Berisha është aq rëndë sa të vjen keq

0

Artur Zheji, analisti i njohur, nxjerr në pah akuzat e ashpra të Berishës për blerjen e mediave nga qeveria, si shpjegim për rezultatin e keq në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Zheji theksoi se ai nuk po merr përgjegjësinë e humbjes, por po ua hedh të tjerëve për rezultatin e dobët, duke mos pranuar se ishte më i dobët me 250 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e mëparshme që drejtuan Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

“Zakonisht liderët duhe të gjejnë një justifikim dhe në këtë rast është media. Berisha është i ndërgjegjshëm, që po e lë kopilin te media sepse kështu i intereson. Ka 250 mijë vota më pak.

Nuk mund të akuzosh Doshin në Shkodër, se cfarë do të thuash për Kamzën apo Tropojën?

Ai duhet t’i dalë zot humbjes.

Ai ka kërcënuar që kush kërkon dorëheqjen e tij, e ka gabim sepse nuk do të ndodhë.

Basha dhe Kryemadhi morën 750 mijë vota, kurse Berisha 500 mijë. Ai thoshte Basha u shit, kurse gazetarët nuk po thonë që ai i shiti zgjedhjet Ramës.

Në vend të bëjë “mea culpa”, ia lë fajin gazetarëve.

Më duket që është kaq rëndë sa të vjen keq”- u shpreh Zheji.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu