Deputetja socialiste Mimi Kodheli, ish ministre e mbrojtejes që dikur ka fikur radarët e NATO-s që kartelet e drogës të punonin, në studion e emisionit ‘Log.’ në News24, ka komentuar investimin strategjik që do të bëhet nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, në ishullin e Sazanit.
Kodheli u shpreh se Sazani ka pasur vetëm ferra dhe gjarpërinj dhe se tani është koha që të zhvillohet.
“Unë kam qenë në Sazan. Kur bëmë transformimin e ushtrisë shqiptare, shumëçka nuk na duhej sepse na thanë. Sazanin që e kemi falë qeverisjes italiane si pronë tonën. Ka pasur vetëm ferra dhe gjarpërinj dhe ndërkohë duam të zhvillojmë këtë vend? Apo do ti lëmë këto enklavat kështu…”, tha ish-ministrja e Mbrojtjes.
E pyetur nga gazetari dhe moderatori i emisionit, Endri Xhafo, PS do t’i fitojë zgjedhjet në raste se Berishës i hiqet non grata nga SHBA, deputetja u shprehen e bindur se po.
“Absolutisht po”, deklaroi ajo.
Dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump tashmë është shpallur investitor strategjik. Jared Krushner do të ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan. Të ftuarit në emisionin Log. në News 24 të gazetarit Endri Xhafo dhanë një mendim në lidhje me këtë investim të rëndësishëm.
Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se Sazani nuk mund mbetet enklavë e pazhvilluar. Ajo shtoi se investimet në ishull sjellin zhvillim.
Ndërsa, ish-ministri i Jashtëm Edmond Panariti u shpreh se mbështet investimet në Sazan, duke shtuar se duhet më tepër transparencë për atë që do të ndodhë në ishull.
Mimi Kodheli: Sazanin nuk mund ta lëmë enklavë. Investimet në këtë ishull sjellin zhvillim.
Edmond Panariti: Unë jam pro që të ketë investime. Por që duhet të ketë transparencë dhe pse jo diskutim në nivel parlamentar.