Samiti i NATO në 2027 në Tiranë/ Rama dhe Berisha në “sherr” se kush do ta presë presidentin Trump!

0

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në 2027 Shqipëria do të organizojë samitin e NATO-s dhe në Tiranë do të vijë presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Vitin e ardhshëm, më 16 maj do të mirëpresim Samitin e Komunitetit Politikan Evropian, do të kemi udhëheqësit e 700 milionë banorëve të Evropës, përtej kufirit të Bashkimit Evropian. Arsyeja pse Shqipëria e mori këtë mundësi, është shumë e thjeshtë.

Shqipëria sot është një vend ku të gjithë shohin me sytë e respektit, të gjithë kanë vlerësime që mua më bëjnë krenar, por është frymëzimi për të vazhduar më tutje.

E pamendueshme, është mikpritja në Tiranë e samitit të NATO-s, në 2027, ne kemi filluar punën, së bashku me NATO-n për një inspektim të kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë.

Ardhja e presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s, është mesazh lidhur me Shqipërinë, lidhur me pozicion tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare” tha Rama.

Më pas erdhi dhe reagimi i Sali Berishës i cili pretendon se do të jetë ai personi që do ta presë Donald Trump në 2027 dhe pse ende nuk ka ndonjë shenjë për heqjen e non-gratas nga SHBA.

Por përpara 2027-ës kemi zgjedhjet e vitit tjetër, kush do ta presë Donald Trumpin, Berisha apo Rama? “Në 2027 Samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo” tha Sali Berisha duke thënë se do të jetë ai në pushtet.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu