



Shkruan Zef Ndreka
Kur i’ua do “puna”, ngrejnë zërin! Akuzojnë pa bazë, shpesh herë duke justifikuar kinse beteja politike!
Çfar ironie!
E bëjnë për tu faktorizuar, për të polarizuar elektoratin, për të nxirë çdo gjë të bardhë e të qartë, për të çoroditur votuesit nga pasiguria e mbështetjes dhe asaj çfarë shohin këto ditë të fushatës, kandidatët e PD-së së Berishës, njerëzit më apolitik të përgjedhur me kujdes nga non grat-a, njerëzit pak përdorimësh, në pamundësi reale për tu përballur me programe e ide, të cilët kanë përgjedhur të akuzojnë e të shpifin pa fre.
Akuzat i ngrejnë se vërbohen nga realiteti, nga investimet, nga ndryshimet, nga projektet që realizohen dhe nga ato që presin të realizohen për të mirat e komunitetit.
Për fat të keq të tyre, po luan të njejtën lojë edhe Gjin Gjoni, njëri prej kandidatëve që presupozohej se e njeh ligjin.
Ai sikurse Lindita Metaliaj më parë do dalin bllof.
Siç duket, ato që i këshillojnë, i kanë futur në rrugë të gabuar. Por është punë e tyre. Ato po zhvlerësohet në këtë përballje elektorale duke zhgënjyer shumë. Si njerëz që kanë punuar me ligjet, nuk i lejohet të gabojnë pikërisht në abuzim me ligjin.
Në fakt, ato po shërbejnë që nga rezultati 4-3 në favor të PS-së, të mund të ndodhë ajo që nuk është paramenduar deri më sot, dhe me 11 Maj, të mos çuditën kur PD-ja e non grat-ës të marrë vetëm dy deputet në qarkun e Lezhës.
Për këtë po punojnë vetë apolitikët e PD-së, kandidatët e tyre në këtë qark.
Shkruan Halil Teodori
Tedi
TRUMP ADVISORY BOARD
OFFICIAL TRUMP CABINET MEMBER
Bota sot gjendet përpara një prej sfidave më të mëdha të kohërave moderne:
kërcënimi i vazhdueshëm nga armët e shkatërrimit në masë.
President Donald Trump has warned that “World War III” is “not so far away”.
President said that he was moving fast around the world
“to end wars” to restore peace in the world as hi doesn’t want to see “everybody being killed”…
Lufta në Ukrainë ka vënë në pikëpyetje ekuilibrat globalë dhe ka zhytur komunitetin ndërkombëtar në një dilemë të madhe, të paparë më parë.
Rusia, si një ndër fuqitë më të mëdha bërthamore, ka demonstruar se zotërimi i një arsenali të jashtëzakonshëm mund të përdoret si mjet presioni dhe agresioni. Megjithatë, nuk është vetëm Rusia dhe SHBA-ja që mbajnë në duar fuqinë shkatërruese të armëve bërthamore. Në këtë listë përfshihen gjithashtu edhe Anglia, Franca, Kina, Izraeli dhe ndoshta Irani, të cilët vazhdojnë të përforcojnë kapacitetet e tyre ushtarake në një garë të frikshme për supremaci.
Rritja e tensioneve mes këtyre shteteve dhe demonstrimi i forcës përmes kërcënimeve bërthamore është një realitet i papranueshëm për sigurinë globale. Historia na mëson se arroganca dhe etja për pushtet mund të kenë pasoja të pakthyeshme. Platoni, në shkrimet e tij për Atlantidën, thoshte se “banorët e saj nuk ishin të zotët të ruanin kontinentin e tyre”, një paralajmërim që mund të shihet edhe sot në një kontekst të ri: nëse nuk kontrollojmë situatën aktuale, mund të përballemi me një fat të ngjashëm.
Në këtë sfond të errët, nevojitet një lidership i fortë, i vendosur dhe me një vizion të qartë për eliminimin e kërcënimit bërthamor. Donald J. Trump është lideri i vetëm që mund të ndërmarrë hapa konkretë për çmontimin e kësaj spiraleje të rrezikshme. Nuk bëhet fjalë për përdorimin e forcës, por për gjetjen e një gjuhe të përbashkët mes fuqive bërthamore, një strategji diplomatike që do të çonte në një botë më të sigurt.
Trump, gjatë mandatit të tij, ka treguar se është i aftë të negociojë dhe të arrijë marrëveshje të rëndësishme. Politikat e tij të jashtme janë karakterizuar nga një qasje pragmatike dhe një synim për stabilitet global. Ai ka demonstruar se është i gatshëm të sfidojë oligarkët dhe strukturat e vjetra që mbajnë peng progresin dhe sigurinë ndërkombëtare.
Koha për veprim është tani. Lufta bërthamore nuk është një çështje që mund të lihet pas dore apo të trajtohet me indiferencë. Nëse nuk ndalohet ky revansh i çfrenuar i fuqive bërthamore, mund të përballemi me një katastrofë që do të trondisë themelin e qytetërimit njerëzor. Bota ka nevojë për një lidership të fortë dhe një strategji të qartë për të eliminuar këtë kërcënim ekzistencial.

Por, kjo nuk do të lejohet që të ndodh. Bota ka qenë gjithnjë në një situatë të tillë sgripi historic. Edhe herë të tjera, ekspansioni bërthamor ka qenë jo vetëm i pranishëm por edhe duke marrë nën kërëcënim paqen dhe qytetërimin, por Amerika dhe aspiratat e saj, forca përmes së cilës ajo mund të imponojë, kanë bërë të mundur që shumë tentative me kërcënim global të kenë patur fatin të mbetetn në tentativë.
Në këtë focus, pyetja që shtrohet është, a mund ta bëjë këtë Donald J. Trump?
Ndoshta më shumë se Donald J. Trump si lider atipik, i drejtpëdrejtë dhe i vendosur, mund ta bëjë këtë realitet, duke qenë drejtues i një superfuqie, jo vetëm ushtarake, ekonomike, politike, diplomatike, por edhe shembullin e një kombi që ka investuar dhe ka sakrifikuar për lirinë dhe demokracinë e botës, për paqen e saj dhe garant për këtë janë parimet mbi të cilat është ndërtuar Amerika dhe mbi çfarë beson shpirti amerikan.
Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri ka qëndruar për dy orë në SPAK paraditen e sotme, ku është marrë në pyetje.
Gazetari Arsen Rusta raportoi për MCN Live, se Myzyri është marrë person nën hetim për dy vepra penale “Shkelje barazish në tendera” dhe “Pastrim parash”, lidhur me tenderin e Unazës së Madhe.
MCN Live mëson se nga dita e sotme Jonaid Myzyri është i regjistruar si person nën hetim për këto dy vepra penale, prokuroria do i drejtohet gjykatës me një kërkesë për pushimin e hetimit, ose të mbledhë prova shtesë për masë sigurie.
Prokuroria mund të mbledhë prova, të kryejë sekuestro, ta vendosë nën hetim.
Shkruan Arben Rrozhani
Numri dy i shtetit shqipar, sot ka patur një festë të veçantë dhe nuk duroi që të mos e ndante me popullin. Elisa, kryetare e Kuvendit, prej kohës kur Lindita Nikolla u detyrua të largohej dhe të vishej si e sëmurë rëndë dhe sot kapërcen si gocë e re kanalet e mutit për të bërë fushatën e 11 majit në Kamzë, ka arritur të ketë 130 ndjekës në profilin zyrtar të kryetares së Kuvendit, vetëm në Facebook.
“Miq realë dhe virtualë, u bëmë 130 mijë. Rrofshi e qofshi”- lajmëroi dhe falenderoi Elisa në qiellin e shtatë, para 10 orësh, pra sot paradite, kur mbarë dynjaja është pushim, por Elisa është në fushatë dhe ka zhvendosur zyrën në Kavajë dhe Rrogozhinë.

Po ka arsye për të festuar, se ka lënë pas Lindita Nikollën me 52 mijë ndjekës, Belinda Ballukun me 66 mijë ndjekës, apo Damian Gjiknurin me 73 mijë ndjekës. Por ka ende shumë punë për të bërë sepse Skënderbeu i saj, Edi Rama, ka plot 1.6 milionë ndjekës, Erion Veliaj, ish-shoku i Mjaft-it, G99 dhe PS-së dhe prej 10 shkurtit 2025 kryebashkiak i arrestuar ka 549 mijë ndjekës.
Nëse kërkon listën e ndjekësve, është e pamundur, sepse ajo fshihet si te të gjitha profilet e të ngjashmëve, por nuk është e vështirë të hamendësohet se nga kanë ardhur ndjekësit e rinj të Elisës, që u janë shtuar ndjekësve të vjetër që kur ajo ishte gocë e re në Mjaft, pastaj në G99, më pas në PS, pastaj të drejtoria e Doganave, ku gojët e liga të SHQUP-it thonë se përlau nja 5 milionë euro, pastaj pranë Skënderbeut si ministre, pastaj në Shkodër, për të rrëmbyer Agron Çelën nga Ilir Meta që të bëhej Benet Beci kryetar bashkie në 2023-in, pastaj kur u bë spikere te Kuvendit dhe e ndoqi mbarë administrata, pastaj kur shkoi te Baba Mondi për festa dhe për Shtetin Bektashi dhe ai e qeraste me tortën e ditëlindjes së 42-të, pastaj në Kavajë dhe Rrogozhinë, ku është drejtuese politike, pasi hoqën qafe Erion Veliajn. Dhe siç ka thënë Elisa, në njërën nga shprehjet e shumta filozofike që ka nxjerrë nga goja këto vite, arritje të tilla bëhen edhe filma.
Gojët e liga, si gjithmonë të SHQUP-it, thonë se ndjekësit janë blerë nga Vietnami, Laosi, India dhe ku të munden, por kjo kjo s’ka rëndësi dhe këto vogëlsira s’mund t’ia prishin këtë ditë të shënuar Mamicës së Skënderbeut. Gëzuar!
Një mjek endokrinolog, Duro Matsut është i zgjedhuri i Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç me mandat për të formuar qeverinë e re të Serbisë.
Macut zgjidhet si kryeministri i ri i Serbisë pa dakordësinë e opozitës me mandat për të formuar një qeveri kalimtare brenda 18 prillit.
Ai deklaroi se do t’i propozonte presidentit të Serbisë dy kandidatë për mandatar.
Gjatë konferencës në Beograd ku njoftoi për mandatarin e Qeverisë së re serbe, njoftoi po ashtu se do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në SHBA, me gjasë në fillim të majit.
Sipas mediave serbe, Qeveria e Serbisë është në mandat teknik që nga 19 marsi, kur deputetët në Kuvend miratuan dorëheqjen e Vuçeviçit nga posti i kryeministrit, me ç’rast ka filluar afati prej 30 ditësh për zgjedhjen e ekzekutivit të ri.
Vuçeviç e kishte dhënë dorëheqjen një muaj e gjysmë më herët, pas rrahjes së një grupi studentësh nga aktivistët e Partisë Progresive Serbe, të cilët po bllokonin punën e fakulteteve në Novi Sad.
Rënia e Qeverisë së Serbisë, e udhëhequr nga Millosh Vuçeviç, ndodhi në kulmin e protestave kundër pushtetit, të udhëhequra nga studentët.
Studentët protestues që nga fundi i nëntorit 2024 kanë bllokuar dhjetëra fakultete në mbarë Serbinë.
Në fokus të kërkesave të tyre, të adresuara institucioneve të Serbisë, është përcaktimi i përgjegjësisë juridike dhe politike për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar.
Zbardhja e plotë e Faqes 77 nga përgjimet e CNA
Nga burgu i Durrësit, Erion Veliaj nuk ndalet. Edhe pse i izoluar fizikisht, ai vazhdon të komandojë strategjinë e propagandës, të kërkojë sulme ndaj SPAK-ut, të kërkojë llogari nga Top Channel, të vendosë për konferenca mediatike dhe të koordinojë me emra si Carlo Bollino dhe Redaktori misterioz.
Bisedë me Arbër Veliaj
Erion: “Duhet sponsorizuar ndonjë shkrim që sulmon SPAK-un. Shkruani diçka të fortë për ta. Nuk dua heshtje.”
Arbër: “Po flas me ata. Do e bëjmë.”
Erion: “Fol me Albin dhe Visin. Beteja duhet bërë çdo ditë. Mos lëshoni javën e fundit. Një jetë kemi!”
Erion: “Ka dalë gjë Top Channel për mua?”
Arbër: “Jo akoma, e lanë për nesër. Pak neglizhencë, por do rregullohet.”
Erion: “Më duhet patjetër mbështetja e Redaktorit. Pa të nuk bëhet dot. Ka dalë data e Apelit – 11 mars. Tani ose kurrë!”
Arbër: “Kam mbyllur marrëveshjen me amerikanët.”
Data: 6 mars – Bisedë me Ajolën
Erion: “Fol me Carlo Bollinon, për emisionin që do bëhet te Shqiptarja. Duhet të jetë çdo gjë gati.”
Ajola: “Po e ndjek.”
Arbër: “Konferenca me avokatët dhe gazetarët është gati. Kanë konfirmuar pjesëmarrjen Top Channel, Report TV, Tema.”
Erion: “Po intervista te Report TV? Janë marrë masat?”
Ajola: “Po. Po përdorin edhe inteligjencë artificiale për ta përgatitur.”
Nga kjo faqe, del më e qartë se kurrë: Veliaj po drejton një aparat propagande të sofistikuar nga burgu. Kërkesa për sulme të drejtpërdrejta ndaj SPAK-ut, organizimi i konferencave me pjesëmarrje të mediave kryesore, mobilizimi i emrave si Carlo Bollino, Mero Baze, dhe përmendja e AI për të ndikuar narrativën, e shndërrojnë qelinë e tij në një zyrë propagande.
“Tani ose kurrë”, thotë Veliaj. Dhe ky ultimatum nuk është vetëm për avokatët e tij – por për çdo instrument që ka në dorë për të ndikuar drejtësinë përmes mediave.
Zbardhja vijon me faqen 78.
Më 9 prill KPA do të rimblidhet sërish për të vendosur mbi fatin e kryeprokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj. Dje në një seancë në në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, kreu i SPAK, Altin Dumani, këmbënguli për shkarkimin e tij.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit u njoh me konkluzionet përfundimtare në çështjen e drejtuesit të Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj. Konfirmimi të cilit u ankimua prej komisionarit publik për probleme në kriterin profesional.
Dumani paraqiti qëndrimin e tij lidhur me një denoncim të ri, duke u shprehur se nuk gjendeshin shkaqe për të zhvilluar hetime të mëtejshme. Ai paraqiti konkluzionet përfundimtare, duke theksuar se u qëndronte të gjithë shkaqeve të ankimit dhe parashtrimeve.
Kreu i SPAK renditi gjetjet, qëndrimet dhe kërkimet për gjithë çështjet e trajtuara në ankim, duke vlerësuar se subjekti nuk ka qenë bindës në shpjegimet e tij, e për rrjedhojë nuk ka arritur të kundërshtojë barrën e provës.
Ai kërkoi që të gjitha gjetjet për çështjet e shqyrtuara të konsiderohen në vlerësimin tërësor, në drejtim të cenimit të besimit të publikut tek drejtësia.
Udhëheqësi më i lartë i Vietnamit, To Lam, i ka kërkuar presidentit amerikan, Donald Trump që të shtyjë tarifat e reja mbi eksportet vietnameze në SHBA me “të paktën 45 ditë”, sipas AFP dhe New York Times.
Trump ka vendosur një tarifë 46% për mallrat vietnameze që hyjnë në SHBA, tarifa e gjashtë më e lartë e shpallur të mërkurën.
Në një letër, To Lam i kërkon Trump të caktojë një përfaqësues për të punuar me zëvendëskryeministrin e Vietnamit, Ho Duc Phoc, për zgjidhjen e çështjes.
Ai thotë gjithashtu se shpreson të takohet personalisht me Trump në Uashington në fund të majit.
Të premten, presidenti amerikan Donald Trump tha se zhvilloi një telefonatë “produktive” me liderin e Vietnamit, To Lam, gjatë së cilës Lam kërkoi uljen e tarifave për importet amerikane në vendin e tij.