Kreu Blog Faqe 235

Protestat trondisin Serbinë! Avokatët pezullojnë punën

0
epa11869009 Protesters gather to block the 'Freedom Bridge' (Most Slobode) in Novi Sad, Serbia, 01 February 2025. University students staged a protest on the three-month anniversary of the Novi Sad railway station collapse, demanding accountability for the tragedy that claimed 15 lives on 01 November 2024. The station, which had been renovated and reopened on 05 July 2024, was undergoing additional renovations shortly before the collapse. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

Avokatët në Serbi kanë pezulluar punën për 30 ditë në mbështetje të protestave studentore që kanë tronditur Serbinë për më shumë se dy muaj.

Protestat nisën pas shembjes së tendës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit dhe reagimit të Partisë Progresive në pushtet ndaj përpjekjeve publike për të përkujtuar 15 viktimat.

Greva e avokatëve raportohet se do të zgjasë deri më 4 mars. Gjatë asaj kohe, Asambleja e Odës së Avokatëve të Serbisë tha se avokatët “nuk do të hyjnë dhe nuk do të qëndrojnë në ambientet e gjykatave, prokurorive, policisë dhe/ose organeve administrative … nuk do të marrin pjesë në seancat dëgjimore dhe ekzaminimet kryesore para gjykatave, nuk do të paraqiten para prokurorisë në procedurat hetimore”.

Kjo do të thotë se avokatët nuk do të punojnë as në rastet kur të pandehurit janë në paraburgim dhe se efektivisht i gjithë sistemi i drejtësisë në Serbi do të bllokohet.

Denis Beçiriç, një nga delegatët e Asamblesë së Odës së Avokatëve që mori pjesë në votim të dielën, tha se një presion i tillë mund të jetë efektiv.

“Presioni i të gjithë pjesëmarrësve në të gjitha këto procedura do të përhapet, praktikisht te shteti, kështu që besoj se do të ketë një efekt”, tha Beçiriç për BIRN.

“Kjo është vetëm një nga protestat e një profesioni, dhe kur bashkohen të gjithë të tjerët që nuk e kanë ndërprerë punën, besoj se ky është një presion serioz ndaj shtetit,” shtoi ai.

Në vendimin e Kuvendit të së dielës thuhet gjithashtu se avokatët do të kërkojnë dorëheqjen ose shkarkimin e ministrave të Drejtësisë dhe të Brendshme, kryetarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Lartë Publik si dhe kryetarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Avokatët e ndërprenë punën gjatë javëve të mëparshme, por për një periudhë më të shkurtër kohore.

Studentët protestues kanë katër kërkesa:

-publikimin e të gjitha dokumenteve në lidhje me rinovimin e stacionit hekurudhor të Novi Sadit, i cili u shemb pjesërisht më 1 nëntor, duke vrarë 15 persona;

-ndjekjen penale të të gjithë atyre që janë përfshirë në sulmin ndaj studentëve dhe profesorëve gjatë protestave të tyre për fatkeqësinë dhe shkarkimin e tyre nëse vërtetohet se janë zyrtarë publikë;

-ndalimi i ndjekjes penale të studentëve të arrestuar gjatë protestave;

-dhe një rritje me 20 për qind në buxhetin për arsimin e lartë.

Gjatë fundjavës, një tjetër valë protestash dhe bllokadash u zhvillua në të gjithë vendin. Krahas bllokadës 27-orëshe të Urës së Lirisë në Novi Sad, ku studentët e Novi Sadit mirëpritën kolegët e tyre nga Beogradi, por edhe qytetarë nga pjesë të ndryshme të vendit, protesta u mbajtën në qytetet Nish dhe Çaçak.

Protesta të tjera u mbajtën në qytete të vogla, si Surdulicë, Bojnik, Merosina, Smederevska Palanka, Krupanj e të tjera.

Dhjetëra shkolla nuk po punojnë, pasi nxënësit dhe mësuesit, të gjithë ose disa prej tyre, po pezullojnë mësimin në mbështetje të kërkesave të studentëve.

Studentët kanë bllokuar ndërtesat e universiteteve për gati dy muaj që kur një protestues u sulmua para Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd më 22 nëntor.

Protestat përkujtimore të heshtura që zgjasin 15 minuta janë mbajtur rregullisht në Beograd, Novi Sad dhe qytete të tjera në kujtim të viktimave të stacionit hekurudhor të Novi Sadit.

Rënia e tendës në stacion erdhi pas punimeve të mëdha rinovuese që filluan në vitin 2021 si pjesë e një përmirësimi të infrastrukturës hekurudhore të Serbisë të udhëhequr nga Kina.

Punimet u zbuluan në vitin 2022 gjatë fushatës zgjedhore të atij viti, por rindërtimi vazhdoi më pas deri në korrik 2024, kur autoritetet deklaruan se stacioni ishte rindërtuar “sipas standardeve evropiane”.

Presidentja Osmani në Departamentin Amerikan të Shtetit

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet sot me një zyrtar të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) në Shtetet e Bashkuara.

DASH-i njoftoi në uebsajtine e tij se Osmani do të takohet me Louis L. Bonon, zyrtarin e lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Presidenca e Kosovës nuk ka njoftuar për ndonjë takim të tillë.

Bono e mori detyrën më 20 Janar, pasi Presidenti amerikan, Donald Trump, e filloi zyrtarisht mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë dhe Osmani do të jetë udhëheqësja e parë kosovare që takohet me një zyrtar të administratës Trump.

Bono është anëtar i Shërbimit të Lartë të Jashtëm dhe së fundmi ka shërbyer si këshilltar i lartë për Negociatat në Kaukaz.

Ai ka punuar edhe në Ambasadën amerikane në Berlin, si dhe ka qenë zëvendëspërfaqësues i përhershëm në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë dhe në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.

Osmani, e cila e kishte uruar Trumpin pasi i fitoi zgjedhjet në Nëntor, në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, në fund të vitit të kaluar bëri thirrje para deputetëve për ruajtjen e marrëdhënieve me vendet aleate, duke thënë se cënimi i raporteve me këto vende e cënon vetë Kosovën.

Ajo tha asokohe se aleanca e Kosovës me vendet e tjera është “më e madhe dhe më e rëndësishme se cilido prej nesh si politikan”.

Osmani i bëri ato thirrje në një kohë kur Qeveria e Kosovës po kritikohej nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për veprime të “njëanshme dhe të pakoordinuara” në veriun e banuar me shumicë serbe, të cilat lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e Dinarit serb nga përdorimi apo mbylljen e institucioneve serbe.

Vizita e Osmanit në DASH pason deklaratat e dy ditëve më parë të të dërguarit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, se Shteteve të Bashkuara u duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.

Grenell – ish-ambasador amerikan në Berlin – i bëri këto kritika në rrjetin social X, më pak se një javë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 9 Shkurt.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi kabinetin e Kryeministrit Kurti, në lidhje me këto komente, por nuk mori përgjigje.

Kurti i ka justifikuar ato veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

James O’Brien, i cili në administratën e paraardhësit të Trumpit, Joe Biden, ka shërbyer si ndihmëssekretar i Shtetit, ka thënë se Kurti, me veprime të tilla, ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

Edhe pas kësaj deklarate, Kurti ka këmbëngulur se SHBA-ja mbetet partnerja më e rëndësishme e Kosovës. /REL

Washington Examiner: Rubio duhet të ndryshojë non-gratat e administratës Biden

0

Një vit më parë, Marco Rubio dhe shtatë senatorë të tjerë i shkruan një letër presidentit të atëhershëm Joe Biden, duke shprehur shqetësime për keqpërdorimin e sanksioneve nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken në Amerikën Latine dhe Karaibe.

“Që nga janari 2021, shumica dërrmuese e përcaktimeve publike të bëra sipas seksionit 7031(c) kanë shënjestruar zyrtarë në qeveritë e Amerikës Latine dhe Karaibeve që kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara për interesat strategjike diplomatike dhe të sigurisë kombëtare,” theksuan senatorët.

Senatorët shprehën shqetësime të thella për politizimin e procesit të sanksioneve, shënjestrimin e politikanëve nga e djathta dhe injorimin e “veprimeve të tmerrshme në rajon nga të tjerët”.

Ata i kërkuan Biden që administrata “duhet të shpjegojë menjëherë procesin dhe kriteret që ka përdorur që nga janari 2021 për të përcaktuar individë në Amerikën Latine dhe Karaibe sipas seksionit 7031(c).

Ky mund të duket si një shqetësim amerikan, i krahut të djathtë ose i të drejtave të njeriut. Megjithatë, siç thuhet në letrën e senatorëve republikanë, nuk është vetëm një problem i SHBA-së dhe veçanërisht, jo vetëm një shqetësim i Amerikës Latine dhe Karaibeve.
Midis të tetëve, Rubio është bërë Sekretar Shteti i Presidentit Donald Trump. Duke shprehur shqetësime për përvcaktimet e aleatëve të SHBA-së dhe duke kërkuar rishikimin dhe ndryshimin e tyre nga administrata demokrate, Rubio ka vendosur një precedent të qartë. Ai tani duhet ta zbatojë.

Për shembull Sali Berisha, një ish-president dhe kryeministër i Shqipërisë që vizitoi Shtëpinë e Bardhë dy herë në fillim të viteve ’90 dhe u prit nga republikani George H.W. Bush dhe demokrati Bill Clinton. Në vitin 2007, Berisha mirëpriti presidentin e parë dhe të vetëm të SHBA-së që vizitoi Shqipërinë, George Ë. Bush. Berisha ishte dhe është një aleat i vendosur i Shteteve të Bashkuara, i lidhur me interesat amerikane në gjithçka, nga Lindja e Mesme në Rusi, nga zgjerimi i NATO-s deri te lufta kundër terrorizmit.

Goditja ndaj Berishës erdhi në maj 2021 kur Blinken e përcaktoi atë për “minim të demokracisë” dhe “korrupsion thelbësor”. Ironikisht, vetë Blinken, ndërsa ishte këshilltar i lartë i Zëvendës Presidentit Biden, lavdëroi Berishën dhe përpjekjet e qeverisë së tij kundër korrupsionit.

Demokratë të tjerë amerikanë dikur menonin po ashtu. Në vitin 2012, Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton mbajti një fjalim në parlamentin e Shqipërisë, kur Berisha ishte kryeministër, duke thënë se “nëse dikush dëshiron të shohë demokracinë në lëvizje, duhet të vijë në Shqipëri”.

Berisha fajëson miliarderin George Soros dhe miqtë e tij në SHBA për dizajnimin non grata. Sa për ilustrim, djali i George, Alex Soros ka qenë një i pashmanmgshëm në politikën shqiptare dhe ballkanike, që kur kryeministri Edi Rama erdhi në pushtet. Përfshirja e ish-shefit të zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal në çështjet shqiptare nuk duhet lënë mënjanë. Ai u dënua me 28 muaj burg nga një gjykatë në Uashington DC për këtë përfshirje, duke marrë ryshfet nga individë shqiptarë të vënë në lëvizje nga zyra e Ramës, sipas dosjes së Departamentit të Drejtësisë, dhe duke e shtyrë FBI-në të hapte një hetim për Partinë Demokratike të krahut të djathtë të Berishës.

Tani që Rubio është shefi dhe Blinken ka ikur, a do të ndryshojë Rubio politikat dhe dënimet e Blinken ndaj aleatëve të krahut të djathtë të SHBA-së, jo vetëm në Amerikën Latine dhe Karaibe, por edhe në Evropën Juglindore? Shumë në Shqipëri mendojnë se Rubio do ta bëjë këtë.

Disa përmendin një arsye interesante: duke qenë pasardhës i emigrantëve kubanë antikomunistë, ai e di se çfarë është komunizmi. Shqipëria dhe vendi i gjyshërve të tij kanë një gjë të përbashkët: kanë vuajtur shumë nga thundra komuniste. Përcaktimi i Berishës nuk është asgjë më pak se një e Majtë e re ndërkombëtare që përpiqet të zhdukë rivalët e saj të djathtë.

Trafik droge nga Amerika e Jugut, kapet shqiptari në Spanjë; ekstradohet në Itali

0

Trafik droge dhe pjesëmarrës në organizatë kriminale janë akuzat që policia italiane ka ngritur ndaj një shqiptari të kërkuar nga drejtësia në Itali.

Shqiptari u ndalua dhe arrestua në Madrid më 21 janar, ndërsa 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai u arrestua me bashkëpunimin e policisë shqiptare dhe asaj spanjolle. Por më tej rezultoi se ai kërkohej edhe në Breshia, duke bërë komunikimin e arrestimit për këtë qëllim.

Hetimi ka çuar në zbulimin e 40 personave të implikuar në rrjetin e narkotrafikut nga Amerika e Jugut në portet europiane dhe dhënien e 20 masave paraprake.

Ai ishte ndër personat e kërkuar të listës, i ekstraduar nga Spanja dhe komunikimi i akuzave iu bë në qelitë e paraburgimit në Breshia.

Hetimet ndaj organizatës kishin nisur të paktën tre vite më parë, për transportin e tonelatave me kokainë në disa vende të BE-së, raportojnë mediat italiane.

Grupi kishte lidhje me Kolumbinë, Ekuadorin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa financonte trafikun e sasive të mëdha të drogës për kartelin.

Albin Kurtit gjobitet se u takua me një hoxhë

0

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur sërish nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Kësaj radhe, PZAP-ja bën të ditur se VV-ja është dënuar me tre mijë euro për takimin e kryetarit të kësaj partie, Albin Kurtit me një hoxhë, konkretisht Husamedin Abazin, i punësuar në organizatë fetare.

“Subjektit Politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, i shqiptohet dënimi më gjobë në lartësi prej 3 mijë euro”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Tutje, në po të njëjtin vendim bëhet e ditur se kryetari i VV-së, pra Kurti, bëri fushatë me përfaqësues fetarë dhe të organizatave bamirëse

Projekti i Presidentit Trump për një Botë tjetër

0
Shkruan Rafet Ismaili
Trump po ka pikëpamje të ndryshme prej të tjerëve mbi atë çfarë është e drejt e çfarë e gabuar.
Proteksionizmi ekonomik e paqja sipas politikes se forcës janë adutet e tij kryesore.
Trump po tregon se jo vetëm që është një president jo konvencional e ndryshe por edhe e ka projektuar një botë tjetër sipas pikëpamjeve të tij.
Po shihet se më Trump jo vetëm vendet e vogla por edhe fuqitë ekonomike botërore si BE, Kina , Brazili e Kanadaja do të diciplinohen përmes masave proteksioniste të vendosura nga Trump.
Sipas obserbimeve të mija pos presidentit Regan i cili e kishte shëmbur perandorinë e kuqe sovjetike më projektin e njohur si lufta e ujëve më një lidërship të fuqishëm, SHBA -të nuk kanë patur president më unilatiral e të fuqishëm në vendimmarrje se Trump.
Iu referova Reganit e lidërshipit të tij e këtu nuk bënë të harrohet edhe lidërshipi i kryeministës Britanike e njohur edhe si zonja e hekurtë Margaret Theçer e cila përmes politikave të privatizimit në vitet e 80-ta kishte bërë bum të madh në ekonominë britanike e njëherit si aleate e ngushtë e Regan , marrdhëniet transatlantike i kishte quar në tjetër nivel.
Mëse shumti proteksionizmit të Trump po i frikësohet BE e cila po e vuan mungesën e lidëshipit pas largimit të Merkel e kjo ka bërë që aleatet e Putin si Orban të forcohen.
Vetëm na mbetet të shpresojmë se politika e Trump do ta dëtyrojë Serrbinë ta pranojë realitetin e ri në Kosovë sepse të jemi realist pas mandatit të Bushit junior , nën Obama e Biden sa i përkët Kosovës politika e departamentit të jashtëm ka qenë më fleksibile më Serrbinë e jo e prerë siç ishte në kohën e Clintonit e Bushit junior.
Historia ka treguar se agresori nuk njehë gjuhë tjetër pos asaj të forcës e Serrbia pos forcës jo që nuk njehë gjuhë tjetër por njihet për politikë obstruktive e të minimit të shtetit tonë.

Dorëheqja e Vuçeviç – Kush janë emrat e mundshëm për kryeministrin e ri të Serbisë

0

Pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit Millosh Vuçeviç, që çoi në rënien e Qeverisë së Serbisë, presidenti Aleksandër Vuçiç ka shpallur se do të njoftojë së shpejti nëse do të mbahen zgjedhje të reja.

Sipas tij, në rast se nuk do të ketë zgjedhje, janë disa kandidatë për t’u zgjedhur si kryeministër. Dy emra kanë nisur të përmenden për këtë post, ministri i Financave Sinisha Mali dhe ministri i Punëve të Jashtme Marko Gjuriç. Sipas burimeve të “Nova.rs”, njëri prej këtyre kandidatëve ka më shumë shanse për shkak të mbështetjes së tij të brendshme.

Sinisha Mali, i cili u përmend vitin e kaluar si kandidat për kryeministër, ka theksuar se është më i fokusuar në punën dhe rezultatet sesa në funksionet e larta shtetërore. Ai është një person i besuar nga partia dhe presidenti, dhe konsiderohet një figurë kyçe në administratën e SNS, sidomos për mbylljen e marrëveshjeve të rëndësishme financiare.

Një tjetër emër i mundshëm është Marko Gjuriç, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme dhe ish-ambasador i Serbisë në SHBA. Ai është konsideruar si një nga emrat më të favorizuar për këtë post, me një mbështetje të dukshme nga SHBA, pasi ambasadori amerikan në largim Christopher Hill lavdëroi arritjet e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së.

Në një analizë të bërë nga Dragan Popoviç, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike, u shpreh se presidenti Vuçiç mund të kërkojë emërimin e një kryeministri për të qetësuar protestat, edhe pse kjo është një detyrë e vështirë. Popoviç ka shprehur preferencë për Marko Gjuriçin si kandidatin më të sigurt, duke e parë atë si një mundësi për të qetësuar situatën politike. Sidoqoftë, vendimi përfundimtar do të jetë në dorë të presidentit Vuçiç.

CNN: Gjithçka në Serbi që mund të çojë në rënien e Vuçiçit

0

“Kulmi i shembur I stacionit hekurudhor në Novi Sad dhe vdekja atje e 15 qytetareve te pafajshem, është bërë simbol i fuqishëm i asaj që shumë serbë e shohin si korrupsion në zemër të shtetit, i lulëzuar nga sundimi 12-vjeçar i Presidentit Aleksandër Vuçiç” – keshtu shkruan gjigandi CNN.

Protestat e drejtuara nga studentët kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dokumenteve dhe rezultojnë të jenë aq të mëdha dhe jetëgjata sa disa pyesin nëse ato mund t’i japin fund mbretërimit të Vuçiçit, I cili e ka dominuar Serbinë që kur u bë kryeministër në vitin 2014 dhe pastaj president tre vjet më vonë.

Ish-ministri i Informacionit nën regjimin brutal jugosllav të Sllobodan Millosheviçit, Vuçiç e ka degraduar demokracinë serbe, teksa ‘Freedom House’ se fundmi vlerësoi se Serbia ra ne renditje nga statusi i një vendi “të lirë” në një “pjesërisht të lirë”, duke përmendur sulmet ndaj mediave dhe përqendrimin e pushtetit në duart e presidentit.

Megjithatë edhe kritikët e tij pranojnë se ai është një operator politik i aftë. Në një botë gjithnjë e më shumëpolare, vende si Serbia – një fuqi rajonale që Perëndimi po përpiqet ta ndajë nga aleati i tij historik Rusia – kanë mundësi të shumta. Për Moskën, Serbia mund të ndalojë zgjerimin drejt perëndimit të shteteve të tjera të Ballkanit. Për Evropën, Serbia eshte një minierë e mundshme litiumi, që mund të jetë çelësi për tranzicionin e gjelbër, kurse për Kinën, Serbia ofron mundësi për të zgjeruar ndikimin e saj përmes Iniciativës ‘Brez dhe Rrugë’.

Edhe disa në Shtetet e Bashkuara kanë interes për vendin. Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, thuhet se po punon për një marrëveshje për të ndërtuar një hotel të markës Trump në Beograd, me financim nga vende të ndryshme të Gjirit.

Për Serbinë, kjo qasje transaksionale mund të mos përfaqësojë një ideologji koherente – ajo i shet armë Ukrainës, por refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë – dhe e gjitja kjo është dëshmuar si kosto-efektive.

Serbia ka siguruar furnizime me gaz rus, infrastrukturë kineze, investime evropiane, madje edhe projekte magjepsëse ndërtimi amerikane

Qytetarët nderojnë viktimat e tragjedisë në Novi Sad

0

Një njeri nuk mund ta përcaktojë të ardhmen e vendit, kështu u referohen protestuesit studentë e qytetarë, veprimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, të cilët edhe sot kanë vazhduar protestat në kërkim të drejtësisë për viktimat e tragjedisë së Novi Sadit.

Qytetarët nderojnë viktimat e tragjedisë në Novi Sad. Para tre muajsh stacioni hekurudhor është shndërruar në një simbol kujtese dhe proteste, një hapësirë ku qirinjtw nuk pushojnë së djeguri. Studentët që nisën protestat për drejtësi për viktimat, në vendin e tragjedisë në heshtje vendosin lule.
“Shpresoj se dikush do të marrë përgjegjësinë për këtë ngjarje. Ky është hera e parë që vijnë këtu pas aksidentit dhe ende nuk mund të besoj atë që ndodhi. Si është e mundur që pushteti nuk ka asnjë ndjenjë empatie? Shpresoj që dikush do të ketë pak zemër”, tha një studente.

Qytetarët janë mbledhur për të nderuar viktimat. Pikërisht në orën 11:52 filloi heshtja 15-minutëshe për 15 njerëzit që humbën jetën në tragjedi. Ata thonë se kjo tragjedi ka nxjerrë në pah të gjitha problemet me të cilat përballet shoqëria serbe, raporton rtk.

“Kam ardhur nga Zrenjanini për të nderuar viktimat. Dhimbje nuk do të kalojë kurrë, por ata që janë përgjegjës duhet të japin llogari. Jam shumë e zemëruar! Mesazhi im është se ai, presidenti jonë, duhet të ik”, thotë një qytetare.

Të pranishmit kritikojnë presidentin e Serbisë. Ata thonë se institucionet duhet të fillojnë të bëjnë punën e tyre dhe se Serbia nuk mund të jetë një vend ku një person vendos për gjithçka.

“Kemi një pushtet që nuk dëgjon askënd. Duhet të dihet kush bën çfarë, dhe jo një person të përzihet në gjithçka dhe të largohet nga funksionet e tij. Nëse institucionet fillojnë të punojnë, atëherë kjo është demokracia”, tha nje qytetare duke shpresuar për një rezultat pozitiv.

Përfaqësuesit e opozitës në Novi Sad theksojnë se as pas tre muajsh askush nga ata që janë përgjegjës nuk është përballur me drejtësinë.

“Pas tre muajsh, gjithçka ka ndryshuar sepse njerëzit për herë të parë janë ngritur të gjithë bashkë dhe kanë thënë mjaft! Mjaft me gënjeshtrat, padrejtësitë dhe poshtërimet e popullit. Pas 12 vjetësh, ky moment i kaloi kufirin. Ky popull është gati që Serbia të jetë një vend me dinjitet, të drejtë dhe solidare”, tha Miran Pogaçar, asamblist i lëvizjes opozitare ‘Brave’ në Kuvendin e qytetit të Novi Sadit.

Tragjedia në Novi Sad ka nxitur protesta dhe ka nxjerrë në pah problemet e thella të shoqërisë serbe, si shkatërrimin e institucioneve dhe korrupsionin sistematik. Për një të ardhme më të mirë, qytetarët kërkojnë që institucionet të punojnë në interes të qytetarëve dhe drejtësia të zbatohet për të gjithë.

Qeveria po mbron oligarkët dhe korrupsionin e lartë

0

Në një intervistë të dhënë në programin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Almir Toska ka kritikuar qeverinë dhe masat që janë marrë deri më tani kundër korrupsionit.

“Ne kemi disa ministra të arrestuar të cilët janë njerëz që i ka reshtuar Edi Rama dhe që nuk janë pjesë integrale e tij. Ne kemi shumë pak njerëz të arrestuar kur duhet të kishim dyfishin e atyre. Me aferat korruptive duhet të kishim arrestuar oligarkët që nuk i kemi. Ata janë po aq fajtorë sa politikanët që pranojnë kompromise të ulta që marrin tendera në kurriz të shqiptarëve”, tha Toska.

Ai gjithashtu theksoi përfshirjen e disa personave të lartë në korrupsion dhe ndikimin e tyre në krimin zgjedhor.

“Si ndodhi me kryetarin e bashkisë, Belinda Balluku, Taulant Balla, Frida Krifca, çfarë do ndodhte me Olta Xhaçkën? Ata janë njerëz të përfshirë drejtpërdrejt në korrupsion madhor, janë njerëz që kanë ndikuar në krimin zgjedhor. Këta njerëz janë jashtë. Ca ti them Altin Dumanit? Ti them bravo. Pres të veprojë, ai ka prioritet dhe këto çështje sensistive shqiptare.” shtoi ai.

POSTIMET E FUNDIT