Shkruan Kostantin E Luçi
Mbi persekutimin:.
Në datën 19 Janar, në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince, u rrëmbyen 6 murgesha që i përkasnin Kongregatës së Shën Anës. Por ky s’është rasti i parë, sepse në vitin 2022, një murgeshë italiane, Motra LuIsa Del’Orto, u vra dhe pesë priftërinj u rrëmbyen, dhe në vitin 2023, dy priftërinj u rrëmbyen. Po, në 19 janar, ipeshkvi Pierre-Andre Dumas i Anse-a-Veau et Miragoane u lut dhe u ofrua në këmbim të 6 murgeshave, që në vend të tyre, të shkonte ai.
Ndërsa në datën 19 Shkurt, pra 1 muaj më pas, Konferenca Episkopale e Haitit (CEH) në një deklaratë për shtyp, informon se imzot Pierre André Dumas , Ipeshkvi Anse-a-Veau et Miragoane u plagos të martën në mbrëmje nga një shpërthim që goditi shtëpinë ku ai po qëndronte gjatë qëndrimit të tij në Port-au-Prince (kryeqyteti i Haitit). Për momentin gjëndja e ipeshkvit është e qëndrueshme dhe ëshë jashtë rrezikut për jetën.
Promoted Content