“Po bëhen hetime”/ Dyshime se gazetarin Kastriot Myftarajn e kanë vrarë

0

Eksperti Ervin Karamuço gjatë diskutimeve sot në ‘ABC Live’ për kriminalitetin në vend u ndal edhe tek vdekja e gazetarit Kastriot Myftaraj, i cili u gjet i pajetë poshtë banesës së tij.

Ndërkohë, që ka enigma për fatin e tij tragjik, eksperti tha se janë disa pyetje të cilat ai i ka bërë publike, që policia duhet t’u japë përgjigje për të pasur një panoramë të qartë për atë që ka ndodhur. Megjithatë, Karamuço tha se janë duke u kryer hetime intensive.

“Unë kam bërë një shkrim dhe ka të bëjë që për të shuar të gjitha këto debate që janë normale, duhet që të zgjidhen përmes atyre pyetjeve. Në momentin që kemi përgjigje kemi të qartë çfarë ka ndodhur. Po bëhen hetime, ekzaminime. Dhe unë pres një përgjigje dhe të dalin të thonë, boll më me këto. Sa më pak të flitet dhe të bëhet transparencë aq më shumë do të shtohen dilemat”, tha eksperti.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu