Saliu, o vret njerëz, o arrestohet!

0

Kriminelët e “Foltores” dhe hajdutët e “Rilindjes”, as nuk kanë çfarë humbin, as nuk gjejnë skutë nga ku gjuajnë “gurin” e fshehin dorën, si deri tani.

Shkruan Sokol Pepushaj

Sali Berisha ndihet keq se shqiptarët e duan para drejtësisë, flet keq dhe zëmërohet keq, se “ushtria” e vogël antiamerikane rreth tij kërkon me çdo kusht të marrë kështjellën e pushtetit, ndjell keq, se ka thirrur “nën armë” gjithë hajdutët, harbutët, këdo që e ndjen se është i hurit e i  litarit.

Me plumba e skena të kuqe bëhen edhe lajmet këtë ditë.

Deri personalitete të njohura të skenës, ekranit, publikut,  e kanë dhënë jetën për Saliun. Janë “vrarë” me dëshirë, prandaj, edhe nëse po kërkojmë shprehje sa më të ftohta, atyre të avokatit Përparim Rama; “Doktor, a do ja vëmë flakën se unë preferoj të vritem me plumb ”,  apo të aktorëve  Mehdi Malkaj, Neritan Liçaj etj. që duan ta djegin të gjallë Edi Ramën, edhe nëse vriten për Sali Brerishën, nuk u shmangesh dot.

“Foltorja” një vjeçare ngjan e madhe sa Rilindja dhjetë vjeçare.

Kriminelët e “Foltores” dhe hajdutët e “Rilindjes”, as nuk kanë çfarë humbin, as nuk gjejnë skutë nga ku gjuajnë “gurin” e fshehin dorën, si deri tani.

Kjo tek e fundit është gjysma e të keqes. Por edhe gjysmat janë ndarë për gjysmë.

Ja, gjysma e të keqes së këtyre 32 viteve, Partia Socialiste, është e qetë e vetëm vjedh, pa i thënë askush, çfarë bën more, a ngopesh ndonjëherë. Edhe  gjysma tjetër Partia Demokratike, është grimcuar e bërë për t’ju dhimbsur edhe Edi Ramës.

Një copë PD në Shkodër “turbullon” gjithë ujin.

Mjaftoi një “betim” publik i kryetarit të Partisë Demokratike Xhevdet Amuli, se Reforma Territoriale nuk mund të jetë një kod që fsheh abuzimin me fondet publike, se njerëzia ka të drejtë që është zhgënjyer nga lëvizjet me zig-zage të politikës, nga xhirot boshe në vend, nga një hap para e dy indietro, që të  “turbullohen” ujërat andej nga “Shtëpia e Lirisë” ku edhe Sali Berisha e Monika Kryemadhi gjuajnë “Peshk”. Edhe këta të dy, njëlloj si Edi Rama, ambasadorja Yuri Kim apo SPAK-u, publikisht denoncojnë hajdutët. Madje, ta themi, hajdutët më të mëdhenj i ndjekin Saliu e Monika. Me emra e mbiemra, Edi Rama, SPAK-u dhe Yuri Kim, nuk u afrohen askund Saliut e Monikës as për madhësi peshqish, as për konsum debatesh këtej ku njerëzia pret, e nuk di as ajo se çka.

Është kohë që të gjithë ecin shpejt.

Ecin shpejt hajdutët, të mos i kapin ata të FBI-së, ecin me vrap korrupsioni, droga, diferencimet shoqërore, ç’popullimi, mosbesimi, varfëria në ekstrem dhe pasurimi po në ekstrem.

Mbi këta “binarë” të kalbur mbahen shqiptarët.

Shoqëria, si organizëm është azmatike.

Paksa frymuan  specialistë të fushave te ndryshme nën një sigël të PD-së në Shkodër, ku diskutuan mbi regjimin e sjelljes politike dhe mundësive për ndarjen territoriale në funksion të qytetarëve dhe bëri reaksion.

Bëri reaksion se Shkodra nuk është e qetë, siç duket.

Ka shumë hajdutë e mafiozë që nuk e duan ndryshimin. Shqetësimi i një copëze të PD-së, para se të shqetësoi Rilindasit e Edi Ramës, u bë “virus” për Foltoren e Sali Berishës.

U dha alarmi andej nga Tirana zyrtare dhe u mobilizuan “ushtarët” e Saliut.

Në Shkodër, ata që gjithmonë janë gati për punë të këqija, nisën organizimin sipas modelit të “Foltores”. Nuk u hyn në punë fare Reforma Territoriale, por demonstrimet deri në dhunë për të krijuar klimë tensioni. Në Veri po investohet në njerëz “mish për top”, për flakëvënës e rrëmujaxhinj protestash.

Ata që shumica e veriorëve i identifikojnë për hajdutë e mafiozë, ish kryebashkiakët që janë bërë të gjithë milionerë pa rroga, nuk bëjnë asgjë tjetër, veçse fusin shkopinj nën rrotat e Reformës Territoriale, për ta stërzgjatur procesin deri në dështim dhe investojnë për “ushtri” të etshme për huliganizëm që do të nisen me tam- tame të forta drejt Tiranës.

Hajdutët po bashkëveprojnë në provokimet dhe produktet. Doktori ndihet keq, flet keq, ndjell keq. Është në fund të rrugës, nuk ka shteg tjetër, Saliu o vret njerëz o arrestohet./Pamfleti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu