Në Mal të Zi, përfundon votimi, pjesëmarrje e lartë në raundin e dytë

0

Mbyllet procesi i votimit në Malin e Zi. Sot u mbajt raundi i dytë për zgjedhjet presidenciale dhe përballë janë presidenti aktual, Millo Gjukanoviçi dhe kandidati i “Lëvizjes Evropa Tani” Jakov Millatoviç.

Ajo që ra në sy është se ka pasur pjesëmarrje të lartë në këto zgjedhje. Deri në orën 19.00 është raportuar për një pjesëmarrje prej 67.1 për qind.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale u mbajt më 19 mars me pjesëmarrjen e shtatë kandidatëve, por askush nuk fitoi shumicën e nevojshme të votave (më shumë se 50 për qind). Gjukanoviç mori 35,37 për qind të votave (ose 119.673 vota), ndërsa Milatoviç 28.92 për qind (97.858 vota).

Rreth orës 20.30 pritet të dalin dhe projeksionet e para të “exit polleve”. Mbetet të shihet nëse do të marrë fund epoka e Gjukanoviç apo presidenti aktual do të vijojë të mbetet në politikë.

Këto zgjedhje presidenciale janë jetike për Malin e Zi, për shkak të ngërçit politik në të cilin ndodhet vendi. Që në verë Abazoviç qëndron i komanduar në krye të qeverisë për shkak të përplasjeve që ka pasur me Gjukanoviç.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu