Roland Bejko, specialist i pushtetit vendorë për Tiranën pa anarki korrupsion dhe non- grata.

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Roland Bejko drejtuesi i departamentit të pushtetit vendorë, anëtarë i kryesisë së PD-së është specialisti më i mirë i trajnuar në të gjithë Europën për pushtetin lokal. Në këtë kontekst Bejko ka shumë avantazhe politike dhe profesionale me kadidatët e tjerë për Tiranën! Politikani me formim perëndimorë Roland Bejko ka një përballje shumë planëshe të madhe dhe me rëndësi historike. Bejko përfaqëson modelin perëndimorë demokrat dhe specialist i pushteti vendor. Bejko i duhet të përballet me një Tiranë plot anarki urbane, sociale dhe ekonomike, filluar me një ‘projekt anarkik’ mbas viteve 2002 nga shefi i Erion Veliajt, Edi Rama! Anarkia urbane i siguron politikanëve ‘urban’ si Edi Rama dhe Erion Veliaj edhe pushtetin politik me mbështetjen e oligarkëve, të drogës dhe të fortëve, që nuk janë as të djathë as të majtë.

Formimi perëndimorë i Bejkos nuk e pranon ‘anarkinë urbane’ dhe një Tiranë, që po shkatërrohen cdo ditë vlerat shpirtërore, kulturore dhe materiale! Roland Bejkos i duhet të përballet me korrupsionin, që është kthyer në mënyrë të ‘menduari dhe vepruari’ në Bashkinë e Tiranës. Korrupsioni në Bashkinë më të madhe në vend, ka filluar që me drejtimin e Tiranës nga Edi Rama dhe vazhdon edhe sot me Erion Veliaj.

Skandali i fundit me inceneratorët dhe përfshirja e Erion Veliaj dhe stafit të tij, i ka rrënjët në fillimet e drejtimit të Tiranës, nga Edi Rama me skandale dhe korrupsion! Bejko duhet të përballet gjithashtu me një ‘kukull’ të Berishës, non grata, Belind Këllici, që komandohet nga Berisha dhe familja e tij! Pavarësisht se Këllici ‘tenton’ ta fshehi praninë e Sali Berishës në fushatën e tij për Tiranën, që është vetëm fasadë dhe propagandë! Prandaj Roland Bejko politikani i ndershëm ka një përballje me termin real, politik dhe menaxherial, ‘Trekëndëshi i Bermudës’, që i ka rrënjët në Tiranë! Tiranës i duhet një Kryetarë Bashkie si Roland Bejko, mbasi ka ardhur momenti i duhur për ta ndryshuar mbas 32 vitesh! Modeli i Roland Bejkos duhet të jetë edhe modeli që duhet të prezantojë PD dhe Z Alibeaj në të gjithë Shqipërinë!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu