Janë vrarë më shumë se 30 gazetarë nga fillimi i luftës në Ukrainë

0

Gjithsej 32 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, tha nënkryetari i parë i Këshillit Suprem të Ukrainës.

“Ne e çmojmë kujtimin e të vdekurve”, tha Oleksandr Korniyenk duke nderuar personelin e medias që kanë humbur jetën.
“Guxim dhe forcë për të gjithë ata që mbrojnë Ukrainën në frontin e informacionit. Faleminderit për punën tuaj”, tha ai.

Gjatë muajit të parë të pushtimit rus, dy gazetarë u vranë kur zjarri i artilerisë shënjestroi një ekip të kanalit televiziv amerikan Fox Neës.

Ata ishin Pierre Zakrzeëski, një kameraman 55-vjeçar dhe Olexandra Kuvshynova , një gazetare ukrainase 24-vjeçare që punonte për Fox Neës si fiksuese, sipas Reporterëve pa Kufij.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu