Kreu Blog Faqe 238

Kongresmeni Amerikan: FBI u përdor si armë politike, do të bëhet hetim i plotë

0

Duke folur për NBC, ai deklaroi se do të ketë një hetim të plotë nga Kongresi Amerikan.

Komentet e tij vijnë pasi Republikanët kontrollojnë shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve.

Jordan është kryetar i një komiteti të posaçëm që do të hetojë përdorimin e agjencive federale amerikane si armë politike.

“FBI ka spiunuar fushatën e presidentit, ka ndryshuar provat përpar gjykatës FISA, ka paguar një burim njerëzor konfidencial edhe pse e dinin se burimi njerëzor konfidencial i kishte gënjyer.

FBI ka shënjestruar prindër. FBI ka bërë një sërë gjërash. Dua të them, FBI bastisi shtëpinë e një ish-presidenti 91 ditë përpara zgjedhjeve, mori telefonin e një anëtari të Kongresit, e kështu me radhë.

Dhe më pas, vetëm javën e kaluar, mësuam se një ish-agjent i FBI-së, agjent special i ngarkuar me kundërzbulimin në divizionin e Nju Jorkut, po merrte para nga një rus. Dhe kjo nuk është vetëm kaq- dua të them se ky ishte agjenti special i ngarkuar me kundërzbulimin në Nju Jork, duke marrë para nga Oleg Deripaska- jo ndonjë rus çfarëdo”, tha ai, duke iu referuar skandalit të Charles McGonigal, ku është i implikuar kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Së fundmi, Dhoma e Përfaqësuesve ka krijuar një komitet të posaçëm, që do të hetojë përdorimin e agjencive federale si armë kundër të djathtëve.

Anëtarja e këtij komiteti, ligjvënësja e fuqishme republikane, Elise Stefanik ka folur për portalin konservator Breitbart.

Stefanik, që drejton Konferencën Republikane, tha se pret që ky komitet të bëjë një punë shumë të rëndësishme.

Komiteti, që drejtohet nga republikani Jim Jordan, do të ketë autoritet të gjerë për të hetuar Departamentin e Drejtësisë, agjencitë e inteligjencës si FBI dhe CIA, por edhe kompani private si Twitter.

Komiteti do ketë një buxhet të jashtëzakonshëm dhe do të hetojë akuzat se këto agjenci kanë dhunuar të drejtat civile.

“Merrni FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë sa për fillim”, tha Stefanik.

“Ekziston një listë e gjatë e abuzimeve dhe shënjestrimit të paligjshëm, jo vetëm amerikanëve të profilit të lartë që janë konservatorë apo republikanë, por edhe amerikanë të zakonshëm,” tha ajo, duke shtuar se “së fundmi ishte fakti që një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së, ish-kreu i kundërzbulimit në Nju Jork, sapo u shpall fajtor për pranimin e qindra-mijëra dollarëve nga Rusia”.

“Këto agjenci duhet t’i nënshtrohen transparencës dhe reformimit dhe ky komitet i përzgjedhur do të jetë një nga mjetet e shumta që kemi si shumicë për të arritur tek e vërteta dhe për t’u siguruar që populli amerikan të mësojë të vërtetën”, tha Stefanik.

“Shteti i thellë (deep state) duhet të çrrënjoset nga bërthama e këtyre agjencive. Ai po kulmon me politizimin dhe mënyrën se si Shtëpia e Bardhë e Biden i ka përdorur këto agjencitë si krahu i tyre politik dhe si një armë politike”.

Komiteti do përbëhet nga 12 republikanë dhe 9 demokratë.

Gjysmë milioni euro ndihma për palestinezët në Gazë

0

Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro si ndihmë humanitare për palestinezët në Gazë, pas arritjes së armëpushimit më herët gjatë këtij muaji, që ndali luftën 15-mujore në enklavën palestineze.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se armëpushimi i arritur mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mundëson dërgimin e ndihmave në Gazë.

“Qeveria shpreson dhe bën thirrje që ky armëpushim i përkohshëm të shfrytëzohet për arritjen e paqes së qëndrueshme, pra paqe të drejtë dhe të bazuar në zgjidhjen me dy shtete”, tha Kurti.

Kurti tha se lufta në Gazë ka shkaktuar viktima të shumta dhe dëme materiale, andaj palestinezëve u duhet ndihma nga shtetet e tjera që të “mbijetojnë dhe rindërtojnë vendin e tyre”.

Më 19 janar hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, duke mundësuar lirimin e pengjeve që mbahen në Gazë në këmbim të të burgosurve palestinezë në Izrael, por edhe dërgimin e ndihmave humanitare dhe kthimin e palestinezëve në shtëpitë e tyre.

Lufta detyroi popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të zhvendoseshin nga shtëpitë e tyre, shpesh më shumë se një herë, dhe shkaktoi shkatërrime të mëdha në enklavë.

Një vlerësim i dëmeve, i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.

Lufta në Gazë nisi pasi më 7 tetor, Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 47.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën palestineze.

Tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës do të nisin të shtunën

0

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se vendimi i tij për vendosjen e tarifave mbi importet e naftës nga Kanadaja dhe Meksika do të varet nga “drejtësia” e çmimeve të vendosura nga këto vende, pavarësisht se argumenti i tij kryesor për këto tarifa lidhet me emigracionin e paligjshëm dhe kontrabandën e kimikateve të përdorura për fentanil.

Ekspertët paralajmërojnë se tarifat e mundshme mund të rrisin çmimet e karburantit në SHBA, duke minuar premtimin e Trump për uljen e inflacionit dhe kostove të energjisë. Kostoja më e lartë e importeve do të kalonte te konsumatorët përmes rritjes së çmimeve të benzinës, një çështje që ka qenë në qendër të fushatës së tij presidenciale.

Ndikimi i tarifave në çmimet e energjisë

Trump ka premtuar se, nëse rizgjidhet, do të përgjysmojë kostot e energjisë brenda një viti. “Një vit nga 20 janari, ne do të kemi përgjysmuar çmimet tuaja të energjisë në të gjithë vendin,” tha ai në një aktivitet në Pensilvani. Megjithatë, një studim i AP VoteCast tregoi se 80% e votuesve i konsiderojnë çmimet e gazit si shqetësim kryesor, dhe shumica e tyre mbështesin Trump për këtë çështje.

Sipas Administratës së Informacionit të Energjisë, SHBA importon afërsisht 4.6 milionë fuçi naftë në ditë nga Kanadaja dhe 563,000 fuçi nga Meksika. Prodhimi ditor i brendshëm arrin në rreth 13.5 milionë fuçi.

Matthew Holmes, nga Dhoma Kanadeze e Tregtisë, tha se tarifat do të ishin një dëm i drejtpërdrejtë për konsumatorët amerikanë. “Kjo është një humbje-humbje,” tha ai. “Në vend që të ulë kostot, do ta bëjë jetën më të shtrenjtë.”

Trump: “Ne nuk kemi nevojë për produktet e tyre”

Trump nuk shfaqi shqetësim për ndikimin e tarifave në ekonominë amerikane. “Ne nuk kemi nevojë për produktet që ata kanë. Ne kemi të gjithë naftën që na nevojitet,” tha ai, duke shtuar se SHBA ka burime të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e saj energjetike.

Ai gjithashtu kërcënoi me tarifa kundër Kinës për eksportin e kimikateve të përdorura në prodhimin e fentanilit dhe sugjeroi një tarifë të re 10% mbi importet kineze.

Lufta tregtare dhe kërcënimet ndaj BRICS

Më vonë gjatë ditës, Trump kërcënoi me tarifa të reja ndaj vendeve që po shqyrtojnë alternativa ndaj dollarit si monedhë shkëmbimi global. Në një postim në rrjetet sociale, ai paralajmëroi vende si Rusia, Kina dhe anëtarët e grupit BRICS se përpjekjet për të krijuar një valutë të re do të sillnin tarifa 100% mbi eksportet e tyre në SHBA.

“Ne do të kërkojmë një angazhim që këto vende as nuk do të krijojnë një monedhë të re BRICS, as nuk do të mbështesin ndonjë monedhë tjetër për të zëvendësuar dollarin e fuqishëm amerikan. Përndryshe, ata do të përballen me tarifa 100%,” tha Trump.

Aktualisht, çmimet e naftës janë rreth 73 dollarë për fuçi, shumë më të ulëta se kulmi prej mbi 120 dollarësh në vitin 2022 gjatë administratës Biden. Ndërkohë, çmimet mesatare të benzinës në SHBA janë rreth 3.12 dollarë për gallon, sipas AAA./ Euronews – Syri.Net

Tallja pikante me Altin Dumanin: “Mos vidh vota se do zemërohem”

0

Krijimi i një strukture nga ana e SPAK për të hetuar krimet elektorale është pritur me ironi në median sociale.

Strukturën do e drejtojë vetë Altin Dumani, i cili akuzohet se ka amnistuar krimet më të rënda zgjedhore në vend.

Ndërkohë mjeshtri Bujar Kapexhiu sjell një karikaturë virale me titull: “Këshillë SPAKORE”.

Ajo nuk ka nevojë për shumë koment.

Image

Donald Trump ndërpret përfundimisht fondet për komunitetin LGBTI në Ballkan

0

Gjatë ditëve të tij të para në detyrë, presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar shqetësim të gjerë me disa nga urdhrat ekzekutivë që ai ka nënshkruar.

Disa nga diktatet e tij kanë qenë deklarative, si ndryshimi i emrit të Gjirit të Meksikës në Gjiri i Amerikës. Por të tjerat kanë pasur pasoja më konkrete larg Uashingtonit.

Njëri prej tyre, Urdhri Ekzekutiv për Rivlerësimin dhe Riorganizimin e Ndihmës së Jashtme të Shteteve të Bashkuara, ka pezulluar të gjitha projektet e financuara nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, dhe Departamenti i Shtetit.

Urdhri, i cili hyri në fuqi më 27 janar, ndalon aktivitetet e financuara nga SHBA-ja për tre muaj, derisa të përfundojë një proces vlerësimi “për t’u siguruar që ato janë efikase dhe në përputhje me politikën e jashtme të SHBA-së nën axhendën Amerika e Para”, thuhet në një deklaratë të USAID.

Kjo ka prekur menjëherë një sërë organizatash në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Serbi, grupi i shteteve të quajtur “Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor” nga organizatat ndërkombëtare.

Nga viti 2020 deri në fund të vitit 2024, Shtetet e Bashkuara kanë investuar 1.7 miliardë dollarë në ndihmë në Gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur organizata të shoqërisë civile dhe institucione shtetërore dhe projekte, duke filluar nga të drejtat e njeriut dhe media e deri tek efikasiteti energjetik.

Shumë prej organizatave në këto vende janë njoftuar zyrtarisht se të gjitha projektet janë ndërprerë për tre muaj deri në përfundimin e periudhës së vlerësimit.

Ndërsa SHBA-ja ka mbështetur mijëra aktivitete në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ende nuk dihet numri i saktë i projekteve të prekura.

BIRN kontaktoi zyrat lokale të USAID-it në të gjashtë vendet, por të gjitha e ridrejtuan pyetjen në selinë e agjencisë në Uashington, e cila u përgjigj duke dërguar një link me deklaratën e saj për shtyp.

“Presidenti Trump deklaroi qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të japin më verbërisht para pa ndonjë dobi për popullin amerikan. Rishikimi dhe riorganizimi i ndihmës së huaj në emër të taksapaguesve punëtorë nuk është vetëm gjëja e duhur për t’u bërë, por është një imperativ moral”, tha USAID.

Ndërsa shumë prej tyre hezitojnë të flasin hapur, një burim që punon me USAID-in i tha BIRN se “ka të ngjarë që programet që synojnë të drejtat LGBTI ose organizatat feministe do të ndërpriten përfundimisht” pas periudhës së vlerësimit.

I njëjti burim shtoi se të punësuarit në USAID dhe organizata të tjera të financuara nga Departamenti i Shtetit janë njoftuar se do të vazhdojnë të paguhen edhe për tre muajt e ardhshëm, por nuk u lejohet të punojnë në asnjë aktivitet me grantmarrësit.

Senati amerikan konfirmon Sekretarin e ri të Brendshëm, Doug Burgum

0

Senati amerikan konfirmoi të enjten të emëruarin e Presidentit Donald Trump për postin e Sekretarit të Brendshëm, ish-guvernatorin e Dakotës së Veriut Doug Burgum, me 79 vota pro dhe 18 kundër.

68 vjeçari Burgum, do të drejtojë një agjenci që menaxhon përdorimin e 202 milionë hektarëve tokë federale dhe fisnore, një e pesta e sipërfaqes së vendit.

Ai pritet të ndjekë synimin e zotit Trump për të rritur prodhimin e energjisë dhe mineraleve në tokat publike, që ka të ngjarë të shtojë liçencat e reja në shtetet prodhuese të naftës si Wyoming dhe New Mexico dhe në Gjirin e Amerikës, siç e ka riemëruar zoti Trump Gjirin e Meksikës.

Një ish-ekzekutiv i pasur programesh kompjuterike, zoti Burgum e ka portretizuar veten si një konservator tradicional, i prirur nga biznesi.

Gjatë seancës për konfirmimin e tij, zoti Burgum tha se do të zgjerojë të drejtat për shpimin e naftës dhe gazit dhe do të mbështesë reformat që mund të shpejtojnë zhvillimin e projekteve energjetike.

Komentet e tij sinjalizuan një kthesë të mprehtë në politikën federale pasi administrata e ish-presidentit Joe Biden u përpoq të kufizonte shpimet e naftës dhe gazit në tokat federale dhe të nxiste burimet e ripërtëritshme të energjisë si era dhe dielli, si pjesë e programit të saj për ndryshimet klimatike.

Emri i tij po konsiderohet gjithashtu si kreu i një këshilli të ri kombëtar për të koordinuar politikat për të rritur prodhimin e energjisë në Shtetet e Bashkuara.

Halabakët e SPAK-ut fshihen si minj nëpër tavolina…

0

Analisti Andi Bushati debatoi ashpër me gazetaren Klodiana Lala në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për hetimet e SPAK-ut. Ndërsa Lala i vlerësoi prokurorët që kanë çuar në gjyq krerët e lartë të politikës, ministra dhe kryebashkiakë, Bushati u shpreh se ata nuk kanë fuqi që të hetojnë denoncimet që ish-zv/kryeministri Ahmetaj ka bërë ndaj qeverisë Rama.

Klodiana Lala: Unë besoj se nuk do të ndryshojë asgjë. Do të vijojë e njëjta histori me ca, siç thotë Bushati, të kapur nga Rama, ca të tjerë në këndvështrimin tim, të pavarur, ca të mbështetur nga amerikanët dhe të tjerë. Kanë hartuar strategjinë për krimin zgjedhor me ekspertë britanikë.

Andi Bushati: Këtë që hapi Klodin duhet ta diskutojmë.

Klodiana Lala: Duke qenë se SPAK ka disa dosje sensitive, kryesisht në politikë, ato na provojnë, se si do të jetë ky vështrimi amerikan. Se prokurorët flasin me prova.

Andi Bushati: Po të flisnin me prova, këta do t’i kishe të Arben Ahmetaj, po këta fshihen poshtë tavolinës për provat.

Klodiana Lala: Ju e keni të palëkundur qëndrimin tuaj, unë kam qëndrimin tim. Arben Ahmetaj me firmën e kujt është në kërkim?

Andi Bushati: E kapin ata.

Klodiana Lala: Ilir Beqja me firmën e kujt është në burg? Sali Berisha me firmën e kujt është i pandehur? Ilir Meta me firmën e kujt është në burg? Duam apo s’duam, ata prokurorë, kanë hedhur ca firma dhe mirë apo keq, i kanë vënë. Lefter Koka, Alqi Bllako, Vangjush Dako janë 17 kryebashkiakë, tani më fal a janë me firmën e prokurorëve apo timen dhe tënden?

Andi Bushati: Ca halabakë që vihen në lëvizje me denoncimet e Idajet Beqirit dhe nuk vihen në lëvizje me denoncimet e një zv.kryeministri.

Klodiana Lala: Unë jam e prirur t’i jap meritën çdokujt dhe secili nga ne ka integritet dhe shtyllën e vet kurrizore.

Andi Bushati: Po s’bën dot gjë. Njerëz të ndershëm ka patur edhe në Kilin e Pinoçetit, sistemi nuk të linte ta ushtroje ndershmërinë.

Klodiana Lala: Nuk mund të them që shoqëria civile është e kapur, gjithë parlamenti është i kapur, por po t’i fusim të gjithë në një thes, vrasim shpresën.

Andi Bushati: Po të pomposh optimizmin vazhdo.

Klodiana Lala: Ju besoni se 150 vetë që punojnë në SPAK janë të kapur?

Andi Bushati: Jo, as media nuk është e kapur. Sistemi është i kapur, Sikur një të ishte në rregull, sot do të ishte në Zvicër te Arben Ahmetaj, po fshihen si minj nëpër tavolina, se s’kanë bythë të kërkojnë të vërtetën, se i shkojnë 7.

Putin dhe Trump e hapën “Kutinë e Pandorës”

0

Shkruan Pilar Benet

Vladimir Putin e hapi Kutinë e Pandorës në vitin 2014, duke aneksuar gadishullin e Krimesë, statusi i të cilit si një republikë autonome brenda Ukrainës, ishte njohur vazhdimisht nga Rusia që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Tani, ambiciet territoriale të shpallura nga Donald Trump (blerja e Grenlandës, marrja nën kontroll e Kanalit të Panamasë dhe bërja e Kanadasë si shteti i 51-të i SHBA-së) i japin një hov të ri ekspansionizmit rus. Madje në një farë mënyre, e “normalizojnë” atë brenda klubit të vendeve që pretendojnë se kanë një përgjegjësi të veçantë për fatin e botës.

Aneksimi i territoreve të Ukrainës nga Rusia, krijoi një precedent të rrezikshëm, por situata mund të përkeqësohet nëse në çdo bisedë mbi përfundimin e luftës, Trump do të pajtohej me kërkesat e Putinit.

Presidenti rus nuk dëshiron “ndërprerje të shkurtër apo një armëpushim”, por njohje të plotë ndërkombëtare të pushtimeve të tij gjatë luftës (4 rajone ukrainase plus Krimenë), të cilat ka nxituar t’i përfshijë paraprakisht në Kushtetutën ruse.

Rreziku sot nuk është vetëm Putin apo Trump, por shembulli që veprimet dhe sjellja e tyre agresive ofron për shtetet e tjera më pak të fuqishme që kanë mosmarrëveshje territoriale, dhe që deri vonë dukeshin si “vullkane të zhdukura”, por që sot ngjajnë më shumë si “vullkane të fjetura”.

Rusia sheh tek Trump nxitjen për të justifikuar aneksimin e Krimesë, dhe për t’i inkurajuar të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë nën flamurin e “vetëvendosjes”. “Kur një komb, si pjesë e një shteti më të madh, ndihet jokomod në atë shtet dhe kërkon vetëvendosje në përputhje me Kartën e OKB-së, atëherë shteti më i madh është i detyruar të mos e kundërshtojë apo pengojë këtë proces. Nuk është kjo ajo që spanjollët i bënë Katalonjës, apo britanikët Skocisë”- tha në fillim të këtij muaji Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Vetëvendosja” është mirë për të tjerët, por jo për Rusinë, ku vënia në dyshim e unitetit të shtetit mund të dënohet penalisht, sipas një ligji të miratuar në vitin 2014. Nën sundimin e Putin, Moska ka shtypur ashpër separatistët në republikën Kaukaziane të Çeçenisë, dhe e ka forcuar në mënyrë dramatike centralizimin e vendit.

Në vitin 2018, u garantua me ligj epërsia e gjuhës ruse në sistemin arsimor shtetëror, ndërsa studimi i gjuhëve kombëtare të popujve jorusë, u përfshi tek “aktivitetet vullnetare” me orë të reduktuara mësimore, madje edhe kur ato janë gjuhë zyrtare.

I nxitur nga një frikë e shtuar ndaj nacionalizmit jo-rus, sistemi i udhëhequr nga Putini ndjek penalisht aktivistët, ndalon shoqatat, mediat dhe produktet kulturore. Që nga fillimi i këtij shekulli, propagandistët rusë janë përpjekur që të nxisin lakminë e fqinjëve perëndimorë të Ukrainës, për të vënë në pikëpyetje integritetin territorial të vendit.

“Dhjetë milionë njerëz jetojnë në Lviv, dhe në territoret që Stalini ia dorëzoi Ukrainës pas Luftës së Dytë Botërore në kurriz të Polonisë, Rumanisë dhe Hungarisë. Njerëzit që jetojnë atje, duan të rikthehen në atdheun e tyre historik”- tha Putin në dhjetor 2023. Ai shtoi: “Dhe vendet që i humbën këto territore, ëndërrojnë t’i rimarrin këto territore”.

Varshava i mohon këto pretendime dhe e hedh poshtë lojën e Kremlinit. Edhe Rumania dhe Hungaria nuk kanë pretendime zyrtare, por të dyja këto vende ndjekin një politikë aktive të mbrojtjes së pakicave të tyre përkatëse që jetojnë në Ukrainë (minoriteti hungarez kryesisht në provincën Transkarpatiane, dhe pakica rumune në Chernivtsi, ish-Bukovina Veriore).

Po ashtu, Hungaria e kushtëzon miratimin e saj për hyrjen e Ukrainës në BE dhe NATO me respektimin e pakicave. Rumunët dhe bullgarët janë komunitete të rëndësishme në jug të provincës së Odesës (ish-Besarabia Jugore ose Budzhak).

Me nxitjen e Komisionit Evropian, Kievi ndryshoi në vitin 2023 ligjet e tij për të drejtat e pakicave kombëtare (para fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE), i cili ishte kufizuar në vitin 2017 nga rregulloret e arsimit.

Të drejtat e pakicave, të cilave Budapesti, Bukureshti dhe Sofja u kanë dhënë pasaportat kombëtare, janë një çështje e ndjeshme, e cila bëhet më e mprehtë gjatë fushatave zgjedhore. Por ato shfaqen edhe në varësi të intensitetit të politikës asimiluese të Kievit.

Në vendet fqinje në Perëndim të Ukrainës, forcat nacionaliste, dikur të papërfillshme, po ringjallin ambiciet e vjetra territoriale. Në Hungari, László Toroczkai, udhëheqësi i partisë Atdheu Ynë, deklaroi në vitin 2024 se nëse Ukraina mposhtet nga Rusia, Kievi duhet t’ia dorëzojë  Hungarisë territorin Transcarpathia.

Nga ana tjetër Călin Georgescu, fituesi i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani nëntorin e vitit të kaluar, e cilësoi në vitin 2022 Ukrainën si “një vend të shpikur”. Rezultati i zgjedhjeve u anulua, por Georgescu po e vazhdon betejën e tij politike.

Në Bullgari, Kostadin Kostadinov, një figurë e së djathtës ekstreme që e sheh me simpati Putinin, paralajmëroi këtë muaj se “Ukraina po shpërbëhet”, dhe se në bisedimet e ardhshme të paqes, Bullgaria duhet të pretendojë të marrë “Besarabinë bullgare” (rajonin jugor Odesa).

Rasti i Rusisë me Ukrainën që nga viti 2014, ka treguar se edhe marrëveshjet më të qëndrueshme të njohjes së kufijve, rrezikojnë të shpërbëhen nëse forcat radikale nacionaliste vijnë në pushtet në shtetet që deri dje ndiheshin rehat brenda kufijve të tyre të njohur.

Dhe në rast se kjo do të ndodhte, falë shembullit të dyfishtë të Putinit dhe Trump, harta politike e Evropës mund të fillojë të dridhet si një fushë vullkanesh që sapo janë zgjuar nga gjumi i tyre.

Kuvendi shtyn afatet për investimet strategjike, miratohet edhe bonusi në prag të zgjedhjeve për pensionistët

0

Në një seancë që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, Kuvendi miratoi ndryshimet e parashikuara në aktin normativ të qeverisë, që i hap rrugë bonusit të pranverës për pensionistët. Ky bonus që jep qeveria Rama do të shpërndahet për pensionistët në prag të zgjeedhjeve të përgjithshme parlamentare me qëllim që Partia Socailiste të “thithë” vota kryesisht nga mosha e tretë.

Po ashtu, Kuvendi ka miratuar edhe shtyrjen e afatit të aplikimit për statusin e Investitorit Strategjik. Sipas ndryshimeve, aplikuesit kanë afat deri në dhjetor 2026.

Gjithashtu, Kuvendi votoi pro letërnjoftimit digjital, duke vijuar kështu politikat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të strategjisë së digjitalizimit. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, nga foltorja e Kuvendit, duke prezantuar risitë e letërnjoftimit digjital, tha se ai do të ketë një rol kyç në luftën ndaj krimit të organizuar, por edhe ndaj mashtrimeve kibernetike.

Është miratuar edhe ndryshimi ligjor i kërkuar nga deputeti Blendi Klosi, i cili parashikon lehtësimin nga taksat për brandet në fushën e turizmit për një periudhë 10-vjeçare. Ky ndryshim ligjor parashikon që afatet e tij të jenë në fuqi deri në fund të vitit 2026.

Kuvendi miratoi gjithashtu marrëveshjen me Bankën Europiane për Zhvillim për financimin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas.

Gjithashtu, u miratua edhe aderimi i Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 27-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar (UPU). Kjo nismë afron Shqipërinë me standardet ndërkombëtare në fushën e shërbimit postar.

Po ashtu u hap drita jeshile edhe për ndryshimet ligjore në menaxhimin e mbetjeve, duke e përafruar legjislacionin shqiptar me atë të BE-së.

Votimi sipas rendit të ditës:
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”. Kjo nisëm u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 27-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Abidjan 2021, përfshirë ndryshimet e miratuara në Kongresin e Jashtëzakonshëm, Addis Ababa 2018, dhe në Kongresin e Jashtëzakonshëm, Gjenevë 2019, të Bashkimit të Përbotshëm Postar”. Ky propozim u votua me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim

Miratohet Akti Normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2024. Akti normativ votua me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim

Një tjetër projektligj që do të diskutohet është projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse, Deti Blu””. Kjo marrëveshje u miratua me 74 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim

Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë. Kjo nisëm ligjore u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim

Projektligji; “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore”; Kjo nisëm ligjore u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për investimet e strategjike në Republikën e Shqipërisë”; Kjo nisëm ligjore u miratua me 73 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji për një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”; Kjo nisëm ligjore u miratua me 68 vota pro, 1 kundër dhe 3 abstenim.

Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr.2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-EuroMediteriane të 12 dhjetorit 2024, për ndryshimin e vendimit nr.1/2023 të Komitetit të Përbashkët, miratuar me ligjin nr.59/2024, me qëllim përfshirjen e dispozitave kalimtare në ndryshimet e Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediteriane, të zbatueshme nga 1 janari 2025”. Kjo nisëm ligjore u miratua me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektvendimi “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në procedurat e (i) miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; (ii) shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d. o. o. ; dhe (iii) ndërtimit të portit të ri në Porto Romano”. Kjo nisëm ligjore nuk u miratua. Ajo mori 1 votë pro, 1 abstenim dhe 73 kundër.

Në rend dite është parashikuar të shqyrtohet edhe projektvendimi për “Për dërgimin e mocionit në gjykatën kushtetuese”, për mandatin e deputetit të Partisë Socialiste Vullnet Sinaj. Kjo nisëm ligjore nuk u miratua. Ajo u votua kundër nga 61 deputetë, 12 abstenim dhe 0 pro.

Miratimi i ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit u miratua me 74 pro, 0 abstenim dhe 0 kundër.

Gazetari Denis Dyrnjaja thirret në SPAK

0

Gazetari Denis Dyrnjaja është thirrur sot nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ai ndodhet prej disa orësh në ambientet e SPAK duke u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm, por nuk dihet ende arsyeja.

Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se thirrja e tij mund të lidhet me hetimet e një dosje te bujshme të SPAK. Nuk dihet nëse gazetari është thirrur si dëshmitar apo për një tjetër rol në këtë proces hetimor.

Pavarësisht përpjekjeve, nuk është mundur të sigurojë një reagim nga SPAK lidhur me këtë zhvillim. Ende mbetet e paqartë nëse ai është thirrur për të dhënë informacione në kuadër të ndonjë hetimi konkret apo nëse bëhet fjalë për një procedurë rutinë të organit të drejtësisë.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur SPAK ka intensifikuar hetimet për çështje të ndjeshme që lidhen me korrupsionin dhe keqpërdorimin e fondeve publike, veçanërisht në institucionet vendore. Në javët e fundit, disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë thirrur për të dëshmuar në lidhje me këtë çështje.

POSTIMET E FUNDIT