Tashmë, pa ëndërren për tu bërë kryeministër!

0
Shkruan Zef Ndreka
Sot, PD-ja zyrtare, “këndon” në një sallë pa njerëz!
Historia dhe veprimet politike e sollën të tillë momentin, që Basha të këndojë i vetëm në prova “himnin” me zë të gërvishur, por të “penduar”!
Tashmë për të, nuk ekzistojnë as deputetët, as kryesi, as këshill kombëtar, as kolegj kryetarësh.
Për vetën e tij, Basha i fshin të gjithë, i “sakrifikon” të gjithë.
Kaq ishte loja tre vjeçare!
Negociatat e tij të fundit me foltorën, për t’ia falur “gabimet” e tij në përjashtimin e Berishës, vetëm do ta ndihmojnë për ti çjerrur edhe më tej maskën përballë demokratëve dhe shqiptarëve.
Basha, tani e beson dhe e artikulon, se u “përdor” dhe u “gënjye” nga amerikanët në goditjet e tij ndaj Berishës! Por nuk mund të justifikohet përballë foltorës tashmë kështu!
Edhe kjo lojë me ish kolegët dhe demokratët e anës tjetër, nuk e shpie asgjëkundi këtë kukull të përjetshme apo këtë eunuk të lindur.
Opozita shqiptare, do të bëjë gjithë përpjekjet për të qënë e bashkuar në koalicion në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Pyetjet që shtrohen:
– Basha apo Partia përsonale e tij, do të futet e vetme apo do i bashkohet koalicionit të madh?!
– Nqs Basha e “dorëzon” apo e humbet vulën zyrtare dhe dorëzohet vetë tek Foltorja, çdo të bëjnë 104 mijë demokratët që e votuan me 24 Maj?!
Nga do të anojnë ato?!
– Po demokratët e foltorës që e shajnë me libër shtëpie Bashën, si do e presin ribashkimin me të?!
A do ketë firo Berisha nga ky veprim apo “rehabilitim” i Bashës, pasi për demokratët që analizojnë politikën, do të quhet një lojë apo një teatër i keq i tij?!
– Koalicionit të madh të opozitës, a i shton apo i humbet vota Basha me shkrirjen e partisë?!
Ndaj sot Basha i vetëm, bën prova në sallën pa njerëz duke kujtuar Himnin e fitores, por pa ëndërrën për tu bërë Kryeministër..!
Basha na kujton me apo pa dhimbje shprehjen:
Poshte Mbreti-Rroftë Mbreti!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu