Minoranca që ka uzurpuar vulën, përfaqësimin dhe financat e PD-së, pasi fitoi një proces farsë në gjykatën e apelit, nuk ndalet në komportimet qesharake. Ajo është regjistruar së fundi në zgjedhjet lokale si Parti me kryetar Lulzim Bashën të dorëhequr këtu e një vit më parë, pas disfatës elektorale në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Në dosjen që ka dorëzuar grupimi Alibeaj është marrë një dokument nga gjykata e Tiranës, ku vërtetohet se Lulzim Basha është kryetar i Partisë Demokratike (Dokumenti poshtë)
Po të shihet me kujdes data e shkresës së mësipërme ajo është 1 mars, pra përpara se të zhvillohej seanca e apelit gjë që tregon se që kur kanë përgatitur dosjen për regjistrimin në KQZ njërëzit e Alibeajt e dinin se do ta fitonin gjyqin. Po kjo është histori tjetër. Këtu e rëndësishme është të shihet karagjozllëku i atyre që pretendojnë se përfaqësojnë Partinë Demokratike. Pra për tu regjistruar në zgjedhje, ky grupim, pasi mori në 1 mars vërtetimin e gjykatës, i bashkëngjiti atij një shkresë tjetër. Atë kur Basha kishte dhënë dorëheqjen formale (të pa çertifikuar asnjëherë në gjykatë) duke i kaluar kompetencat tek Enkeleid Alibeaj dhe Gaz Bardhi.
“Unë Lulzim Basha, me funksion kryetar i Partisë Demokratike, lidhur me zgjedhjet vendore të 2023, sipas datës së caktuar nga Dekreti i Presidentit të Republikës, në përmbushje të kompetencave të kryetarit të Partisë, autorizoj ushtrimin e tyre nga nënkryetari i Partisë Enkelejd Alibeaj dhe/ose Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe/ose Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore Indrit Sefa…”, thuhet në këtë dokument të depozituar në KQZ.
Dhe bashkëngjitur me këto të dyja gjendet edhe letra e kryetarit të detyrë Alibeaj, që nuk është formalizuar kurrë në këtë post pasi s’ ka qenë në gjendje një herë të vetëm të mbledhë Kashillin Kombëtar. Këtu Alibeaj i kapërcen edhe kufijtë e fantazisë më të shfrenuar. Argumentimi është: meqë unë drejtoj një parti që ka siu kryetar Lulzim Bashën, unë kërkoj regjistrimin e saj në zgjedhje! (Dokumenti poshtë)
Natyrisht, kushdo e kupton që e gjithë kjo kacavjerrje pas letrave, duke e paraqitur Bashën si kryetar reral të PD-së është një truk ligjor për të të qenë në rregull me Ilirian Celibashin. Pra për të njohur vazhdimsinë që i jep “legjitimitet” Enkeleid Alibeajt. Dhe deri këtu ajo mund të interpretohej si një manovër avokatësh apo këshilltarësh ligjorë për ti pasur letrat në regull.
Por ana qesharake e gjithë kësaj fillon kur problemi bëhet politik. PD-ja e Basha Alibeajt pretendon se është përfaqësuesja e shumicës së demokratëve pasi riktheu dhe monopolin mbi vulën. Po si mund të merret seriozisht një parti e tillë e cila mbën ende kryetar formal një të dorëhequr prej mëse një viti? Si mund të mos qeshësh kur mëkëmbësi i tij nuk arrin dot të mbledhë Këshillin Kombëtar për tu çertifikuar? Si të mos gajasesh kur një forcë që e quan veten të madhe nuk gjen kurajon të zgjedhë një lider të ri, po vazhdon ende të drejtohet me dekretin e ish kryetarit se s’ka forcë dhe as njërëz të mbledhë forume apo të organizojë votime?
Vetëm pasi ke bërë këto pyetje e kupton se pse Ramës i interesonte ta kishte vulën kjo lloj PD-je