Partia Demokratike e Kosovës e ka mbyllur vitin 2023, me pasuri afatgjate rreth 26 mijë euro.
Këtu përfshihet vlera e tokave, objekteve dhe pajisjeve që i posedon kjo parti politike.
Ndërkaq për sa i përket pasurive afatshkurta, në raportin financiar të kësaj partie thuhet se i kanë gjithsej 1.087 euro. Këtu përfshihen paraja dhe ekuivalentët e parasë.
PDK-ja ka paraqitur edhe detyrimet afatgjata dhe afatshkurtra në këtë raport.
Për sa i përket detyrimeve afatgjata, PDK-ja ka gjithsej 25.926.16 euro borxhe.
Ndërkaq, tek detyrimet afatshkurtra, PDK-ja ka deklaruar 327.087.32 euro.
Tek raporti financiar i PDK-së që sot e publikoi KQZ-ja janë paraqitur edhe të hyrat dhe shpenzimet e partisë.
Nga buxheti i shtetit, PDK-ja pati të hyra në vlerë 657 mijë e 168 euro.
Nga anëtarësi vitin e kaluar s ‘pati të hyra.
Ndërkaq vlera e donacioneve dhe kontributeve në të holla kapi vlerën 400 euro.
Gjithsej të hyrat për vitin 2023 për PDK-në ishin 808.983 euro.
E tek shpenzimet, për paga dhe kompensime PDK-ja pagoi 561 mijë e 711 euro, për shpenzime të transportit u paguan 21 mijë e 222 euro, ndërkaq për reklama e konferenca 46 mijë e 494 euro.
PDK shpenzoi edhe për blerjen e mallrave e shpenzime të tjera.
Gjithsej shpenzimet e kësaj partie vitin e kaluar shkuan në 715 mijë e 986 euro