Albin Kurti: Ramë dakord për propozimin e BE-së! U ofrova ta nënshkruaja, por Serbia nuk ishte gati

0

Ndryshe nga sa u raportua më herët, kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se e ka pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë, i njohur ndryshe edhe si plani franko-gjerman për asociacionin.

Në një reagim në Twitter, Kurti thotë se e ka nënshkruar zyrtarisht propozimin, por ka qenë Vuçiç ai që ka hezituar. Kurti madje shprehet se negociatat do të vijojnë për zbatimin e këtij plani.

Reagimi i Kurtit:

Sot në Bruksel të dy ramë dakord për Propozimin e BE-së të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe SHBA pa ndryshime. Unë ofrova të nënshkruaja zyrtarisht, por Serbia nuk ishte gati. Së shpejti do të vijojnë negociatat për zbatimin.

Falenderoj HRVP të BE-së, JosepBorrell dhe EUSR Miroslav Lajcak për takimin e sotëm.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu