Sulmi kriminal, reagon Gjergj Zefi: Nuk kam frikë e as droje, askush s’më ndal në luftën me të vërtetën

0

Editori i “Pamfletit” Gjergj Zefi ka reaguar për sulmin kriminal që i ndodhi sot.

Persona të maskuar dhe me sjellje prej burracaku, i bënë pritë me makinë pasi doli nga zyra, duke e sulmuar me sende të forta.

Gazetari Zefi në një reagim shkruan se askush nuk e ndalon dot betejën e tij më të vërtetën. Sipas tij, çdo sulm e motivon akoma më shumë në këtë mision. Zefi shkruan se cubat e fshehur pas makinave me xhama të zinj nuk e frikësojnë dot.

“Gjithkush mendon se mund të më mposhtë në luftën time për të vërtetën: Gabon!

Kurrë dhe për asnjë arsye nuk tërhiqem…

Çdo sulm ndaj meje, më motivon më shumë në rrugën për të vërtetën në këtë vend…

U përpoqët me presione dhe nuk ja arritët; u përpoqët me gjyqe, nuk ja arritët; u përpoqët të më denigroni dhe të më tërhiqni në prehrin e tallavasë, prapë nuk arritët; më sulmoni si cubat të fshehur pas makinave; nuk do ja arrini kurrë dhe për asnjë arsye…

Nuk kam as frikë e as droje; cubat godasin pas shpine, trimat dalin përballë…

Jam shumë më i fortë se ju mendoni…

Falënderoj të gjithë miqtë që u interesuan për shëndetin tim…

Jam mirë dhe më i fortë se kurrë!”, shkruan Zefi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu