Kreu Aktualitet REAGIM I FORTË NGA EUROPA! DEMOKRATËT EUROPIANË KËRKOJNË PËRGJEGJËSI NGA EDI RAMA

REAGIM I FORTË NGA EUROPA! DEMOKRATËT EUROPIANË KËRKOJNË PËRGJEGJËSI NGA EDI RAMA

0
12

Pamjet shqetësuese të ndërhyrjes së policisë ndaj të rinjve gjatë protestës së 13 tetorit në Tiranë kanë shkaktuar reagim edhe në arenën europiane.
Partia Demokratike Europiane (PDE/EDP) ka reaguar publikisht, duke shprehur shqetësim të thellë për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës policore, përplasjet dhe personat e lënduar.
Në reagim përmenden pamjet e një të riu me dëmtime të rënda në këmbë, i cili transportohet nga efektivët e policisë.
Mesazhi politik është i qartë: Kryeministri Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike për atë që ka ndodhur.
Në raportimet mediatike përmenden edhe rastet e Klevis Metës dhe të një tjetër të riu që dyshohet se ka pësuar dëmtime të rënda gjatë ndërhyrjes policore. Rrethanat dhe përgjegjësitë konkrete kërkojnë hetim të pavarur.
Një shtet demokratik ka detyrimin të garantojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht. Uniforma e policisë nuk mund të shërbejë si mburojë për përdorimin e paligjshëm të forcës.
Reagimi i Demokratëve Europianë e nxjerr çështjen përtej kufijve të Shqipërisë dhe shton presionin për transparencë, llogaridhënie dhe hetim të çdo rasti të dyshuar dh*ne.
REVEAL MEDIA kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin e përgjegjësve dhe publikimin e rezultateve të hetimit.
Sepse e drejta për të protestuar nuk është privilegj që jepet nga qeveria, por një e drejtë themelore e qytetarëve.
PA CENSURË. PA FRIKË. PA KOMPROMIS.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu