Kreu Blog Faqe 220

500 mln evropianë u kërkojnë ndihmë amerikanëve t’i mbrojnë nga 140 mln rusë

0

Deklaratë e Kryeministrit polak Donald Tusk, përpara samitit për Ukrainën në Londër, është bërë virale në rrjetet sociale.

Tusk, me një bllok shënimesh në dorë, shprehu bindjen se Evropa mund të jetë një fuqi globale dhe nuk ka pse të kërkojë mbrojtje nga SHBA.

Kryeministri polak tha me ironi se 500 milionë evropianë, kërkojnë nga 300 milionë amerikanë, që t’i mbrojnë nga 140 milionë rusë.

Sipas Tusk, Evropa ka potencialin që me demografinë dhe ekonominë e saj, mund të jetë një fuqi globale.

Ai e përforcoi argumentin e tij me shifra ushtarake, duke vënë në dukje se Evropa dhe Ukraina kanë 2.6 milionë ushtarë së bashku – më shumë se dyfishi i 1.1 milionëve të Rusisë.

Ai krahasoi gjithashtu avionët luftarakë dhe sistemet e artilerisë. Megjithatë, argumentoi se kontinenti nuk ka vullnet dhe koordinim, duke e lënë atë tepër të varur nga mbështetja e SHBA-së.

Ai u kërkoi udhëheqësve evropianë të vendosin më shumë trupa përgjatë krahut lindor të NATO-s, duke përmendur Finlandën, shtetet baltike dhe Poloninë si pika të nxehta kritike.

Tusk apeloi për një rizgjim të Evropës, për të marrë në dorë sigurinë e saj.

Monika Kryemadhi në SPAK, batuta me gazetarët “Ato videot i qani”

0

Deputetja Monika Kryemadhi, është paraqitur mesditën e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në hyrje të Prokurorisë Kryemadhi ka shkëmbyer edhe batuta me gazetarët. “Ato videot i qani”, ka thënë Kryemadhi para se të hynte në SPAK.

Pas paraqitjes së saj në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Monika Kryemadhi foli për mediat.

“Kam dhe thonjtë biles e kam me përzgjedhje, mavia ma ka vjedh mua ngjyrën”, tha Kryemadhi.

Më tej ajo u pyet nëse para se të hynte në SPAK po fliste me Metën.

Ajo tha se po fliste me fëmijët e saj dhe se nuk ka komunikim me Metën.

Kryemadhi kërkoi që mos të ngatërrojnë Metën me Veliajn, pasi sipas saj Meta nuk flet çdo ditë me stafin e tij, siç bën Veliaj nga burgu.

“Po flisja me fëmijët e mi para se të shkoja te SPAK. Ju e dini shumë mirë që unë nuk komunikoj me zotin Meta, po zotin Meta mos e ngatërroni me Erion Veliajn që flet çdo ditë me stafin e tij dhe u përgjigjet edhe komentuesve “, tha Kryemadhi.

Kryemadhi gjithashtu ka folur dhe për dosjen e saj në SPAK, teksa shtoi se pret përfundimin e të gjithë procedurës në këtë strukturë për ta çuar më pas çështjen në gjykatën e Strasburgut.

“Po kështu nëpërmjet kësaj deklaratë t’i rikujtoj SPAK inceneratorin e Tiranës sesi bashkia vazhdon të paguajë 29 euro për ton. Për të vazhduar me sipërfaqen mbi 15 hektarë e uzurpuar nga dherat ku inceneratori ka marrë 60 milionë euro. Nuk ka asnjë reagim nga SPAK duke parë disa viktima që janë marrë pjesë e evazionit fiskal. Pensionistë apo të vdekur që dilnin administratorë. 4 vjet më parë unë kam bërë të qartë inceneratorin e Tiranës. Para ca ditësh mësuat për serat në tokën e inceneratorit të ngritura me para të BE, për të marrë para nga taksapaguesit amerikanë për projekte që nuk ekzistonin.

Kam kërkuar të njihem me fashikujt, nuk më janë dhënë. Kjo situatë do durim. Beteja nuk është me forcë. Do të krijohet një procedurë që më pas do të shkojë në Strasburg. Reforma në drejtësi ka probleme, është transformuar rrugës. Janë etapa që ne do t’i ndjekim”,tha Kryemadhi.

Deputetja po hetohet nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash. Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK

Magazinë kujtimesh në Ditën e Mësuesit

0

Shkruan Luke Luka

7 Marsi asht vendose te jete Dita e Mesuesit, tuej njofte 7 marsin e Vitit 1887 , vit qe shenonte hapjen e shkolles se pare Shqipe te Korces!(e thesoj te
Korces)!
Ma vone, Kjo date perkujtimore, u kthy, prej deshires se mire te mesuesve, prinderve e nxanesve, ne nji dite feste te bukur per te gjithe ( bile u bashku me te edhe 8 Marsi, festa e grues, ndonese nuk kishin asgja te perbashket , as ne kohe as ne permbajtje)
Ne shkolla organizohen veprimtari te ndryshme. Mesuesit marrin dhurata lule (e Jo vetem Lule…). Dikur shperndaheshin edhe flete – lavderimi e dekorata per mesuesit e dalluem, mbasi shikjohesh biografija deri ne brezin e dyte nga partia( ne tri kopje).

Pushtetaret banin vizita ne familjet e mesuesve veterane e mbramje tematike e solemne ne sallen e teatrit!
Me kene se, para Vitit 1887 Jane hapun edhe shkolla tjera, zyrtarisht ala nuk asht caktu nji date – viti e sakte ( shume e vonueme ?), qe te shenonte shkollen e pare Shqipe te kombit tone!
Mendohet, simbas disa te dhanave, se nji shkolle e pare shqipe e hershme ka kene andej ka Pllana ne Zejmen te Lezhes. (Zejmen – Ka mend , shkolle)..
Ne Shkoder shkollat qe Jane hapun te parat kane kene e Shirokes si dhe dy shkolla ne qytet; e Kush mices dhe e Jak specit e Sarreqit !
” Kur te mobilizohet kujtesa” – thote mesuesi i ri i dikurshem ne Helshen te Hasit ne Kukes, kur filloj punen e mesuesit me nusen e tij te bukur ,sot ne moshe , shkodran me banim ne Tirane, shkrimtari me fame , Zija Cela.
Kujtese:
Shkolla e mesme pedagogjike e qytetit tone asht hape ne Vitin 1951 ( mesimet vazhduen ne ndertesen e gjimnazit si dhe ne ate perballe)
Maturantet pedagogjikas ne vite, me diplomen e mesuesit, sherbyen ne rrethe te ndryshme te vendit si ne Lezhe, ne Puke, Mirdite, Tropoje, Mat, Kukes, Diber e ma tej deri ne Skrapar (Anton Benusi, Lucije e Gjergj Abati, moter e vella) !..
Nji e vecante ,qe perban nji risi te rralle , ishte ajo e maturanteve te Vitit 1955 – 56 , te cilet nuk e harruen asnjihere njeni – tjetrin dhe bane takime tradizionale cdo 5 vjet e cdo 10 vjet ne vazhdim, deri ne Vitin 2016 qe shenoj 60- vjetorin e marrjen se matures.
(Te gjithe me floke te bardhe ne te tetedhetat e disa edhe ma tej)
Keto takime shoqnoheshin me bankete, imitime,kange, barcoleta, bejta, humor, kujtime, vallzime e kafe e llafe!
(Merite per kete Ka pase shoku jone, shkrimtari Isa Alibali)
Sot, Ruzhdi Animali, Leopold Shkrelit e Lali Kuka, po’ mendojne e planifikojne te organizojne, vitin qe vjen (2026), takimin e fundit te shtatedhete me ata, qe don Zoti, do te jene ala ne jete!
Foto, Diten e inaugurimit te nderteses se re te shkolles pedagogjike Viti 1987 me te gjitha parametrat moderne, veper e arkitektit te talentuem shkodran Ruzhdi Dibra!
Rifat Uruci, Luka, Zhaneta, Jalldysi, Semihaja dhe Ndue Lazri gazetari!

Sot Berisha shkon në SPAK, demokratët mblidhen ta mbështesin

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet sot (3 Mars) në Prokurorinë e Posaçme në orën 10:00 për të zbatuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, vendosur nga Apeli i GJKKO-së në lidhje me çështjen ‘Partizani’.
Ndërkohë, strukturat e PD-së në Tiranë kanë njoftuar mbështetësit për t’u mbledhur para Prokurorisë së Posaçme, ashtu si në rastet e mëparshme kur lideri i opozitës është paraqitur pranë SPAK.
Kjo nuk do të jetë hera e parë që mbështetësit e kryedemokratit Berisha do të jenë në mbështetje të tij gjatë paraqitjes në prokurori, pasi kanë qenë të pranishëm në të gjitha herët që ish-kryeministri ka respektuar masën e sigurisë.
‘…Ditën e Hënë, në ora 09:30, sërish Kryetari i PD, Sali Berisha, do jetë në dyert e SKAP it. Ju lutem pjesëmarrja është me rëndësi. Në ora 09:30 përpara selisë së SKAP-it’, shkruhet në mesazhin e PD.

Erion Veliaj vijon nga qelia shantazhin ndaj prokurorit

0

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës për korrupsion dhe pastrim parash, Erion Veliaj vijon shantazhin dhe sharjet ndaj prokurorit të çështjes së tij.

Veliaj në episodin e radhës të reagimeve të tij në rrjetet sociale, ku në shumciën prej tyre ka thënë një mori gënjeshtrash, shprehet se logjika e hetimit ndaj tij është idioteske.

Sipas Veliajt hetimi që është bërë ndaj tij dhe është zbardhur në vendimin e gjykatës, njërën prej akuzave e quan reagim patetik të adoleshentëve në rrjete, kur dikush s’i përfill.

Reagimi

Pse ma le “seen”?

Të dielë të mbarë të gjithëve dhe shumë mall për secilin prej jush!

Duke qenë se padrejtësia nuk bën asnjë ditë pushim, do të më mirëkuptoni nëse edhe sot më duhet të çmontoj një tjetër akuzë, kësaj here lidhur me Facebook-un dhe Instagram-in tim, ndaj dhe titulli “pse ma le ‘seen’” – reagimi patetik i adoleshentëve në rrjete, kur dikush s’i përfill.

Fiks kështu reagon Ols Dado kur e trajton Facebook-un dhe Instagram-in zyrtar të Kryetarit të Bashkisë si skenë krimi!

Nuk ju besohet? Lexojeni vetë:

“Nga procesverbali i kqyrjes datë 21.01.2025, i përpiluar nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), rezulton se në rrjetin social “Instagram”, tek adresa “Erion Veliaj”, evidentohet një postim i bërë nga ky i fundit më datë 20 shtator 2023. Ky postim lidhet me eventin që do të organizohet më datën 23.09-22.10.2023 “International Contemporary Dance Festival”. Në vijim të tekstit publikohet edhe kalendari i shfaqjeve. Postimi në total përmban 8 fotografi/reklama/postera njëra pas tjetrës. Festivali është nën drejtimin artistik të koreografit të mirënjohur me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj”.

Po mor po, e lexuat vetë! Trajtohet faqja e Facebook-ut dhe Instagram-it si skenë krimi, si të ishte Bataclan ku vranë terroristët apo skena e fluturimit MH17, që e gjetën këta pas kaq vitesh. “Këqyrje”, “procesverbale”, “evidentohet”, “rezulton me aq e kaq postera e foto”, si me thënë “kaq të vrarë e aq të plagosur”.

Çfarë fyerje për inteligjencën e kujtdo! Domethënë, akuzohem se në Facebook-un dhe Instagram-in tim janë publikuar fotot e shfaqjeve të Preljocajt, të cilin këta vetë e pranojnë se e drejtonte projektin dhe jo familjarë të mitë.

Së pari, çdo kryetar bashkie poston aktivitete kulturore e artistike të qytetit dhe as më besohet që më duhet ta shpjegoj këtë. E kam gjetur Tiranën me 10 evente në vit, sot ka mbi 1 mijë aktivitete cilësore në vit. Postohen sa mundet për të informuar publikun e të huajt që vijnë si turistë. Gjëja më normale në botë.

Së dyti, Preljocaj dhe trupa e tij janë ëndërr për çdo qytet, dhe jo vetëm çdo qytet do t’i financonte, por do t’i promovonte me trumpetë e bori, me tellall e reklama kudo, aq më tepër Tirana.

Por, së treti, meqë më duhet të shpjegoj me logjikën idioteske të hetimit të Facebook-ut dhe Instagram-it, rezulton se postimi as nuk është bërë nga unë vetë, por nga stafi i zyrës së shtypit, ashtu siç ndodh rëndom për shumë bashki e ministri. Mjafton të shikoni screenshot-et e postimeve për të kuptuar se edhe ky postim, pra për baletin e Preljocajt, është bërë nga stafi i zyrës së shtypit – edhe pse tani që po e kuptoj sa “krim i rëndë” paska qenë, do të doja ta kisha bërë vetë, por ato ditë kam qenë në SHBA për një udhëtim pune.

Ndërsa, në këtë fotoalbum do të shikoni me dhjetra postime, të cilat kanë promovuar aktivitete të ndryshme artistike, kulturore e sportive që kanë ndodhur në Tiranë, në po atë muaj, kur është shfaqur edhe baleti i Preljocajt.

Sa fyese që pas letrave anonime, shpalljes “i dënuar” pa gjyq, shtëpive në Yrshek, takimeve me arkitektë, më duhet të shpjegoj edhe postimet rutinë të stafit në Facebook e Instagram, në këtë veting 20 vjeçar, që s’i është bërë askujt më parë. Fiks muhabet kalamajsh “pse ma le ‘seen’”.

Kokën lart dhe agjërim të lehtë!

Takimi me Zelenskyn, Meloni “këshillohet” me Trump përpara mbërritjes në Londër

0

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka zhvilluar mbrëmjen e të shtunës një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA, Donald Trump.

Biseda telefonike vjen pak orë para takimit të Melonit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Londër.

“Palazzo Chigi” konfirmoi komunikimin mes Melonit dhe Trump ku në fokus ka qenë Ukraina dhe përpjekjet për t’i dhënë fund luftës 3-vjeçare me Rusinë.

Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer do të presë një Samit në Londër që do të fokusohet në garancitë e mbrojtjes dhe sigurisë për Ukrainën ku do të marrin pjesë liderët europianë.

Takimi është pjesë e një përpjekje më të gjerë koordinimi Mbretëri e Bashkuar-Bashkimi Europian për një front të ri mbrojtje për kontinentin dhe ndihmën e ardhshme usharake për Ukrainën.
Në takim ishin të ftuarit liderët e Italisë, Gjermanisë, Francës, Danimarkës, Holandës, Norvegjisë, Polonisë, Spanjës, Turqisë, Finlandës, Suedisë, Republikës Çeke dhe Rumanisë. Pritet të marrin pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, Presidentja e Komisioni Europian, Ursula von der Leyen si dhe kreu i Këshillit Europian, Antonio Costa.

Akuzojnë Ols Dadon për nota të ulëta, por harrojnë që Veliaj s’ka diplomë

0

Ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa ka reaguar për propagandën që po bëhet kundër prokurorit Olsi Dado, i cili po heton mbi abuzimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Tufa ironizon faktin që po merren me notat e gjimnazit të prokurorit Dado, por harrojnë faktin që Erion Veliaj nuk ka diplomë.

“Tani, për propagandën më të fundit të militantëve mediatikë kundër Ols Dados:

Na paskan gërmuar thellë në biografi dhe paskan gjetur se në dëftesën e gjimnazit, ky nuk paska kapur dot mesataren për në fakultet dhe se paska hyrë me listën e të përndjekurve politikë…

Uaaaaa…! Çfarë skandaliii!

Po çfarë do të thonim atëherë për notat ngelëse të Ajnshtajnit, Edisonit, et., etj…?

Këta harrojnë se Veliaj i tyre as që ka diplomë. O derdimenë tyryfyla e shejtan-budalla, Lali juaj nuk ka diplomë ore, dëgjoni ju nga ai vesh?

Apo i keni xanun me lesh?”, shkruan Agron Tufa.

Etiketa: dadotufaVeliaj

Autokrati kombëtar, dhe serverat e 21 janarit…

0

Shkruan Zef Ndreka

Sëfundi, Berisha hoqi maskën në mes të Athinës. Madje na tregoi se kishte mësuar krahas gjuhëve sllave edhe greqisht. Krah për krah me antishqiptarin Bejler, na u rishfaq “krenar por i dhjerë” përpara emigrantëve atje në takimin e fundit elektoral duke djegur edhe “kartën e vet patriotike”.
Si mundet të arrije deri këtu Berisha?!
Si mundet të kërkoje votat e emigrantëve të tejlodhur prej mbi 30 vite nga politika shoviniste permanente greke ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve?
Për më tej, ngarkesat e përditshme psikologjike televizive, blerja dhe përdorimi i tyre nga paratë e pista të korrupsionit mbi 30-vjeçarë, përdorimi i analistëve të kapur e të blerë, kanë krijuar një situatë ku korrupsioni e krimi të duken në Shqipëri një gjë normale, bashkëudhëtare me proçeser demokratike.
Më tej akoma, vazhdojnë hapur e kërcënueshëm premtimet elektorale e larg qoftë neser, për rikapjen e sistemit të drejtësisë, shkatërrimin e SPAK-ut akuzues e të gjykatave, me qëllim për ta rikullotur sërish livadhin Shqipëri.
Të gjitha këto, artikulohen më së shumti nga opozita, dhe konkretisht nga Sali Berisha.
Sërish pyesim:
Si është e mundur që guxohet nga politikani Sali Berisha përbaltja e tezave politike duke anatemuar drejtësinë, kur nënkuptohet se kjo e fundit është pushtet i ndarë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë vartësi nga politika dhe qeverisja?
Akoma do vazhdohet me nënshtrime të drejtësisë ndaj politikës?!
Ti kthehemi edhe nje herë autokratit Berisha.
Si mendon ai se duke na u shfaqur me kriminelin Bejleri që sulmoi pikën kufitare të Peshkëpisë dhe duke vrarë ushtarakë shqiptarë në detyrë, duke bërë fushatë me hajdutin e votave Bejleri të dënuar ligjërisht për këtë fakt, por që e nxorri nga burgu vetëm dinakëria greke dhe “Kuajt e vjetër tê Trojës” që nuk po dijmë të plakën, pra me antishqiptarin Bejleri nê krah do pretendojë të marrë vota?!
Kriminelet bashkohen në këtë mbijetesë, por Spak-u nuk duhet të harroje se serverat e zhdukur të 21-janarit kur mbetën të vrarë 4 qytetarë të pa fajshëm në bulevardin e Tiranës janë rikthyer…
Bashkë me to, edhe shumë të tjera “akuza” që votuesi i ka vetë në mendje që lidhën me ligjin për Tokën nr. 7501, me vjedhjet e votave dhe rrahjen e opozitës ne 1996, me grushtin e shtetit te 1998, me vrasjet anembanë Shqipërisë,, me sisremin e piramidave financiare , me furnizimin e makinerisë ushtarake serbe me nafte dhe thyerjet e embargos, me krime e vjedhje, korrupsion e mbi të gjitha, me shkatërrimin e asetit kombëtarë që është vetë PD-ja.
Autokrati kombëtarë Sali Berisha I ka bërë dëme të pa llogaritshme Shqipërisê.
Ndaj duhet ndëshkuar përfundimisht, edhe pse e ka përzgjedhur ta mbaje përballë për siguresë, vetë Edi Rama!

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Eshtë trishtues po aq sa dhe irritues fakti sesi duke menduar t’i adaptojnë për mbijetesën e tyre poliko-ekonomike rrethanat e reja gjeopolitike botërore, ustallarët e politikës së vjetër në Shqipëri Berisha -Rama po luajnë aktualisht.
Thënje e kundërthënje brenda një dite, retorikë e kakofoni diverse pa bosht dhe jashtë kontekstit, kjo është tabloja e pështjellimit dhe alarmit në çerdhen e çakejve politikë të Tiranës.
E gjithë kjo fotografi surealiste e establishmentit të vjetër në thelb ka vetëm një qëllim përbashkues:
Të krijojë te elektorati shqiptar dhe faktori ndërkombëtar idenë se ky vend nuk ka dhe nuk mund të prodhojë alternativa të reja, ndaj duhet pranuar ky realitet politik i ndarjes dhe per 4 vite të tjera i pushtetit midis tyre.
Këtë filozofi e praktikë 34 vjeçare e cila shpopulloi Shqipërinë, vodhi e rrënoi ekonominë dhe autokratizoi demokracinë, dy kalifët politikë po e shoqërojnë jo vetëm me propagandë por dhe me investime të paligjshme marramendëse elektorale në vend dhe në të katër anët e globit.
Eshtë e pafalshme që institucionet shtetërore e ligjore të këtij vendi që përtendon të integrohet në BE nuk survejojnë dhe as parandalojnë këto shuma marramendese që janë hapatzi në sherbim të sulltanërisë politike Berisha-Rama-Meta.
I vetmi institucion kushtetues i cili jo pa arsye sot gezon reputacion e besim masiv qytetar, që po guxon përballjen me këtë establishment është SPAK dhe GJKKO.
Kjo ka alarmuar dhe ka ndezur sinjalin “SOS” në koliben politike të çakejve të korrupsionit.
Edi Rama po përbetohet se do ta ngrijë, Sali Berisha me egërsi thotë se do e shkrijë, ndërsa Ilir Meta do ta thyej në mes…!
Hajduti tjetër makut Erjon Velija nga qelia intimidon, linçon e kërcënon gjyqtarë e prokurorë të republikës.
Pra nuk është në rrezik prej tyre vetëm drejtësia por republika dhe demokracia.
Atëhere ç’farë tjetër ka në pamje të parë si alternativë për shqiptarët përveç nënshtrimit apo indiferentizmit e largimit?
Natyrisht që ka e do të ngjasë.
Historia e diktaturave e autokracive dhe neodiktaturave ka shembuj plot.
Ato duhen të rrëzohen që të mos ngrihen, ripërsëriten dhe riciklohen.
Ky mision me votë ju takon shqiptarëve por ligjërisht sot i takon prokurorisë dhe gjykatave speciale që fale Zotit janë organe kushtetuese.
Eshtë sfida më e madhe e tyre për të çliruar demokracinë dhe varrosur përgjithmonë korrupsionin qeveritar dhe autokracinë.
Si demokrat por dhe juridikisht nuk jam për diktaturë apo republikë prokurorësh por është rast unik në botë që një bandë e diskretituar horrash politikë të mbajnë peng një vend në zemër të kontinentit me demokratik në glob.
Ju siguroj se nuk ka e nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri me këtë çetë politike horrash që konkurojnë jo me kolateral e alternativa politike por me banda e para krimi.
Eshtë koha e fundit që vendi të shkojë në një qeveri totalisht teknike e cila me akte administrative të mundësojë lirinë e votës e të zgjedhjeve demokratike.
Në të kundërt do të përballemi me një situatë post- elektorale të paimagjinueshme deri në trishtim e kaos kombëtar ç’ka do të ishte nënshtrim ndaj skenarit ugurzi serbo-sllav në Ballkan.
Presioni djallëzor që po ushtron politika e vjetër oligarkiko-ekonomike megjithëse në aparencë potencial në fakt është klithmë e kafshës së plagosur.
Nëse ata sot mendojnë t’i mbushin mendjen shqiptarëve se janë qendra e botës duke ngulur “shkopin e Nastradinit” është vegim….!
Bota po ecën shpejt dhe udha e tyre drejt greminës është pa kthim.

Rubio: “Zelensky duhet të kërkojë falje, na humbi kohë! Mbase ai nuk e do një marrëveshje paqeje…”

0

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në një intervistë për CNN ka deklaruar se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të kërkojë falje për ta ëqë ndodhi ditën e djeshme në takimin në Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk kishte nevojë që ai të hynte atje dhe të bëhej antagonist,” thotë Rubio për Zelenskyn.

Ai a shtuar se të dy liderët ishin aty për të bërë një marrëveshje, por se kjo nuk mund të arrihej në atë mënyrë se si shkoi takimi.

“Duhet të nisim të kuptojmë që ndoshta Zelensky nuk e do një marrëveshje paqeje. Ai thotë se e dëshiron, por kjo mbase nuk është e vërtetë”, ka shtuar ai.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk e sheh të mundur diskutimin për garanci sigurie për Ukrainën pa arritur më parë një marrëveshje paqeje,”- shtoi më tej.

“Pse duhet të flas për garanci sigurie për Ukrainën? Së pari, më lini të arrij një marrëveshje paqeje,” tha Rubio, duke përcjellë qëndrimin e Trump. “Kjo nuk do të thotë,” shtoi ai, “që garancitë nuk mund të përfshihen si pjesë e negociatave, por më parë duhet të ketë një marrëveshje. Çfarë paqeje ka për të garantuar nëse nuk ka ende një marrëveshje paqeje?”
Ndërkohë agjencia ruse e lajmeve Tass duke cituar një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk është i interesuar të rishikojë ose të ringjallë marrëveshjen për mineralet e rralla me Ukrainën për momentin.

Sipas këtij zyrtari, përfaqësuesit e delegacionit ukrainas “filluan të luteshin” për të firmosur marrëveshjen menjëherë pasi u ftuan të largoheshin nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë agjencia e lajmeve Interfax shkruan se Presidenti Trump deklaroi se Ukraina duhet të drejtohet nga dikush që është i gatshëm për paqe pas përplasjes në zyrën ovale.

“Nuk ka rëndësi kush do të drejtojë Ukrainën, për sa kohë që ai person është i gatshëm të zgjidhë konfliktin me Rusinë në mënyrë paqësore.”
“Jam dakord me këdo që bën paqe,” tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, kur u pyet nëse mendonte që Zelensky duhet të japë dorëheqjen. Ai shtoi se presidenti ukrainas mund të jetë ende në gjendje të arrijë një zgjidhje paqësore të konfliktit.
“Ndoshta mund ta bëjë paqen. Ndoshta nuk mundet. Por unë kam nevojë për dikë që mund ta zgjidhë problemin në mënyrë paqësore,” theksoi Trump.
Sipas presidentit amerikan, Zelensky “duhet thjesht të deklarojë se dëshiron paqen. Por në vend të kësaj, ai del dhe nuk bën gjë tjetër veçse flet negativisht për Putinin. Nuk kam nevojë që kjo luftë të vazhdojë,” përfundoi ai.

POSTIMET E FUNDIT