Ç’presin këta, të dalë Berisha me shpatë?!

0

Në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në News24, i ftuar për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, ishte analisti dhe publicisti Fatos Lubonja.

Por, si e ka parë analisti Lubonja protestën e zhvilluar sot para kryeministrisë nga opozita?!

Ngulmoj tek teza që ka një lloj kontradiksioni mes retorikës së Berishës kryesisht, ku në një anë përdoret fjala revolucion, që do të thotë përmbysje me dhunë dhe mjeteve që po përdoren që janë protestat paqësore. Kontadiksioni është këtu, se revolucion nënkupton një shtet jo demokratik, që nuk funksionojnë elementët që lejojnë ndryshimin paqësor. Këtu dua të ndaloj dhe në një gjë tjetër, që është rënduar në Shqipëri. Prej kohësh për mua këto kanë këtë kontradiktën”, u shpreh Lubonja.

Lubonja shprehet se kjo protestë u duk sikur do kishte diçka të jashtëzakonshme, por nuk u pa kështu.

Gjuha e fortë, fjalë të forta, fjalë që po ti kthesh nga fjalë në gjëra materiale, duket sikur do eliminojmë fizikisht, do ti zhdukim  kundërshtarët. Nga ana tjetër këtyre fjalëve nuk i përgjigjet një situatë njerëzish. Duket sikur njerëzit prinin që kjo protesta do bënte një gjë të jashtëzakonshme, do digjet kryeministria apo nuk di… E reja aty ishte pikërisht ajo që bëri Berisha më pas, ku duket sikur shkoi dhe shënjoi ato institucione që janë më problematike dhe që duhen goditur nga ky revolucion, që duhet të japin dorëheqjen. Po mirë çfarë presim ne që do bjerë qeveria kështu?

Tani ne kemi një problem që e ka shtuar Rama. Ka qenë një periudhë që këta ndërkombëtarët që shpesh i kemi marrë si arbitër, se protestat bëhen edhe për ata që të shikojnë se çfarë ndodh në vend, ndërhyrja e tyre ka rregulluar çështjet. Tani ndërkombëtarët për fat të keq kanë qenë në krah të qeverisë dhe ka humbur ai arbitri që mund të luante një rol pozitiv”, tha Lubonja.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu