Kreu Blog Faqe 232

Ka bërë namin me tendera, pse nuk arrestohet ministrja Ogerta Manastirliu?!

0

Ish-ministrja e Shëndetësisë dhe sot Ministre e Arsimit, Ogerta Manastirliu, është vënë prej kohësh në qendër të akuzave për abuzime me tenderat publikë në fushën e mjekësisë. Megjithëse raportimet e mediave dhe auditimet kanë zbuluar shkelje të shumta në prokurimet shtetërore, organet e drejtësisë vazhdojnë të heshtin, duke ngritur dyshime mbi pandëshkueshmërinë e figurave të larta politike.

Sipas denoncimeve të ndryshme, gjatë periudhës që Manastirliu drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, janë dhënë tendera me vlera marramendëse për pajisje mjekësore dhe medikamente, shpesh me çmime të fryra dhe pa garë reale mes kompanive. Shumë prej këtyre kontratave dyshohet se i kanë përfituar biznese të lidhura me njerëz pranë pushtetit, duke dëmtuar buxhetin e shtetit dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

Ndërsa qytetarët përballen me mungesa të medikamenteve dhe pajisjeve në spitale, tenderat e dyshimtë kanë vazhduar të jepen në mënyrë të pakontrolluar. Pavarësisht këtyre fakteve, Manastirliu nuk është arrestuar nga drejtësia, duke ngritur pyetjen: Pse nuk vepron SPAK? A do të mbetet edhe ky rast një tjetër histori korrupsioni që nuk ndëshkohet?

Publiku kërkon hetim të plotë dhe përgjegjësi ligjore për ata që kanë abuzuar me fondet publike në sektorin e shëndetësisë. Tani, topi është në fushën e drejtësisë – a do të ketë më në fund veprime konkrete?

Rama flet për Chris LaCivita: Trumpistët e vetëshpallur të kënetës sonë patën një ditë masturbimi!

0

Në rubrikën Sy m’sy” Rama thotë se Shqipëria ka vite që lufton korrupsionin.

Në Shqipëri ka disa vite një luftë kundër korrupsionit, ga ana e qeverisë me reformat e veta modernizuese, transformimin e shërbimeve, nga ato të korruptuara në shërbime të modernizuara.
Rama reagoi dhe për konsulentin e fushatës së Trump,Chris LaCivita, i cili do të drejtojë fushatën elektorale të Partisë Demokratike

Dje trumpistët e vetëshpallur të kënetës sonë patën një ditë masturbimi, si adoleshentët që bëjnë dashuri me aktore filmash që sollën me kushedi sa lekë një person që ka punuar me fushatën e presidentit Trump.

I acaruar për shkak se transmetimi kishte ndërprerje Rama u pa të acaruar dhe reagoi duke përplasur tavolinë dhe share ‘Fuck you’

‘Mos u tremb se jam njeri pasionant. Kam dhe unë shpërthimet e mia, kur nuk bëhet goli para portës!”

Kryeministri Edi Rama pritet të reagojë lidhur me arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Rama nuk ka reaguar dje ndërsa duke prezantuar rubrikën lajmëroi se do të flasë ‘lidhur me dje, sot e nesër”

Lajmi ne perditesim…

“E kanë pasur kryetar bashkie 3 herë”, Kreshnik Spahiu: E turpshme që ministrat dhe deputetët e PS mbyllën gojën për Veliajn

0

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar arrestimin e Erion Veliajt. Në ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, juristi vë re se Partia Socialiste nuk i ka dalë në mbrojtje Veliajt. Sipas tij, deputetë, ministrat apo zyrtarët socialistë duhet të mbajnë një qëndrim.

“Në temën e sotme kemi 3 probleme. i pari politik, i dyti juridik, i treti procedural. Për problemi politik jam i befasuar asnjë deputet, ministër, apo drejtues të PS, nuk janë prononcuar dhe nuk kanë marrë në mbrojtje Veliajn. E kanë pasur kryetar bashkie 3 herë. E para presin çdo thotë kryetari dhe nuk e dinë në do e marri në mbrojtje. Pak a shumë tregojnë mungesë integriteti. Duhet mbajtur një qëndrim është kolegu i tyre. E kanë mbështetur dhe e kanë pasur model suksesi. Jam i befasuar, ndryshe nga opozita nëse do arrestohej kryetari i bashkisë së demokratëve 12 vite më parë kut ishte Berisha kryeministër imagjinoni çdo ndodhte.

Janë të detyruar të mbajnë qëndrim politik për një çështje madhore, që ata janë të detyruar të mbajnë qëndrim dhe nuk fshihen dot pas gishtit. Nuk e kuptoj si funksionon kjo parti. Disa e marrin në aspektin negativ, Rama i lëshon të vetët. Disa në aspektin pozitiv, që PS e lë të lirë drejtësinë. Mund të jenë dhe të dyja. Mendoj ka një goditje të rëndë politike. Janë goditur gjithë numra 2 të PS. Impakti politik i drejtpërdrejtë”, tha ai.

Arrestohet krahu i djathtë i Edi Ramës, hajduti Erion Veliaj

0

SPAK zbardh akuzat për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ndaj të cilit rëndojnë dy veprat korrupsioni pasiv dhe pastrim parash. Veliaj u arrestua sot rreth orës 14:00. Zbardhet akuza edhe për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha akuzohen për korrupsion aktiv.

Reagimi i plotë i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme më datë 24.01.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 7 Akti/datë 09.02.2025 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin nën hetim Erion Veliaj, me detyrë, Kryetar i Bashkisë Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 260 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen nën hetim Ajola Xoxa, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Gentin Sula, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “A. K.” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Meriman Palushi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “P.” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Fatmir Bektashi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “K.” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Sokol Kryeziu si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “G.-A” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Shkëlqim Fusha, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “F.” shpk.

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga shtetasit nën hetim, specifikisht Erion Veliaj (me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë) si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, Ajola Xoxa, është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme. Në lidhje me praktikat e ndjekura nga këta shtetas, nisur nga provat e administruara në fashikull, në të paktën 10 raste, krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, shtetasi Erion Veliaj, përmes veprimeve konkrete të cilat kanë kulmuar me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek disa subjekte tregtare, të lidhur ngushtë me të, përfaqësuesit e të cilëve janë përmendur më lart. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetësja Ajola Xoxa, si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh.

Organi procedues ka mbledhur prova, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm mbi ekzistencën dhe funksionimin e një skeme korruptive, nga zbërthimi i së cilës në përmbledhje rezulton se fondet publike që dalin nga institucioni i Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e titullarit, i) kanë kaluar drejtpërsëdrejti tek bashkëshortja e këtij të fundit (rrjedhimisht tek vetë shtetasi nën hetim E. V.) dhe rrethi i saj familjar, përmes OJF-ve dhe personave juridikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga kjo shtetase; ii) kanë kaluar përmes sponsorizimeve, likuidimeve të faturave fiktive apo blerjeve, të bëra prej subjekteve tregtare, të cilët nga ana e tyre kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia Tiranë, tek OJF-të, shpk-të dhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iii) kanë kaluar si pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme, specifikisht një godinë banimi e tipit “Vilë” e ndodhur në Qerret-Kompleksi “Marea Resort”, dhënë si përfitim i parregullt nga persona konkretë përmendur më lartë, të cilët zotërojnë dhe përfaqësojnë subjekte tregtarë, të lidhur ngushtë me interesa financiare me Bashkinë Tiranë, përmes përfitimit të fondeve publike si edhe lejeve të ndërtimit, tek familja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iv) janë shpenzuar për blerje me vlera të mëdha nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, duke i kamufluar këto blerje, përmes personave të tjerë. Çdo transferim i këtyre fondeve publike dhe lëshimi i lejeve të ndërtimit është kryer me miratimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, shtetasit Erion Veliaj.

Faktet dhe provat e grumbulluara, edhe pse i referohen episodeve konkrete të evidentuara deri në këtë fazë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se në rastin konkret bëhet fjalë për një sistem të organizuar korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve publike, të shtrirë në kohë, sipas një skeme të vënë në funksionim nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e këtij të fundit. Në qendër të kësaj skeme korrupsioni dhe pastrimi të produkteve që burojnë nga kjo vepër, rezulton të jetë titullari i institucionit, nënshkrimi i të cilit ka qenë përcaktues për shpërndarjen e fondeve publike, prej të cilave ai dhe familjarët e tij të ngushtë kanë përfituar drejtpërsëdrejti në mënyrë të parregullt.

Organi procedues ka arritur në konkluzionin se, përveç pasurive të paluajtshme të përfituara nga shtetasit nën hetim (nën regjimin pasuror të bashkësisë ligjore), këta të fundit, vetëm përmes shoqërive “P. L.” shpk, “A. L.” shpk, “A. S.” shpk, “N. G.” shpk, “H.” OJF, “E.” OJF, “B.-A” OJF dhe “M.” OJF, për të cilat ekzistojnë prova të mjaftueshme se kontrollohen plotësisht nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, por edhe “R.” shpk dhe shoqëri të tjera të lidhura me shtetasin nën hetim E. A., kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë.

Më pas, me veprimet e tyre të kundërligjshme, të kryera në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, të cilat konsistojnë në integrimin në sistemin bankar të këtyre shumave monetare, të siguruara si përfitime të parregullta, por edhe të fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë së pasurive, në kushtet kur këto pasuri dihet se janë produkte të veprës penale sipas nenit 260 të ligjit material, shtetasit nën hetim dyshohet se kanë përmbushur elementët e parashikuar në gërmat a) dhe b) të nenit 287 të Kodit Penal (“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”).

Qëllimi kriminal i shtetasve nën hetim për integrimin në sistemin bankar të shumave monetare të cilat janë rezultat i përfitimeve të parregullta, do të ishte i pamundur të përmbushej pa rolin përcaktues të subjekteve të tjera tregtare, shpk dhe OJF, të identifikuar deri tani në regjistrin e njoftimit të veprave penale. OJF-të “H.”, “E.”, “M.” dhe “B.-A”, të kontrolluara plotësisht nga shtetësja nën hetim A. X., deri në këtë fazë të hetimit paraprak dyshohet të kenë kryer veprime konkrete të kundërligjshme në drejtim të pastrimit të produkteve të veprës penale, nëpërmjet transferimit të pasurive me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, duke ditur se këto pasuri janë produkt i veprës penale sipas nenit 260 të Kodit Penal. Në vijim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale edhe emrat tregëtarë të këtyre OJF – ve.

Po kështu, ky qëllim kriminal për pastrimin e produkteve të veprës penale, që i referohet rastit të kalimit të të hollave nga shoqëritë e administruara nga shtetasi nën hetim …. dhe familjarë të tij, do të ishte i pamundur të realizohej pa bashkëpunimin e këtij të fundit në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme, të cilat kanë kulmuar në pagesat e bëra për shoqëritë tregtare si edhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga shtetësja Ajola Xoxa.

Përveç sa është përshkruar më lart, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të.

Po kështu, kjo shtetase në asnjë rast nuk ka përmbushur detyrimet që burojnë nga ligji nr. 9049 datë 10.04.2023, në lidhje me deklarimin e pjesëmarrjes së saj në bordin e një organizate jofitimprurëse, e cila provohet të ketë gjeneruar të ardhura të shumta, por edhe njëkohësisht pronare (organizata) e një subjekti tregtar me natyrë fitimprurëse (shpk). Fshehja e këtyre fakteve nga shtetësja nën hetim A. X., ka pamundësuar organet ligjzbatuese për të patur një panoramë të plotë dhe të qartë sa i takon, jo vetëm pjesëmarrjes së kësaj shtetase në borde organizatash, të cilat nga ana e tyre zotërojnë shpk, por çfarë është më e rëndësishme, ka pamundësuar “konstatimin” dhe “gjurmimin” e një sasie të konsiderueshme të hollash, të cilat kanë qarkulluar nëpërmjet këtyre subjekteve të kontrolluara faktikisht nga shtetësja nën hetim. Pikërisht, mungesa e plotë e kësaj transparence ka bërë të mundur më pas edhe funksionimin e një skeme kaq të organizuar të lëvizjes së shumave monetare, nga, dhe nëpërmjet këtyre OJF-ve dhe shpk-ve.

Në lidhje me shtetasit nën hetim, përfaqësues të subjekteve tregtare cituar më lart, organi procedues ka grumbulluar prova të cilat të çojnë në konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se ata, me veprime aktive të kundërligjshme kanë konsumuar elementë të veprës penale“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Këta shtetas, dyshohet se kanë dhënë përfitime të parregullta tek i zgjedhuri vendor dhe bashkëshortja e tij, drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet OJF-ve, shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe personave fizikë të kontrolluar nga kjo e fundit, të cilat konsistojnë në pasuri të paluajtshme (godinë banimi e tipit “vilë”), sponsorizime, likuidime faturash për shërbime konsulence ligjore fiktive, blerje sendesh në mënyrë fiktive, financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udhëtimesh e qëndrime në hotel etj. Të gjithë subjektet tregtare që shtetasit nën hetim Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu, SHkëlqim Fusha dhe Meriman Palushi përfaqësojnë, gjatë kohës që korrespondon me periudhën e dhënies së përfitimeve të parregullta, por jo vetëm, kanë përfituar nga Bashkia Tiranë, me firmën e titullarit të saj, fonde të konsiderueshme publike si edhe leje ndërtimi.

Në lidhje me këto pasuri, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur me vendimin nr. 84 Akti datë 10.02.2025, caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, në lidhje me pasurinë e paluajtshme:
masës, korrupsionin,
Pasuria numër 1/647, Vol. 29, Faqe 103, ZK. 3101, sipas certifikatës për vërtetim pronësie nr. 1456523, ndodhur në Zonën e Stimuluar “Ardian Çarçani”, Qerret, lloji “truall”, sipërfaqe trualli të objektit 494 m2, sipërfaqe të bazës së njësisë 82 m2, leja e legalizimit nr. 705199, datë 31.01.2020, regjistruar në ASHK në emër të “Agi Kons” shpk.

Po kështu, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, me vendimin nr. 98 Akti /datë 10.02.2025 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, në lidhje me llogaritë bankare të ndodhura në “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, ne emër të shtetasës Ajola Xoxa dhe shoqërive të lidhura me të, në shumën totale prej 869,149.78 Euro.

Nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja Ajola Xoxa., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë.

Përveç sa është përmendur mësipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K. B. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë.

Grenell sulmon Zërin e Amerikës, e quan “relike të së shkuarës”

0

Ish-i dërguari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka sulmuar mediat Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, që financohen nga taksapaguesit amerikanë, por që sipas Grenell janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë dhe duhet të reformohen.

Në një postim në X, Grenell argumentoi se këto media, të cilat i quajti “media shtetërore”, nuk janë të nevojshme në një epokë kur informacioni është më i aksesueshëm se kurrë dhe kur shumë platforma të tjera që ofrojnë lajme të paanshme dhe të pavarura.

“Ne nuk kemi nevojë për media të paguara nga qeveria”, u shpreh Grenell, duke u shprehur kritik ndaj ndikimit që media të tilla mund të kenë në përhapjen e ideologjive të majta. Ai e theksoi se ka pasur një periudhë të gjatë bashkëpunimi me gazetarët e këtyre mediave, duke i konsideruar ato si një “relike të së shkuarës”.

Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, të cilat operojnë me fonde të shtetit amerikan, shpesh kanë qenë objekt i kritikave nga të gjitha anët e spektrit politik. Pavarësisht se ato ndjekin një linjë editoriale të pavarur, ato kanë qenë shpesh nën presion për të ruajtur një balancë mes objektivitetit dhe pasqyrimit të interesave të politikës amerikane, veçanërisht në rajone ku liria e shtypit është e kufizuar.

Një debat i nxehtë vazhdon për të gjetur balancën mes ofrimit të informacionit të paanshëm dhe përdorimit të fondeve publike për mbështetje të mediave të tilla. Përkrahësit e këtyre mediave thonë se ato luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e lirisë së shtypit dhe mbështetje për ata që jetojnë nën regjime autoritare, ku liria e fjalës është e kufizuar.

Aktualisht Richard Grenell mban postin e të dërguarit special për misione të veçanta. Disa ditë më parë ai u takua me presidentin e Venezuelës, Maduro për një marrëveshje për pranin e emigrantëve dhe dorëzimin e 6 amerikanëve që mbaheshin peng.

Kosova proces zgjedhor brenda vendit dhe Diasporë më shpejt e më trasparente se proceset në Shqipëri

0

Zgjedhjet në Kosovë/ Votimi në përfaqësi diplomatike, votuan 73% e të regjistruarve

Më shumë se 73% e diasporës së Kosovës, e regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, ka ushtruar të drejtën e votës.

Komisioni Qendror i zgjedhjeve atje ka njoftuar se nga 20 mijë votues kanë votuar më shumë se 15 mijë në 32 ambasada dhe konsullate nëpër vende të ndryshme të botës.

Më së shumti kanë votuar në Konsullatat e Kosovës në Mynih, Duzeldorf, Uashington dhe Nju York. Diaspora e regjistruar për të votuar në përfaqësitë dipolamtike votoi një ditë më parë, 8 shkurt.
Për zgjedhjet parlamentare kanë votuar edhe ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë, Hashim Thaçi, ish-krye-parlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

Vota në përfaqësitë diplomatike pason atë me postë. Nga gjitha diaspora e Kosovës janë regjistruar 105 mijë votues, 20 mijë në konsullata dhe 85 mijë me postë. Nga këta të fundit deri tani kanë mbërritur në KQZ rreth 50 mijë.

Pak rreshta për “disidentin” Ilir Demaliaj!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Si gjithmonë i dominuar nga sinqeriteti dhe guximi për të parë në sy të vertetën dhe për të qënë transparent me këdo, qofshin ndjekës, miq e simpatizantë të mij’, po ashtu dhe kundërshtarë qofshin obligohem të deklaroj sa vijon:
Dy ditë më parë i ftuar në emisionin e gazetarit Xhoi Malsia u përballa me një incident jo etik e provokativ shkaktuar nga një karrikaturë mediatike me emrin Ilir Demaliaj.
E paimagjinueshme ishte zbatimi i urdhërit të Demaliajt nga drejtuesit e emisionit për të më hequr zërin e mikrofonit tim dhe krijimin e fushës bosh që “Syçi” të zbrazte arsenalin e tij të qelbt ndaj malësorëve, studentëve të dhjetorit, meje dhe drejtuesve të forcave opozitare,
Shume miq më kanë këshilkuar ta injoroj këtë mostër rrugaçërore të cilën nuk e di pse e servirin studio më studio, i cili nuk përfaqëdon asgjë dhe asnjëherë përveçse një batutaxhi ordiner lagjesh periferike, pa ide, pa qëndrueshmëri, pa bindje e pa karakter.
Mirëpo vendosa me pak rreshta jo vetëm ta portretizoj realisht por dhe gjenetikisht këtë produkt bajat që prej kohesh na shitet si analist, shkrimtar e politikan nëpër media për shkakun e vetëm se ai thirret në emër të gjenezës nga Malesia e Gjakovës.
Ilir Demaliaj është i biri i Binak Demalisë, zyrtar i lartë e i rrezikshëm i sigurimit famëkeq të shtetit, levë e felliqur e Koçi Xoxes, Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut.
Aventurat e tij dhe të birit Ilir Demalia nuk i radhisin ata tek klasa e nderuar e disidentëve dhe të përndjekurve politikë.
Xhaxhi i Ilirit Hasan Haxhi Demalia është një tjetër emër i zi i diktaturës duke shërbyer në organet e larta të sigurimit të shtetit deri kryetar i degës së punëve të brendshme të Shkodrës.
Xhaxhai tjetër i Ilirit të cilin ai e paraqet me kolore nacionalisti është Shaban Haxhi Demaliaj.
Ky drejtues brigade partizane në divizionin që drejtohej nga Ramiz Alia në vitin 1945 në Kosovë e ish Jugosllavi u bë pjesë direkte e krimit makabër sllavo-titist kundër nacionalistëve shqiptarë në Kosovë duke arrestuar në pabesi mijëra shqiptarë nacionalistë dhe duke i vrarë, masakruar e deri varrosur për së gjalli në Mal të Zi, siç njihet Masakra e Tivarit.
Kaq e fortë ka qënë lidhja e tyre me diktaturën dhe sigurimin e shtetit saqë edhe xhaxhai i tij Avdyl Haxhi Demalia shërbente si fatorino autobusi me armë me leje në brez.
Ja pra kush është zhurmuesi e provokatori “disident” Ilir Demalia.
E ndërkohë shumë më blozë është biografia e vet Ilirit.
Prej 3 dekadash Europë e Amerikë ai është paraziti e mashtruesi ordiner që kurrë nuk punon vetëm gënjen e mashtron deri dhe vellain e vet.
“Syçi” ky batutaxhi e magaloman përvers, depresiv njihet gjerësisht në SHBA si “Zhigolo” i plakave vetmitare duke bërë martesa fiktive dhe duke ju grabitur pensionet e duke emigruar si batakçi hajdut nga njeri shtet në tjetrin, për të cilat ka disa denoncime.
I tillë si individ e familje ata në Malesinë e Gjakovës nuk kanë prej 70 vitesh as nam as nishan dhe realisht janë nongrata në ç”do vatër tropojane.

Opozita shqiptare zbret në shesh, protestë kombëtare para Kryeministrisë

0

Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj janë mbledhur para Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një protestë masive pas akuzave të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili akuzoi Edi Ramën dhe qeverinë për abuzime me fondet publike.

Protesta vjen teksa vendi ndodhet rreth 100 ditë larg zgjedhjeve të 11 majit. Sot organizatorët kanë ndryshuar agjendën e protestës, ndryshe nga tubimet e kaluara të cilat janë zhvilluar me bllokime rrugësh dhe mosbindje civile.

Në protestën e kësaj të shtune para Kryeministrisë do të ketë fjalime nga kryetari i PD, Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë demokratë. Gjithashtu, do të ketë një mesazh edhe nga Ilir Meta i cili ndodhet në burg.

Ora 17.25 Berisha del nga selia e PD, niset drejt Kryeministrisë
Kryetari i PD, Sali Berisha i shoqëruar nga deputetët e grupit parlamentar dhe simpatizantët i është drejtuar Kryeministrisë. Berisha do t’i bashkohet protestuesve të opozitës.

Ora 17.20 Agron Duka: Opozita ka bërë gafa të jashtëzakonshme, shumë e vështirë të riparohen
Kryetari i PAA, Agron Duka u shpreh se opozita ka bërë gafa të rënda në të kalurën siç ishte djegia e mandateve, braktisja e zgjedhjeve dhe bojkoti i komisionit të ndarjes territoriale.

“Fryma që ekziston është pozitive dhe ka një shpresë për rotacion. Qëllimi i kësaj proteste përveçse për të demaskuar korrupsionin e denoncuar nga ish-zv/kryeministri, është edhe për të krijuar frymën opozitare”, tha Duka.

Ora 17.05 “Sot është dita e opozitës”, Luan Baçi për News24: Do të tregojmë fuqinë tonë, jemi mazhorancë, jo minorancë!

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka deklaruar se protesta e sotme e opozitës para Kryeministrisë nuk do të jetë e fundit. Në një prononcim për News24, Baçi theksoi se opozita do të vazhdojë qëndresën e saj, pavarësisht sfidave dhe angazhimeve të deputetëve jashtë vendit.

Ora 17.02 “Vjedhja 50 mln euro e Ballukut me tunelin e Llogarasë”/ Këlliçi: Shqipëria sot e plakur dhe mpakur, shqiptarët në situatën më të rëndë ekonomike
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën Belind Këlliçi, ka folur për News 24 pak përpara nisjes së protestës së PD.

Këlliçi tha se Shqipëria është “plakur” edhe “mpakur”, duke nënkuptuar se nga vendi janë larguar masivisht të rinjtë. Ai shtoi se ekonomia është në situatë tepër të rëndë. Këlliçi ndër të tjera tha se Belinda Balluku ka vjedhur 50 milionë euro te Tuneli i Llogarasë, ndërsa shtoi se mega vjedhjet e qeverisë nuk kanë fund.

Ora 17.00 Nis grumbullimi i protestuesve të opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit
Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj janë mbledhur para Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një protestë masive pas akuzave të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili akuzoi Edi Ramën dhe qeverinë për abuzime me fondet publike.

Protesta e PD: Kryeministria e blinduar, 1200 forca policie në terren

0

Policia e Tiranës ka marrë masa të rrepta sigurie për protestën e paralajmëruar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, e cila pritet të nisë në orën 17:00. Sipas burimeve, mbi 1200 efektivë, përfshirë forcat e rendit, FNSH, njësinë speciale Shqiponjat, si dhe RENEA, do të jenë në gatishmëri për mbarëvajtjen e tubimit.

Për të garantuar sigurinë, Garda e Republikës është angazhuar me kapacitet të plotë, ndërsa të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Për të përballuar çdo skenar të mundshëm, janë vendosur 5 autobotë me ujë dhe është krijuar një kordon sigurie rreth Kryeministrisë. Dyert e institucionit janë blinduar me veshje metalike, ndërsa përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për monitorim.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ilir Proda, ka zhvilluar një takim me vartësit e tij, duke dhënë udhëzime për mosprovokim nga protestuesit dhe ndërhyrje minimale vetëm në raste të nevojshme. Ndërkohë, agjentët civilë do të jenë të shpërndarë në terren për të vëzhguar situatën në mënyrë të detajuar.

Mbetet për t’u parë dinamika e protestës dhe reagimi i forcave të rendit gjatë zhvillimit të saj.

“Sy më sy dhe xhep me xhep”- Pankartat e flamuj amerikan në tubimin e opozitës, Sali Berisha ‘shfaqet krah’ Donald Trump!

0

Qytetarët opozitarë janë mbledhur pasditen e sotme në shenjë proteste kundër qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Protestues të shumët nga i gjithë vendi janë bërë bashkë fillimisht në selinë blu me pankarta në duar, për të marshuar drejt kryeministrisë.

Siç shihet edhe në foto, demokratët janë fotografuar me flamurin e PD-së në duar, ndërsa nuk kanë munguar as pankarat e veçanta dhe ironitë për qeverinë.

Një prej protestuesve shihet me një pankartë tek duket kreu i PD-së Sali Berisha “krah” presidentit të SHBA, Donald Trump.

protesta e opozites pankarta (2)

Ndërkohë një tjetër është fotografuar me një pankartë tek shkruan “Sy më sy dhe xhep me xhep”, duke ironizuar kështu rubrikën e re të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale,”Sy më sy”, ku kreu i qeverisë u kthen përgjigje pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në postimet e tij.

protesta e opozites pankarta (1)

POSTIMET E FUNDIT