Përceptimi publik i marrëveshjes Berisha-Rama…

0
Shkruan Zef Ndreka
Rama luajti të gjitha kartat politike që i jep funksioni i Kryeministrit dhe Kryetarit të PS, për të defaktorizuar opozitën sa të ishte e mundur.
Ky, në të vërtetë ka qënë investimi i vetëm dhe i suksesshëm 11-vjeçar i Edi Ramës: Të shkatërrojë opozitën.
Me investimin e tij të mbrapsht për të ardhmën e demokracisë dhe për një shtet ligjor, duhet thënë se Rama ia ka arritur qëllimit.
Po mbretëron prej 12-vitesh, me një probabilitet të lartë për të qeverisur edhe 4-vite të tjera socialistët!
Edi Rama, ka shfrytëzuar edhe ndërkombëtarët për ta përçarë e për ta shkatërruar opozitën, veçanërisht PD-në.
Ai, së bashku me Sali Berishën e shpallur non grat-a, akoma sot mbajnë peng demokracinë, përmes interesave përsonale e familjare.
Marrëveshja e fundit me rithemelimin dhe grupimin tjetër të deputetëve të bashkuar me to, të firmosur nga Bardhi-Çuçi, është një tjetër atentat në kurriz të demokracisë, të Shqipërisë dhe shqiptarëve, të cilën me durim, largëpamësi, me ide dhe me punë, PD-ja zyrtare, duhet ta ktheje në favorin e saj.
Këtë percepton sot opinioni publik.
Është pikërisht momenti i duhur për të kontaktuar e për te qartësuar elektoratin në tërësi dhe demokratët që ende besojnë se pikërisht trëkëndëshi i fajshëm i Bermudës shqiptare mori një ringjallje që do e pengojë më tej përparimin e vendit drejt BE-së.
Lulzim Basha, Kryesia e PD-së, Këshilli Kombëtar, Kolegji i Kryetarëve të rretheve, duhet urgjent të mblidhen dhe të përcaktojnë lëvizjen e re politike që duhet të ndjekin, që ato 104 mijë vota të mund të dy apo trefishohen.
Në të kundërt, më mirë t’iu tregojnë demokratëve qëndrestarë se nuk e kanë patur seriozisht betejën gati tre vjeçare të përplasjeve brënda llojit.
Të qartësohen demokratët, të mos mbahen kot me gajret për vazhdimësinë. Te jetën fakte e prova se PD-ja zyrtare ka mbështetje nga aleatët, e jo të shpenzohet vetëm për vizita pa bereqet dhe në shumë raste pa arritur të bëjnë as takime formale e foto për tu proklamuar!
Atë që nuk e bëri Basha, e bëri Bardhi me Çuçin, pra Barisha me Ramën.
Njohja zyrtarisht e grupimit të tyre, tregon qartë aleancën e heshtur të tyre, me të cilët kanë luajtur e do vazhdojnë deri në defaktorizimin përfundimtar të PD-së.
Përballë kësaj aleance janë sot sëpaku 104 mijë demokratë. Ky tren pra, duhet rindezur sepse në të vërtetë është një ingranazh i pastër, është një mekanizëm jo i vogël që duhet vënë në lëvizje.
Gjithnjë, nqs e kanë seriozisht.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu