Shkruan Zef Ndreka
Tre ditët e fundit, ishin shokuese jo vetëm për “delën” e parlamentit z.Nikolla, për deputetët, për grupet parlamentare, por edhe për forcat politike, sidomos LSI-në e konvertuar, por edhe për mbarë popullin shqiptarë.
Paskemi patur në krye të shtetit një spiun!
Si mos të befasohemi?!
Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, konfirmoi zyrtarisht, se Ilir Meta , ish kryeministri, ish Kryetari i Kuvendit, ish Presidenti i Shqipërisë, rezulton me dosje të Sigurimit të Shtetit , si bashkëpunëtor i tij.
Kjo befasi, në të vërtetë, bën me turp gjithë klasën politike shqiptare, komisionet e mëparshme që jepnin çertifikatat e pastërtisë së figurave, bën me turp vetë Ilir Metën!
Por edhe atë që i ka fshehur dosjen!
Historia politike e 32- viteve në demokraci, paska patur shumë puseta të qelbura. E fundit u hap para pak ditësh nga Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, për Ilir Metën, duke qelbur dynjanë.
Dhe, Ilir Meta me pafytyrësi, deklaron se nuk ka të vërteta në këtë rast, dhe njëkohësisht kërcënon privatisht çdo njërin nga anëtarët e Autoritetit shtetëror!
Nuk është faji i tyre se ti , Ilir Meta , je me dosje në Sigurimin e Shtetit . As t’a kanë përgatitur Autoriteti , as e fshehin dot . As e manipulojnë .
Mos e mbaj zvarrë këtë çështje private , duke e kthyer në betejë politike , se vijnë shpejt zgjedhjet dhe nuk do të lejojë ligji të kandidosh !
Drejtoju me kërkesë Autoritetit, njihu me dosje tënde, pastaj vendos: ose largohesh nga politika , ose vazhdo betejën ligjore. Je i shquar për t’i fituar gjyqet , fitoje edhe këtë!
Ky njoftim i rëndësishëm për vëndin, erdhi në momentin më të përshtatshëm, për të zbardhur shumë të vërteta të hidhura të historisë 32 vjeçare, ku Berisha ka mbajtur peng gjithë klasën politike, ish sigurimsat , duke qënë vetë njëkohësisht edhe pengu i dosjeve edhe i besuari i tyre.
Erdhi momenti, dhe kazani i zi i dosjeve po zien. Pak kush e di se çfarë ka brënda .
Për të mësuar të vërtetën mbi të kaluarën , sidomos të akteve kriminale dhe të bashkëpunëtorëve, duhet të hapën dosjet e ish Sigurimit të Shtetit.
Kur është në nevojë politika , i përdor dosjet . Kjo nuk vlen , pasi dosjet nuk u hapen kur ishte momenti, kur nuk ishin manipulua , kur ishin zhdukur faqe e dëshmi.
Dosjet nuk u hapën kurrë, vetëm u përdorën , siç po përdorën tani ! Për luftë politike!
Arësyet dihen!
Hapja e dosjeve do të pastronte politikën, pas saj menjëherë drejtësinë, ushtrinë, policinë , diplomacinë dhe administratën, në të gjitha nivelet.
Përdorimi i dosjeve të Sigurimit të Shtetit, për të gjetur dhe bërë drejtësi sot, është një kthim pas nga pikëpamja sociale, si edhe e përçarjes që vjen më pas.
Shoqëria shqiptare ka nevojë për t’u larguar sa më shpejt e sa më shumë nga kjo e kaluar e hidhur.
Largimi i spiunëve të ish sigurimit të shtetit nga pushteti, është emergjente.
Është e mbushur plot me emra pseudonimësh që vallëzojnë në rrjetet sociale, në emisionet , për partitë politike, për deputetët , për administratën etj.
Këto sjellin një çoroditje te madhe dhe përçajnë opinionin publik. Njëkohësisht rrezikojnë seriozisht ekuilibrin social të vëndit.
Përdorimi i dosjeve si presion , kryesisht ndaj opozitarëve , siç ka vepruar përherë Berisha , kanë futur luftën politike në hulli të padëshiruara në vëndin tonë.
Drejtësia politike sot është në një kompleks të madh . Dosjet as i hapin dot , as i mbajnë të mbyllura .
Deri më sot , hapja e pjesëshme e dosjeve është bërë selektive .
Është hapur dosja e përsonit që i ka dalë kundër Berishës , që e ka kundërshtuar atë . Ndaj ai ka shumë përsona që iu shtyp bishtin lehtë tek Foltorja . Por paska patur edhe Presidentin !
Hapja e dosjeve nuk ka prekur akoma njerëzit më të pushtetshëm në vënd.
Sot situata politike është e pa qartë . Por reforma në drejtësi , realisht ndihmon në besimin për zbatueshmërinë e ligjit për dosjet , që deri tani ka goditur vetëm të dobëtit.
Ligji i zbatuar drejt do të ishte nyja e shkëputjes nga ky tranzicion qëllimisht i stërzgjatur, drejtë shoqerisë së hapur, dhe do të bënte transparencë. Njëkohësisht, nuk do të shërbente si nxitës konflikti politik.
Por në politikë, kemi akoma demagogë që po notojnë ende në ujrat e të shkuarën komuniste.
Një nga zgjidhjet do të ishte të mos ishin më nëpër këmbë.
Promoted Content