte parate e qytetareve shqiptaro-amerikane te fituara me djerse me parate e zeza te korrupsionit apo parate e dhena nga taksat e shqiptareve per “lobime” nga me te ndryshmet nga dhenia e parave si “konsulence” nga Blair, Tusk apo disa dhjetra te tjere apo parate e korrupsionit te shkuara per Lu-te, Kim-et apo Blink-et qe e kane mbushur Administraten edhe raportet per Shiperine me genjeshtra, fake raporte apo deformime te frikshme te se vertetes.
Vetem pamja e dy ambasadoreve te fundit ne çastin e ardhjes ne detyre edhe ajo e ikjes nga Shqiperia tregon qarte fytyren reale si te ndryshon korrupsioni, por per Yllin qenka e pa dukshme.
Kontrata te frikshme si ajo e anijeve fantazme ku u paguan 46 milion euro te mbeshtetura edhe inaguruara si marrdhenie me SHBA nga Yuri Kim tregon qarte si jane perdorur parate e taksave te shiptareve per lobime te zeza ndaj pjeses tjeter te shqiptareve. Kete nuk e dallon dot Ylli, se i jane zene syte. As 6 milion eurot e sateliteve qe num u moren vesh ku shkuan nuk i sheh Ylli.
Mund te rendisja ketu kontraten e Portit te Durresit, incirenatoreve apo kontrata te tjera te frikshme qe Ylli nuk i sheh dhe na qenka bere keq dhe i duket “e tmerrshme” nje kontrate, te cilen e paguajne shqiptaret e Amerikes me parate e tyre per te ndihmuar nje lider dhe nje parti qe i ka vendosur marrdheniet me SHBA si me strategjiket e Kombit shqiptar.
Kjo qe shkruan Ylli nuk eshte lajthitje e rastit, por e vazhdueshme keto dy muaj. Pse e ben eshte pune e tij, as me intereson. Uroj, qe te mos jete ndonje “Mcgonigal” shqiptar ne mes.
Gjithsesi as me intereson po fare.
Logjika per te ndryshuar realitetin, te verteten dhe qellimi i dukshem i logjikes se “Gomarit te xhaxha Tasit” me shqeteson me shume tek Ylli.
Xhaxha Tasi, ne kete rast Ylli, thote nuk e shoh gomarin qe çalon, por ne fakt e sheh shume mire dhe mundohet te ngreje barren e gomarit per ta bere te duket sikur ecen drejt ne sy e te tjereve.
Nejse se u zgjata shume me “Gomarin” e xha Tasit, por ne fund dua te bej nje falenderim me zemer per shqiptaro-amerikanet qe po ndihmojne jo vetem PD, por Shqiperine edhe shqiptaret me financimin e kesaj kontrate per te bere te mundur sqarimin e gjithe atij llumi te hedhur keto vite ne raportet e partise se pare antikomuniste me Administraten amerikane edhe padyshim kjo eshte pjese e nje strategjie te qarte te ndjekur edhe te mbeshtetur edhe nga Fondacioni Soros si hartues i nje programi te qarte per shpopullimin e Shqiperise. Dhe njollosja e partise se pare opozitare antikomuniste eshte nje nga qellimet per ta realizuar ate program.
Ndaj edhe njehere dua te falenderoj shqiptaret e Amerikes per kete kontribut qe po japin per vendin e tyre.
P.S. mos e ngaterroni me gomarin e Babatasit se jane te ndryshem, ky i xha Tasit eshte gomar modern

Takim me Donald Trump Jr. – Dështon për të dytën herë tentativa e lobistit të Ramës

0

Mbrëmjen e së shtunës, më 26 prill 2025, Donald Trump Jr. po darkonte me Aleksandër Vuçiç në Beograd, në kuadër të një vizite të tij në Evropën Juglindore.

Disa javë më parë, ndërsa ai planifikonte këtë vizitë, Donald Trump Jr. kishte në plan të vizitonte edhe Tiranën, ku do të darkonte me kryeministrin Edi Rama.

Ky skedulim u kërkua me këmbëngulje nga Richard Grenell, një lobist i padeklaruar i Ramës dhe thuajse i deklaruar i Vuçiçit.

Planet e këtij udhëtimi të Trump Jr. u modifikuan kur njerëz të afërt të stafit të Presidentit Trump mësuan se Edi Rama ishte përfshirë në agjendë.

Sot, Donald Trump Jr. vijoi takimet në Budapest, në një konferencë biznesi, duke e hequr Tiranën nga lista e prioriteteve.

Të njëjtët aktorë në Uashington që i shkatërruan Ramës mundësinë për të takuar J.D. Vance në Mynih, vijuan lojën e tyre duke djegur edhe mundësinë e Ramës për të pritur në darkë speciale djalin e Presidentit Trump, me ndërmjetësinë e Richard Grenellit.

Megjithatë, duhet thënë se zoti Grenell nuk ka njohur vetëm dështime në përpjekjet e tij për të ndihmuar Edi Ramën në Uashington. Ai ka arritur të sigurojë edhe ndihmë strategjike për Ramën.

Tirana ishte përzgjedhur si vendi ku në prill 2025 (dy javë para zgjedhjeve) do të mbahej konferenca ndërkombëtare e konservatorëve amerikanë, CPAC. Zoti Grenell është anëtar bordi në bërthamën drejtuese të kësaj organizate.

Ai luftoi fort që kjo konferencë të mos zhvillohej në Tiranë para zgjedhjeve, dhe ia arriti qëllimit: konferenca është shtyrë për në muajin qershor.

Në këtë konferencë pritej të përshëndesnin me video-mesazh Presidenti Trump dhe Elon Musk.

Zoti Grenell u sigurua që kjo ngjarje të mos ndodhte para zgjedhjeve, pasi kjo do të favorizonte partitë opozitare në Tiranë, sidomos Partinë Demokratike.

Megjithëse zoti Grenell nuk ka një kontratë të drejtpërdrejtë me qeverinë Rama, në rangjet e larta të diplomacisë amerikane ai është skeduar si lobist i tij, madje ka edhe indicie konkrete që e sugjerojnë këtë.

Pikërisht në Budapest, aty ku ndodhet sot Donald Trump Jr., dyshohet se zoti Grenell mund të ketë lidhur interesa me zotin Rama.

Disa javë më parë, zoti Grenell u emërua anëtar bordi i kompanisë hungareze 4iG, e cila operon në Tiranë përmes filialit të saj “One Telecommunications”.

Kontrata e zotit Grenell me 4iG nuk është bërë ende publike, por disa burime sugjerojnë se bëhet fjalë për një pagesë që mund të arrijë deri në 100 mijë dollarë në muaj.

Ne dyshojmë se 4iG po shërben si një proxy i interesave që lidhin kryeministrin tuaj në Shqipëri me zotin Grenell. Filiali në Tiranë punon i qetë me një lobist si Grenell, ndërsa pagesat e tij sigurohen përmes një kontrate private, duke shmangur çdo implikim direkt me qeverinë,” – tha për Hashtag.al një burim diplomatik i huaj.

Por një nga operacionet më të suksesshme të zotit Grenell në shërbim të zotit Rama, është i lidhur me atë që në Shqipëri njihet si skandali i anijeve energjetike “Tigra”, i cili implikon ministren e rëndësishme të Ramës, Belinda Balluku, dhe ish-ambasadoren Yuri Kim. (Lexo këtu)

Ndërsa kjo aferë po merrte formë në vitin 2023, zoti Grenell, i cili kishte lidhje me disa eksponentë të lartë të opozitës në Tiranë, u kërkoi atyre si nder personal që të mos këmbëngulnin në këtë çështje.

Në fakt, deri më tani nuk rezulton që zoti Grenell të ketë pasur interesa të drejtpërdrejta në këtë aferë; më shumë duket se ka simuluar një interes, për t’i siguruar Edi Ramës qetësinë e nevojshme dhe për të larguar prozhektorët nga ky skandal.

Ironikisht, ndërsa në vitin 2023 Grenell dhe opozita shqiptare u fokusuan tërësisht në skandalin “Rama–McGonigal”, në mënyrë të heshtur ata po i bënin një favor të madh Edi Ramës me aferën e anijeve të Vlorës, të cilën kryeministri shqiptar e kishte shumë problematike.

Duket se zoti Grenell dhe qeveria e Edi Ramës në Tiranë janë ndjerë shumë të sfiduar nga bashkëpunimi dhe kontrata e lidhur ndërmjet partisë më të madhe opozitare në Shqipëri me firmën lobuese “Continental Strategy LLC”.

Në këtë kompani punon edhe vajza e zonjës Susie Wiles, e cila është shefe kabineti e Presidentit Trump, një zonjë e hekurt që nuk e pëlqen aspak Grenellin. Në rrethin ku operon zonja Wiles, zoti Grenell cilësohet si një “mercenar pa parime”.

Është pikërisht ky rreth që Grenell dhe Rama i druhen shumë, sidomos pasi Rama kuptoi se përpjekjet e tij në Izrael, përmes kanaleve të inteligjencës, nuk i siguruan atë që priste.

Izraelitët nuk e ngatërruan bashkëpunimin shtetëror me interesat politike dhe partiake të Ramës dhe nuk e ndërmorën garantimin e aksesit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Mediat pranë Ramës janë përpjekur gjatë 24 orëve të fundit ta paraqesin kontratën e lobimit të opozitës me “Continental Strategy LLC” si një skandal, duke ngritur pyetjen “ku i gjeti opozita 6 milionë dollarë?”.

Por kjo është thjesht një narrativë për konsum publik, pasi në të vërtetë Edi Rama e di shumë mirë se në lojë janë dy njerëz që nuk po luajnë për të fituar ndonjë qindarkë më shumë, por janë dy kundërshtarë të tij personalë, që kanë hesape të paqëruara me të dhe me Grenellin:

Fatmir Mediu në Tiranë dhe Susie Wiles në Uashington.Hashtag.al

SPAK nis hetimin për lobimin e PD me kompaninë ‘Continental’ drejtuar nga Ambasadori Carlos Trujillo dhe avokat i Donald Trump.

0

Shkruan Edmond Hoxhaj

Prokuroria e Posaçme njoftoi se është duke verifikuar kontratën e lobimit 6 milionë USD, ku Partia Demokratike është palë përfituese e shërbimeve që kanë si synim krijimin e marrëdhënie me aktorët kryesorë të qeverisë së SHBA-së.
Prokuroria e Posaçme, SPAK ka filluar verifikimin lidhur me kontratën e lobimit të nënshkruar nga shqiptaro-amerikani Nuredin Seci; presidenti i firmës Continental Strategy LLC, Carlo Trujillo, një ish-këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump; si dhe nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, në cilësinë e përfituesit – kontratë që ka si qëllim krijimin e marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për këtë lobim, në kontratën e nënshkruar më 4 prill, është përcaktuar të paguhet një tarifë prej 250 mijë USD në muaj për një periudhë prej 24 muajsh, që në total përllogaritet në masën prej 6 milionë USD. Po ashtu, përcaktohet se në momentin e nënshkrimit duhet paguar tarifa për tre muaj.

Sipas kontratës, vlerat monetare do të paguhen nga një fondacion që përfaqësohet nga Nuredin Seci, ndërsa Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë përfituese e shërbimit të lobimit, nuk do të paguajë asgjë.

SPAK bëri me dije të dielën se ka nisur verifikimin për këtë transaksion dhe ligjshmërinë e burimeve që financojnë shërbimin e përcaktuar në kontratë. “Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të subjektit politik Partia Demokratike”, shkruhet në njoftimin e shpërndarë nga SPAk për mediet përmes aplikacionit WhatsApp.

Në kontratën e nënshkruar më 30 mars, parashikohet se kompania e lobimit duhet të ofrojë kundrejt pagesës shërbimet për llogari të Partisë Demokratike të Shqipërisë, krijimin e marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë e SHBA-së; mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë; si dhe të përdorimit të përvojës së gjerë në marrëdhëniet me qeverinë, ndryshimit të politikave, të shërbimeve ligjore dhe përfshirjes së mbështetësve në linjë me Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë e Madhe, ku bënë pjesë.

Partia Demokratike reagoi të shtunën pas publikimit të kontratës së lobimit duke sqaruar se komuniteti shqiptaro amerikan përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve miqësore të Partisë Demokratike si forca më e madhe opozitare me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA-së. sipas PD-së, synimi i bashkatdhetarëve në SHBA është bashkëpunimi i kësaj partie me aleatin kryesor të Shqipërisë për të rivendosur demokracinë funksionale dhe shtetin e të drejtës në Shqipëri.

Në njoftimin e PD-së bëhet me dije se kompania ‘Continental’ drejtohet nga Ambasadori Carlos Trujillo, i cili njihet gjithashtu dhe si avokat i presidentit Trump.

“Kontributi financiar për realizimin e këtij qëllimi është marrë përsipër 100% nga patriotë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në SHBA si dhe demokratë të tjerë të larguar nga Shqipëria këto 10 vite për shkak të regjimit të Edi Ramës!”, citohet në njoftimin e PD-së.

PD: Kontrata me avokatin e Presidentit Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij

0

Partia Demokratike ka reaguar pas lajmeve se SPAK ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e saj me avokatin e presidentit Trump.

Me anë të një deklarate për mediat, PD thotë se, gjithçka është depozituar sipas rregullave dhe depozituar në FARA.

Në deklaratën e saj, PD shprehet se, kontrata me avokatin e presidenti Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij.

Deklarata e PD:

Pasi e përdori SPAK për vite me radhë si kapak për pusetën e skandalit të tij me McGonigal, sot Rama ka zgjuar sërish nga gjumi ata që kanë mbyllur sytë teksa kartelet e drogës në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër janë përfshirë më fort se kurrë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve, njëlloj siç mbyllën veshët para audiove të dosjeve 339 dhe 184!

Njëlloj siç kanë mbyllur sytë para 150 milionë eurove të vjedhura të inceneratorëve, nga të cilat SPAK jo vetëm nuk ka rekuperuar asnjë qindarkë, por hesht si fija e barit se ku kanë përfunduar 150 milionë euro për një vepër që nuk ekziston.

Mesa duket kontrata e PD me avokatin e Presidentit Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij. Në fakt, jo pa të drejtë! Pasi sot denoncimet e saj për McGonigal, përzierjen e karteleve të drogës të mbështetur nga Edi Rama dhe narkopolicia në procesin zgjedhor, përfshirë bashkëpunimin e heshtur të organeve të drejtësisë, kanë veshin e administratës dhe Kongresit të SHBA!

Partia Demokratike është transparente për kontratën me avokatin e Presidentit Trump, e cila është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe depozituar në FARA sipas çdo rregulli! Partia Demokratike gjen dhe njëherë rastin të falënderojë patriotët e komunitetit shqiptaro-amerikan për bujarinë dhe ndihmën e pakursyer për çmontimin e regjimit të Edi Ramës!

Sot Partia Demokratike, falë diasporës, është më e fortë se kurrë! Ditët e Ramës janë të numëruara! Fitorja është afër dhe i bëjmë thirrje të gjithë demokratëve brenda dhe jashtë Shqipërisë të angazhohen fuqimisht në dy javët e mbetura të kësaj fushate për të realizuar qëllimin tonë final që është Shqipëria Madhështore!

Lamtumirë Papa Françesku! Liderët e botës dhe 200 mijë besimtarë përcjellin sot Atin e Shenjtë; në funeral edhe Trump me Zelenskyn

0

Mbretër dhe refugjatë do të mblidhen në Romë për funeralin e Papa Françeskut.

Të paktën 130 delegacione të huaja dhe rreth 200,000 pelegrinë do të zbresin në Sheshin e Shën Pjetrit të shtunën. Nga Shqipëria në ceremoni merr pjesë Presidenti Bajram Begaj dhe krerët fetarë.

Një grup i jashtëzakonshëm të ftuarish, që përfshin krerët e shteteve dhe mbretërve nga e gjithë bota, si dhe refugjatë, të burgosur, transgjinorë dhe ata që janë të pastrehë do të zbresin në sheshin e Shën Pjetrit të shtunën për funeralin e Papa Françeskut, papës liberale novatore që udhëhoqi kishën katolike për 12 vjet.

Françesku vdiq në moshën 88-vjeçare të hënën në shtëpinë e tij në Casa Santa Marta pas një goditjeje dhe pas dështimit të zemrës. Ai po shërohej nga pneumonia e dyfishtë që e kishte mbajtur në spital për pesë javë.

Dhjetëra mijëra vajtues u futën në Bazilikën e Shën Pjetrit për t’i bërë nderimet e tyre Papës së ndjerë gjatë tre ditëve në të cilat ai shtrihej në gjendje. Arkivoli i tij u vulos gjatë një ceremonie private të premten mbrëma.

Mesha e varrimit fillon në orën 10 të mëngjesit me orën lokale dhe do të drejtohet nga kardinali italian Giovanni Battista Re, dekani i kolegjit të kardinalëve.

Me të paktën 130 delegacione të huaja të pranishëm, së bashku me rreth 200,000 pelegrinë, funerali ka kërkuar një operacion të madh dhe kompleks sigurie në Vatikan dhe Romë, duke përfshirë mijëra policë dhe ushtarakë italianë, si dhe Gardën Zvicerane të Vatikanit, ushtria më e vogël në botë. Ushtarët në sheshin e Shën Pjetrit janë pajisur me armë që rrëzojnë dronët, ndërsa snajperët dhe avionët luftarakë në çati janë në gatishmëri.

Një delegacion nga vendi i origjinës së Françeskut, Argjentina, i kryesuar nga presidenti i saj, Javier Milei, do të ulet në rreshtin e parë gjatë meshës, me liderët italianë, duke përfshirë presidentin Sergio Mattarella dhe kryeministrin Giorgia Meloni, në rreshtin e dytë dhe krerët e tjerë të shtetit dhe mbretërve në radhën e tretë.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili për vite me radhë u përplas me Françeskun për emigracionin, dhe gruaja e tij, Melania, po marrin pjesë, së bashku me paraardhësin e Trump, Joe Biden.

Lamtumirë Papa Françesku! Liderët e botës dhe 200

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania mbërritën në aeroportin Fiumicino në Romë të premten mbrëma

Të ftuar të tjerë përfshijnë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kryeministri britanik, Keir Starmer, presidenti francez, Emmanuel Macron, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Princi William. Zelensky tha vonë të premten nëse nuk do të ishte në gjendje të udhëtonte do të ishte për shkak se ai ishte në “takime ushtarake”.

Urdhri i shërbimit prej 87 faqesh, i shkruar në anglisht, italisht dhe latinisht, u publikua në faqen e internetit të Vatikanit përpara funeralit.

Papa Françesku, një emër i zgjedhur për nder të Françeskut të Asizit, shenjtorit italian që hoqi dorë nga një jetë luksoze për të ndihmuar të varfërit, thjeshtoi ritet për funeralet papale vitin e kaluar dhe ishte shumë specifik në lidhje me kërkesat për të tijat, përfshirë të ftuarit e tij.

Në fund të meshës funerale, arkivoli i thjeshtë prej druri i Françeskut do të çohet ngadalë në bazilikën Santa Maria Maggiore, rreth 2.5 milje larg në lagjen Esquilino të Romës.

Procesioni do të bëjë rrugën e tij përmes Romës qendrore, duke kaluar monumentet kryesore duke përfshirë Koloseun. Siç kërkohet nga Françesku, me të mbërritur në bazilikën e shekullit të katërt, atij do t’i dërgohet një dërgesë përfundimtare nga një grup prej 40 personash, duke përfshirë të burgosur dhe të pastrehë.

“Që nga fillimi i papatit të tij, Françesku u përpoq të përqendrohej te njerëzit që mund të konsideroheshin si llum i shoqërisë nga të tjerët,” tha Robert Mickens, një kolumnist me bazë në Romë për Union of Catholic Asian News.

Françesku është papa i parë në më shumë se një shekull që nuk u varros me bujë të madhe në shpellat poshtë Bazilikës së Shën Pjetrit.

Në vend të kësaj, arkivoli i tij do të varroset në një kamare të vogël që deri më tani është përdorur për të ruajtur mbajtëset e shandanit.

Siç kërkohet në testamentin e tij përfundimtar, varri nuk do të zbukurohet dhe do të mbishkruhet vetëm me emrin e tij papal në latinisht: Franciscus.

Varrimi do të jetë një ngjarje “intime” ku marrin pjesë të afërmit e Françeskut, tha një zyrtar i Vatikanit.

Në mes të funeralit, spekulimet janë të shumta se kush do të pasojë Françeskun. Kardinalët miratuan nëntë ditë zie nga e shtuna, me një konklavë – procesi i fshehtë zgjedhor për zgjedhjen e një Pape të ri – prandaj nuk pritet të fillojë para 5 majit.

Unë jam Malsí…!

0

Shkruan Bukra Hysenukaj Kastrati

Unë jam Malsí…!

Jam Malsí, e egër, e butë,
e bùkur,
hijerândë,
fatàle,
Me shkrepa, thepa e shtigje t’panjohun,
Ku, me u rrzue nuk çohesh mâ.
Jam Malsí!
Jam agulìçja e prillit, lulja që shplò borën
Jam dredhëz shpati
mollë e kuqe rrèmi
Ftue m’vjen èra
Jam èshka therràjkë e kshtâjs me tre smeràlde n’gjî
Jam Malësí!
Jam ushtîmë ortégjesh
Zâ fyelli
Lis bajràk
Jam rrèze sabàhu fàqe Shkelzeni
Jam lum i rrmyeshëm
që ha brigjet e veta e shemb ùrat
Jam Malsí!
Jam rudînë lulesh ku ulesh me pushue
Mriz n’pik korriku jam
Jam fllad bjeshke
Frikë nate jam
Jam pushkë e mbùshun
Jam fàlja
Jam besa
Jam bujaría
Jam Malsía!

SPAK apeloi vendimin për Artan Gaçin dhe Olta Xhaçkën, shtyhet seanca në Apel

0

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për në 8 maj shqyrtimin e ankimit të SPAK kundër vendimit që detyron Strukturën e Posaçme të regjistrojë hetim ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit Artan Gaçi.

Prokuroria e Posaçme kundërshtoi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila më 1 prill 2025 urdhëroi regjistrimin e kallëzimit penal dhe nisjen e hetimeve ndaj çiftit, në lidhje me ndërtimin e një resorti buzë detit, shpallur më herët nga qeveria si “investim strategjik”.

Pse nuk kritikoj opozitën?

0
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90

Shkruan Lutfi Dervishi

Shumë komentues të ndershëm, megjithëse shumica anonim, të pajisur me sensin e drejtësisë hyjnore, më qortojnë se shkrimet e mia janë të njëanshme: i bien qeverisë kokës, e ngacmoj me fjalë, i prish nirvanën e reformave të saj të pafundme dhe tragjikisht, nuk i jap opozitës ndonjë shqelm publik.
“Ku është balanca, o njeri?”, më thonë. “Ku është objektiviteti, pa të cilin s’ka as demokraci, as klikime?”
Le ta pranojmë si burra e gra që jemi: qeveria ka bërë aq shumë të mira, anë e mbanë, për këdo, për pasanikun, për të varfrin, për oligarkun, për emigrantin shqiptar dhe atë afrikan, për ndërtuesin dhe për pemët që ka shkulur…saqë, të paktën për të prishur syrin e keq, duhet t’i japësh ndonjë kritikë, një të lehtë fare, si për sy e faqe.
Për shembull, a është e nevojshme që një rrugë e pambaruar të inaugurohet tri herë ?
Pse nuk e kritikoj opozitën?
Po ju përgjigjem me dorë në zemër: nuk e përballoj dot konkurrencën!
Në frontin antiopozitë, ka një trafik kaq të madh sharjesh, saqë as semaforët e rinj të Tiranës (me shenjën e shqiponjës) nuk e mbajnë dot ritmin. Kritikët e opozitës janë si gështenjat në vjeshtë: bien nga të katër anët. Kushdo që ka një minutë kohë të lirë, një mendim të tepërt, a një fjalë për të thënë e lëshon drejt opozitës. E kanë kthyer në sport kombëtar.
Radha është aq e gjatë, saqë përpara meje janë vetë eksponentët e opozitës! Ka deputetë e ish-deputetë që kritikojnë opozitën më shumë se ç’kritikojnë qeverinë. Dhe këtë e bëjnë në mes të fushatës! Thua se opozita ka nevojë për kritika dhe qeveria për vota!
Opozita është si një pasqyrë e thyer: 10 copa, secila flet më vete. Ndërsa qeveria? Qeveria është si një monument, që pret t’admirohet, të fotografohet, dhe pse jo, herë pas here, të kritikohet siç i ka hije. Sepse edhe monumentet, për të mos u zverdhur, nga koha duan një restaurim të lehtë.
Në fund fare, është e qartë: opozita mund dhe duhet të kritikohet. Ka plot 12 vjet që nuk po qeveris as veten, as vendin.

Shteti i doli garant drogës në Durrës

0

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi mbrëmjen e djeshme bëri një denoncim të fortë për të cilin tha se ka prova dhe do i dorëzojë në SPAK, ashtu sikur bëri me inceneratorët.

“Kam informacion, kontejnerë me drogë. Kam informacion. Mjafton të shikosh historikun, si administrohet dhe kush është institucioni shtetëror që i del garant kontejnerëve me drogë.

Ndryshe nga të tjerët unë i shkruaj dhe dorëzoj, i kam në këndvështrim të gjithë, para dhe pas zgjedhjeve. Denoncime, padi, për cdo njeri sepse nuk i lanë rrugë tjetër Monika Kryemadhit, e vendosën me shpatulla pas murit, nuk lanë derë komunikimi, këtë punë kam unë, më shumë sesa më kanë bërë nuk kanë cfarë më bëjnë.

Nuk ka nevojë për denoncim para zgjedhor, njerëzit nuk votojnë për denoncimet. Njerëzit e kishin denoncimin e inceneratorit në 3 mars, shkuan u shitën si pulat dhe pastaj thonë qeveria e keqe” tha ajo.

POSTIMET E FUNDIT