Me sloganet “dorëheqje, dorëheqje” dhe “agjent rus” në mbarë vendin demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico. Vetëm në Bratislavë, sipas vlerësimeve të faqes së internetit Dennik N në sheshin e lirisë u mblodhën 42.000 deri në 45.000 vetë. Sipas organizatorëve është protestuar në 41 zona në mbarë vendin si dhe në 13 qytete jashtë Sllovakisë.
Këto kanë qenë protestat më të mëdha që nga viti 2018, kur vrasja e një reporteri investigativ dhe të fejuarës së tij shkaktuan indinjatë dhe protesta masive në vend. Për manifestimet e protestave paqësore nën moton “Sllovakia është Europë!” kanë bërë thirrje grupime të ndryshme opozitare dhe nisma qytetare “Mier Ukrajine” (Paqe Ukrainës), që angazhohen për një mbështetje më të fortë ushtarake ndaj vendit fqinj.
Vala e fundit e protestave kundër qeverisë populiste të majtë u ndez pas një vizite të Ficos në Moskë dhe bisedimeve që ai zhvilloi me presidentin rus Vladimir Putin. Qeveria e justifikoi këtë, se ky udhëtim diplomacie i ka siguruar vendit të BE-së furnizimin me gaz.
Indinjata e pjesëmarrësve në protestë drejtohej edhe kundër deklaratës së Ficos, sipas të cilit Sllovakia për shkak të orientimit në politikën e jashtme mund të shkëputet nga BE dhe NATO. Demonstruesit kërkojnë t’i jepet fund menjëherë çdo lloj bashkëpunimi me Rusinë. Ata akuzojnë kryeministrin se po bashkëpunon me autokratët dhe vet do ta shndërrrojë Sllovakinë në një autokraci.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.
Në këtë konferencë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se deri në këtë orë, sipas kohës lokale, janë hapur qendrat e votimit në përfaqësitë diplomatike në shtetet europiane, ndërsa votimi në përfaqësitë diplomatike në ShBA dhe Kanda do të fillojë më vonë.
Përfaqësitë diplomatike në të cilat ka filluar procesi i votimit në orën 07:00, sipas kohës lokale në Kosovë, janë: Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankurt – konsullatë; Duseldorf – konsullatë; Munih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Hamburg – konsullatë); Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë); Mbretëri e Bashkuar (Londër – ambasadë); Belgjikë (Bruksel – ambasadë); Austri (Vjenë – ambasadë); Francë (Paris – ambasadë; Strasbourg – konsullatë); Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë); Turqi (Stamboll – konsullatë); Norvegji (Oslo – ambasadë); Slloveni (Lubjanë – ambasadë); Suedi (Stokholm – ambasadë); Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë); Kroaci (Zagreb – ambasadë); Holandë (Hagë – ambasadë); Çeki (Pragë – ambasadë); Hungari (Budapest – ambasadë); dhe Maqedoni e Veriut (Shkup – ambasadë).
Procesi i votimit në ShBA (Washington – ambasadë; New York – konsullatë) dhe nw Kanadë (Otavë – ambasadë; Toronto – konsullatë) do të fillojë në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë.
Opozita do të zhvillojë një protestë ditën e sotme nga ora 17:00 deri në orën 20:00 para kryeministrisë.
Teksa ndodhet në zjarrin e debateve të brendshme për Primaret, listat e mbyllura të deputetëve dhe me kreun e saj nën akuzë prej më shumë se një viti nga SPAK për korrupsion në aferën “Partizani”, PD është e paqartë edhe për protestën e sotme.
Nga ana tjetër, Policia ka zbuluar planin e masave që janë marr si edhe rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve.
Në njoftimin e bluve thuhet:
Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 17:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë.
Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.
Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:
-Nga ora 10:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.
Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.
Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni për “Kosovën Fituese 137”, theksoi rëndësinë e kontribuimit të grave të Krushës në Luftën Çlirimtare të Kosovës dhe angazhimin e tij për një të ardhme më të mirë për qytetarët.
“Ajo që kanë bërë zonjat Fahrije Hoti, Emire Duraku e gratë e Krushës është fuqia për të kthyer dhimbjen dhe mërzinë në armën më të fortë të fitores për t’u thënë armiqve që ne nuk thyhemi dhe ne nuk ndalemi”, tha ai.
Haradinaj gjithashtu premtoi angazhim për krijimin e mundësive për qytetarët dhe luftimin e varfërisë.
“Në programin tonë ne e bëjmë qytetarin pronar të aksioneve në shtet dhe në sektor privat. Ne punojmë me vizion që fëmijët tanë të shkollohen dhe të bëhen të aftë e të pasur. Ne nuk duam të qeverisim me varfërinë, unë do ta bëj Kosovën dhe ndërmarrësit të jenë krenaria e Kosovës dhe varfërinë do ta luftojmë me çdo mjet”, theksoi i pari i AAK-së.
Haradinaj tutje theksoi angazhimin e tij për të punuar për të zbardhur fatin e të zhdukurve dhe dëmet që janë shkaktuar gjatë luftës, duke shtuar: “E di që kemi edhe shumë punë për të bërë bashkë edhe për të zhdukurit me dhunë edhe për dëmet që janë shkaktuar, por modeli juaj i punës dhe organizimit tregon se mund t’i bëjmë bashkë, edhe të ecim para me kokën lart edhe të punojmë për të zbardhur fatin e të gjithëve nga e kaluara jonë.”
Në fjalën e tij, ai gjithashtu u zotua se do të garantojë barazi dhe mundësi për gratë e Krushës. “Me përulje e respekt jam këtu edhe për të thënë që kurrë nuk do të ndodhë që dyert e qeverisë të jenë të mbyllura për gratë e Krushës”, tha Haradinaj duke i cilësuar gratë e Krushës si heroina të Kosovës.K.I
Ramush Haradinaj
Sa herë që vizitoj monumente të Luftës Çlirimtare e sa herë që takoj njerëz të kategorive të luftës, kam një përjetim të një besimi të madh që vendi dhe kombi ynë ka për ta gjetur dritën dhe rrugën e vërtetë. Ajo që kanë bërë zonjat Fahrije Hoti, Emire Duraku e gratë e Krushës është fuqia për të kthyer dhimbjen dhe mërzinë në armën më të fortë të fitores për t’u thënë armiqve që ne nuk thyhemi dhe ne nuk ndalemi. Një ndërmarrje e këtillë është model se si qytetari, gruaja është pronare dhe ndërmarrëse.
Në programin tonë ne e bëjmë qytetarin pronar të aksioneve në shtet dhe në sektor privat. Ne punojmë me vizion që fëmijët tanë të shkollohen dhe të bëhen të aftë e të pasur. Ne nuk duam të qeverisim me varfërinë, unë do ta bëj Kosovën dhe ndërmarrësit të jenë krenaria e Kosovës dhe varfërinë do ta luftojmë me çdo mjet.
Me përulje e respekt jam këtu edhe për të thënë që kurrë nuk do të ndodhë që dyert e qeverisë të jenë të mbyllura për gratë e Krushës. E di që kemi edhe shumë punë për të bërë bashkë edhe për të zhdukurit me dhunë edhe për dëmet që janë shkaktuar, por modeli juaj i punës dhe organizimit tregon se mund t’i bëjmë bashkë, edhe të ecim para me kokën lart edhe të punojmë për të zbardhur fatin e të gjithëve nga e kaluara jonë. Ju jeni heroinat e Kosovës, ju keni vendin e veçantë në historinë e Lirisë dhe Shtetbërjes, ju jeni patriotet e paqes.
Edhe pse është premtuar se të dhënat e tyre do të ishin sekrete, kjo gjë nuk ka ndodhur.
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e SYRI.net, tregon se, si të dhënat e emigrantëve shqiptarë të cilët janë regjistruar në platformën e KQZ-së për të votuar, kanë përfunduar në zyrat e Taulant Ballës.
Sipas denoncuesit, ka gati 10 ditët që telefonat e shqiptarëve bien në Dusseldorf, Gjermani, ku kërkohet që të bëhen pjesë e takimit me Taulant Ballën, pasi ky i fundit do të zhvillojë një takim me emigrantët atje
Denoncuesi tregon se, të dhënat e tij i ka deklaruar vetëm në KQZ, pasi është regjistruar që të votojë në zgjedhjet e 11 majit, por të dhënat e tij kanë përfunduar në tavolinën e Taulant Ballës i cili u kërkon që ti bashkohen në tubime.
‘Telefonojnë nga Shqipëria dhe kërkojnë që tu bashkohemi në takim, por sa nisim tu kërkojmë llogari se nga i kanë marrë të dhënat tona, e mbyllin telefonin’, thotë denoncuesi, i cili shprehet se të dhënat e tij po keqpërdoren nga qeveria e Edi Ramës për zgjedhjet e 11 majit.
Vendimi i administratës Trump për të pezulluar veprimtarinë e USAID, Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, dhe për ta vendosur atë nën kontrollin e Departamentit të Shtetit, është shoqëruar me zbulimin se roli i saj shkonte shumë përtej asaj të një agjencie të thjeshtë të “ndihmës humanitare”, siç e kanë portretizuar shumë media ditët e fundit.
Për dekada, siç e ka kujtuar vetë Shtëpia e Bardhë, agjencia ka menaxhuar fonde të mëdha publike me pak transparencë, dhe duke financuar projekte të diskutueshme. Ndër shembuj e shumtë të abuzimeve përfshihen 1.5 milionë dollarët e dhënë për të promovuar diversitetin, barazinë dhe gjithëpërfshirjen në Serbi, 70.000 dollarë për një koncert të DEI në Irlandë, 47.000 dollarë për një opera transgjinorësh në Kolumbi dhe miliona të tjera që kanë shkuar për OJQ-të e lidhura me organizatat terroriste.
Po ashtu rezulton se USAID ka financuar projekte në lidhje me Aleancën EcoHealth, e cila ishte e përfshirë në kërkimet në laboratorin e virologjisë në Wuhan të Kinës, dhe që siguronte edhe ushqime për luftëtarët e lidhur me Al-Kaedën në Siri. Skandaloze ka qenë edhe mbështetja për kultivimin e lulëkuqes së opiumit në Afganistan, ku miliona dollarë janë harxhuar për sistemet e ujitjes, plehrave kimike dhe pajisjeve bujqësore, nga të cilat ka përfituar në mënyrë indirekte regjimi i talebanëve.
Por shkeljet nuk përfundojnë këto. Mike Benz, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit nën administratën e parë Trump, e cilësoi USAID gjatë një interviste si një krah të vërtetë operacional të politikës së jashtme të SHBA-së, shpesh në bashkëpunim me CIA-n dhe National Endoëment for Democracy (NED).
Kjo e fundit është një agjenci e angazhuar në operacionet e ndryshimit të regjimit dhe ndërhyrjet politike në vendet e huaja. Sipas Benz, USAID dhe NED punojnë së bashku në programe të shumta që synojnë të ndikojnë mbi politikën e brendshme të vendeve të huaja.
Një shembull është Konsorciumi për Forcimin e Procesit Politik, një iniciativë e përbashkët midis Departamentit të Shtetit, USAID-it dhe NED, e cila thuhet se ka luajtur një rol qendror në censurën në internet dhe promovimin e ligjeve kundër të ashtuquajturit “keqinformim”.
“USAID i financon OJQ-të për të detyruar qeveritë e huaja të miratojnë ligje për censurën, duke ndaluar qarkullimin e informacionit, që në fakt mbrohej nga Amendamenti i Parë në Shtetet e Bashkuara. Departamenti i Shtetit shkruan direktivat e politikave, ndërsa NED i zbaton ato në terren. Por asnjëra nga ato nuk do të ishte e mundur pa financimin e USAID-it”- shton ish-zyrtari.
Madje Benz citoi një dokument top-sekret të vitit 2022, në të cilin një gjeneral pranoi se ushtria amerikane preferon të punojë me USAID-in dhe jo me Departamentin e Shtetit, pikërisht sepse agjencia ka qasje tek të gjerë në financimin e operacioneve sekrete. “Shumë njerëz mendojnë se USAID i shpenzon fondet për projekte të zgjuara, por realiteti është akoma më cinik. Këto nisma shërbejnë për të destabilizuar qeveritë që cilësohen të papërshtatshme”- shton ai.
Për të mbështetur tezën e tij, Benz citoi edhe dokumente nga Instituti Republikan që zbulojnë se si, pas humbjes së një kandidati pro-amerikan në zgjedhjet e vitit 2018 në Bangladesh, USAID dhe NED financuan disa aktivitete të komunitetit LGBTQ+, festivale vallëzimi dhe koncerte të muzikës rep për të nxitur protesta në rrugë dhe për të shkaktuar trazira.
Strategji të ngjashme thuhet se janë përdorur në Kubë, me programe të Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes (DEI) të përdorura për të thelluar ndarjet racore dhe për të nxitur demonstratat antiqeveritare. “Në vitet 1960 dhe 1970, skandalet më të mëdha shtetërore përfshinin CIA-n.
Sot, operacionet më të këqija të fshehta kalojnë përmes USAID-it. Çdo projekt i USAID-it ka një qëllim të dyfishtë. Nëse ai ndërton diku një sistem vaditjeje, kjo ndodh për të kontrolluar burimet ujore. Nëse ofron ndihma ushqimore, synon të ketë ndikim në popullatë. Nëse financon reformat demokratike, do të diktojë ligjet në dobi të interesave amerikane”- argumenton Benz.
Po ashtu, USAID është përdorur për të ndikuar mbi politikën e brendshme të Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Kryetari i parlamentit gjeorgjian Shalva Papuashvili, Ëndrra Gjeorgjiane bëri akuza të ashpra në platformës X, duke thënë se agjencia shpenzoi “41.7 milionë dollarë, nëpërmjet OJQ-ve politike, për të ndikuar në zgjedhjet në Gjeorgji”.
Në Ukrainë, pezullimi i financimit të USAID-it ka një ndikim shkatërrues në median vendase. 59.2 për qind e gazetarëve kanë frikë nga mbyllja ose zvogëlimi i ndjeshëm i mediave të pavarura. Deri vitin e kaluar, më shumë se gjysma e mediave ukrainase financoheshin nga Shtetet e Bashkuara, dhe 85 për qind e gazetarëve thanë se mediat e tyre nuk do të mbijetonin pa ndihmë shtesë.
Tani, 84 për qind e gazetarëve po kërkojnë fonde alternative nga Bashkimi Evropian. Një aspektet tjetër i diskutueshëm ishte financimi i Zinc Netëork, një grupim “anti-dezinformuesish” që synonte gazetarët dhe politikanët amerikanë, përfshirë Max Blumenthal, Vivek Ramasëamy dhe kongresmenin republikan Andy Biggs.
Ata por edhe shumë personalitete të tjera amerikane në favor të negociatave të paqes, janë sulmuar si agjentë të Kremlinit. Prandaj, vendimi për ta shpërbërë USAID-in nuk është një çështje thjesht burokratike, dhe as një sulm i Trump dhe Musk ndaj “ndihmave humanitare” por përfaqëson një pikë kthese që mund të ripërcaktojë rolin e Shteteve të Bashkuara në operacionet e ndikimit nëpër botë.
Arsyeja ështe se ai ka frikë të shuarën e tij dhe shërbimet ndaj çdo kundërshtari të SHBA-ve.
Kështu pra, Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump urdhëroi sanksione kundër punonjësve të kësaj gjykate, e cila ka marrë të pandehur, mes të tjerëve, kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu, shefin e Hamas Ibrahim al-Masri apo presidentin e Rusisë Vladimir Putin për krime lufte apo krime kundër njerëzimit.
“Ne, Shtete Palë të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, rikonfirmojmë mbështetjen tonë të plotë për pavarësinë, paanësinë dhe integritetin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale,” shkruhet në deklaratë. “Gjykata shërben si një shtyllë jetësore për sistemin ndërkombëtar të drejtësisë dhe garanton llogaridhënie për krimet më të rënda ndërkombëtare si dhe drejtësi për viktimat,” shkruhet më tej në të.
Presidenti Trump firmosi një urdhër ekzekutiv më 6 shkurt pasi një përpjekje për të miratuar një ligj në kongres u bllokua nga demokratët, për të vendosur nën sanksione, të cilat në Shqipëri njihen gjerësisht si “nongrata”, punonjësit e Gjykatës Ndërkombëtare Penale të cilët kanë hetuar në çështjet që përfshijnë shtetas amerikanë apo aleatë, në rastin konkret, kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant. Të dy u shpallën në kërkim nga gjykata nën akuzën e krimeve kundër njerëzimit të bëra në Luftën e Gazës. Nën akuzë u vu edhe shefi i Hamas Ibrahim Al-Masri, i cili ndërkohë rezulton se është vrarë gjatë luftimeve nga Izraeli.
Sanksionet e Trump përfshijnë bllokim llogarish apo sekuestrim pronash, nëse prokurorët e punonjësit e gjykatës kanë të tilla në SHBA, apo refuzim hyrjeje në Shtetet e Bashkuara, nëse shkojnë për çfarëdolloj arsyeje, e njëjta formulë me të cilën administrata e parë e Trump dënoi disa udhëheqës politikë shqiptarë, përfshirë Vangjush Dakon e Tom Doshin, si dhe administrata Biden dënoi kreun e opozitës Sali Berisha.
Në rastin e gjykatës, sanksionet janë veçanërisht shqetësuese për shkak të fuqisë që kanë Shtetet e Bashkuara në sistemin financiar ndërkombëtar, gjë që mund të sjellë, në instancë finale, bllokim të aktivitetit të gjykatës. Si masë paraprake, gjykata mësohet se ka parapaguar rrogat e punonjësve për tre muajt e ardhshëm.
Gjykata u themelua në vitin 2002 dhe mes 125 shteteve palë është edhe Shqipëria.
Vendet e rajonit, përfshirë Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjën, Bullgarinë, Rumaninë e Kroacinë, e nënshkruan deklaratën në mbështetje të gjykatës duke iu bashkuar vendeve të tjera nga e gjithë bota. Hungaria, Serbia e Italia janë nga vendet që nuk e nënshkruan deklaratën.
“Sot, gjykata po përballet me sfida të paprecedent,” shkruhet në letër. “Masat sanksionuese ndaj gjykatës, zyrtarëve dhe stafit apo atyre që bashkëpunojnë me të janë miratuar në përgjigje të veprimeve me të cilat gjykata ka vënë në zbatim mandatin e vet në përputhje me statutin e Romës,” thuhet më tej në deklaratë.
“Masa të tilla rrisin rrezikun e pandëshkueshmërisë për krimet më serioze dhe rrezikojnë të gërryejnë sundimin e ligjit ndërkombëtar, i cili është kyç për promovimin e rendit dhe sigurisë botërore. Për më shumë, sanksionet mund të vënë në rrezik konfidencialitetin e informacionit sensitiv dhe sigurinë e personave të përfshirë – përfshirë viktimat, dëshmitarët dhe ztrtarët e gjykatës, shumë prej të cilëve janë qytetarët tanë.”
Ndryshe nga firmëtarët, kryeministri i Hungarisë ishte nga të paktët jofirmëtarë që shprehu publikisht qëndrimin e tij. Në një koment në X, ai hodhi idenë se Hungaria mund të dalë nga të qenit palë në gjykatë duke argumentuar se “erë e re po fryn në politikën ndërkombëtare. Ne e quajmë këtë Tornadoja Trump.”
Sapo lexova një pyetsor me fëmijët shqiptar në diasporë. Ndër ato ishte Pyetja: “Kush e ngriti flamurin kombëtar në Vlorë ditën e pavarësisë?”
23% e përgjigjeve ishte: “Flamurin e ngriti Albin Kurti.”
U trishtova shumë dhe kuptova me një fjali të gjithë injorancën shoqërore dhe prapambetjen politike ku është zhytur populli shqiptar i Kosovës.
50% e tyre sot e quajnë Albin Kurtin legjendën historike dhe figurën e pazëvendësueshme të kombit shqiptar por pa dhënë asnjë argument:
– Albini nuk është çliruesi i Kosovës
– Albini nuk është themeluesi Republikes
– Albini nuk është nënshkruesi pavarsisë
– Albini nuk është krijuesi i shtetit
– Albini nuk është lobuesi i njohjes Kosovës
E gjithë historia Kosovë është rrafshuar për disa shqiptar truthar dhe viti zero fillon ditën e Albinit Kryeministër.
Pa dyshim Albini përfiton nga konsumi i ish-qeveritave të korruptuar që u pasuruan pas lufte, por kjo nuk zhbën historinë e lavdishme të Rugovës dhe liderve të UÇK.
Albin Kuri publikisht ka thënë: “Pse disa shqiptare janë të gatshëm ti falin krimet dhe borxhet Serbisë, por nuk janë të gatshëm me ti fal 2000 euro nëse dikush ti kanë borxh”
Ide e shkëlqyer por Albini harron që borxhet duhen kërku, por edhe duhen kthyer.
Në psikollogjinë e Albin Kurtit dhe aktivistëve të VV është ngulit ideja që Kosova s’ka borxhe por të tjerët i kanë borxhe.
Albini thotë: Ne shqiptarët as 2000 euro nuk to falim borxh, por harron sa miliarda euro ka shpenzuar Amerika për:
– luftën në Kosovë
– Çlirimin e Kosovës
– Ndërtimin e institucioneve
– Pavaresine e Kosoves
– Mrojtjen e Kosoves dhe bazat ushtarke
– Ndihmat per Kosoven
SHBA dy ditë më parë i kujtoj Kosovës borxhet.
Kosove ishte e para në Ballkan.
Vetëm për 4 vitet e fundit të Albin Kurtit ka shpenzuar 558.000 milion euro.
Pyetja që shtrohet: A është gati populli Kosovës të kthej borxhin Amerikës?
Format e kthimit borxhit janë tre:
1- Politikisht
2- Ekonomikisht
3- Territorialisht
Fatmirësisht deri në këto momente administrata Trump i ka kërkuar Kosovës që borxhi të kthehet sipas pikës 1. (Politikisht), duke mos e votuar Albin Kurtin.
Mbetet në duart e shqiptarve të zgjedhin më mënyrën e kthimit borxhit.
Nëse nuk zgjedhin borxhin politikisht, mos çuditen që pas një muaji, Trump ta ul në tavolinë Albin Kurtin dhe ti thotë njësoj si Zelenskit, nëse doni tju mbrojmë çfarë na ofroni nga pasuritë e Kosovës. Atëherë do jetë vonë jo për Albinin por për atë pjesë të popullit që nuk zgjodhi kthimin e borxhit politikisht.
Ata duhet kishin zgjedhur perëndimin, jo Albinin.
Por kjo është e vështirë për ta kuptuar ata që nuk njohin borxhet Amerikës dhe kanë ilizionet e ndihmave qyl, sikur e kanë meritu që populli amerikan të paguante miliarda euro për disa mijëra njerëz mosmirënjohës.
Ka ardhur koha me kuptu që Kosova s’ka qare me harru dhe me kalu pa i la borxhet Amerikës.
Borxhi është borxh dhe duhet kthy.
Liria është e shtrenjtë dhe duhet pagu.
Shtetet e Bashkuara janë të detyruara me traktat që të mbrojnë Kanalin e Panamasë nëse sulmohet, tha të enjten Sekretari i Shtetit Marco Rubio, mes paqartësish dhe atyre që Panamaja i ka cilësuar si “gënjeshtra”, se anijet e marinës amerikane mund të kalojnë falas në këtë kanal.
Sekretari Rubio i referohej një traktati të nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Panamaja në vitin 1977.
“Më duket absurde që ne duhet të paguajmë tarifa për të kaluar tranzit në një zonë që jemi të detyruar ta mbrojmë në raste konfliktesh. Këto janë pritshmëritë tona…dhe ata e kanë kuptuar këtë qartë në bisedat që kemi zhvilluar”, tha zoti Rubio gjatë një konference për shtypin në Santo Domingo, kryeqyteti i Republikës Domenikane.
Të dielën Sekretari Rubio zhvilloi bisedime me Presidentin panamez Jose Rauu Mulino në kryeqytetin e vendit Panama City.
Diplomati më i lartë amerikan tha se ndërsa Uashingtoni respekton qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Panamasë dhe pranon se ajo ka “një proces ligjesh dhe procedurash që duhet të zbatojë”, detyrimet që rrjedhin nga traktati “do të duhet të zbatohen nga forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht nga Marina amerikane”.
Synimi i Shteteve të Bashkuara është një zgjidhje paqësore, tha Sekretari Rubio.
Në një postim në rrjetin social X zoti Mulino shkruante se kishte në plan të bisedonte me Presidentin me Donald Trump të premten pasdite.
Të mërkurën, përmes një postimi në rrjetin social X, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se anijet e qeverisë amerikane tashmë mund të kalojnë tranzit në Kanalin e Panamasë, pa paguar tarifa. Kjo i kursen qeverisë amerikane miliona dollarë në vit.
Por Autoriteti i Kanalit të Panamasë, një agjenci e pavarur që mbikëqyret nga qeveria panameze, kundërshtoi pohimet amerikane duke thënë se nuk ka bërë asnjë ndryshim në raport me tarifat.
Nga ana tjetër zyrtarët e autoritetit shprehën gatishmërinë e tij për t’u angazhuar në dialog me zyrtarët amerikanë.
Gjatë konferencës javore për shtypin të enjten, presidenti panamez mohoi se vendi i tij kishte arritur një marrëveshje që lejonte anijet luftarake amerikane të kalonin falas në Kanalin e Panamasë. Ai tha se e kundërshtonte plotësisht deklaratën e Departamentit të Shtetit.
Nisma kineze Një Brez një Rrugë
Zoti Mulino u tha gazetarëve se Ambasada e Panamasë në Pekin kishte njoftuar Kinën 90 ditë sipas parashikimeve kontraktuale, mbi vendimin për t’u tërhequr nga Iniciativa ‘Një Brez një Rrugë’.
Ai mohoi se vendimi ishte marrë me kërkesë të Uashingtonit, duke thënë se po merrte kohë për të vlerësuar marrëdhëniet e Panamasë me Kinën dhe për të vendosur se çfarë i shërbente më mirë interesave të vendit të tij.
“Nuk e di se çfarë e ka nxitur personin që nënshkroi marrëveshjen me Kinën”, tha zoti Mulino, duke shtuar se ai nuk mendonte se Nisma ‘Një Brez një Rrugë’, i kishte sjellë përfitime të mëdha vendit të tij.
Panamaja u bë pjesë e projektit infrastrukturor kinez, nën ish-Presidentin Juan Carlos Varela. Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2018, pas vendimit të Panamasë në 2017, për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën dhe për të ndërprerë lidhjet me Tajvanin.
Sekretari Rubio e mirëpriti vendimin e Panamasë për t’u tërhequr nga Nisma ‘Një Brez një Rrugë’.
Kina e cilëson projektin, që nisi në vitin 2013 nën Presidentin Xi Jinping, si një iniciativë të gjerë infrastrukturore, që synon të lidhë kontinente të shumta përmes rrugëve tokësore e detare.
Shtetet e Bashkuara thonë se projekti udhëhiqet nga misioni i Kinës për të manipuluar dhe minuar sistemin tregtar global bazuar në rregulla, me synimin për përfitim vetjak.
Në Pekin, zyrtarët kinezë akuzuan Shtetet e Bashkuara për komente të papërgjegjshme lidhur me çështjen e Kanalit të Panamasë dhe akuzuan Uashingtonin për shtrembërim, sulm dhe keqinterpretim të qëllimshëm të bashkëpunimit Kinë-Panama.
“Kina i kundërshton me vendosmëri (qëndrimet e Uashingtonit) dhe i ka dërguar një notë të ashpër proteste palës amerikane”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian.
Gjatë qëndrimit në Santo Domingo, Sekretari Rubio u takua me Presidentin domenikan Luis Abinader dhe Ministrin e Jashtëm Roberto Alvarez.
Republika Domenikane ishte ndalesa e fundit në turneun e Sekretarit amerikan të Shtetit Marko Rubio në pesë vende të Amerikës Qëndrore dhe Karaibe.
Gjatë takimeve me zyrtarë atje, zoti Rubio u ndal tek frenimi i imigracionit të paligjshëm, lufta ndaj trafikut të drogës dhe ndikimit në rritje të Kinës në hemisferën perëndimore. VOA
Ka dalë peshku në zall, jo vetëm në qeveri, por edhe në Ambasadën amerikane në Tiranë.
Grupi monitorues Judicial Watch, ka publikuar 49 faqe dokumente nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku zytarët e Ambasadës Amerikane në Shqipëri paraqiten në punë të drejtpërdrejta me mafien e organizatës USAID, Agjencinë e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Fondacionin Soros, duke orientuar fonde grantesh në operacione të krahut të majtë, për të dëmtuar grupet tradicionale pro-amerikane.
Po si do të funksiononte drejtësia, si do të arrestoheshin 4 Klanet Mafioze që komandojnë 20 familjet kriminale, si do të prangoseshin 17 prokurorë të SPAK-ut që kanë akuza publike nga 20 që punojnë aty si skllevër të mafies politike dhe diplomatike, kur tërë peshqit e fshatit tonë, paskan qënë të mbrojtur nga njerëz me kostum amerikan?!
Këta kanë luajtur teatër dhe kanë punuar kundër interesave të Shqipërisë dhe Amerikës.
Kur Olta Xhaçka, peshkatare e Edi Ramës, dha lajmin se zuri një peshk të madh në ambasadën amerikane, dy Tigrat e Yuri Kim i zuri gjumi në detin Jon, e prej atë ditë, paguajmë nga 75 000 dollarë në ditë, për t’i mbajtur në jetë.
Lojë e ndyrë mes Oltës dhe Yurit, për të hellur ca tym në shkurret ku Altin Dumani kapte ndonjë lepur dhe gënjente se kapa një tigër!
Nga epoka e Yurit tek kjo e Tigrit, kanë kaluar shekuj të tërë ndëshkimi e dënimi, ku vulgut i kishte humbur vula e gjelat kokoriteshin sa herë pulat bënin vezë.
Sot Edi Rama dhe Aleks Soros nuk hipin majë plehu, pasi bajgat nuk mbajnë dy kokoshë.
Ndihmat amerikane përmes Aleks Soros dhe USAID, filtroheshin nëpër ambasadat amerikane jo në ndhmë të tranzicionin energjetik të vendeve, konkurrencës me Kinën në projektet e infrastrukturës dhe kundërshtimit të ndikimit të Moskës dhe Pekinit, por për të forcuar krimin e organizuar.
Burokracia federale në fshatin tonë mori një “Death penalty” që gjithë sistemin e ka lënë pa sy.
‘Dënim me vdekje’ kudo ku USAID përmes ambasadave, “ka paguar organizatat mediatike për të publikuar propagandën e tyre duke përdorur dollarët e taksave të popullit amerikan, dhe financuar kërkime për armët biologjike, përfshirë COVID-19, që vrau mijëra njerëz?”, ka kthyer kokë poshtë tërë poshtërsitë që duroi edhe populli shqiptar.
Gjarpërijtë e Ushingtonit josheshin nga Babloku i korrupsionit që korruptonte deri shefat e FBI-së, kishin ngrirë fjalën e lirë.
Secilit gazetar të ndershëm që nuk e mbyllte sqepin as me para as me presion, i kishin vënë një diçiturë, ose me një fjali, “mashtrues”, ose me një fjalë “i pabesueshëm…”.
Pika mbi i për “organizatat kriminale të mediave”, normalisht të hetuara deri në pikën e fundit, rrogën e 21 të dikujt apo vilën e 3-të të dikujt tjetër, kanë shkaktuar tërmet në rrugën e Elbasanit, prej ku pasuri e poshtërsi të pabesueshme për mendjet normale, janë transferuar edhe në Amerikë.
Prej kohësh, ne e kemi shtryllur kohën nga këmbët tek koka, me shkrime që tashmë po shkrijnë akullnajat hileqare.
Kokë-poshtë, nuk janë vetëm hajdutët e gjithë infrastrukturës shtetërore e shoqërore, pleshtat e plevicave që Amerika u ka ndaluar ushqimin përmes fondeve me taksat e popullit amerikan, por edhe patronazhistët që kanë fryrë plëndësin përçudshëm.
Çuditë e natyrës po përhapen shpejt.
Edhe Zvicra ndaloi racionin për gjithë peshqit e fshatit tonë, që shërbimet partnere po i kërkojnë edhe në ujërat e veta.
Yndyra e lajmit sot, se janë lëshuar rrjetat e peshkimit edhe në Ambasadën Amerikane, nuk tretet në lakrat e langaraqëve që ironizonin shkrimin tonë me titull: “Ambasada Amerikane pa ambasador deri në vitin 2025”, bash në kohën e lulëzimit të Aleks Sorosit e Tony Blair-it që bluanin trashë dollarët e politikës së patriarkut të Surrelit dhe bënin fushatë elektorale përmes Edi Ramës duke shitur edhe viza amerikane në këmbim të votave për qeverinë kriminale.
Moçalishtet i ka zënë kalbëza.
Aty ku sot ka filluar gjuetia e peshkut, sipas të njëjtit burim se nuk do të kemi ambasador deri në 2025, janë gjetur të gjithë në punë të zezë, të pa siguruar sipas ligjit për trupat diplomatikë, e plus ca mëkate të tjera, të duartrokitshme deri sot nga lodhja e të heshtura prej neverisë.
Qetësisht, zgjimi për gjuajtje peshku në këtë gji të fshehur të mafies, le të zgjojë sot edhe kureshtjen e ushtrisë së shushunjave, edhe të atyre pas murit që ndan realitetin me gënjeshtrën, pasi ende këta të fundit, ushqehen me shpirtin dhe mundin e tyre, me paratë dhe durimin e viktimave me të cilët nxjerrin kunjin e mbushin trastat pas sporteleve të diferencimeve shoqërore.
Patronazhistët i kemi primar, pasi i kemi edhe besimtar të devotshëm që sapo na lexojnë ne që “mashtrojmë”, i turren vrapit e shkojnë e luten në tyrbe të torollakut të Surrelit në këtë kohë të zezë për ta.
Pra ka ndodhur ajo që lajmërojmë dhe presim prej vitesh.
FBI lëshon rrjetat e peshkimit edhe në Ambasadën Amerikane./Pamfleti