Shqipëria u “la në gjak” në 2022, Rama “mburret” me shifrat për vrasjet

0

Me një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama u është mburrur shqiptarëve se nën qeverisjen e tij, 2022 sipas shifrave të “partisë në pushtet” është viti që ka shënuar numrin më të ulët të vrasjeve në tri dekadat e fundit.

Fakt kuptimplotë që na jep një shembull flagrant të hendekut mes jehonës shurdhuese mediatike dhe realitetit të rënies së vijueshme të krimit. 2022 numri më i ulët i vrasjeve në tre dekadat e fundit KUJTESË: Kur ne e nisëm përpjekjen kundër krimit vrasjet ishin 112 në harkun e një viti dhe si rregull mesatarja ishte 100 në vit Normale, dihet që më e keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund kurrë dhe nga ana tjetër, padiskutim, ka ende shumë për të bërë”, shkruan Rama.

Sipas grafikut që tregon shifrat e përzgjedhura nga Rama, Shqipëria supozohet të jetë një vend ku krimi thuajse nuk ekziston por janë raportet ndërkombëtare ato që e rrëzojnë shefin e qeverisë.

Në raportet e Eurojust, DASH apo Komisionit Europian për vendin tonë theksohen si problem bandat e krimit të organizuar, të cilat janë në përplasje të vazhdueshme për larje hesapesh si pasojë e prishjeve të pazareve të drogës në vendet e BE duke prodhuar një numër të lartë viktimash.

Në vetëm 8 muajt e parë (deri në gusht) të vitit 2022, që Rama e cilëson si të suksseshëm në Shqipëri u regjistruan 40 atentate dhe vrasje.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu